EPOKA MODERNE, FEJA ISLAME, SHQIPTARËT DHE NACIONALIZMI OSMANO-SHQIPTAR
EPOKA MODERNE, FEJA ISLAME, SHQIPTARĖT DHE NACIONALIZMI OSMANO-SHQIPTAR Epoka moderniste kishte tronditur edhe Orientin me revolucionin borgjez –francez (1789) me rėnien e Basties, idetė iluministe prekėn edhe Orientin si dhe Perandorinė Islame Osmane, ku vetė Perandoria do tė fillojė tė marrė modele krahasuese dhe imituese me ato tė filozofėve francezė dhe anglezė. Organizatat e ndryshme perėndimore hynė nė trupin e popullit Islam Osman i cili kishte kohė qė kishte zbarkuar nė tėrė Ballkanin, por telashet kishin filluar dhe po zmadhoheshin dita-ditės. Nė atė kohė nė Kosovė dhe Shqipėri administrata Osmane kishte vendosur pashallėqet me nė krye pashallarėt tė cilėt dirigjoheshin nga Porta e Lartė. Nė shek. XVIII-tė dolėn nė pah familje tė fuqishme ku ato me kohė filluan tė shfaqnin prirje pėr pavarėsi nga pushteti qėndror Osman. Nė Prizren njihej familja e Rrotullarėve, kurse nė Pejė ajo e Begollajvė e cila qeveriste njė pjesė tė madhe tė vilajetit tė Kosovės. Ndėrsa nė Shqipėri njihet pashallėku i Mehmet Pashė Bushatit nė Shkodėr (1757), poashtu pashallėku i Janinės mė nė krye me Ali Pashė Tepelenėn (1787-1822), kurse viti 1831 simbolizon shembjen e pashallėqeve shqiptare. Pas kėsaj shembje kemi kryengritjet shqiptare nė Ballkan nga pakėnaqėsitė e ndryshme ekonomike si dhe idetė e reja nacionaliste Osmane me politika tė reformuara tė cilat kishin marrė model vendet evropiane duke e lėnė fenė Islame dhe drejtėsitė e parimeve hyjnore qė ajo i kishte kalitur me shekuj nė aspektin e mbajtjes sė fronit perandorak me baza tė shėndosha dhe me fitore e ēlirime tė mėdha nė tri kontinente, siē ishin: Azia, Afrika dhe Evropa, nė mėnyrė tė specifikuara Ballkani dhe mė konkretisht trojet shqiptare tė cilat kishin pasur privilegje tė larta nė Perandorinė Osmane deri nė instancat mė tė larta perandorake. Reformat e Tanzimatit tė cilat u bėnė me 3 nėntor 1839 nė pallatin veror tė trėndafilave ( Gjylhane ) u lexua dekreti perandorak I cili njihte tre pika kryesore: 1. Garantonte paprekshmėrinė e jetės, nderit dhe pasurisė pėr tė gjithė shtetasit pa dallim feje, 2. Mbledhja e taksave nga administrate shtetėrore dhe heqja e sistemit tė sipėrmarrjes sė taksave, 3. Induadrimi i shėrbimit tė rregullt ushtarak dhe shkurtimi i afatit tė kėtij shėrbimi. Shėrbimi i rregullt do tė zgjatej nė 4-5 vjet, kurse ai reservist 7 vjet., por pėrsėri do tė kishte pakėnaqėsira nga kėto reforma tė cilat mund tė them lirisht qė ishin njė model imitues i reformave nacionaliste evropiane dhe jo njė origjinalitet i prodhuar nga vetė muslimanėt.e Perandorisė Osmane. Shqiptarėt e ndanė kėtė trazirė dhe boshllėk me aleatėt e tyre tė natyrshėm dhe vėllezėrit e tyre nė fe, osmanlinjtė, ku ¾ po ti pyesje: ēfarė jeni ju?, do tė pėrgjigjėshin: myslimanė, elhamdulilah! ( shyqyr Zotit ), sipas Eqrem Bej Vlorės nė librin e studiueses sė madhe, Nathalie Clayer. Nuk duhet tė harrojmė rolin e madh tė dijetarėve shqiptarė tė periudhės moderniste, si fjala vjen nė poezi dhe prozė, vlen tė pėrmenden prozatorėt turq mė prejardhje shqiptare si: Ajazi, Lutfi Pasha, Koēi Beu. Vlen tė pėrmenden letrarėt e mėdhenjė tė shek. XVIII-tė-XIX-tė tė quajtur ndryshe bejtexhinjė si p.sh.: Nazim Frakulla, i cili bėri fjalori turqisht-shqip qė pėrmban tė parin tekst leksikografik tė shkruar toskėrisht, veprat e Muhamet Ēamit nė Ēamėri, “ Vehbija “ e Tahir efendi Boshnjakut, dokumenti mė i vjetėr i shqipes sė Kosovės i shkruar me alfabetin arabo-turk. I njohur ishte edhe “ Mevludi “ i Hafiz Ali Ulqinakut ( 1853-1913 ), teksti i parė nė tė folurėn e Ulqinit. Veprat e Rexhep Vokės janė ndėr veprat e para tė shkruara nė trojet shqiptare tė Maqedonisė, gjegjėsisht nė tė folurėn e asaj treve. Pėr vlerėn e shkrimeve shqipe me alfabet arab, pėr fillim, mjafton tė pėrmendim mendimin e Osman Myderrizit, i cili thotė: “ Pavarėsisht nga shkronjat e nga fjalėt e huaja tė kulturės, tekstet shqipe me alfabetin arab jane tekste tė vjetra shqip. Pa njohur e pa studiuar mirė kėto tekste, as historia e letėrsisė shqipe nuk mund tė shkruhet, e as historia e zhvillimit tė gjuhės sė shkruar nuk mund tė kuptohet “. Vlen tė pėrmendet figura e njohur dhe patriotike shqiptare e cila bėri “ bum ” nė tėrė Perandorinė Osmane, i njohur si: Hoxhė Hasan Tahsini ( 1812-1881 ), nuk ishte vetėm fetar apo teolog, por ishte edhe psikolog, sociolog, pedagog dhe ishte mė i pari astronom nė tėrė Perandorinė Osmane…Nuk ishte vetėm atdhetar, por ishte edhe dijetar, mendimtar, pėrkthyes, poet, shkrimtar, letrar…Ishte njė iluminist enciklopedist…! Ishte ndėr tė parėt qė hartoi njė alfabet tė veēant pėr gjuhėn shqipe…Ishte ndėr tė parėt, nga nismėtarėt, pėr themelimin e Shoqėrisė Kulturore Shqiptare tė Stambollit (1879)… Ishte nga tė parėt nė themelimin e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881)… Vėllezėrit Frashėri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarėt tė tjerė, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo vetėm nxėnėsit e tij, plotė besnikėri, por edhe bashkėpuntorė kryesor… Themeloi Universitetin Modern tė Stambollit, ku ishte edhe profesor i psikologjisė dhe Rektor i parė i kėtij Universiteti. Kėta myslimanė brilant tė kohės moderne, tė iluminizmit, lanė vepra dhe gjurmė tė mėdha nė historiografinė shqiptare dhe atė Islamo-arabo-turke, duke pėrfshirė kėtu edhe Haxhi Myderriz Ymer Prizreni (1820-1887), Mulla Haxhi Zeka (1836-1902) Hafiz Ibrahim Dalliun (1878-1951 ), Hafiz Ali Korēėn ( 1873-1956 ), Mehmet Akif Pejani – Ersoji ( 1873-1936 ), Hoxhė Kadri Prishtina ( 1878-1925 ) e shumė tė tjerė. Por kohėrat po ndryshonin ashtu sikur Perandoria Osmane sė bashku me shqiptarėt po gėlltiste nacionalizmin e tejskajshėm i cili vinte si pasojė e lėnies sė dijes Islame dhe pasimit tė bestytnive nacionaliste me frymė tė Marksit, Engelsit dhe Leninit si dhe Darvinit me teoritė e tij tė dėshtuara. Andaj pasojat po afroheshin dita ditės, derisa pjella masone i solli nė vatėr argatėt e saj. Pėrgatiti : ARBĖR BERISHA/ Autori vijon Studimet Postdiplomike Master Histori Koha e Re Universiteti Prishtinės/
www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 60559 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=