Mësime nga Kurani përmes Talutit nga e kaluara deri sot

Mësime nga Kurani përmes Talutit nga e kaluara deri sot

I lavdëruar është Allahu i cili i jep pushtetin kuj të dojë Ai dhe ja merr pushtetin kuj të dojë Ai. Tregimet Kuranore kanë mësime madhore,ku përmes disa personazheve ,Allahu na pasqyron neve realitetin e shumë gjërave që reflektohen nga e kaluara ne te sotmen e deri ditën kur kjo botë të ketë fundin e sajë dhe Kurani të ngrihet lartë.

Një fragment mjaft interesant në suren El-Bekare apo (Lopa),na tregohet për një njeri sundimtarë me emrin Talut,ku Allahu do i japi pushtetin edhe pse populli nuk e donte dhe ata mendonin se vet meritojnë më shumë se ai,mirpo ne e dijmë se në islam pozita nuk kërkohet,por ajo i jepet njeriut në bazë të shkallës apo gradës që ai ka me Allahun,në baz të afrisë dhe dashurisë që ai ka me Krijuesin Fuqiplotë.Mirëpo krahas kësaj Allahu Talutit veç pushtetit që i dha për sjelljen  e arkës që e bartnin melaiket dhe diç që kish ngelur nga thesari i familjes se Musait a.s  dhe Harunit a.s,Allahu Talutin e pajisi me dije të gjërë por krahas kësaj ai kishte edhe fuqi fizike edhe pse nuk ishte i pasur.Populli benu israelit si gjithmon skeptik dhe dyshues,u vu në sprovë nga Allahu se sa prej tyre do e besonin Talutin si sundimtarë me lejen e Allahut. Allahu i sprovoi ata me një lumë dhe në konfrontim përplasje me kundërshtarin e tyre Xhalutin. Mirëpo një grup i vogël rrespektoi sundimtarin Talut kurse shumica e thyen ligjin e Allahut  duke pirë nga lumi. Mirëpo ndihma e Allahut erdhi ,dhe një grup i vogël triumfoi ndaj një grupi të madh me lejen e Allahut,ku dhe pejgamberi Davud a.s e mbyti Xhalutin dhe besimtarët triumfuan kundër mosbesimtarëve. Allahu e tregon mësëmiri këtë ngjarje në këta rreshta Kuranor :

 

A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem'unit): "Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni"! Ata thanë: "E ç'kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë"? E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.

.

Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore"! All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.

 

Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjë e sundimit të tij është që t'ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt dhe që në të gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju".

 

E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: "All-llahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: "Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij"! Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha"! All-llahu është me durimtarët.

 

E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!

 

Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllëkun dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.

 

Këto janë argumente të All-llahut, po t'i lexojmë ty me saktësi, e s'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve. (Sure El-Bekare ajetet 246 deri 252)

Pra këto mësime flasin shumë,se Allahu dërgon disa mbrojtës kur njerëzit bëjnë zullume të tepërta,pra Allahu i mbron me lejen e tij duke zgjedhur njerëz apo grupacione të vogla njerëzish për ti udhëhequr nën mbrojtjen dhe mëshirën e tij. Shembull krahasues është edhe ai i Dhulkarnejnit a.s i cili bëri barrikadën pendën bllokadë për ti mbrojtur njerëzit nga zullumi i jexhuxh-mexhuxhëve,ku pejgamberi a.s thot se ata janë bij të ademit sikur ju.

Allahu nuk i drejton popullin zullumqar,ashtu si xhaluti dhe ata qe thyenin rregullat e ,Tevratit, Zeburit ,Inxhilit,e sot Kuranit,do humbasin largë.

Në këto ajete Kuranore ku ngjarja zhvillohet në Jeruzalem,Allahu flet se disa mosmirnjohës fanatikë nga benu israilët nuk ju bindën Talutit të cilit Allahu ja dha sundimin udhëheqjen dhe dijen e gjër ti udhëheqë ata.Mirëpo ata me fanatizëm dhe arrogancë thanë si të  na udhëheqë një njeri që se meriton dhe nuk është ajka e mesit tonë.

Kundërtheniet dhe polemikat e tyre nuk rrespektonin as njerzit me merita dhe që kishin aftësi për udhëheqje,por Allahu u dërgoi Davudin a.s si pejgamber  me librin e shenjtë zeburin,ku Allahu xh.sh  i dha forcë udhëheqëje bashkë me djalin e tij Sulejmanin a.s.

Jeruzalemi është si pika më e përplasur gjat historisë së njerëzimit,ku përplasen dy rryma ajo islame dhe anti islame,ku me lejen e Allahut del triumfuese gjithmonë ajo islame pa marrë parasysh vonesat kohore. Mirëpo arka ka filozofinë e sajë,ku aty ndodheshin sigurisht mësimet nga Musai dhe Haruni a.s si dhe diçka nga pasuritë e tyre lënë gjeneratave në vijimsi.Ku sot sionistët-mason gërmojnë për ta gjetur dhe bëjnë gjëra të ndalueshme duke vijuar udhën e xhalutit dhe atij grupi që theu ligjet e tevratit.Lumi ka një krahasim njëjtë me detin që Allahu ja hapi Musait a.s mirëpo edhe pse Allahu i shpëtoi benu israilët ata perseri  bënë bisht dhe adhuruan viçin nga komplotisti i njohur samiriu që bëri këtë akt idhujtaresk.Kështu dhe taluti u tha ecni ne rrugen e Zotit mos pini nga lumi se kush pin nga ai nuk është prej nesh,ashtu u tha Isa a.s  besone Allahun pasi tju zbres sofrën,sepse po nuk e besuat Ai do ju dënojë me një dënim që nuk ka dënuar popull mëparë dhe ashtu ndodhi.

Përkundër dobësimit të grupit të vogël Allahu deshti që tu jap forcë atyre edhe kur ata ndjeheshin të pafuqishëm,u dha fuqi,edhe pse ishin pak në numër ndaj ushtrisë së madhe të xhalutit,njëjtë si ushtria islame në betejën e bedrit kundër asaj idhujtare,Allahu i nxori ata fitimtarë.

Cilat mësime na vinë nga këto ajete dhe nga vet Taluti :

A)Allahu tregon historikisht popullin e pa bindur  benu-israelitë

B) Allahu u tregon atyre se edhe nëse udhëheqësi nuk është i pasur dhe meritatorë në mesin e tyre i jep pushtet kujt të dojë si dhe ja merr pushtetin kuj të dojë Ai.

C ) Allahu vë në sprovë popullin duke nxjerrur në shesh pasuesit e vërtetë dhe ata që mashtrohen pas interesave dhe epsheve vetanake,ku lumi është sprova se ata a do i përmbahen udhëhëqësit që Allahu e zgjodhi apo do veprojnë sipas dëshirave të tyre.

D )Allahu u dha forcë pasuesve besimtarë bashkë me Talutin e mëpas Davudin a.s edhe pse ishin pakicë,dhe shkatërroi pasuesit e mosbesimit edhe pse ishin shumicë e te fuqishëm.

E )Durimi dhe sabri këtij grupi besimtarësh solli suksesin

F )Po mos të ekzistonin të mirët bota do shkatërrohej si dikur si sot e në të ardhmen.Këto tregime i tregohen vulës së pejgamberëve Muhamedit a.s dhe neve si pasues të tij siç jemi umet i tij.Allahu e di mësëmiri,Ati i lutemi dhe drejtohemi të na i falë gabimet tona.Amin

Imam.H.Arber Berisha

04.01.2012

www.arber-berisha.it.gg

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 129177 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente