1.1.Ramazani erdhi…!

1.1.Ramazani erdhi…!

Kënaqësi e shum pritur hëna e re hyri dhe ky muaj i begatë trokiti në sofrat e mendjeve e zemrave tona si dhe kudo në tavolinat e shtëpitë tona.

Agjerimi i muajit te ramazanit fillon kur shihet hëna e re, kjo ndodhë natën e 30-të të muajit shaban.Nëse në këtë natë nuk shihet hëna e re, atëherë agjerimi fillohet pasi muaji shaban ti ketë mbushur 30 ditë.

Hëna e re shihet pas perëndimit të diellit në fund të ditës së 29 të muajit shaban, nëse ajo duket para perëndimit, atëherë ajo nuk merret parasysh.Vërtët fillimi ramadanit është një fillim i ri për besimtarin i cili synon të mbushë bateritë e zemrës dhe shpirtit me iman-besim dhe devotshmëri. Në kuran thuhet : "O ju që keni besuar, agjerimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, në mënyrë që të bëheni te devotshem." (El Bekare; 183)

Sa njerëz sot e kanë shitur devotshmërinë ,dhe e kanë humbur mjerisht në këtë dunja e cila është provë për njeriun se a do ta kalon testin provimin me Krijuesin e tij Zotin Fuqiplotë.

Ramazani erdhi po çka do pasojë në këtë muaj,kënd nuk e rregullon agjërimi e shëmton agjërimi.Agjërimi është abstenim nga ushqimi të ngrënit dhe pirja,si dhe nga marrdhëniet intime por ndalim dhe nga gjynahet e haramet e fjalët e këqia. Muaj  i Kuranit,muaj i agjërimit muaj i namazit,itikafit e shumë veprave të frutshme.

Akademia e ramazanit e edukon me adhurim insanin-njeriun robin e Allahut, që ai ti robërohet Krijuesit dhe jo krijesës.Cili do jetë mësimi qe do marrim këtë Ramadan si dhe mësimi që do marrim këtë shkrim të ditës së parë të ramadanit!!! Vërtet vëllezër ka prej nesh që kemi kohë që mbajmë shum ramazana dhe shofim diçka që ska ndryshuar ende tek ne,e ajo gjë është se jemi të njëjtë vetëm se jemi plakur një vit më shumë,por sa kemi investuar për ahiret për xhenet mendojeni njëherë dhe llogariteni veten përpara se të llogariteni siç thoshte Umer ibnul hatabi r.a.Nuk kemi ndryshuar sepse sjemi duke lexuar veten dhe kemi ende probleme me oborrin e shpirtit.Namazi jonë është bërë kozmetik,agjerimi kozmetik,besoj me kuptuat,kozmetik ritual që ta bëjmë dhe hajt se kaloj kjo natë e po falemi.po si ka mundësi falesh dhe sapo del nga xhamia nuk je më ai musliman,sapo ik ramazani ti do ndryshosh dhe gjuha jote do flasë keq,mendimet e tua do jenë keq,vërtetë tragjedi shekspiriane.

Dihet se Agjërimi i muajit Ramazan është bërë detyrim për muslimanët në vitin e dytë të hixhretit (emigrimit). Për vlerat e mëdha të këtij muaji dhe të agjërimit të tij, Muhamedi(alejhi selam)ka thënë: “Ju ka ardhur një muaj i bekuar, në të cilin është bërë detyrim agjërimi. Në këtë muaj janë hapur dyert e Xhenetit, janë mbyllur dyert e Xhehenemit dhe shejtanët janë lidhur në pranga. Në të gjendet një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj.” (Ahmedi & Nesaiu)

