Islami dhe idea e diplomacisë së sotme

 

Islami dhe idea e  diplomacisë së sotme

 

Sot në shekullin 21,diplomacia është një mjet i cili shërben ose për të mirën e njerëzimit ose për ngatërrimin e tij në ndonjë rrugë pa drejtim.

Allahu Xh.Sh e krijoi njeriun dhe e  pajisi atë me mendje të logjikojë dhe veprojë drejtë.

Allahu thotë : Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.  . Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.  [Suretu et Tin 4,5]

Njeriu është krijesë e Allahu gabimtare,por ai duhet të mundohet ti minimizojë gabimet,në mënyrë që ta kaplojë mëshira e Allahut dhe të fitojë premtimin e dhënë besimtarve nga ana e  Krijuesit fuqiplotë vet Xhenetin.

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se pejgamberi(salallahu alejhi ue selam) kur dërgoi Muadh bin Xhebelin në Jemen i tha: "Ti do të shkosh në një popull nga banorët e librit, le të jetë e para gjë në të cilën do t’i ftosh ata, Adhurimi i Allahut... Ndërsa në transmetime të tjera të po këtij hadithi thuhet: “Le të jetë e para gjë në të cilën do t’i ftosh ata,  njësimi i Allahut".Pra kjo ishte një diplomaci e kulluar apo metodë taktike që resulullahi s.a.s përdorte për ambasadorët kur ata i dërgonte si rasti i muadhit,të cilin e informoi për situatën në vend dhe e mësoi se si të vepronte. Resulullahi s.a.s para se ai të nisej i tha o muadh un të dua shumë,sepse Allahu vendos dashuri të madhe në zemrat e besimtarëve.

Islami njohi diplomat të mëdhenj nga krijimi njerzimit e deri në ditët e sotme.

Dua të përmend disa diplomat apo emra të tyre të cilët bën epokë,disa njihen botërisht e disa jan fshehur nga inati se ishin besimtarë të vyer.

Duhet përmendur Hidri njeriu të cilit Allahu i kishte dhënë një dije speciale të veçantë i cili,në udhëtim me pejgamberin musa a.s i dha ca leksione që vërtet kishin kuptim të madh të cilat i gjëni në Kuran në suren El-Kehf. Apo pejgamberi Dhulkarnejn a.s që bëri pengesën mes jexhuxhëve dhe mëxhuxhëve ku me diplomaci e mjeshtri kërkoi nga populli ndihmesë vullnetare.

Ibrahimi a.s i njohur si i dashur i Zotit pejgamber me besim të pastërt monoteist,

i cili theu idhujt  e mëdhenj të kohës që ishin statuja e la vetëm më të madhin dhe u tha pyeteni atë  kush i theu ata që kishte rrotull,por ai nuk përgjigjej,sepse vdeksia e mendjeve të pa zhvilluara nuk mund ta kuptonte zhdërvjelltësinë dhe mençurin e pejgamberit ibrahim a.s.

Muhamedi a.s vula e pejgamberve i cili i ftoi tre perandorit e kohës me letra të shpallura,ejani në islam,i cili komplet gadishullin arabik e nxori nga paganizmi dhe ideologjit tradicionale politeiste.

 Sot nga taktika e tij të cilat veti ia kishte dhënë Zoti fuqiplotë, islami është feja më e përhapur në botë,ndërsa figura e Muhamedit a.s më njohura globalisht.

Ibn Batuta njeri gjenial diplomat,udhëpërshkrues,historian,i cili njihej për diplomaci botërore.Tregtarët arab ishin diplomat të mëdhenjë ata bënin tregti por krahas tregtisë përhapnin islamin dhe idenë e paqes islamo-globale.

 Andaluzianët dhe Osmanët kur ecën në konturet bazat islame,ata zhvilluan veten dhe ditën të bëjnë diplomaci me të tjerët duke u shtrirë në një gamë të gjërë veprimi kontinentale dhe ndërkontinentale.

Sot islami ka hyrë në çdo shtëpi,edhe pse ngjarjet në botën arabe po trondisin çdo njeri.

Raportet flasin se në perëndim mijra njerëz pëlqejnë diplomacin reale islame dhe pranojnë islamin me dëshirë.Bota po ballafaqohet me probleme të ndryshme si,korrupsioni,krimi,vetvrasja,narkomania,prostitucioni,çrregullimi i ekosistemit si dhe gjeosistemit.

 Diplomacia islamo,paqsore,është zgjidhja si ilaç i sëmundjeve të ndryshme,që vijnë nga mediapatia apo telopatia,sociopatia,disekuilibri,disharmonia,çrregullimi në ushqim si p.sh hyrja e derrit dhe alkolit thuajse në çdo produkt ushqimor,apo veshja e shthurur rinore patalogjike,epshërore.

Sëmundjet e ndryshme në sistemin e sotëm jetësorë,mund të shërohen vetëm me diplomacin islame.

Diplomacia politike,është kur politika bëhet drejtë edhe pse në poltikën e politikanëve të sotëm mund të quhet Utopi si tek vepra e Thomas Morit “Utopia”.

Por diplomacia islame di dhe ti shmanget pushtetit laik dhe të jetojë më vete si një ishull i artë,siç ashabul kehfi u larguan nga pushteti tirano-romak,duke ruajtur besimin e pastërt në një Zot.Apo siç pejgamberi Muhamed u largua nga meka në medine por me diplomaci duke rritur numrin e besimtarëve fal ndihmës së Zotit fuqiplotë,çliroi meken dhe hyri triumfalisht e paqësisht me fitore pa derdhur gjak njeriu.

Sot diplomacia ka krijuar grupe,organizata,institucione,publike,private,sekrete.

Çdo diplomaci e cila ka për objektiv mirqënjen e rracës njerzore pa dallim gjuhe ngjyre a nacionaliteti ,është diplomaci e mirfilltë dhe pozitive e ajo është diplomacia reale islame.

Sot diplomacin e luajnë fuqit e mëdha,fuqi të mëdha që kanë arsenal të madh ushtarak,militar,kan pasuri,si ari,nafta,gazet,pastaj vijnë pasurit tjera me rradhë.

Sa i takon diplomacisë së ftoftë është diplomacia e kokave apo elitave të cilët jan rritur e shkolluar në shkollat më prestigjioze të kohës,si harvardi,oksfordi,sorbona,bolonja etj.Universitete e para prestigjioze botërore dikur moti muslimanët i themeluan si Ezheri,Kordova ku aty u gatuan diplomatët e mëdhenjë të kohës.Por dhe sot muslimanët po ripërtrihen edhe në aspektin diplomatiko-shkencorë kudo nga Pakistani,Indonezia,Turqia,Azia,Afrika,Evropa,Ballkani, si dhe nga Amerika pata rastin të lexoj librin e një Amerikani i cili ishte dijetarë dhe diplomat botrorë musliman,i cili kishte mbajtur për një muaj 28 tribuna islamo-shkencore brenda një muaji në 28 shtete të ndryshme të botës.

Diplomacia sot,është një vegël e cila luan rol shum të madh për shoqëritë,shtetet,qytetet,lagjet.Diplomacia islame ka hyrë e ka goditur edhe manipuluesit e islamit të cilët me dezinformatat e tyre kan hedhur në treg nocionin islamofobi

(Frika nga islami apo terrorizmi islamik)  me mashtrimet e tyre dhe skemat e tyre diplomatike.

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

Prishtinë, Tetor 2011

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128751 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente