Ramadani dhe paudhësia e njerzve të paditur

Ramadani dhe paudhësia e njerzve të paditur

Me kënaqësi erdhi muaji i begatë i  ramadanit siç e quan Zoti në Kuranin famlartë “Shehru Ramadan” pra muaji Ramadan,apo populli albanofon siç e quan “ ramazan”.Muaji-i-rahmetit,bereqetit, mirsisë,solidaritetit,vullnetit,namazit,kuranit dhe sinqeritetit.
Muaj i cili stërvit-kalit të ri e të vjetër me edukim në adhurim por dhe përkujtim se dikush në situata lufte apo situatë varfërie nuk ka as bukën e gojës për iftar,më la përshtypje nje pyetje drejtuar nga të rinjtë  musliman të Somalisë një dijetari islam i cili mbeti i shtangur i than : “A lejohet agjerimi kur nuk kemi ujë as buk për iftar” kjo gjë alarmoi botën islame të çonte ndihma atje për muslimanët vllezërit tane somalez në fe.Një dallkauk shqiptar vitin e kaluar me barkun e madh dhe fizikus të dalluar i cili vuante nga dhjamosja e tepërt,ku agjerimi për të ishte detyrë mjeksore jo më fetare i ktheu përgjigjen vëllaut qe kisha në krah që më shoqëronte në udhëtimin tim ne stacion te autobuseve pasi ai i tha axhë a nuk agjëroni ju? ai ja priti hajt axhes i ri je ti me shku kaq shpejte poshtë,kurse anash kishte shishen e alkolit e cila e kishte mpirë të tërin dhe ofendonte njerzit ne publik kush i kalonte pranë. Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:

 " O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm."

[el-Bekare, 183]

Ajet me apel thirrje për mbarë njerëzit që besojnë ekzistencën e Krijuesit dhe i thonë vetes musliman antar të një komuniteti qe arrin miliarda pasues në botë.

Injoranca dhe pazhvillimi i te lexuarit dhe padituria e njeriut per horizontin dhe rrethin ambjentin sesi ai eshte konstruktuar kush e ka krijuar,e bene ate te jetoj me keq se kafsha te hajë të pijë dhe kurr mos të ndalet me terbim duke krijuar dhe anomali ushqimore dhe shkaktaur nje seri semundjesh letale nga helmet e ushqimit me teprice ne barkun e madh e te mbushur me bakterje helmuese. Mjeket e quajne agjerimin “Operacion pa bisturi-skallper” sepse ai arrin te pastroj,melcin,temthin dhe enet e gjakut dhe te ktheje edhe njeher si të kish lindur nena kur si foshnje je ne kulmin e zhvillimit te rritjes jetesore.

Nje marksist  emrin brahim faktikisht Ibrahim emrin e pejgamberit te dashtun qe ka pas ofiqin “HaliluLLah” me tha si ka zbritur Kurani dhe pse te rrihet i uritur,pergjigja : axha Ibrahim pe marim shembull nje raft larte ne biblotekë duhet mu zgjat me mar me zbrit poshtë dikush qe ne me lexu e shfletu e me mar dituni dhe msim praktik per jete,kurse ajo nuk eshte uri i thash por eshte urti pra te urtesohemi dhe kalitemi dhe te hyjm ne meditim per barazi dhe tolerance ndaj tjetrit dhe ta dijm se mund te kete njerez qe dhe jasht ramadanit jan te uritur por dhe jan te urte e i kenaqen ati caktimi ,ushqimi tyre jan barishtet e lagura nga vesa e mengjesit.I picërroi sytë dhe heshti me heshtje varri,shoku tjeter qe kisha në të djathtë me njohuri islame informative i tregoi ca gjëra edhe ne aspektin mjeksorë.

Ditet po kalonin brahimi nderroi jete nga alkoli sepse kishte pire shume dhe kishte prishur melcin dhe organizmin nga konsumimi i alkolit te tepert,ne prag te vdekjes la amanetin e fundit ta pi dhe nje gote para se te nderroj jetë,vallë si do jetë fundi i ketij njeriu qe demton veten e ti??!!!

Shum njerez hanë ne syt e agjeruesve dhe nuk ruhen aspak,ndersa sulmi parë qe u behet muslimaneve u thuhet ju jeni jo tolerant,kurse ata nuk kan minimumin e tolerances han dhe pine ne syt tane dhe tallen bejne hajgare me agjeruesin,”budallai don me kall veten ne ket far zhegi me vdek unit”,duke mos e ditur se te njeriu ushqimi shpirtëror ka prioritet nga ai organik ndryshe do ishim me keq se shtazet.  “Transmetohet se Muhamedi a.s ka thene:“Sikur ta dinin besimtaret e umetit tim se cfare dobie ka ne Ramadan,do te deshironi qe tere viti te jete Ramadan“.

Ramadani do jete reflektim edhe per ate qe eshte jasht rruges,pra edhe ai i cili nuk din shenjat e rruges do e kuptoje se pa shenja komunikacioni nuk udhetohet.

Disa dobi qe marim nga ramadani ne si njerez:

1.Ndalimi nga fjalet,punet,veprimet,sugjerimet e keqia jo vetem nga haja-pija dhe marrdheniet intime

2.Permirsimi i organizmit qe eshte bere si motor i pa pushuar kurr apo televizor qe eshte ndezur nenstop dhe rrezikon te djeget nga nxetesia

3.Edukimi i te paudheve me keshilla dhe me sjelljen tone qe at ate hyjne ne udhe

4.Ushqimi me rregul dhe kohe fikse

5.Permirsimi i aspektit fizik-shendetsore si dhe ati metafizik-shendetsore

6.Edukimi me adhurim jo adhurim formal monoton,por adhurim me dedikim perkushtim dhe indinjat te thelle ndaj Krijuesit fuqiplote.

7.Vizitat e shpeshta neper iftare takimi me njerez perkujtimi i jetes se ardhshme ahiretit.

8.Dhikri-namazi,lutjet dhe leximi Kuranit me dashuri dhe kuptim,te cilat shtojne ndjenjen humane dhe solidare ndaj tjetrit.

9.Zbutja e nefsit urtesimi ndalimi i grindjeve-zenkave-fesadit,armatosja me urtesi-dobi dhe qetsi.

1o.Zhveshja nga egoja,frekuentimi i xhamive jo thjeshte me hy e me dale e me u fal formal por ne xhami te hyhet e dilet duke mesuar dicka te re cdo dite.

11.Lenja e epsheve,dokeve-zakoneve-gjesteve te keqia,gibeti-imoraliteti dhe shum paudhesi.

Imam.H.Arber Berisha

www.arber-berisha.it.gg  /20.07.2012 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127839 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente