Xhemati i ramazanit..!!

Xhemati i ramazanit..!!

Falemderimi i takon Zotit suprem, i cili krijoi çdo gjë me rregull e drejtësi,por njerzit i bëjnë padrejtësi vetes.Imagjino një saf-rresht të shtrembër në xhami dhe një xhemat të shpërqendruar duke pas vëmendjen tjetërkund e duke mos i kushtuar rëndësi ibadeteve sa mjerim i madh është ky.Muaji i ramazanit është muaj i rahmetit ,xhamitë u stërmbushën sot ditën e xhuma.Xhamitë e Prishtinës ishin stërmbushur,por muslimani nuk duhet të jetë vetëm musliman i xhumasë apo musliman vetëm i ramazanit.Ramazani është muaj që njeriu duhet ti dedikohet më shumë ibadeteve,duave,dhikrit,por nuk duhet harruar se këto bëhen dhe në muajt tjerë.Pejgamberi a.s ka thënë : Xhemati-bashkësia apo bashkimi muslimanëve është rahmet-mëshirë kurse ndarja është dënim prej Allahut.Dihet se në ramazan shpesh shohim fytyra të reja në xhami që ndoshta është dhe hera parë që frekuentojnë xhaminë që dikush mund ta ketë sjellur në xhami,dhe ai ka etje për mësimin e islamit,andaj puna madhore bie mbi xhematlinjtë e vjetër dhe imamin të dinë si të sillen me këtë xhematë të ri të ramazanit.Xhemati ramazanit shumicën e rasteve qëllon një xhemat entuziast dhe me dëshira të larta për të mësuar ,për tu falur sa më shumë,por ne duhet ata ti thërrasim në islam dhe në veprimet tona dhe të transmetojmë tek ata edukatën e vërtetë islame.Muhamedi a.s tha : “Kam ardhur të përsosi vlerat e moralit tek ju”një musliman me moral sjellje të mirë pushton me dhjetra zemra me sjelljet e tia,pra dhe fytyra jote duhet të flaës islam dhe gjestet e tua,Vërtet turp që një musliman të pështynë midis asfalti dhe të gërdisë kalimtarët, ju e dini një rast kur një njeri kishte pështyrë pranë Resulullahit a.s ai resulullahi ishte skuqur dhe turpëruar e gërditur dhe ai njeriu e kuptoi dhe vrapoi ta mbulojë pështymën dhe u turpërua”

Besimtari nuk duhet të mërzisë e bezdisë xhematlinjtë e ri dhe pa përvojë,nuk duhe ti paragjykojë ata por duhet ti thërras në islam në menyrën siç Allahu na mëson në kuran :
"Thirr, për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata në atë mënyrë që është më e mirë..." (En Nahl 125)Xhemati me eksperiencë, me më të riun në islam duhet të sillet butë dhe ëmbël sepse besimtari nuk e nënçmon besimtarin.I lartësuari na tregon : "Besimtarët dhe besimtaret janë miq (të dashur) për njeri-tjetrin, Urdhërojnë për të mirë, e pengojnë të këqiat..." (Et Tevbe 71).

Vërtet e habitshme kur xhamitë tona në namazin e sabahut në ramazan mbushen plot,kurse jasht ramazani numërohen me gishta dhe janë shumë pak.Ka disa njerëz që agjërojnë por nuk falen,mjer ai njeri që agjeron për tu dobësuar dhe nuk agjëron për të fituar shpërblimin e xhenetit dhe derës “Rrejan”që në të do të hynë ekskluzivisht agjëruesit,të cilët lan ushqimin dhe çdo gjë te lejuar për orë të tëra gjatë ditës vetëm për hir të Allahut,Zotit të gjithsisë.
 Habitem si është ky numër i madh i muslimanëve në xhami dhe ka kaq shumë korrupsion,padrejtësi rrotull nesh,por si duket ajo çka tha pejgamberi a.s është mëse reale : Muslimanët do jenë shumë por si shkuma e detit.Kam filluar të mendojë shumë se kta musliman që i kan bërë xhamitë traditë me kalu kohën,hy e dil dhe dil e hy,pa lënë gjurmë tek ne agjërimi,pa lënë gjurmë namazi dhe në jetën tonë të përditshme.

Kolapsi më i madh i shoqërisë islame do jetë kur namazi tek individi që i thot vetes musliman ti bëhet islami thjesht fasad apo maskë,të humb sinqeriteti për Allah,të humbë vlera dhe te sundon anti-vlera dhe në bashkësitë muslimane atëher një rrëbesh i stuhive të humbjes do pllakosë shoqëritë tona islame,lus Allahun që ajo ditë mos të vie se po erdhi kjo vëllazëri do jetë vëllazëri e rrejshme.

Xhematë që nuk interesohet për xhematliun tjëtër tja di hallet problemet ku jeton,a ka buk,a ka iftar sonte,fëmija a kan çfar të veshin çfar të mbathin.Vallahi resulullahi nuk është ndjerë i qetë kur ka marr vesh që një musliman ka qënë në gjëndje të vështirë dhe ka organizuar komplet besimtarët ta ndimojnë atë.Sot na vdes shoku xhematli në spital dhe kurr nuk kemi qënë ta vizitojmë njëher për Allah,ti gjindemi në rats nevoje ose sëpaku nëse kemi zeo mundësi ndimese me ushqim dhe financim të bëjmë një dua Allahu ta mëshirojë e ti ndimojë.

Xhemat i ramazanit mos u bëni si disa xhematli që kanë 15-vite që falen dhe nuk dinë mirë as suret e shkurta të kuranit dhe as dua të ti këndojnë si duhet në namaz dhe mjerisht as të falen mirë nuk dinë,ju duhet të jeni ndryshimi për të mbarë. Habitem 15-vite në praktikim të islamit dhe thot skam kohë kurse të shikojë me tre orë futboll ka kohë,të mësojë tekste këngësh ka kohë,të dijë me dhjetar numra telefoni ka kohë,të flas englisht din rrjedhshëm kurse leximin e kuranit e ka lënë mënjanë.Ky muaj duhe të jetë kthesa historike për ty xhematli i ri dhe i vjetër.Xhamia nuk frekuentohet vetëm në ramazan por ajo duhet frekuentuar gjithmonë dhe ta lidhim zemrën me xhaminë.Pejgamberi a.s ka thënë : Nën hijen e arshit të Allahut kur nuk do ketë hije tjetër do jetë dhe i riu që e lidhë zemrën me xhami.Xhamitë kan këtë rol : Në xhami përmendet Krijuesi Allahu dhe përmendja e krijuesit është gjë madhështore.:(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij". (Nur, 36)

Ramazani është muaj i kuranit,muaj i dhikrit,muaj i agjërimit,muaj i bashkimit jo përçarjes,sot ka xhami që xhemati mund të jetë shum i vogël në numër pro jan të përçarë,o vllezër që jeni të përçarë bashkohuni në emër të Allahut se të ndarë do bie dënimi i Allahut mbi ju.

O musliman mos u bëni xhemat vetëm i ramazanit dhe bajramit,po bëhuni xhemat i ndryshimit,përmirsimit,shiko si individ që në bashkësinë xhematore të kontribuosh dhe të ndërtojmë një shoqëri burrash e jo meshkujsh.Shoqëria e burrave si sahabet me Muhamedin a.s bënë epokë për të ndryshuar gjenerata të tëra dhe për të orjentuar busullën kah e mira,kah e vërteta ka e drejta,kah islami dhe adhurimi i Zotit një Allahut fuqiplotë.

Këshilla për xhematin e ramazanit:

1.Progresi yt vjen kur ti nuk e bën fenë tënde traditë artificial-adet

2.Xhamia duhet të jetë universitet dhe vend edukimi për ty

3.Largoju njerëzve që nuk të afrojnë kah dija,kah leximi,kah kurani

4.Ruaju njerzve dhe sherrit të njerzve lidhu me Allahun se kjo lidhje është e sigurtë

5.Braktise shirkun,statujat,adhurimet e kota,nuk shkon edhe në xhami dhe në të njëjtën kohë të ngrisësh e fuqizosh statujat dhe ideologjitë e kota

6.Nëse je i ri në islam vetmohu me Allahun dhe lexoje kuranin duke ndjerë çdo ngjarje shpirtërisht dhe qëndro sa më larg njerëzve.

7.Merr mësime nga jeta e të dërguarit Muhamed a.s

8.Medito me ujin që pin,me bukën që han,medito me ambjentin që të rrethon

9.Shijoje namazin,shijoje agjërimin,shijoje përmendjen e Allahut

10.Kujtoje vdekje zbutësen e zemrave,dije kthimi yt dhe i yni ëshët tek Allahut,të gjitha krijesat do vdesin, vet vdekja jonë tregon se ne kemi nevojë për Krijuesin.

 

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

Rubrika : Përjetime nga ramadani

Kronika 5 – 5 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi

www.arber-berisha.it.gg

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127841 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente