Islami dhe rracizmi

Islami dhe rracizmi

 

Idea e islamit, është cituar dhe  zbërthyer si nocion apo rrymë si në aspektin teorik ashtu dhe në atë praktik.Kuptimi i të cilit është paqe,solidaritet,nënshtrim ndaj ligjeve të Zotit.Ligjet e Zotit janë të skalitura në Kuran,me drejtësi barazi,dashuri dhe me vlera të larta moralizuese.

Allahu teala thotë :  Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.(Surja Rum 22)

Pra ky ajet kuranorë jep sinjalin kuptimlotë se islami nuk është fe e një ngjyre të caktuar por është fe e të gjitha ngjyrave dhe gjithë njerzve.

Idea e rracës njerzore ,që mund të ndahet nga antropologët si rraca e bardhë dhe ajo e zezë në mënyrë gjenerale.Nëndegët e këtyre rracave sjellin kozmopolitanizmin, përzierjen gjenetike,si fjala vjen të kuqen ose të mesmen,as bardh as zi.

Allahu i krijo të gjith njerzit me barazi dhe pa veçuar një rrac nga tjetra por njerëzit seleksionohen nga devotshmëria me Krijuesin e tyre. Allahu thotë:

"O ju njerëz! Vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre (Ademit dhe Havës), ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që është më i devotshëm (më i njerëzishëm), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë". (El-Huxhurat, 13) 

Sahabiu i njohur bilali r.a ishte muezini i parë që me dashuri ju tha të thërriste ezanin, ku pejgamberi shpesh i thoshte o bilal naj kënaq zemrat tona ma ezan,sikur islami të kishte rracizëm  do e përulte sepse ai ishte i zi por pejgamberi a.s në hutben e lamtumirës u shpreh qartë :

“O besimdrejtë! Ta dini dhe të mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni pIotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut.” 

Ne e dimë mjaft mirë historinë e luftrave rracore antizezake në amerikë që nga koha e presidentit Linkoln e deri tek koha e Martin Luther Kingut ku Fushata e Birminghamit ishte një betejë që arriti kulmin e lëvizjes për të drejtat civile. Për shumë analistë, kjo qëndron si një simbol i sakrificave të bëra nga organizatori King dhe mijëra zezakë në Shtetet e Bashkuara.

Teoria rracore,inferiore,e sjellur nga darvinizmi dhe më thellë paganizmi,ka dëmtuar shumë shoqëritë deri në kohët e sotme.Diskriminimi rracorë solli përbuzjen e rracave dhe etnive të tjera duke sjellur,ksenofobinë,ekstremizmin,separatizmin,krimin,terrorizmin.

Islami nuk është fe e rracizmit.ne e dijmë mjaft mirë se muslimanët e afrikës së jugut jetuan me islam dhe tolerancë duke e ngritur Andaluzinë,islamin dhe shkencën zhvillimore në Spanjë.

Inferioriteti rracorë dhe idea e sundimit të klasave të forta ndaj atyre të dobëta,solli luftrat më shkatërrimatre që ka përjetuar njerzimi ndonjëherë si luftrat botërore,që sollën miljona viktima të pafajshme.

Rracizmi nuk ka të bëjë asgjë me islamin poashtu dhe e anasjellta,andaj islami çdoherë dhe në çdo kohë e ka luftuar rracizmin duke mbjellur në zemrat e njerzve,drejtësinë,barazinë,sepse të gjithë jemi bijtë e një babi e ai baba është Ademi (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi babanë tonë Ademin a.s) ku Allahu nga shpina e tij nxori shpirtat tonë,dhe nga ai lindi rraca njerzore me lejen e Allahut fuqiplotë.

Sot shum somalezë e afrikanë janë lënë në mëshir të kohezionit,dhe jan shtypur e kolonizuar me inferioritet,ata nuk kan as bukën e gojës për të ngrënë kurse toka e tyre përmban diamande dhe xhevahire të çmuar me të cilat zbukurohen kazinot e Las Vegasit,Britanisë etj.Dhe në fund për ti vënë kapakun kësaj teme nga Irbad Ibën Sarije transmetohet të ketë thënë: "Një ditë u ngrit i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe na këshilloi me një këshillë mbresëlënëse, prej së cilës zemrat u drodhën dhe sytë u përlotën. (Dikush i tha) "O i Dërguari i Allahut! Na këshillove sikur të ishte këshilla jote e fundit. A na le pas ndonjë testament?" (I Dërguari) Tha: "Ju këshilloj me frikërespekt (devotshmëri) ndaj Allahut, dëgjoni dhe respektoni (udhëheqësin), edhe nëse është rob nga Abisinia (Etiopia).Pas meje do të shihni divergjenca dhe kundërshtime të forta, por ju pasojeni Sunnetin tim dhe të udhëheqësve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëmballë dhe kini kujdes nga gjërat e shpikura sepse çdo risi është humbje."

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

(Analist i historisë dhe fesë)

Tetor 2011

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 60022 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=