Përjetimet në ramazan na shëtisin në kohë e hapsirë,kur njeriu mendon sa ngjarje të mëdha kanë ndodhur në këtë muaj vërtetë duhet të mendojmë shumë. Zbritja e Kuranit librit madhështorë i cili e nxori njerzimin nga pellgu i errët i paganizmit akut që kishte rënë në shoqërinë e gadishullit arabik dhe në tër botën. Vërtet paganizmi dhe adhurimi statujave nga e kaluara deri më sot në shekullin 21 , është mjerim i mendësisë njërzore në perjudhën e teknologjisë së lartë. Shpërlarja e trurit sot është bërë modë dhe fshehja e të vërtetës.Gënjeshtari konsiderohet i drejtë e i drejti gënjeshtarë,injoranti mbahet i mençur e i mençuri injorant ndërrim rolesh dhe komizmi i hidhur agjëruesi konsiderohet budalla,Allahu na ruajt nga kjo shoqeri pa vlera. Vlerat e agjërimit janë të shumta, ato tregohen në hadithet e Muhamedit (alejhi selam), ku ndër të tjerat thuhet se agjërimin Allahu e ka zgjedhur për Vete, Ai shpërblen për të dhe ia shton shpërblimin pa llogari. Muhamedi (alejhi selam), thotë në një hadith Kudsij se Allahu ka thënë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej për të, ai i largohet kënaqësive dhe ngrënies për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime, një kur ha iftarin dhe tjetri kur të takojë Zotin e tij. Era e gojës së agjëruesit, tek Allahu është më e mirë se era e miskut.” Buhariu.Gjithashtu thotë: “ Lutja e agjëruesit nuk refuzohetBejhakiu.

Dikush agjëron për të mabjtur linjat e trupit por ai nuk është agjërim,andaj lum ai njeri që agjëron me fitu kënaqësinë nme Allahut fuqiplotë dhe me marr sevapin hakikat të këtij muaji të begatë i cili muaj është një universitet, nëse i përmbahesh mirë mësimeve nga kurani dhe suneti do marrësh notën maksimale.Diploma vjetore mbjellet në këtë muaj që ka një natë me vlerë njëmij muaj dhe ka shum ndodhi që bëjnë njeriun të mendojë e reflektojë.

Bota sot fillon kudo agjërimin sepse në tër botën ka musliman me shumicë,Kosova-Shqipëria-Maqedonia dhe trojet shqiptare e diaspora kudo besimtarët e vërtëtë shtrëngojnë këmbët dhe përpiqen këti muaji tja japin hakun jo vetëm më iftare siç mora vesh që vitin e kaluar ishin ngrënë 25 mij euro iftare dhe shpërdorim i madh ushqimesh dhe salltanet,kur dihet se me ato para do ndërtohej një supër biblotekë islame apo do botoheshin me mijra libra me tematika islamo-shkencore.

Investimi i duhur në vend të duhur,muslimanët me emra hanin dreka me qindra euro kurse jehudi profesor gurabija te vogla me ujë dhe investonte shuma marramendëse për libra dhe dije,ku jemi ne me këtë kur dihet se ajeti i parë në Kuran është “Ikra”Lexo.

Mësimet që marrim nga leksioni i seminarit dhe shkollës sonë të sivjetme me emrin Ramadan janë :

1.Ec me kohën dhe hapsirën, investo aty ku duhet

2.Agjërimi duhet të jetë për Zotin dhe jo për syfaqësi

3.Agjërimi rrit devotshmërinë dhe forcon për një vit atë

4.Mos u dëshpëro nga paragjykimi dhe akuzat e xhahilëve thuaj jam agjërues

5.Agjërimi është vlerë dhe kusht prej kushteve të islamit

6.Sa ke ndryshuar nga ramazani i kaluar?

7.A ke ndryshuar për mirë apo për keq ndrysho dhe shto të mirën?!

8.Mos u bëj kozmetikë mos e bëj dinin adet hajt se pe baj dhe sivjet se është mbet me agjëru

9.Përmirso oborrin tënd të brendshëm,të familjes pastaj të fisit,kojshiut,lagjes,fshatit,qytetit dhe shtetit.

10.Mos të shëmtoj agjërimi por të rregullojë katërcipërisht-komplet,jo vetëm nga ana e jashtme por dhe nga ajo e brendshme ose anasjelltas.

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

Rubrika : Përjetime nga ramadani

Kronika 1 – 1 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi

www.arber-berisha.it.gg

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 59255 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=