Muslimanët në Perëndim

Muslimanët  në Përendimit

Normalisht si ky islam i takon lindjes dhe perëndimit,i takon veriut dhe jugut,kudo ky islam ka hyrë do hyjë dhe ka për të hyrë me lejen e Allahut fuqiplotë.Allahu thot në Kuran :

Ai Allahu është Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje. [Sure Muzemil ajeti 9]

Muslimanët në perëndim janë duke u ballafaquar me problem të ndryshme,si paragjykimi tyre,anatemimi i tyre nga shoqëria,akuzimi tyre si terrorista,anarkista,ekstremista etj. Mirpo edhe pse ata po akuzohen e anatemohen numri muslimanëve në perëndim është në rritje shum të madhe saqë në të ardhmen ata do e marin në dorë tër evropën,ku dihet se feja më në rritje është ajo islame. Kisha katolike e Romës me qendër në Vatikan është njëra prej institucioneve që përcjellë trendet e konvertimit. Një nga temat kryesore gjatë takimit të tetorit 1999 në Këshillin Evropian të Kishës, në të cilin morën pjesë gati i gjithë kleri katolik, ishte pozita e kishës në Mileniumin e Ri. Diskutimi kryesor i konferencës ishte përhapja e shpejtë e Islamit në Evropë. Gazeta “The National Catholic Reporter” raportoi se disa individë radikal deklaruan se mënyra e vetme për të parandaluar forcimin e muslimanëve në Evropë është të stopohet tolerimi i muslimanëve dhe i Islamit. Disa individë tjerë, të cilët ishin më të arsyeshëm dhe më objektiv, theksuan faktin se meqë të dy fetë besojnë në një Zot, nuk duhet të ketë vend për konflikt ose luftë në mes tyre. Në një sesion kryepeshkopi nga gjermania Karl Lehman nënvizoi se në Islam ka më tepër pluralizëm të brendshëm së sa vërehet nga shumë të krishterë dhe se deklaratat e radikalëve për Islamin nuk kanë bazë në vërtetësi. Konsiderimi i pozitës së muslimanëve me rastin e shqyrtimit të pozitës së kishës në mileniumin e ri ishte mjaft e natyrshme, sepse një analizë e Kombeve të Bashkuara tregonte se në mes të vitit 1989 dhe 1998 popullata muslimane e Evropës u rrit 100 %. Raportohet për 13 milionë muslimanë që jetojnë në Evropë. 3.2 milionë në Gjermani, 1 milionë në Britani të Madhe, 4-5 milionë në Francë dhe pjesa tjetër e shpërndarë në vende tjera të Evropës, sidomos në Ballkan. Shifra paraqet më tepër se 2 % të popullsisë totale të Evropës. 

Muslimanët në perëndim,jan duke ndërtuar një shoqëri oportune me një të ardhme të sigurt islame,xhamit e tyre jan kthyer në qendra islame dhe vend takimesh e tubimesh,ku promovohen vlerat e larta te zhvillimit islam dhe edukativo-mësimorë.Në shum qytete dhe shtete të mëdha perëndimore po ndërtohen xhami,qendra dhe institute islame zhvillimore.Rast konkret këto dit ishte fillimi i ndërtimit të xhamisë në Bruksel ku u vendosen themelet e xhamisë Selimije, për të cilën thuhet se përfaqëson kulmin e projektimit arkitektonik. E shënuar me simbolet e arkitekturës turke dhe asaj evropiane, xhamia është projektuar nga arkitekti i njohur turk Shefik Birkiye. Ajo do të ndërtohet në kuadër të komunës së Saint Josses, në hapësirë prej 2.700 metra katror, ndërsa ana e brendshme e saj do të jetë në gjendje të pranoj 750 besimtarë.Me vënjen e gurthemelit, pas përfundimit të namazit, Shefik Birkiye bashkë me ministrin në qeverinë rajonale, Emir Kir, vuri tullën e parë të xhamisë së re.

Apel thirrje për perëndimorët Ehli-kitab është fjala e Allahut :  Thuaju (o i Dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë tjetër pos All-llahut, të mos i shoqërojmë Atij asnjë shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi Muslimanë (besuam një Zot)!" [Kur'an,Ali Imran:64]

Një hulumtim lidhur me islamin në perëndim ka investiguar se numri i Muslimanëve në Evropë vazhdon të rritet, dhe ka një thellim të vetëdijes fetare në mesin e jomuslimanëve. Sipas një studimi të bërë nga gazeta franceze Le Monde në Tetor të vitit 2001, krahasuar me të dhënat e grumbulluara në vitin 1994, shumë jomuslimanë vazhdojnë të pranojnë islamin dhe kryejnë faljet e tyre, duke shkuar në xhami dhe duke  agjëruar. Kjo vetëdije është vënë re shumë më tepër në mesin e studentëve të universitetit. Në një raport të bazuar në raportet e shtypit të huaj në vitin 1999, revista Turke Aktüel njoftoi se hulumtuesit Perëndimor llogarisin se në 50 vitet e ardhshme Evropa do të bëhet njëra prej qendrave kryesore për përhapjen e Islamit.

Ja disa fraza ne mediumet botrore perendimore dhe nga njerez me renome qe jan shprehur ne lidhje me islamin dhe muslimanet ne perendim: 1."Islami eshte religjioni i cili me se shpejti rritet ne Amerike, udheheqje dhe shtylle e stabilitetit per shume nga njerezit tane..." Hillary Rodham Clinton, LOS ANGELES TIMES, 31 Maj, 1996. 2. Tani me me me teper se nje miliarde njerez, Islami eshte religjioni qe rritet me se shpejti ne bote. ABCNEWS, Abcnews.com. 3. "Islami eshte religjioni qe rritet me se shpejti ne vend." NEWSDAY, 7 Mars, 1989 4. "Islami eshte religjioni qe me se shpejti zgjerohet ne Shtetet e Bashkuara...." NEW YORK TIMES, 21 Shkurt, 1989 5. "Muhammedi eshte me i sukseshmi prej te gjithe profeteve dhe personaliteteve religjioze." Encyclopaedia Britannica " 6. "Tani ka me teper Muslimane ne Ameriken Veriore sesa Hebrenj." Dan Rathers, CBS NEWS " 7. "Islami vazhdon te rritet ne Amerike, dhe askush nuk mund te dyshon ne kete!" CNN, 15 Dhjetor, 1995 " 8.  "Religjioni i Islamit rritet me shpejte sesa cilado prej religjioneve tjera ne bote." MIKE WALLACE, emisioni 60 MINUTES.

Këto dhe shum të tjera shprehin qartë,rritjen e islamit kudo në perëndim,si dhe zgjimin e madh islam në mesin e muslimanëve ku nga pakicë të bëhen shumicë dhe të ndërtojnë një shoqëri të sigurtë.Allahu na ndriçoft fëtyrat diten e gjykimit dhe na bëftë dëshmitar të këtij dini islam i cili do trokas në çdo derë dhe do hy në çdo kontinet,perandori,shtet,qytet,fshat,e lagje-mahall,fis,e individ qënje nejrzore. Amin.

Përgatiti : Imam.H.Arber Berisha

09.03.2012

www.aber-berisha.it.gg

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 60559 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=