Musa dhe Hidri reflektim nga e kaluara deri sot

Musa a.s dhe Hidri reflektim nga e kaluara deri sot

 

Jeta e njeriut është mësim,mësimi mund të vjen edhe nga gjërat e vogla,apo nga njerzit e thjeshtë,që nuk kan grada por janë fisnik dhe të devotshëm me Allahun xh.sh .

Musa a.s ne e dijmë shumë mirë nga historia islame dhe kurani se ka qënë një pejgamber i veçuar dhe përmendur shumë në kuran,i cili bisedoi me Allahun,Allahu atij i zbriti tevratin,e bëri njeri të zgjedhur duke jetuar ne oborrin e pallatit të faraonit i cili ishte njeriu më i neveritshëm dhe i mallkuar nga Allahu dhe po ky faraon kishte dhënë urdhër të vrasë fëmijët e vegjël në mënyrë që këtë fat ta ketë edhe musa a.s,por Allahu ja solli kundërshtarin në sofër pa e ditur ai.Sepse Allahu na tregon qartë që din atë që ne nuk e dijmë,poashtu Alalhu na tregon në rastin me melaqet dhe ademin a.s kur u thotë Unë dijë atë që ju nuk e dini. Mirëpo tani do fokusohemi në një fragment nga kurani,është fjala për udhëtimin misterioz të Musas a.s dhe Hidrit njeri të cilit Allahu i kishte dhënë dije të veçantë dhe urtësi shumë specifike. Allahu na tregon në këta rreshta këtë tregim me shumë urtësi dhe mësime :

65.

Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.

66.

Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?"

67.

Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!

68.

Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?"

69.

(Musai) Tha: "Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!"

70.

Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të".

71.

E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?"

72.

Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?"

73.

(Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!"

74.

Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!"

75.

Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?"

76.

(Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!"

77.

Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si musafirë (e as t'i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë!"

78.

Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!"

79.

Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).

80.

Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.

81.

Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).

82.

Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!(Sure El-Kehf 65-82)

Surja kehf e cila sure dhe ky kuran nuk ka kundërthënie apo “ Aiuexhe” fillimi i kësaj sureje nis me falemderim dhe me fjalën që nuk ka kundërthënie kjo sure dhe ky kuran,dhe ashtu është pa pikë dyshimi,sepse ruajtës i tij është  Allahu.

Para disa javësh kisha një ligjeratë në xhaminë margegaj të tropojës Shqipëri  pikërisht në lidhje me këtë temë,temë e cila meriton të bëhen simpoziume shkencore,libra dhe tema në mënyrë që komentimi sajë të njeh dhe forma të qarta sqaruese dhe kontemporane.

Pikërisht tregimi,mes Hidrit dhe Musa a.s në shikim të parë të duket disi kundërthënës ,sepse Hidri bën disa veprime që duken jo logjike,por islami nuk është logjikë e thjeshtë njerëzore,por ky islam,është me plot mësime.

Mësime të cilat na tregojnë për kategori personash të ndryshëm që ekzistojnë edhe sot,dhe po ta kuptojmë suren kehf dhe tregimin mes Musas dhe Hidrit mund ti ndalojmë këto kategori nga nxitimi,pasioni,krimi,antiligji,dhe mund ti orjentojmë ata drejt ekuilibrit,drejtësisë dhe barazpeshës.

Dija e hidrit dhe taktikat e tij,i dhanë musës a.s një seri leksionesh,ku përmes këtij tregimi Allahu sjell shembuj,sesi njeriu duhet të jetë i matur të mos paragjykojë,të mos dënojë,dhe të mos jetë i nxitueshëm,të bëjë sabër dhe të matet para se të veprojë mirë.

 

Do i rëndisja disa fjalë çelësa,që përçohen nga tregimi i Musas a.s dhe Hidrit :

1)Dija që Allahu i jep Hidrit duke ja komunikuar Musait a.s gjatë udhëtimit

 2)Sabri durimi që kishte hidri me pyetjet qe Musai a.s i bënte

3)Modestia e Musait a.s me pyetjet që bënte dhe sjellja e hidrit.

4)Udhëzimi se Hidri tërë ato veprime si konkluzion i kishte bërë me lejen e Allahut dhe udhëzimin e tij.

5)Drejtësia që vuri në vend Hidri a.s duke mbytur djaloshin e padrejtë dhe duke ndihmuar jetimat.

6)Mëshira që Hidri pati ndaj besimtarit që mund ti kushtonte marrja e anijes komplet dhe mëshira qe ai pati për jetimat që u drejtoi murin.

Imam.H.Arbër Berisha

27.12.2011/www.arber-berisha.it.gg 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127841 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente