Islami dhe shekulli 21

Islami dhe shekulli 21

 Në këtë temën islami dhe shekulli XXI që e jetojmë  po e ndërlidh me fjalën islam që ka kuptim “Paqe,nënshtrim,harmoni,bindje”. Shekulli 21 apo ky të cilin po e përjetojmë ne brezat e rinjë duket shum interesant për kohën.Pse duket interesant sepse i përshtatet çdo sistemi dhe kohe.Sot njerëzimi dhe bota lindore dhe perëndimore ka nevojë shumë për Islam.Me mijra,gjerman,anglez,italian,francez kthehen në islam çdo vit,kjo duket se njerëzit janë të zhgënjyer nga bestytnit dhe idolet boshe te cilat shpesh her duken absurde për një evropian me logjik të pastërt.Përkundër shpifjeve dhe sulmeve të anti-islamëve ndaj këtij religjioni të pastër,Zoti i plotfuqishëm u drejtohet me këto fjalë në Kuranin famlartë pabesimtarëve : 

 "Ata dëshirojnë me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut,e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë!"(et-Tevbe, 32)

Më ra rasti të shoh një fenomen ekstremisht interesant,një ushtar i K-forit po kthehej tek familja e tij në amerikë , i cili kishte urrejteje ndaj islamit dhe muslimanëve dhe luftonte në Irak,me tu kthyer në shtëpi nuk arriti dot tu besonte syve të ti,gruaja i ishte mbuluar dhe vajzat poashtu kurse djali falte pes vaktet namaz.

I pikuan lotët në sy dhe pas kësaj e kuptoi realitetin , se Islami nuk është ashtu siç ai e ka menduar pasi shfletoi dhe kuptoi mir librin e Allahut të plotfuqishëm,vet fjalën e tijë  Kuranin famlartë dhe të qartë.Feja islame në Europë eshte bërë një nga ceshtjet më të debatueshme në qarqet mediatike dhe akademike përsa i takon rolit dhe pozicionit që kanë muslimanet ne shoqerite perendimore, apo identitetit te tyre. Ideja e nje shkrimi te tille me lindi nga nje artikull qe lexova ne gazeten "Telegraph" sipas së cilës Islami është feja më e praktikuar ne ishullin britanik.  Gazeta i referohet nje studimi te bere nga nje organizate e quajtur "E ardhmja e kishes" e cila parashikon qe ne vitin 2040 numri i muslimaneve qe marrin pjese ne faljen e dites se premte do te jete dyfish me i madh sesa numri i te krishetreve qe marrin pjese ne sherbimet e dites se diel. Sipas raporteve te paraqitura nga qeveria britanike dhe burimeve akademike, statistikat e vitit 2004 tregojne qe rreth 930000 muslimane shkuan ne xhami të pakten një herë në javë, krahasuar me 916000 ndjekës të kishës së Anglisë.Sipas studimeve të bëra nga organizata tepër prestigjoze, Islami eshte tashme feja me rritjen me te shpejte ne Europe. Me teper se 53 milion muslimane jetojne ne Europe, 14 prej te cileve ne BE. Franca ka numrin me te madh me 5.5 milione, ndjekur nga Gjermania me 3.2 milione dhe pastaj Mbreteria e Bashkuar me 1.8 milione, Italia me 1 milion. Hyrja e  Shqipëris në BE është një plus i madh për lëvizjen e lirë të muslimanëve në tokat perëndimore ku ata do të munden ta përhapin islamin jo vetëm Brenda territorit te tyre gjeografik por edhe ne diaspor tek bashkvendasit e tyre si dhe tek te huajt duke njohur gjuhet evropiane kjo është një indikator tregues për të mirën e popujve jo islam që të përqafojnë islamin dhe të hyjn në rradhën e muslimanëve që i ndihmojnë të tjerët.

Tani me kujtohet thenia e mendimtarit dhe poetit nobelist mendimtari me i njohur i klasikes gjermane Gete. Ne janar te vitit 1814 ai mori pjese ne nje falje kongrecionale te se premtes bashke me muslimanet e ushtrise ruse te car Aleksandrit ne gjimnazin protestant te Vajmarit. Në letrën për Treban me 5.1.1814 ai shkruan: "Kur bëj fjalë për shpaljje  me duhet te verej se ne kohen tone po ndodhin gjera per te cilat asnje pejgamber nuk do ta kishin lejuar te fliste. Kush do lejohej perpara disa vitesh qe te bente te ditur se ne auditorin e gjimnazit tone protestant do te mbahej sherbese hyjnore muhamedane dhe se suret e Kuranit do te murmuriteshin në të, por ja që kjo po ndodh, dhe ne morëm pjesë në shërbesen bashkire, pamë mullain e tyre dhe u uruam mireseardhjen princërve të tyre në teater. Mu be nje nderim i veçantë duke mu dhuruar një hark dhe shigjetë, të cilat në kujtim të përjetshëm do ti var mbi oxhakun tim sapo Zoti tu kete dhuruar këtyre mysafireve te dashur nje kthim të mbarë." Bernard Shaw, nje gjigand i letërsisë Botërore për islamin shprehet kështu: “Gjithnjë e kam çmuar lartë besimin e Muhammedit, thjesht përshkak të vitalitetit të tij të jashtëzakonshëm. Mendimi im është se, Islami është besimi i vetëm i aftë, që të drejtojë me sukses ndryshimet e shumta të jetës. Unë parashikoj që Evropa, më në  fund, do të pranojë fenë islame."Gjë e cila po ndodh me të madhe në shekullin që po e jetojmë dhe ne gjenerata e re dhe mesatare e umetit Muhamed a.s

Përgatiti : Imam.H.Arber Berisha

www.arber-berisha.it.gg

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 60559 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=