Ashabul-Kehfi nga e kaluara në të sotmen

Ashabul-Kehfi  nga e kaluara në të sotmen

Kur Allahu dëshiron ti shpëtoj robërit e tij,Ai u gjën atyre zgjidhje dhe rrug të lehta shpëtuese kah mendja nuk ua merr dot.Andaj vllezër e kaluara shpesh her përsëritet ,vetëm personazhet ndërrojnë kurse subjekti dhe qëllimi është po ai, edhe pse mund të ketë konotacion modern për kohën.Tema që do e analizojmë ka të bëj me një sëmundje apo kurthë që ka rënë njerzimi që nga koha e Nuhut a.s kur filloi shirku dhe bërja ortak Krijuesit Allahut të vetëm fuqiplotë nga atëher e vazhdon edhe sot.

Allahu xh.sh e ka spjeguar qartë ngjarjen në ajetet e sures Kehf si më poshtë :

9.

A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?

10.

Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"

11.

Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.

12.

Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.

13.

Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.

14.

Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!"

15.

Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?

16.

Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.

17.

Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.

18.

Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.

19.

Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju".

20.

Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t'ju mbysin me gurë, ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.

21.

Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami".

22.

Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta".

23.

Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër!"

24.

Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)".

25.

(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.

26.

Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush.

(Sure El-Kehf ajetet 9-26)

Të gjitha këto ajete do meritonin komentim të detajshëm me të cilat do dilnin libra me vëllime e vëllime të tëra.

Por ne do e sqarojmë në mënyr telegrafike mesazhin e këtyre ajeteve,ku Allahu tregon për forcën stoike të këtyre burrave të cilëve Allahu ua kish forcuar besimin,adhurimin e pastërt në atë kohë dhe në atë perjudhë kur Perandoria Romake ishte stërmbushur me idhuj statuja dhe besime pagane e të kota.Ku njerzit edhe pse me gjith atë civilizim të lartë u kishte humbur udha në oborr, dhe kishin rënë në humbje dhe errsirë paditurie duke adhurur gjëra të kota.

Mirëpo fuqia e Allahut u solli argumentet nga mesi tyre, një elit aristrokratësh besimtarë dhe të privilegjuar kundërshtuan perandorin dhe perandorinë e padrejtë e cila adhuronte idhuj të kotë pra kishte devijuar total dhe akideja e tyre ishte adhurimi i djallit vet i varreve dhe statujave si merkuri,jupiteri etj

Po ata djelmosha bën hixhret dhe u shpërngulën,edhe pse dhimbja në zemër për vendin e tyre dhe familjet e tyre,ata kundershtuan atë hierarki të dhunshme paganiste.

Zoti fuqiplot ua shtoi bindjen dhe adhurimin duke i marrë në mbrojtje ,por me besim e akide të pastërt.Sot paganizmi manifestohet sërisht,por ajo ngjarje është mësim edhe për ne besimtarët e shekullit 21,që të mos pajtohemi duke ju bindur sovranit kur ai adhuron vet djallin apo vet subjetktin apo objektin,që pra mund të jet një parti që adhurohet apo statuj apo varrez apo lider i një organizate duke hedhur posht fjalën e Allahut dhe adhurimin që i takon vetë Atij.

Këta djelmosha të sinqertë sjellin mesazh pë mbar muslimanët dhe njerzimin në përgjithsi se si duruan e u sfiduan për hir të Krijuesit fuqiplotë dhe vetëm që ta adhuronin atë të qetë,qofshin në male të larta ,fshatra apo qytete,lugina apo kodra,shpella apo rrafshnalta.

Pra kudo Allahu fuqiplot adhurohet dhe çdo gjë i bën sexhde atij përveç atij që ka humbur dhe është i humbur largë në errësirë dhe adhurime të kota,të gjitha Allahu i fal përveç shirkut.

Ata djelmosha janë simbolik nga e kaluara në të sotmen,sesi robi adhurues i përkushtuar në devotshmëri ndaj Allahut është i aftë të sakrifikojë,pasurinë,familjen,sigurië e tij dhe çdo gjë për Allahun Krijuesin tonë fuqiplotë i cili na i dha të gjitha.

Dita e tyre erdhi ata ngadhënjyen ndërsa shumë perandorë vdiqën e u harruan në gërmadha ashtu siç vdiqën,Stalini,Enveri,Lenini e shum diktatorë,islami dhe besimtarët jetuan dhe e zhvilluan besimin e pastërt edhe në ato momente kur u rrezikohej jeta dhe çdo gjë e tyre.

Allahu i mori në strehë,e ku ka më mbrojtës e më të madh se Krijuesi i gjitha Krijesave,vërtet nejriu është i mangët dhe nuk e din se a do agoj nesër apo do vdes në gjumë,kur dihet se Allahu ka në dorë shpirtrat tanë.Banorët e shpellës dhe e tër surja Kehf ka në vete se robi Krijesa duhet ti mbështetet vetëm Allahut fuqiplotë,dhe atëher me lejen e Allahut shpëtimi do jet i sigurtë sepse kjo botë është një ëndërr e shkurtë ku do na zgjojë ose në lumturin e përhershme ose në makthin dhe në fatkeqsin e tmerrshme. Allahu na ruajt e pastroftë nga gjynahet,dhe na bëftë prej adhuruesve të tij të përkushtuar mëngjes e mbrëmje.

Imam.H.Arbër Berisha

11.12.2011

www.arber-berisha.it.gg

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127841 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente