Ideologjia e tmerrit

Ideologjia e tmerrit

Pse ky titull,sapo nisa këto pjes shkrimesh në librin tim “Islami dhe ideologjia” i cili me lejen e Allahut do të dalë së shpejti dhe do jet në duart tuaja,u mundova të skalis në këtë temë disa vese degjeneruese dhe shkatërruese për njerzit.Sapo kalova disa pjes të lagjeve të Prishtinës pashë që në çdo skaj të rrugës bastoret sportive me emra  të ndryshëm ishin stërmbushur me rini që brohorisnin për ekipin e zemrës,ndërsa un vrapoja për të zën namazin e akshamit ku ezani dëgjohej në çdo skaj.

Prishtina dikur e mbushur me gra me ferexhe e burra me çallme haxhish,është mbushur me minifunde,dhe burra me varse në qafë e vath në veshë që u ngjanin poppullit te Lutit a.s te cilet ishin devijanta homoseksualë.

Ndërsa një pano lakuriqe propagandonte veshjen e një gjysmë femre lakuriqe me shishe të alkolit që fuste në kokat e të rinjve ideologjinë e tmerrit në emër të modernizmit apo ndryshe një dit që quhej se kinse dita e rinisë.

Padrejtësi kudo,fukarenjt kishin mbushur udhët,ndërsa bosët e tenderave harxhonin naftë duke u endur kot së koti nëpër vende qefi.

Po Tirana si u duk,rrug të hapura kudo,disa pleq të dërmuar nga vuajtja e fëmijve të tyre të rritur  që i kishin lën në azil prindrit duke i hedhur skarco e duke mos pasur aspak kujdes kush për ta.

Rini e shthurur, hyra në qytetin studenti,në vend të shihje qytetin duke lexuar e shkëmbyer literaturë dhe mendime mësimore i shihje të fundosur në alkol e drog,dhe rrallë shihje një femër me veshje të edukuar.

Koka e të rinjve tanë që manipulohet nga filmat hollywdian,disa horror e tmerr e krim,disa abuzim apo seriale ku shfaqet hapur kurveria,ku instrumentalizohet e tmerrohet mendja e të rinjve tanë.

Tmerruese për ne, kur rinia jonë harxhon apo vret kohën duke shpenzuar parat nëpër kazino,harame,dhe duke mos menduar si të blejnë një libër të ri të cilin ende nuk e kanë lexuar.

Shfrenim dhe imoralitet kudo,si ta parandalojmë këtë vllezrit e mij lexues? Si mendoni ju ta eleminojmë të keqen tmerrin vet.

Këtë na e ka mësuar resulullahi s.a.s para 1400 vjetësh i cili ka thënët : 'Kush nga ju sheh një të keqe - le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë - atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë - atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët'."

(Muslimi)

Por për këtë duhet punë ekipore dhe të ndihmohemi mes veti me atë që thot Allahu në Kuran : Ju jeni populli më i mirë i ngritur për njerëzimin: ju jeni që urdhëroni për të mirën dhe ndaloni prej të keqes, dhe ju besoni në Allahun. (Kur’an 3:110).

Ky hadithi dhe ajeti kërkojnë një zbërthim si në pikat mëposhtë :

1.Krijimi i medreseve islame edukative

2.Universiteteve islame edukative

3.Mejtepet nëpër xhami të jen shum funksionale

5.Formimi i instituteve islame edukativo-shkencore

6.Futja e mësim besimit islam nëpër shkolla

7.Mbajtja e takimeve me të rinjtë nëpër qendra studentore

8.Shpërndarja e librave,Cd-ve,fletushkave islame moralizuese

9.Mbajtja e tribunave fetaro-shkencore

10.Takim dhe ligjërat islame me pyetje përgjigje në lagjet në qytet kurse në fshat takim me fshatarët.

11.Vizitat e hoxhallarëve nëpër ceremoni gëzimi apo ngushllimi ku aty të flitet për dinin islam.

12.Tribun me intelektual studenta në ambjente biblotekash sallash mësimore dhe paraqitje e islamit edhe përmes metodave interaktive me monitor kompjuter xhirim filmik  mediatik.

13.Hapja e televizoreve dhe radiove islame në frekuencat toksore dhe stelitore dhe në internet.

14.Promovimi dhe botimi i librave me përmbajtje islamo-shkencore dhe edukative për njerëzit.

Imam.H.Arber Berisha

Me.08.12.2011

www.arber-berisha.it.gg

 

 

 

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127839 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente