SHATËRVANI I TOLEDOS

SHATËRVANI I TOLEDOS

 

Sytë lot mu mbushën

Abdest po mirrja

Mu kujtua Musa Ibn Nusejri,

Tarik Ibn Zijadi

Fytyrën si puhizë ma kaploi flladi…!

 

Ah, vend ku shkenca Islame

Mbizotëroi planetin tokë

Si të humbëm me mend në kokë…!

 

Komuniteti i dashur

Kur'anin studionin

Botën e re ndërtonin…!

 

Derdhet uji si kristal rrëke

Lule jasmine të kuqe

Tufa lulesh burbuqe

Tulipanë dhe zambakë

Ngjyra të ndezta si flakë…!

 

Vende ku muslimanët sexhde bënin

Në vizatime murale

Gdhendje ideale

Në xhami, shkrime epokale…!

 

Toka dhe qielli i bëjnë sexhde

Zotit të Madhërueshëm

Në atë vend të lulëzueshëm

Ku Islami prehej pushueshëm…!

Imam.H.Arber Berisha

www.arber-berisha.it.gg


 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 129002 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente