Kurani dhe agjërimi..!!

Kurani dhe agjërimi..!!

Kurani si fjalë  e Zotit dhe agjërimi si kusht prej kushteve të  islamit,janë  dy ibadete që  lidhen bashk dhe janë  një  trup.Pejgamberi a,s ka thënë  : Agjerimi dhe Kurani do të  ndërmjetsojnë  për robin ditën e kijametit.Muaji i ramazanit është  muaji i Kuranit,në  këtë  muaj ka zbritur ky Kuran,në  këtë  muaj kan ndodh shum ndodhi e mrekulli.Leximi i kuranit është  ibadet si dhe agjerimi ibadet dy ibadete janë  dy shpërblime që  nuk kanë  shifër numerike që  mund ti përcaktojë .Në  një  hadith kudsij nga Ebu Hurejra r.a transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë : Ka thënë  Allahu  i Madhëruar: çdo punë  e birit të  ademit ka dhjettë  mira deri në  shtatqind të  mira përveç agjërimit,ai është  për Mua dhe unë  e shpërblej për të ,i largohet kënaqësive të tij,ngrënies dhe pijes për Mua..Në  kuran spikatet vlera e atyre që  lexojnë  apo studjojnë  fjalen e Allahut Fuqiplotë . “Ata që lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai Allahu do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij,vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.” (Fatir, 29-30)

Transmeton Ebu Umame, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Lexojeni Kuranin sepse ai do të vijë si ndërmjetësues për ata që e lexojnë atë.” (Muslimi ). Othmani, r.a Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Sikur të ishin zemrat tona të pastra, nuk kishin për t’u ngopur nga fjalët e Allahut.Vërtet Kurani ka një  lidhmëri të  fuqishme me muajin e ramazanit sepse në  këtë  muaj ka zbritur : "Ramazani është muaji në të cilin u shpall Kurani, udhëzim për njerëzimin, shenjë e qartë për të gjykuar dhe dalluar (të keqen nga e kota). Prandaj kushdo që e arrin këtë muaj le të agjërojë..." (Kuran, 2:185)

Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” (Tirmidhiu)

Vërtet në  një  shtëpi që  nuk lexohet Kurani nuk ka bereqet,nuk ka rahmet,andaj besimtarët janë  të  lidhur me kuranin dhe agjërimin,agjërimi dhe kurani na mësojnë :

1.Si të  jemi durimtarë

2.Si të  jemi vigjilent

3.Si të  shtojmë  sevapet

4.Muaji shenjtë  dhe leximi e shton shpërblimin më  shumë  

5.Si të  edukohemi me studim,lexim,urtësim me agjërim

6.Si të  jemi të  afërt me njerzit sepse kur lexojmë  për krijesat meditojmë

7.Si të  largohemi nga gibeti sepse kur agjërojmë  e Kuran lexojmë  skem kohë  të  përgojojmë

8.Si puna mirë  shpërblehet shumë fish

9.Si ta shfrytëzojmë  agjërimin dhe leximin të  fshijmë  mëkatet tona

10.Si të  humanizohemi,shpirtin ta kemi më  bujarë  dhe egon ta thejmë  e ta zhdukim

Në  përjetimet e mia në  xhami të  ndryshme pash me syt e mi shum besimtarë  të  cilët lexonin kuranin dhe pak prej tyre pashë  që  studjonin kuranin.Ebu Bekri studjoi një  ajet kuranorë  rreth 9-vite,sa prej nesh jemi ndalur ta analizojmë  kuranin dhe të  meditojmë  rreth ti,sa prej nesh jemi ndalur ta analizojmë  agjërimin dhe dobitë  e ti si në  psikologji,ibadet,shëndet etj.

Pashë  shum njerëz që dinë kuranin dhe nuk ua mësojnë tjerëve : Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se “elif lam mim” është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” (Tirmidhiu)

Agjërimi për disa ishte kthyer uri,kur dëgjoja fjalë ,përgojim e blasfemi,shante e ofendonte,asnjë her se mendonte se po agjëronte. “Gjatë ditëve të agjërimit askush nga ju të mos flasë fjalë të këqija e as të mos hidhërohet. Nëse ndokush ju ofendon apo dëshiron të rrihet le t`i thotë: `Unë jam agjërueshëm” (Buhariu dhe Muslimi)

Gjeneratat e arta kur vinte Ramazani, e hapnin kuranin  dhe i kushtoheshin vetëm leximit dhe studimit të Kuranit, me endje.Imam Maliku Allahu e pastë  mëshiruar gjatë muajit të Ramazanit nuk angazhohej me diçka tjetër, vetëm me leximin-studimin e Kurani dhe thoshte se ky është muaji i Kuranit.

Mesazhi i Kuranit dhe agjërimit:

1.Leximi kuranit dhe agjërimit janë ibadete me vlerë

2.Studimi i kuranit dhe përjetimi i agjërimit kan kosto të  lartë  shpërblimesh

3.Goja jote le të  agjërojë  dhe kuranin ta lexojë me zemër

4.Agjërimi na edukon që  tër vitin Kuranin ta kemi pik referuese në  aspektet jetësore

5.Mësuesi edukues është  Kurani dhe agjërimi

6.Agjërimi jep sabër kurani vullnet dhe nxit në  zbulime të  mëdha shkencore dhe jetsore

7.Kurani është  si dielli shkenca është  një  rreze imagjinoni pra ku është  kurani dhe ata që  e studjojnë kuranin.

8.Agjërimi është  mjek,psikolog,edukatorë  andaj ftoje dhe përqafoje me dashuri.

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 8 – 8 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 55148 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=