Udhëtime në ramazan..!!

Udhëtime në ramazan..!!

Ora 11:30 sapo u nisa nga Prishtina për në Shkup,është data 22 korrik,nxehtësia në kulminacion dita e gjatë,por freskia dhe rahmeti që ka lëshuar Allahu xh.sh mbi agjëruesit nuk mund të përshkruhet dhe as nuk ka çmim.Allahu na tregon në Kuran se : …  ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.(Bekare-185).Mirpo autobusi ishte komod dhe klima-kondicioneri ishte i aktivizuar,dy orë udhëtim në shoqërinë e pasagjerëve,ku disa hanin e pinin dhe veshja nuk ishte aspak edukative.Në mesin e këtyre pasagjerëve u shfaqë një besimtare me veshje islame edhe një haxhi me këmishën e bardhë e terleme-taki dhe kishte dhe disa agjërues,befas ktheva memorine prapa në kohë ku Shkupi,krenohej me islam në qendër të ballkanit,ku ishte kryeqytet i muslimanëve të vilajetit të Kosovës.Në të kaluaren bënte pjesë dhe vendlindja ime Malësia e Gjakovës që në ato mote kishte 27-xhami dhe hoxhallar të njohur njw ndwr ta imam Abdullah Hoxha,dhe me reputacion.Në autobus mora ca libra islamo-shkencorë ti lexoja dhe disa pjesë nga Kurani famlartë bashk me udhëtimin tim më shoqronin librat kudo edhe disa nga librat e mi të cilët ja dhurova xhamive Shkupit-Kumanovës si dhe ndonjë imamëve dhe xhematit.Zbrita në stacionin e autobusëve në Shkup një vëlla që më priste u përqafova me të dhe me zë duke u ndjerë krenarë që jemi musliman i tham njëri tjetrit selam alejkum-Paqja dhe mëshira e Allahut qoft mbi ty dhe unë ja ktheva wealejkum selam-edhe mbi ty,më mori në familjen e ti isha i ftuar për iftarë tek ai.Dolëm në vizita xhamive ishte nxet ramazani dukej në çdo pjesë të Shkupit takuam disa aktivista islam dhe imamë shkëmbyem ide të ndryshme dhe libra.Ligjërata që mbajta pas namazit të ikindisë në xhaminë e Shkupit Hatunxhik ishte e një ndjesie të veçantë pasi bëra thirrje për bashkim të muslimanëve kudo që janë sidomos në trojet shqiptare që tja japim dorën njëri-tjetrit e të mos përçahemi pasi pejagmberi a.s thotë: Xhemati është rahmet-mëshirë prej Allahut kurse ndarjet-fraksionet janë denim prej Allahut fuqiplotë.Buzqeshja e tyre u pa në sy dhe mimikë u gëzuan pa masë hera e parë që një imam nga Tropoja të jam ligjëratë në zemër të Shkupit dhe ai imam kisha nderin të isha unë,edhe pas 40-vjet shtypje nga komunizmi në Shqipëri Allahu nuk e len dritën e tit ë shuhet në këto vise Allahu ka treguar për këta njerëz që duan ta shuajnë dritën siç janë komunistët : Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë. (Teube:32).Pas ligjëratës ata më përqafuan dhe më uruan,kërkoja bashkpunim me të gjithë pa përjashtim për vendin tim dhe kudo ku ka musliman ku janë ata pakicë të ndihmohen nga shumica që tja dalin mbanë.Në Shkup pash shumë xhami ishte qytet i minareve,poashtu Kumanova në hyrje qytetit kishte filluar ndërtimin e një xhamie të re,krahasa xhamive tjera që i ka. Fatkeqësisht disa imamë,hoxhallar flisnin shumë po vepra kishin pak,sot nuk është koha për të folur por për të shkruar,medituar dhe vepruar.Dolëm me ca vllezër besimtarë pamë tokat e mbjellura,kafshët delet,lopët,dhit etj.Mbajtja e blegtorisë dhe e bujqësisë si duhet, sjell resurse të pa ndalshme që janë në të mirë të zhvillimit njerzorë dhe janë mirsi e begati nga Allahu.Udhëtimi të bën ti njohësh njerzit më mirë të dish rreth njerëzve.Njeriu shpesh her dallohet nëse merr udhë me të ai shpalos sinqeritetin e ti ose dyftyrsinë e ti,andaj duhe ti lutemi Allahut të na falë dhe pastrojë njetet dhe punët tona ti bëjmë të sinqerta dhe të drejta.

Xhamitë stërmbusheshin për namazin e teravive thuajse të gjitha, kohëve të fundit me dhjetra xhami të reja ishin mbaruar.Më la mbresa Xhamia e Haracines.një xhami më dy super minare të gjata me një strukturë shum humane dhe tërheqëse që të frymëzonte dhe nxiste kureshtjen.Arkitekti si duket ka ditur të bejë diçka që do lërë gjurmë në kohra.Fëmijët kishin mbushur udhët prisnin iftarin me padurim xhamitë musheshin në namaz të sabahut me rini plot e përplot dhe imamët ligjëronin dhe ngjallnin vetdijen te masa si dhe reflektohej fuqishëm ky muaj i ibadetit me perkushtim e zell.Xhamia e Kumanovës poashtu kishte bukuri të rrallë dhe ishte me dy minare dhe ambjent të përshtatshëm për falje.Lindshmëria tek familjet muslimane ishte në hapin e duhur që me shpresë të mbizotrojnë muslimanët atje si shumicë,u gzova pa masë edhe për numrin e xhamive të reja që ishin ndërtuar dhe po ndërtoheshin.Udhëtimet në ramazan janë një realitet që të çon në mendime se vërtet në këtë botë jemi musafir udhëtar të përkohshmë. Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thënë:"Resulull-llahi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, me kapi prej krahu dhe me tha:'Jeto në këtë botë si i huaj ose si udhetar'."Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte:"Kur te ngrysesh, mos e prit mengjesin, por kur te zgjohesh, mos e prit mbremjen. Gjatë kohës së shendetit pergatitu për smundje dhe gjate jetes pergatitu per vdekjen tende!"

Mësimet që marrim nga udhëtimet në ramazan :

1.Udhëtari është musafir,sa ti do nderohesh nga muslimanët kur i viziton ata

2.Udhëtimi të shpie në mendime të mendosh rreth krijimit tënd sesi Allahu të ka përsos si krijesë të ka krijuar me pa të meta.

3,Udhëtari duhet të ndihmohet dhe orjentohet

4.Udhëtari shfrytëzon udhtimet të bëjë ibadet por dhe të thërras tjerët në islam

5.Udhëtari,udhëton me punë të mira  në këtë botë që të udhëtoj drejtë në xhenet

6.Nderoje musafirin,udhëtarin,këto mësime na vijnë nga Kurani dhe suneti andaj kapuni për to dhe bëhuni vëllezër besimtarë që duheni për Alllah.

7.Udhëtimi kërkon përgatitje intelektuale dhe fizike por dhe financiare që të zbulojmë e të tjerëve tu tregojmë.

8.Në udhëtim ruaje nderin,sigurinë dhe mbështetju Allahut të plotfuqishëm.

9.Udhëtimi ynë në ramazan duhet të jetë udhëtim dobiprurës që sjell dobi për mbar umetin ne thirrjen islame dhe predikimin e fjalës së mirë.

10.Udhëtimi të shton durimin dhe ashkun-dashurinë për islam dhe agjërim.

 Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 14 – 14 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 60559 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=