Përjetim në namazin e teravisë…!!

Përjetim në namazin e teravisë…!!

Nuk edi sa keni mundur ta vëreni,se kur njeriu hyn në namaz trupi ti dhe çdo qelizë bën dhikër përmendë Allahun.Kështu më ndodhi njëher në namazin e teravisë pasi mbajta ligjëratën në një xhami para teravisë,filloi namazi jacisë dhe për çdo ajet që këndoia shpirti im dhe katalizatori i çdo qelize i përjetonte ajetet kuranore,kijamin,rukunë,sexhden,tekbiret.

Ta lagësh shpirtin dhe zemrën me dhikër do të thotë shumë aq shumë sa shpërblimi sajë nuk ka vlerë numerike.Ajetet kuranore tregojnë këtë vlerë të madhe dhe sa lartë qëndron njeriu që përmendë Allahun: "Ata që besuan dhe me të përmendën Allahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun, zemrat stabilizohen. Ata janë, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë". (Er Rad, 28, 29).

 Fjala tereuih është shumës i fjalës tereuihatun që don të thot pushim, pasi qëndron shumë në këmbe duke lexuar Kuran.Namazi i Terauisë falet vetëm në muajn Ramazan,e që është sunneti muekkede(sunnet i fortë). Numri më i madh i dijetarve është përcaktuar se Terauija duhet të falet 20 rekat, ku të këtij mendimi janë; Omeri r.a.Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi, Ibn ebi Mulejke, Ubbejj bin Kab, dijetarët e kufës dhe Ebu Hanifeja me nxënësi e tij. Bejhakiu transmeton me sened të vërtet ku thot se në kohen e Omerit r.a. dhe të Othmanit falnim 20 rekat Terauij namaz.

Namazi i teravive është sunet e nuk është farz si për meshkuj ashtu edhe për femra, pejgamberi s.a.v.s ka thene: "Ai i cili e kapërcen muajin e ramazanit duke u falur, me iman të plotë dhe duke shpresuar ne shperblimin e Allahut, do ti falen mekatet qe i ka bërë më heret"Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "ai i cili fal namazin e (taravise) me imam deri sa të perfundon imami të gjithë namazin, do ta ket shpërblimin sikur me fal namaz tërë naten"

Pra duke parë dashurinë që kan pasur sahabet dhe resulullahi a.s për teravinë është mirë të falet,sepse hyn tek përmendja e Allahut por kuptohet se sa më shumë namaz aq më shumë sevape,por sa ne e përjetojmë teravinë do ta shofim si më poshtë.

Hyra në xhami ezani po thirrej,dhe gabimi fatal ishte se zhrumuesit xhematlinjë flisnin dhe bënin muhabet si të kishin ardhë në xhami të luajnë domino ose shah, biles më qetë i kam pa të rrinë në një xhami që kishte afër restorantin ku luanin shah, mjerim i madh ky dhe vrasje e kohës.Mos rrespektim ndaj ezanit,si dhe kur ata janë në namaz disa ngrihe para imamit dhe ulen para imamit në sexhde ose ruku.Disa shikojnë orën,kruajnë mjekrrën,ose luajn me teshat e kruhen mas e para, çka është puna këtyre njerzve kan ardhur të tallen dhe të bëjnë fiskultur apo të dalin para Allahut,ku është edebi-edukata e muslimanit. A nuk ke menduar ndonjëher se je para Allahut,kur ti shkon për të nënshkruar ndonjë kontratë biznesore ose kur je para drejtorit rrin i gatitur vishesh bukur,po për namaze e për teravi e në xhami si sillesh si ecë si flet si rrespekton ezanin,namazin,dhe sa vërtet je i koncetruar në këtë gjë.

Ja se si mund të përjetohet një teravi ose namaz i zakonshëm ditorë,vishemi me rroba të bukura se Allahu na urdhëron :“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz...” (A'raf, 31)

Kur hyjmë në xhami jo të qëndrojmë në këmbë të bllokojmë derën qendrore,duhet ulur zënë vend ,në safin e parë duhen nderuar më të moshuarit dhe të diturit në fe,edhe po që se je i ditur bëhu modest ndero të thyerit në moshë.Kur thirret ezani mos fol por gatitu me trup e shpirtë duke përcjellur ezanin, mos harro je në xhami.

Mbaje drejtësinë ne saf rri drejtë mos krijo tollovi mes rreshtave,kur të hysh në faljen e teravisë ndjeje me zemër e shpirtë kuranin që imami e këndon,mendo dhe kupto je para Allahut,kujtoje ditën kur do dalësh në llogari e do gjykohesh,mos dil para kohe nga xhamia jepja hakun xhamisë dhe ibadetit që e ke nisur.Në fund bëj dhikrin dhe duatë nëse ke vendosur të falësh “vitrin”në shtëpi në një të tretën e natës dil pa bërë zhurmë dhe shqetsuar të tjerët.Lagi sytë me lot për Allah, lage zemrën e shpirtin se Allahu i don ata që e duan dhe i friksohen Atij.

Ja historia ime,përjetimi që pata në këtë namaz teravie më përshkoi tër trupin dhe ndjehesha komplet ndryshe u shkriva i tëri duke bërë dhikrin duke përmendur Allahun krijuesin tim,sa bukur ti nënshtrohem Allahut plotësisht.

Dashuria ime u shtua për  çdo rekat për çdo ruku e sexhde që bëja dukej një filim i ri drejt mirësisë dhe adhurmit kuptimplotë,teuhdi manifestohej dhe në gjymtyrët e mia kur përkulesha para sovranit të lartit Allah,zgjoja nga gjumi mendjen dhe zemrën dhe isha aty në sexhde mësë afërmi me Allahun. Zotin e Universite falemderoja atë që më krijoi më përsosi faleminderit,elhamdulilah më fali të shëndoshë pa të meta,dua të falenderoj ty Zot mëngjes e mbrëmje për të mirat që mi dhe dua të falemderoj ty për çdo rekat të teravisë e për çdo namaz që bëj për ty.

Mjer ai njeri që falet ta shofin tjerët, të thonë sa i devotshëm e i përkushtuar ,mjer ai njeri që falet për syfaqësi.Namazi përveçse me xhemat duhet të falet dhe në shtëpi përjetimi që kisha me faljen e namazit me familje në shtëpi ishte i veçantë më dukej shtëpia xhami dhe biblotekë dhe universitet, ku në kënd ishte stërmbushur dhoma me libra dhe tryezën time të studimit,kënaqesha duke bërë dhikër me familjen dhe ndjesia ishte e veçantë në gjirin familjarë.

Të mirat që nxjerrim në ndjesin e teravisë :

1.Disiplina gjatë faljes ,mos nxitim në namaz

2.Leximi i kuranit dhe vëmendja në lexim

3.Përfitimi i sevapeve në këto reqate të gjata

4.Kur ne falemi me dedikim ka dhe shum shpërblim

5.Teravia është qetësi,trupi dhe zemra pa qetësi ska rehati

6.Teravitë në ramazan janë model si të shtohen punët e mira në këtë akademi vjetore

7.Rrespekto hyrjen,qëndrimin,dhe daljen nga xhamia

8.Ndjeje namazin qoftë sunet apo farz ai është namaz duhet të rregullojë e jo të shëmtojë

9.Allahu të don ty të ka dhënë dhurat të madhe islamin

10.Gëzohu me teravitë,gëzohu mbi të gjitha se je musliman dhe syno të jesh mumin-besimtarë dhe pse jo muhsin-bamirës që është grada më e lartë Allahu na bëftë prej tyre Amin..!!

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

Rubrika : Përjetime nga ramadani

Kronika 3 – 3 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi

www.arber-berisha.it.gg

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 59255 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=