Islami dhe prostitucioni-amoraliteti

Islami dhe prostitucioni-amoraliteti

Falenderimi i takon Allahut të lartësuar,i cili zbriti furkanin-kuranin si dallues të së vërtetës nga e kota. Ky libër i qartë i cili tregoi se shum shoqëri u rrënuan nga prostitucioni dhe imoraliteti dhe dalja jashta mësimeve të Allahut fuqiplotë. Allahu tregon qartë për prostitucionin zinan-imoralitetin :  Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.”[ El Isra: 32]. Prostitucioni është shkak për rrënimin e familjes së shëndoshë,dhe kjo sjell pasojë që njerzimi të asimilohet dhe të humbas dashuria njerzore,dhe njerzit të bëhen si kafshë bile më keq se kafshë siç thot Allahu në Kuran.Transmetohet nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai i cili bën zina, ose pin alkol, Allahu xh.sh. ia zhvesh atij imanin (besimin) ashtu si njeriu kur e zhvesh këmishën e tij nga koka.[ Ahmedi, Taberaniu] Sot në emër të modernitetit është shfaqur lakuriqsia,dhe prostitucioni bëhet publikisht,ka thënë pejgamberi a.s : Do vjen një kohë që njerzit do bëjnë prostitucion publikisht dhe ai i cili ka pak iman në zemrë e ti do i thot a ka mundësi të fshihesh pak sepse nuk eshte etike.Poashtu pejgamberi a.s ka thënë : Nuk kam lënë sprovë ,fitne më të madhe se ajo e grave.Jehudët kur panë që nuk mund ti mposhtin muslimanët përdorën metoda të ndryshme për ti devijuar,përmes,muzikës,femrave lakuriq dhe alkolit.Sot mediat sërvirin telenovela dhe seriale ku paraqitet dhuna familjare,divorci,prostitucioni publik si gjë e zakonshme dhe kanë impostuar një fjalë që quhet modë e kohës dhe ndryshe e quajn normalitet,Allahu na ruajt nga këto dredhi fjalësh që kan të keqen që i vjen nga pas.Shum femra shfrytëzohen dhe trafikohen dhe e humbasin të drejtën e tyre për të pasur një familje dhe një siguri.Ato shfrytezohen si kafshët dhe manipulohen nga njerëz të ligë të cilët i përdorin ato për fitime parash të pista. Allahu e ka nderuar gruan duke e konsideruar atë Zonjë të vërtetë që e rerspekton burrin dhe familjen dhe kujdeset për rritjen e fëmijve dhe jo rritjen e kopilëve si dhe shamngjen dhe lënjen e tyre në kontinierë dhe kosha plehrash Allahu na ruajt.

Në kuran është një sure ka titullin sure En-Nisa-Gratë,në nder të tyre dhe vlerës fisnike që ato kanë për rritjen dhe ndërtimin e brezave të sigurtë,poashtu një sure tregon per një nënë të ndershme dhe mban emrin e saj surja Mejrem,ku flet për nënën e ndershme të pejgamberit isa a.s . Pasojat e prostitucionit janë shumë të mëdha dhe fatale, prandaj nuk është e tepërt që të njihemi me disa sëmundje sipas burimeve mjekësore. Më të rrezikshmet janë: sida (AIDS), sifilizi, gonorreja etj.Sëmundja e AIDSIT është ushtar i Allahut në tokë,ushtar me pendrek e revole,që ka ardhur ti vras ata që jan zinaqar dhe e bëjnë këtë akt imoral të paligjshëm. Pejgamberi alejhi selam thotë: “Sa herë që kurvëria është shfaqur te një popull, aty janë përhapur sëmundje që nuk ishin të pranishme në kohën e stërgjyshërve të tyre.“ Poashtu Resulullahi alejhi selam ka thënë:: „Një nga shenjat e kijametit do të jetë kur marrdhëniet imorale seksuale do të mbizotërojnë dhe kur numri meshkujve të jetë më i vogël se ai i femrave.(Sahih Al-Buhari).Sot shtëpit publike janë bërë si diçka e zakonshme edhe në vendet ku dikur islami mbizotronte dhe sheriati udhëhiqte,kjo si pasoj e dobësimit të umetit islam,dhe përçarjes,andaj nëse duam ta luftojm këtë dukuri duhet ta luftojm që nga rrënjët. Rrënjet e kësaj sëmundje vijnë si pasojë e mos edukimit ku dihet se pejgamberi a.s ka ardhur të përsosë vlerat e edukimit,dhe ka qënë i përsosur në moral. Kurani urdhëron dhe na mëson për martesën dhe e ndalon imoralitetin e jashtligjshëm,saqë ka vënë rregulla ndëshkuese Allahu thot : Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna (me kamzhik)…" [En Nurë: 2] Ndërsa për sa i përket lavirit i cili është i martuar dhe që ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij, qoftë edhe vetëm një herë në jetën e tij; dënimi i tij në fenë e Allahut (nëse bën kurvëri) është goditja me gurë deri sa të vdes sepse ai në vend ta gjej prehjen tek bashkshortja ka gjetur prehjen e jashtligjshme pra ka thyer kurorën,ka bër mardhënie me një femër që nuk ka Nikah me të dhe denimi është edhe më i madh si shkak edhe i tradhtisë bashkshortore kjo vlen për të dy gjinit qoftë burri apo gruaja,në baz të sheriatit.Pejgamberi a.s iu është drejtuar të rinjve o ju të rinjë martohuni heret,nëse nuk keni mundësi materiale atëher argjëroni derisa të martoheni.

Gjërat që e ndalojnë prostitucionin do i klasifikoja në disa pika :

1)Martesa me kohë dhe heret

2)Agjërimi punët e mira që e frenojnë të riun apo të renë nga e keqja

3)Ulja e shikimit dhe edukimi i hershëm

4)Turpi dhe ruajtja e nderit

5) Mbështetja Allahut dhe largimi nga haramet

6)Ndalimi i shikimit haram të folurit haram të ecurit haram etj

Përgatitit:Imam.H.Arber Berisha / www.arber-berisha.it.gg /17.04.2012

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 129164 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente