LIBRI ISLAMI DHE IDEOLOGJIA BY ARBER BERISHA

 

 

 

 

 

 

Islami dhe ideologjia

 

By

 

Imam.H.Arber Berisha

 

 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRMBAJTJA

 

 

Përmbajtja ----------------------------------------------------------------------------------------  1

 

 

Fjalët e autorit -----------------------------------------------------------------------------------  2

 

 

Islami dhe ideologjia ----------------------------------------------------------------------------  3

 

 

Ide të gabuara për fenë e qëlluar --------------------------------------------------------------- 5

 

 

Ardhmëria i takon Islamit ----------------------------------------------------------------------  7

 

 

Ideologjia e organizatave jo-Islame dhe dështimi i tyre para njerëzve dhe Islamit ----  9

 

 

Disa Pejgamberë të zgjedhur dhe muslimanë fleksibil gjatë kohërave -----------------  11

 

 

Islami dhe shekullarizmi -----------------------------------------------------------------------  14

I. Dallimi dhe diferencimi ---------------------------------------------------------------------  14

II. Ku lindin pasojat? ---------------------------------------------------------------------------  15

III. Islami - e Vërteta dhe shekullarizmi - e pavërteta e arritur ---------------------------  15

 

 

Miti, komunizmi dhe historia -----------------------------------------------------------------  16

 

 

Çfarë duan shqiptarët ? ------------------------------------------------------------------------  18

 

 

Islami dhe civilizimi perëndimor -------------------------------------------------------------  19

I. Pasiviteti lindor dhe gjallëria perëndimore -----------------------------------------------  19

II. Koncepti Islamo-perëndimor --------------------------------------------------------------  19

 

Islami dhe shekulli 21………………………………………………………………… 21

Idea e islamit tek ilirët ........................................................................................................... 22

 

Blerim Latifi dhe teoria e islamit të shkretëtirës.................................................................. 23

 

Realitete Historike .................................................................................................................... 25

 

Faraonët me krevata ................................................................................................................. 26

 

Studimi i fenomeneve në histori................................................................................................ 26

 

Teoria e Perandorive ................................................................................................................. 28

 

Piramida Shqiptare ................................................................................................................... 29

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Fjalët e autorit

 

     Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh. i cili na bëri robër të bindur, dhe krijesa të dalluara me mendje të shëndoshë. Atë e lavdërojmë dhe falënderojmë dhe vetëm nga Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe bekimi i Allahu xh.sh. qoftë mbi të Dërguarin tonë hz. Muhamedin a.s. të birin e Abdullahut, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët me përkushtim dhe dedikim të thellë e trasuan dhe e vazhduan ndjekjen e Sunetit të tij, dhe Allahu xh.sh na bëhtë prej tyre dhe neve si Umet Islam i këtij fillim shekulli XXI.

     I nderuar lexues, kur morra nismën të shkruaj këtë libër ishte një udhëtim që më shtyri të mendoj dhe t’a hedh në letër këtë ide. Udhëtimi im filloi nga Prishtina, pra Kosova, duke kaluar nga veriu në Durrës, Shqipëri. Pas ndaljen së autobusit dhe një pushimi gjysmë ore, u nisëm në drejtim të anijes “Adria”,  pasi u mbush anija me cisterna dhe plot makina biznesi me naftë dhe benzinë, por dhe pasagjerë që ktheheshin disa në Itali e disa në Francë, e disa në Zvicër me busë.

     Nga Ballkani, udhëtimi im ishte drejtë Evropës, kaluam nëpër Itali, duke u ndalur në Bolonjë dhe Milano, e shumë vende të italianëve, dikur Perandoria Romake. Seç më vinin disa mendime në kokë kur në anijen “Adria” bëmë gati 8 orë deri zbarkuam në Bari të Italisë, mu duk vetja tërësisht ndryshe, sepse po hyja në një tokë të re të cilën nuk e kisha prekur më parë. Në busë ishim takuar si me porosi me përfaqësues nga gjitha trevat shqiptare, ku ka shqiptarë; nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia etj.

     Pse ky libër mund të thoni ju? Ideja ime ishte që në çdo takim që do të kem të mundohem të transmetoj valë nga Kur’ani dhe Suneti sepse kështu po na mëson Resulullahi a.s.: “ Ju kam lënë dy gjëra, nëse do të kapeni në to, kurrë nuk do të humbisni. “ (Mutefekkun Alejhi)

     Ideja ime dhe e çdo besimtari që ka iman në zemrën e tij të përhapë ide progresive, Islame, paqësore, sepse vetë Islami dhe mësimet e saj kanë këtë ngjyrim dhe duan këtë praktikë, jo urrejtje dhe vëllavrasje, jo terror, jo përçarje, siq thotë Allahu xh.sh. në Kur’an:  Fitneja dhe provokimi/nxitja për të keqen është më e rëndë sesa vrasja.”

     Zbarkimi im final ishte në kërthizë të Evropës, ku gërshetoheshin tri kultura të mëdha në tre kantone. Vendi të cilin po flasim është Zvicra, e ndarë në kantonin italian, francez dhe gjerman. Një vend i përzier, kozmopolitan, ku mund të gjeni të gjitha ngjyrat dhe racat njerëzore që ka krijuar Allahu i Lartëmadhërishëm. Një vend kozmopolit, ka edhe ide të ndryshme, qofshin ato të gabuara apo të qëlluara.

     Në këtë libër do të mundohem që çdo rreshti t’i jap një kuptim, në mënyrë që lexuesi t’a hamonizojë idenë e tij me librin dhe të përçojë mesazhe strukturuese dhe sinjifikative në kujtesën e tij. Libri do të përmbajë tema të ndryshme në lidhje me Islamin dhe ideologjinë, sidomos në Ballkan dhe Evropë. Njëriu është një botë e madhe, nëse din t’a kontrollojë vetveten dhe idetë e tij, do të arrijë që të jetë mëkëmbës i Allahut xh.sh. në tokë.

     Siq thotë Allahu xh.sh. në Kur’an: “ Ve idh kale rab-buke lil-melaiketi in-ni xhailun fil-erdi khalife “ (Surja el-Belare, ajeti: 30)

     Feja Islame pa fraksione dhe pa sekte, feja Islame e pastër nga Kur’ani dhe Suneti, është një ideologji dhe shkollë shpëtimtare që duhet funksionalizuar. Funksionalizimi Islam në shoqërinë e sotme sidomos në këtë të këtij shekulli, ku ide nga media e shkruar apo vizuele, po propogandojnë antiislam çdo ditë e më shumë.

     Si përfundim duke mos e zgjatur më shumë dhe për t’ia lënë fjalën librit, shkollës më të mirë për njeriun e vërtetë i cili në brendësi të tij është i pastër dhe nuk e dëshiron luftën dhe terrorin, sepse kështu Allahu xh.sh. i mëson robërit e tij të mos prishin rregullin në Tokë, sepse Ai ka vënë rregull dhe qetësi.

                                                                                                                      Arbër BERISHA

                                                                                                                      Zvicërr, Basel, Liestal

                                                                                                                      23.05.2011 


Islami dhe ideologjia

    

     Fjala Islam ka një kuptim shumë të gjërë por ajo ka rrënjën e saj: “SLM” apo “SELAM” që dmth-në: paqe, nënshtrim dhe bindje ndaj Allahu xh.sh., Një dhe të Vetmit Zot që meriton të adhurohet. Fjala Ideologji, vjen nga fjalët: IDE – mendim dhe LOGIA – shkencë, që dmth-në shkenca e ideve apo e disa mendimeve ose koncepteve.

     Ideja e adhurimit të një Zoti dhe adhurimit të Allahu xh.sh ka ekzistuar gjithmonë, pra njerëzit në çdo kohë dhe hapësirë kanë adhuruar Zotin. Ideja e Islamit është edukimi i njëriu duke bërë njëriun të jetë i vitutshëm, i sjellshëm dhe të mos cënojë lirinë e tjetrit.

     Propaganda mediatike e cenzuruar nga armiqtë dhe kundërshtarët e Islamit, fesë paqësore në planetin tokë, e paraqesin Islamin si ide të terrorit dhe të mos’integrimit të njeriut në strukturat zhvilluese kohore. Komunistët e quanin Islamin, Muhamedanizëm, kinse ka ardhur nga hz. Muhamedi a.s.. në shek. VII. Ata harrojnë faktin që Islami jeton me njeriun dhe është që nga koha e hz. Ademit a.s., njeriut të parë në Tokë dhe babait të njerëzimit!!!

     Njeriu i krijuar nga dheu, pasi t’a përfundon misionin e tij, qoftë mision në të mirën apo të keqen e tij, trupi i tij vendoset sërish në tokë nga elementi që Allahu xh.sh. e ka krijuar. Darvinistët e shek. XIX-të sollën idenë kinse njeriu paska prejardhjen nga majmuni. Ide të tilla dështuan me kalimin e kohës duke vërejtur falsifikimet që i bëheshin trupave. Ideja e më të fortit kundër të dobëtit sjelli ide fatale për njerëzimin.

     Shkolla/universitete si Oksfordi dhe Harvardi i treguan qartë teoritë e dështuara, të cilat teori janë përdorur shpeshherë për të manipuluar njerëzimin. Islami është fe e paqës, harmonisë paqësore, proklamon dhe synon paqen në planetin Tokë. Islami njeh barazinë nga vetë predikimet dhe në Haxhin e lamtumirës, Pejgamberi a.s. u drejtohet masës: “ Nuk ka dallim arabi nga jo-arabi, i bardhi nga i ziu, i varfëri ngaiI pasuri, të gjithë janë të barabartë para Allahut xh.sh. “. Pra janë njerëz dhe ne jemi njerëz. Harmonizmi dhe bamirësia që Islami na mëson t’a duam njëri-tjetrin fisnikëron zemrat e njerëzve. Islami në botë si fe e misionit është duke u përhapur me të madhe.

     Vetëm Evropa çdo ditë e më shumë ka pasues të denjë të Islamit, gjë e cila po dëshmohet edhe nga mediat edhepse shpesh ato po mundohen t’i fshehin shifrat. Marrim shembull: në udhëtimin tim për në Zvicër, autobusi që unë kisha hypur, në të kishte disa shqiptarë  muslimanë që kishin për të shkuar në disa shtete të Evropës, si: Italia, Gjermania, disa qytete të Zvicrës, Francës etj. Të gjithë kishin familjet islame dhe tregonin për Islamin e bollshëm dhe përhapjen e tij që po bëhet çdo ditë e më shumë. Vetëm qyteti i Bazelit kishte diku afro 22 xhami ku përpara mund të numëroje xhamitë me gishta.

     Mirëpo një fakt tjetër që një vëlla nga Lipjani, tashmë banor i Zvicrës me të gjitha të drejtat, bashkë me familjen e tij, më tregoi se kishin bërë një organizim/grup elitash diku afro 1800 vetë, ku një ndër kryesorët ishte musliman zvicerian. Që nga ky organizim që është në rritje, kur të arrijë një numër edhe pak më të madh, të kandidojnë për vende në parlament, që edhe muslimanë të Zvicrës të kenë minaret dhe ezani të dëgjohet, dhe të kenë shumë të drejta dhe liri të tjera.

     Idetë Islame tashmë kanë hyrë në çdo shtëpi përmes rrjetit, internetit, ku shumë njerëz duke dëgjuar dhe shfletuar në internet gjëra të ndryshme rreth Islamit, kanë ndërruar idetë dhe pikëpamjet e fituara gabimisht për fenë Islame dhe muslimanët si komunitet. Pikërisht në ditët që po shkruaja diçka rreth Islamit dhe aktualitetit për t’ia dërguar revistës “Dituria Islame” nuk shkoi shumë kohë dhe shtypi anë e kënd botës bashkë me mediat dhe internetin, shkruante për misterin dhe temën tabu, rreth personit imagjinar “Osama Bin Laden” si kinse një njeri i terrorit dhe përfaqësues i muslimanëve dhe i Islamit. Por kur shikoja videot e tij më habiste fakti pse pushkën dhe rrobat i kishte amerikane, ky fakt më çudiste shumë. Për momentin mu kujtua C.I.A. amerikane çfarë stërvitje dhe rekrutime bënte për talebanët në Afganistan që ata të luftojnë kundër rusëve.

     Si duket xhaxhi/daja Sem nuk është aq budalla nga seç neve na duket. Në mënyrë indirekte përdorë talebanët duke i armatosur dhe duke i futur me ushtarët rusë në luftë pikërisht në Afganistan. Pas shpartallimit rus, koha ecën dhe pikërisht këta që prodhuan këtë grup ushtarak talebanësh, i akuzojnë si njerëz që prishin rregullin dhe kinse 11 shtatori erdhi nga këta malësorë, që për mendimin tim s’kanë lidhje për teknologjinë, e jo të rrënojnë sistemin amerikan dhe të rrënojnë kullat binjake më të njohura për kohën e zhvillimit njerëzor të këtij fund shekulli.

     Islami është i sulmuar nga të gjitha anët mirëpo ne nuk duhet harruar ajetin Kur’anor: “Ata përpiqen me gojët e tyre t’a shuajnë dritën e Allahu, e Allahu nuk dëshiron tjetër, pos t’a përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë “. (Surja Tevbe; ajeti 32)

     Islami ka për të arritur jo për inat të jobesimtarëve, por sepse kështu Allahu xh.sh., Zoti i gjithësisë, Një dhe i Vetmi dëshiron. Problemet në lindje, pra në botën arabe si rasti i Egjiptit, Libisë, Jemenit dhe shumë shtete tjera, që në krye posedojnë diktaturën dhe diktatorin si udhëheqës ideor, shpirtëror dhe material. Gjasat e korruptimit të liderit janë të mëdhaja kur ai del nga fusha e gamës së të vepruarit me Kur’an dhe Sunet. Populli është një turmë që manipulohet nga gjërat sipërfaqësore, por kreu korruptohet nga koka.

     Ne e kemi parasysh rastin e Resulullahit a.s. kur idhujtarët i ofruan pozitë, grua, afera të ndryshme që ai të dezertonte nga ideja të cilën Allahu xh.sh ia kishte zbritur. I Dërguari a.s. i kundërshtonte dhe veproi sipas udhërit të Allahut Fuqiplotë andaj çdo prijës musliman duhet të veprojë kësisoji, të ecë në konturet islame dhe jo në ato materiale apo epshërore.

     Një rast për t’u përmendur është edhe ai i Sadam Husejnit, i cili u ndëshkua në litar. Forcat amerikane hynë në Irak me postulatin se do të vendosin demokracinë atje, por prapavija e tyre ishte nafta dhe puset e bollshme me ari të zi siç quhet ndryshe.

 

                                                                                                                              Zvicër, Liestal,

                                                                                                                              25.05.2011


Ide të gabuara për fenë e qëlluar

 

     Sot manipuluesit e parave, kredive dhe kamatave si dhe shumicës së bankave botërore janë masonët apo çifutët, apo siç i quan Kur’ani Famëlartë, Beni Israilë. Sigurisht mediat filmike si ajo Holly and Wood mirëmbahet dhe drejtohet nga hebrenjtë masonë. Kuptimi i Hollywood-it apo Malit të Shenjtë, e ka marrë epitetin dhe frymëzimin nga mali ku i zbriti hz. Musait a.s. Tevrati. Mirëpo hebrenjtë ishin ata që e kundërshtuan vetë hz. Musain a.s. dhe hz. Harunin a.s. duke adhuruar viçin në vend të Zotit të gjithësisë.

     Ku mendoni se dua të dal? Këta drejtues të mediave filmike hollivudiane janë bijtë e këtyre israilëve që kundërshtuan ligjin e Allahut xh.sh. Pikërisht këta drejtojnë botën e filmit, duke manipuluar njerëzimin me nudizëm, pederastizëm, neverizëm si dhe duke njollosur Islamin dhe muslimanët me idetë e tyre antiislame dhe degjeneruese për racën njerëzore. Thoni ju përse? Sepse ata për para shkatërrojnë moralin njerëzore dhe vetë duan t’a udhëheqin botën me pasuritë e tyre të fituara në mënyrë të palejuar dhe haram. Si prishet njerëzimi?

     Në Gjermani një vëlla musliman po tregon për një grua e cila kishte dërguar fëmijtë në jetimore dhe në vend të tyre dashuronte qenin e saj. Mirëpo një ditë të bukur qeni i racës “pitbull” tërbohet dhe e han një fëmijë të pafajshëm në qytet. Gjyqi gjerman e hedhë kafshën e pronares në gjyq për t’a dënuar për vrasje dhe t’a parandalojë dëmin e mëtutjeshëm, sepse dihet çka është sëmundja e tërbimit për kafshën. Por më interesantja dhe tragjikja ishte kur gruaja qanë me lot dhe thotë: Më mirë mbytmëni mua se “bebën time, pra qenin”!!!

     Morali i jomuslimanëve që janë fundosur në jetën e kësaj bote ka rënë shumë poshtë, kështu ndodhë kur i largohemi të vërtetës, dhe Allahu xh.sh. thotë për ta: “ata janë më keq/poshtë se shtaza/kafsha”. Në një film që po shikoja nga Hollywoodi i cili si projekt mason e urrenë me çdo potencial Islamin. Shikova një grup amerikanësh të cilët nxeheshin rreth zjarrit përjashta, papritur si në formë loje një mjekrrosh kinse islamist, i cili në fenotip ishte i tëri hebre, u shfaq me dinamitë dhe i armatosur tha: “Death to the America!!!”. Nuk funksionoj kamikazllëku i tij dhe shakaja, atëherë të pranishmit e ndoqën për t’a rrahur. Ideja, manipulimi i masën dhe paraqitja e muslimanëve para masës si terroristë dhe kamikazë.

     Ideja tjetër më e rrezikshme është kinse muslimanët e urrejnë Amerikën apo ndonjë popull tjetër të caktuar, por logjika masone dëshiron që edhe përmes shakave të fus krypën dhe inatet mes popujve. Kurse vetë të rrijnë në pas-skenë, duke qeshur me jetërat e të pafajshmëve dhe muslimanët që vdesin çdo ditë në botën arabe.

     Mirëpo ne nuk do të zhgënjehemi, Allahu xh.sh. në Kur’an i përgëzon durimtarët dhe tregon për ndëshkimin e ashpër dhe hidhërimin e madh që morrën nga Allahu xh.sh., benu israilët të cilët thonë “Dora e Allahut është e shtrënguar”. Shpifën dhe shpifin për Allahun xh.sh., shpifin për hz. Isain a.s., nënën e tij të ndershme hz. Mejremen a.s., hz. Muhamedin a.s. etj.

     Por Allahu xh.sh. është Es-Sabur - I Durueshmi, dhe i lejon deri në një moment të caktuar, derisa ti kaplojë ndonjë dënim katastrofik dhe shumë i dhembshëm. Kurse Umeti i pastër dhe i vërtetë islam, pa ngatërrime, fragmentarizime ecën për të mirën e njerëzimit. Muslimani e konsideron njeriun si krijesën më të ngritur si mëkëmbës të Allahut xh.sh. në Tokë. Krijesë e cila ka misione dhe vizione të larta për të mirën e njerëzimit, jo kundër njerëzimit. Allahu xh.sh. thotë për Umetin Islam:

     Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirësi, dhe të ndaloni nga veprat e këqija, dhe ti besoni Allahut “. (Surja Ali Imran, ajeti:110) Umeti i Resulullahut a.s. është Umeti më i dobishëm për mbarë njerëzit, sepse ka detyrë dhe obligim të mbajë drejtësinë si në çështjet materiale dhe fizike, ashtu dhe në përmirësimin dhe stabilizimin e jetës shpirtërore.

     Hz. Muhamed a.s. u dërgua si mëshirë për mbarë njerëzimin. Ai sqaroi dhe urdhëroi dashurinë, bashkimin, vëllazërinë e krijesës me krijesën, duke qenë njeriu për njerinë vërtetë njeri dhe jo ujk, siç e proklamonte materializmi dialektik, i thatë, i pandjenja dhe i pashpirtë. Mekka, vendi ku muslimanët nga mbarë bota bëjnë Haxhin, që është një vend-takim vllazëror pa dallim race, ngjyre apo etnie dhe kombësie. Të gjithë bashkohen dhe miqësohen, t’a adhurojnë Krijuesin e gjithësisë. Veshja e ihramit dhe bardhësia e petkut si dhe lutjet dhe namazet janë një tregues i paqes dhe shpirtbardhësisë së muslimanit.

     Realiteti i Islamit është paqja, solidariteti, dashuria, dhe jo terrori, dhe vëllavrasja. I Dërguari a.s. ka thënë: “ Të vrasësh një njëri padrejtësisht është si të vrasësh të gjithë njerëzimin .” Viktor Hygo thoshte: “ Të këqinjtë kanë një lumturi të zezë.” Të tillë lumturi do të kenë edhe çifutët që luftojnë me mish dhe me shpirt t’a njollosin Islamin përmes formave moderniste dhe postmoderniste. Lusim Allahun xh.sh. që të na bëjë prej të mirëve dhe fundin të na bëjë të mirë dhe të na ringjallë me të mirët dhe edhepse këtë e urrejnë jobesimtarët.

 

                                                                                                                                Zvicër, Liestal

                                                                                                                                26.05.2011


Ardhmëria i takon Islamit

 

     Sot bota ka nevojë për paqe, dashuri, solidaritet, miqësi, rregull dhe harmoni. Islami si një fe e përkryer dhe e përsosur nga Zoti i gjithësisë, i ofron të gjitha opcionet e mësipërme, jo veç tyre, por edhe shumë ekuilibra të tjerë stabil në të mirë të njeriut. Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “ Vetëm i Allahut është i tërë sundimi i qiejve dhe i tokës, dhe vetëm tek Ai është e ardhmja “. (Surja Nur, ajeti: 42)

     Sot lëvizja e lirë e muslimanëve nëpër botë, mundëson takime dhe reflektime në çdo cep të botës, shpërndarjen e ideve progresive islame. Dikur atypari para 1 mijë viteve tregtarët arabë bënin tregti në të gjitha korridoret dhe anekset e botës. Krahas tregtisë ata bënin edhe komunikim masiv dhe thirrje islame. Në mënyrë diplomatike ata tregonin Islamin dhe shumë njerëz e gjenin vetveten aty dhe e pranonin Islamin.

     Sot Islami në tërë Evropën si dhe Amerikën njeh antarë të ri që hyjnë në rradhët e besimt Islam dhe pranojnë këtë fe dhe besim me dashuri. Vetëm në Gjermani, çdo vit me mijëra persona e pranojnë Islamin, ashtu edhe në Angli, Francë, Sh.B.A. etj. Duhet ditur se Islami është fe e shkencës, e dijes dhe ardhmërisë njerëzore. Gjëja e parë të cilën e krijoi Allahu xh.sh. ishte lapsi dhe i tha: “Shkruaj!”. Ajeti i parë në mënyrë urdhërore drejtuar Resulullahut a.s. ishte: “Ikre! – Lexo!”, por kjo urdhëresë aludon në mënyrë të prerë tek të gjithë muslimanët.

     Dhënia pas librit dhe bibliotekave islame dhe shkencore, ngjallë dhe vetëdijëson njeriun, duke ia bërë të ditur qëllimin dhe motivin e ardhjes së tij në këtë botë. Universitetet e para i hapën muslimanët, kur Evropa ishte ende në baltë, ndërsa Amerika ende nuk ishte zbuluar dhe formuar kulturalisht. Universiteti nga një femër muslimane me emrin Fatime, u themelua në Andaluzi/Spanjën islame rreth vitit 840, por i shumënjohuri el-Az’har, universiteti në Kajro të Egjiptit themelohet aty rreth vitit 950.

     Muslimanët në të kaluarën iu kushtonin rëndësi shumë të madhe leximit dhe librit. Kjo rëndësi i bëri ata të jenë viganë apo udhëheqës të planetit Tokë. Pasojë e ideve të injorantëve në Islam dhe sektarizimeve është dija e paktë dhe leximi me ndikime të një anshme si dhe largimi nga bazat burimore, Kur’anit dhe Sunetit. Që muslimanët të kenë të ardhme më të sigurtë, duhet të lexojnë shumë dhe teorinë Islame t’a hedhin në praktikë, kështu ata do të arrijnë të bëhen dirigjuesit kryesorë në tokën e Allahut xh.sh..

     Por gjithësesi Islami po troket dhe po ofron në çdo familje duke hyrë gradualisht dhe me një mirësi të lartë, po prek zemrën e çdo njeriu duke e kthyer atë në identitetin e tij të pastër dhe duke pranuar Islamin, fenë e mbi një miliardë muslimanëve. Ardhmëria i takon Islamit sepse kështu njerëzit do të kenë mundësinë të gjejnë qëtësinë shpirtërore dhe rregullimin moral jetësor. Njerëzit pa moral si populli i hz. Lut a.s., hz. Hud a.s. dhe hz. Salih a.s., Allahu xh.sh. i dënoi me një dënim të ashpër sepse thyen çdo mirësjellje dhe kod moral jetësor duke rënë në nivelin e shtazës e edhe më keq sesa shtaza. Ishin muslimanët e Andaluzisë/Spanjës dhe Sicilisë Islame që vendosën gurthemelin e shkencës, i hapën tunelin e Renesancës dhe i dhanë ide dhe e formuan shkencën.

     Këto të vërteta po shpalosen çdo ditë, këtë po e pranojnë dhe Ehli-Kitabët. Në një emission nga B.B.C dhe një tjetër nga R.T.L. shfaqej një emision, në të parin ishte “Islami dhe Shkenca” kurse në të dytin ishte “Thesare të fshehta të Islamit“. Nga dy kanalet e mësipërme prestigjioze evropiane, tregohej e vërteta që është mbajtur fshehur nga idetë e gabuara të njerëzimit për Islamin dhe muslimanët. Sot me lejen e Allahu xh.sh., Islami ka hyrë në çdo vend dhe e vërteta rreth Islami po shpaloset çdo ditë e më shumë.

     Në rajonin verior të Shqipërisë ku unë jetoj, komunizmi i egër i rrënoi dikund 27 xhami. Dëshiroi Allahu xh.sh. i erdhi fundi asaj diktature çnjerëzore, ndërsa xhamitë numëroheshin me gishta, ashtu edhe muslimanët si pasojë e komunizmit. Sot ka xhamia me një numër të kënaqshëm dhe thuajse çdo vit ndërtohet nga një e re. P.sh. këtë vit u ndërtua një në fshatin Margegaj, komuna Margegaj, Tropojë-Shqipëri.

     Duke parë një video të Tiranë, një vëlla i joni, nga krishterizmi kishte pranuar Islamin, ai dhe bashkëshortja e tij dhe komplet familja, dhe kur shkonte në xhami një saff mbushej vetëm me fëmijtë e tij në namaz. Një ndër faqet e mija dhe 16 administratorëve tjerë, të gjithë muslimanë me 5 kohë namaz dhe akide të fortë, faqja “Islami dhe Shkenca, Lindje-Perëndim” e cila ka në rrjetin e popullarizuar Facebook, 7 mijë e më tepër fansa. Fansat ndjekin video Islame, ligjërata nga hoxhallarët e ndryshëm, lexojnë punime islamo-shkencore etj.

     Harrova të përmend vëllezërit administratorë ose thirrësa që kontribuojnë për thirrjen islame, janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Zvicra, Italia, Amerika etj. Në vizitën time të shkurtër në Gjermani mu mundësua të vërej rritje të madhe të Islamit dhe muslimanëve, nuk kaloja 100 metra dhe shihja gra me hixhab, burra me mjekrra dhe njerëz që jepnin selam mes vehte. Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Jepni selam mes vehte, do të duheni “.

     I njejti fenomen është edhe në Francë por edhe në Itali, ku me sytë e mi pashë një grup muslimanësh dhe muslimanesh me hixhab që zbarkuan në Bari të Italisë. Për të mos harruar xhamitë në Romë e në shumë qytete të Italisë, qoftë nga italianët muslimanë, qoftë nga shqiptarët, turqit, arabët, marokenët, tunizianët, që disa peshkonin në degët e shtratit të detit Adriatik ku matanë tij shtrihet Ballkani me miliona muslimanë dhe mijëra xhami të cilat me lëvizjen e lirë të muslimanëve do të kërkojnë vatra të tjera dhe ndërtimi të xhamive të reja në tërë Evropën e në tërë botën me lejën e Allahut xh.sh..

 

                                                                                                                          Zvicër, Liestal

                                                                                                                          26.05.2011


Ideologjia e organizatave jo-Islame dhe dështimi i tyre para njerëzve dhe Islamit

 

     Normalisht që sektet e ndryshme mundohen që të krijojnë përqarje në rradhët e muslimanëve. Kemi thënë se gjithmonë kur largohemi nga Kur’ani dhe Suneti  si dhe nga dijetarët eminentë të njohur me terminoligjinë “Ixhma”, pra shumica e dijetarëve, atëherë dalim nga rruga e drejtë dhe humbasim. Resulullahi a.s. transmetohet që: “ bëri një vijë të drejtë dhe disa vija të shkurtëra anash dhe tha: kjo rruga e drejtë të dërgon drejtë Xhenetit, kurse këto të shkurtërat e kanë shkurt dhe shpiejnë në greminë të Xhehenemit “.

     Kohëve të fundit janë shfaqur me qindra organizata si: krishtere, hebreje, Ahmedij, Bahai etj. Unë kam pasur rastin qe të kem debat me shumë përfaqësues të organizatave të këtij lloji të cilat shohin ëndërra me sy qelë. Një ndër organizatat çifute të njohur si Dëshmitarët e Jehovait, të cilët kanë Biblën e vet ku dallon nga ajo katolike, ku sipas mendimit të tyre Krishti (hz. Isai a.s.) është kryqëzuar në pemë e jo në kryq.

     Miliona revista “Kulla e Rojës“ dhe “Zgjohuni“ shpërndahen, por më kot po dështojnë çdo ditë e më shumë, vetëvrasja tek ky grupacion nganjëherë shfaqet si ide e lumturisë për të gjetur parajsën, gjë e cila sipas Islami është gabim trashanik sepse Allahu xh.sh. njëriut ia ka dhënë jetën dhe Ai ka të drejtë t'ia marrë kur të dëshiron. Vetëvrasja në fenë Islame është rreptësisht e ndaluar, dhe ata të cilët e bëjnë këtë akt përfundimin e kanë në Zjarr.

     Protestantët, këta i takojnë pjesës së reformuar në dallim nga katolikët, i shmangen adhurimit të simboleve dhe nëse i pyet ata thonë: ne nuk predikojmë fe, por predikojmë atë që thotë Jezusi (hz. Isai a.s.)!!! Reformacioni ndodhi më 1517 me Martin Luterin që nga atëherë filluan të krijohen disa frakcione në Krishterim. Në meshën e tyre, muzika dhe gota e vockël e verës me substanca alkoolike është gjë e zakonshme dhe serviret me dëshirë për pjesëmarrësit. Dihet vëllezër se alkooli është dehje por edhe muzika është dehje, kur të ikën mendja dhe turbullohet, nuk din se çka vepron. Zoti na dha mendjen dhe na dalloi nga gjitha krijesat me të.

     Edhe këta të fundit janë zbehur dhe po humbasin çdo ditë dhe veprimet e tyre nuk kanë më ndikim tek masa edhepse mundohen përmes muzkës dhe lojërave shfrenuese, arritshmëria është zero. Një grup që kohët e fundit kisha rastin të isha pjesëmarrës në Prishtinë me një numër të konsiderueshëm muslimanësh, grupi i cili quhet “Kristadelfians“. Ata çdo vit frekuentojnë nëpër Evropë dhe Ballkan me seminaret dhe idetë e tyre. Dështimi i tyre vërehet me të madhe. Të gjithë pjesëmarrësit ishin muslimanë vetëm përkthyesja e tyre ishte e asaj ideje, sepse e paguanin me para të majme.

     Një ndër ta Xhon Thorb (John Thorbe) kishte shkruar një libër: “The Bible and Islam“ ku përmes disa shqyrtimeve të tij filozofike dhe parafrazuese që shpesh të bënin për të menduar sa dredharak me metodologji të theksuar anti-islame ishte. Ata vijnë çdo vit por siç vijnë, shkojnë ashtu me “bisht ndër shalë“, sepse muslimanët përmes debatit konstruktiv me ta, iu tregojnë se nuk e kanë vendin këtu dhe askund, dhe më mirë të pranojnë Islamin dhe ti kthehen së Vërtetës. Ndërsa sa i takon shiitëve, ata e bëjnë hz. Aliun r.a., sahabiun e bëjnë pejgamber, Allahu xh.sh. na ruajt, kurse për Aishen, nënën e besimtarëve e konsiderojnë të pamoralshme. Një ditë pata rastin të flisja me një kaderij, i cili çdo muhabet e lidhte me Abdulkader Xhejlaniun, duke e ngritur atë në shkallën e Pejgamberit a.s..

     Më i keq është një bid'atxhi që shpikë atë që nuk është në Kur'an dhe Sunet se një haramxhi që gabon. Kam dëgjuar për një rast në Rahovec të Kosovës që është vërtetë i turpshëm, aty ka shumë dervishë të cilët e konsumojnë alkoolin sikur ujin. Në këtë vend me plot shirkaxhi thuhet se dy të rinjë pasi të bëjnë aktin e martesës, duhet të shkojë natën e parë nusja tek dervishi, t'ia hapë portën, vërtetë turp, imoralitet dhe degjenerim i rëndë i njerëzve. Pra, aq shumë kanë krijuar bindje dhe frikë saqë e adhurojnë dhe nuset ia dërgojnë kinse për begatim apo bekim, Allahu xh.sh. na ruajt nga populli mushrik dhe i pamoral.

     Dihet se morali tek muslimanët është pika më nervologjike dhe sensibile me të cilën nuk guxon askush të luaj. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Jam ardhur të përsosi vlerat e larta të moralit“. Kurse Allahu xh.sh. në Kur'an duke aluduar në të Dërguarin Muhamed a.s. thotë:

Vërtetë ti je në një shkallë të lartë të moralit“. (Surja: El-Kalem, Ajeti:4)

     Në ditët e këtij shekulli të zhvillimeve të mëdha teknologjike, njerëzimi po manipulohet lehtë nga idetë e gabuara, ku shumë shoqata dhe organizata, në emër të Islamit bëjnë gjëra të ndaluara, të cilat nuk përkojnë fare me Islami. Andaj, muslimani i vërtetë që kapet për litarin e fesë me dhëmballë, e jo me dhëmbë, arrin t'i kuptojë këto projekte anti-islame dhe anti-njerëzore, për interesa grupore apo individuale, thjeshtë materiale apo dhe shpirtërore, ideore të keqkuptuara dhe të mos-analizuara mirë.

 

                                                                                                                                 Zvicër, Basel

                                                                                                                                 01.06.2011


Disa Pejgamberë të zgjedhur dhe muslimanë fleksibil gjatë kohërave

 

     Në këtë pikë do të mundohemi ti rrijmë temës bosht. Ideja është të paraqesim në pak fragmente disa veti/mrekulli të disa pejgamberëve dhënë nga Allahu xh.sh. si dhe disa muslimanë halife që kanë ditur të udhëheqin masat dhe ti bashkojnë muslimanët. Pejgamberllëku ka përfunduar me hz. Muhamed a.s., këtë duhet t’a kemi të qartë, çdokush që pretendon një gjë të tillë, ka dalur nga binarët e fesë dhe shpallet i pafe.

     Ideja e këtij problemi duhet të ndahet nga çka ne do të sqarojmë. Adhurimi i takon vetëm Allahut xh.sh. dhe kurrë njerëzve, sepse Allahu xh.sh. nuk ka nevojë për ortak apo shoqëri. Vëllezër të shkojmë në memorien e kohës mijëra vite më parë, kanë qenë dy pejgamberë që Allahu xh.sh. i përmend në Kur’anin Famëlartë. Hz. Da’vudi a.s., për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë:”Shembullin më të mirë e keni Davudin a.s, i cili një ditë hante dhe një ditë agjëronte, si dhe hante nga puna e duarve të tij dhe kështu ka vepruar gjatë gjithë jetës së tij”.

     Hz. Davudi a.s. ishte babai i hz. Sulejmanit a.s., dhe që të dytë ishin pejgamberë, Allahu xh.sh. ua kishte mundësuar shumë veti, një ndër to edhe përpunimin e hekurit. Hz. Sulejmani a.s. trashëgoi babanë e tij në sundim, Allahu xh.sh. i kishte dhënë forcë shumë të madhe, saqë ushtria e tij përbëhej nga: exhinët, njerëzit dhe shpendët. Saqë edhe bubërrecat i kishin frikën këtij robi të Allahut xh.sh. dhe pejgamberit të zgjedhur. Allahu xh.sh. thotë: “… Deri atëherë kur arritën mbi luginën e bubrrecave, një bubrrec tha: O ju bubrrecë, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos iu vërejtur”. (Surja: En-Neml, Ajeti:18)

     Me dëgjimin e kësaj, hz. Sulejmani a.s. buzëqeshi dhe falënderoi Allahun xh.sh. për të gjitha mirësitë që i kishte dhënë. Këtij pejgamberi, Allahu xh.sh. i kishte zbritur Zeburin, libër i zbritur hz. Davudit a.s., babait të tij. Angazhimi dhe zhvillimi i infrastrukturës dhe urbanistikës si dhe arkitekturës nga hz. Sulejmani a.s. me krijesat që Allahu xh.sh. ia kishte nënshtruar. Ndodhi që mbretëresha e Sebës, Belkiza, që ishte pagane dhe adhuronte diellin, kur hyri në pallatin e hz. Sulejmanit a.s. ajo u trondit me mirësitë që Allahu xh.sh ia kishte dhënë këtij pejgamberi, dhe pranoi besimin e vërtetë, besoi Allahun xh.sh., Zotin e gjithësisë.

     Mësimi që marrim nga ky tregim islam është se Allahu xh.sh. i kishte dhënë pushtet robit të Tij, aq pushtet saqë mund të komunikonte edhe me gjallesat dhe krijesat tjera përveç njerëzve. Çdo pejgamber ka pasur nga një mrekulli të veçantë të cilën Allahu xh.sh. ua ka mundësuar për të bindur njerëzit me fakte se janë pejgamberë dhe jo magjistarë. Rast i tillë është tek hz. Musai a.s. dhe ky një pejgamber, të cilin e ruajti Allahu xh.sh. nga kthetërat e Faraonit. Hz. Musai a.s. u rrit në shtëpi të Faraonit si fëmijë i adoptuar nga gruaja e Faraonit që ishte besimtare dhe quhet Asija.

     Adhuruese e Allahut xh.sh., dhe jo e diellit apo zotërave të tjerë paganë. Një ditë thuhet se hz. Musai a.s. të cilit Allahu xh.sh. i zbriti Tevrati, librin e shenjtë në kodrën e Sinait, si fëmijë iu kishte afruar Faraonit dhe në shenjë loje e kishte tërhequr për mjekrre, dhe Faraoni kishte reaguar:” ik ore vogëlush se një ditë kur të rritesh do të ma marrësh pushtetin”. Allahu xh.sh. kur dëshiron e ruan robin e Tij pikërisht në atë vit që kishte lindur hz. Musai a.s., Faraoni kishte dhënë urdhër që të gjitha foshnjat e këtij viti të mbyten, nëna e hz. Musait a.s. e kishte futur në një arkë birin e saj dhe e kishte hedhur në lumin Nil dhe valët e kishin dërguar përpara syve të gruas së Faraonit që nuk kishte fëmijë dhe u mrekullua nga pamjet e fëmijës dhe e adoptoi.

     Hz. Musai a.s. u rrit në oborrin e Faraonit dhe kuptonte çdo ditë gabimet dhe padrejtësitë e Faraonit që i bënte popullit të tij. Një ditë hz. Musai a.s. duke ecur shikoi dy vetë, njëri bënte padrejtësi tjetrit dhe ai hyri t’i ndante, por ai që ishte gabim reagoi shumë, dhe hz. Musai a.s. në vetëmbrojtje e goditi me lehtësi, por fuqia që i kishte dhënë Allahu xh.sh. atij, ishte prej mrekullive. Njeriu vdiq nga goditja e hz. Musait a.s. dhe kaderi i Allahut xh.sh.. Hz. Musai a.s. me këtë rast u pendua dhe vendosi që të largohet edhe nga Faraoni dhe nga ajo shoqëri e të padrejtëve. Bëri hixhret ashtu siç ka bërë Resulullahi a.s. në vitin 622 nga Mekka në Medine. Hz. Musai a.s. u nis në shkretëtirë dhe braktisi qytetin dhe padrejtësitë që bëheshin aty. Në kodrën e Sinait i zbriti Tevrati dhe iu dhanë mrekullitë, shkopin të cilin e mbante dhe bëhej si gjarpër i madh me lejen e Allahut xh.sh. dhe dorën kur e fuste nën sqetull i bëhej e bardhë dhe e pa të meta, këto dy mrekulli nga ana e Allahut xh.sh. dhuruar këtij pejgamberi.

     Hz. Musai a.s. kur ishte në takim/ballafaqim me magjistarët, ata i thonin se hz. Musai a.s. me vëllanë, hz. Harunin a.s. kanë ideologjinë që si dy magjistarë t’a mashtrojnë popullin me besimin e tyre. Hz. Musai a.s. iu tha ti hedhin ata të parët magjitë e tyre, ata i hodhën magjitë, disa shkopinjë të vegjël që lëviznin si gjarpërinjë. Hz. Musai a.s. hodhi shkopin e tij dhe u bë një gjarpër i madh që gëlltiti të gjitha magjitë e tyre. Disa nga magjistarët menjëherë ranë në sexhde dhe thanë: i besuam Zotit të hz. Musait a.s. dhe hz. Harunit a.s., që të dy vëllezër/pejgamberë të Allahut xh.sh.. Faraoni i tërbuar pas gjithë atyre fakteve, ende nuk u ndërgjegjësua dhe sërish filloi me arrogancën e tij. Faraoni iu tha magjistarëve të vet se do t’u priste duart dhe këmbët tërthorazi për shkak se iu bindën Zotit të gjithësisë.

     Përgjigja e tyre ishte ashtu siç na tregon Kur’ani Famëlartë:”Ata thanë: Pasha atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund të zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote” (Surja: Ta Ha, Ajeti:72)

     Faraoni vdiq në detin që hz. Musai a.s. e hapi me lejen e Allahut xh.sh. dhe kaloi me popullin e tij. Në momentin e vdekjes kur i erdhi shpirti në gropë të fytit, tha: besova në Zotin e hz. Musait a.s., por atëherë ishte vonë. Në lidhje me këtë po e përmendim hadithin e Pejgamberit a.s. që thotë:”Në dy raste nuk pranohet pendimi:1) Kur shpirti është në gropë të fytit dhe 2) Kur lind dielli lind nga perëndimi”.

     Sa i përket hz. Isait a.s., pejgamber të cili Allahu xh.sh. i zbriti Inxhilin, dhe krishterët më vonë nga Pali, që ishte korruptues numër një i shkrimeve biblike, të cilat u ndryshuan. Hz. Isai a.s. ishte një pejgamber, modest, të cilin Allahu xh.sh. e krijoi pa baba, si shembulli i njeriut të parë në tokë, hz. Ademit a.s., i cili u krijua nga balta, pa nënë dhe pa baba. Duke mos i rënë gjatë, hz. Isai a.s. i urdhëronte beni israilët që të adhurojnë Allahun xh.sh. dhe jo atë, ai u tregonte se ishte një i dërguar si të gjithë të dërguarit e mëhershëm.

     Hz. Isai a.s. nuk u kryqëzua dhe as nuk u vra, atyre iu përngjasua. Atë e morri Allahu xh.sh. dhe e ngriti të qiell dhe e shpëtoi nga mizoria romake dhe tradhëtia izraelite. Në kryq u kryqëzua Juda, i cili kishte tradhëtuar mësimet e Inxhilit dhe idetë e hz. Isait a.s. dhënë nga Allahu xh.sh. me shpallje. Hz. Isai a.s. ngjallte të vdekurin dhe shëronte të sëmurët me lejen e Allahut xh.sh.. Ndërsa hz. Muhamed a.s. është vulë e të gjithë këtyre pejgamberëve ku pas tij nuk do të ketë më tjetër. Pejgamber ky, të cilin i zbriti Kur’ani si Dalluesi të Vërtetës nga e kota si dhe Sqarues për njeriun duke e nxjerrë nga errësira në dritë.

     Hz. Muhamed a.s. është i dërguari i fundit dhe ne jemi pasues të Traditës së tij. Vetitë e tij, diplomacia, morali, idetë si dhe zgjedhja e tij si Emin/Besnik dhe njeri i dërguar për mbarë njerëzimin flasin shumë: Në një ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë në listë rënditet i pari. Ai me lejen e Allahut xh.sh. edhepse analfabet, nxorri nga pellgu i errtë i injorancës popullin arab dhe duke shpënë këtë ndriçim dhe udhëzim në tërë botën, ku edhe sot me shumë se një miliardë e gjysmë muslimanë ndjekin këtë rrugë të sigurtë dhe të drejtë.

     Ai ndau hënën me lejen e Allahut xh.sh., dhe nga gishtat e tij, pinë ujë me qindra ushtarë muslimanë. Ai tregoi për të kaluarën, vendosi ekuilibrat dhe drejtësinë e Allahut xh.sh. në Tokë në të gjallë të tij. Paralajmëroi dhe tregoi për të ardhmen, nga ajo që Allahu xh.sh. i ka shpallur. Pra, këta pejgamberë dhe shumë të tjerë që janë përmendur dhe që nuk janë përmendur në Kur’an, janë misionarë dhe thirrësa, që të adhurohet Allahu xh.sh. si Një dhe i Vetëm. Njerëz fleksibil kanë qenë dhe sahabët, tabiinët dhe tabii’tabiinët, këto gjenerata të arta si dhe dijetarët e Sunetit dhe Akides së pastër deri në ditët e sotme.

     Tani do të flasim rreth disa personaliteteve në historinë islame, po shumë kalimthi. Umer ibn Abdulazizi i cili kur çliroi Jeruzalemin iu dhanë qelësat e kishave, sepse priftërinjtë më shumë u besonin muslimanëve sesa vetë krishterëve të tyre. Ai udhëheqi me tolerancë ndaj feve të tjera si halife dhe punoi me ligjin e Allahut xh.sh. Tarik ibn Zijadi dhe Musa ibn Nusejri të cilët çliruan Spanjën, duke e lulëzuar Islamin atje për afro 800 vite. Salahudin Ejubi, i cili në shek. XI-të mbledhi fiset saraqene, aziatike duke riçliruar Jerusalemin nga kryqëzatorët, pas fitores ai nuk masakroi askënd, dhe as maltretoi por i la të lirë ku disa shkuan dhe disa qëndruan. Ky njeri me besim të lartë arriti ti bashkojë muslimanët në momente shumë kritike. Sulltan Mehmet Fatihu i II-të cili e çliroi Stambollin nga dinastët bizantinë dhe ktheu Aja Sofinë në xhami dhe atje Islami lulëzoi më 1453 kur ndodhi ky çlirim.

     Njerëz të tillë kishin Akide të fortë dhe bindeshin urdhërave të Allahut xh.sh. andaj ditën të udhëheqin dhe të çlirojnë me mençuri dhe maturi.

 

                                                                                                                          Maqedoni, Shkup

                                                                                                                          05.06.2011


Islami dhe shekullarizmi

 

     Njeriu i parë Ademi a.s u krijua nga llojet e tokave të ndryshme dhe si krijesë e Allahut ishte e padijshme dhe e panjohur me botën që e kishte përpara ashtu siç është një foshnje apo fëmijë i vogël që është impulsiv dhe dinamik të njohë të panjohurën, ashtu Allahu xh.sh. i dërgoi melaiket tek Ademi a.s., babai i njerëzimit, që ato t'ia mësojnë atij emrat e sendeve.

     Islami është dituri për njëriun shpalljet hyjnore janë të drejta nga Krijuesi i gjithësisë, Allahu xh.sh i cili ua dërgoi rradhazi profetëve si p.sh.: hz. Musait a.s., (Tevratin), hz. Davudit a.s. (Zeburin), hz. Isait a.s. (Inxhilin) dhe hz. Muhamedit a.s. (Kur'anin). Gjitha këto libra hyjnorë janë fjala e Allahut xh.sh. e cila iu përshtat kohës dhe rrethanave ekzistuese të shoqërive jetësore të çdo brezi dhe gjenerate. Në secilin libër hyjnor kemi udhëzuesin e jetës për larmitë e ndryshme të fushave që ndjekë krijesa njerzore, si fjala vjen: Shkencën, ligjet, rregullat, moralet, udhzimet, dhe çdo gjë që i nevojitet njeriut në jetë.

 

I. Dallimi dhe diferencimi

     Librat hyjnor të përmendura më lartë ishin për shoqëritë e mëhershme duke u ndarë në stade dhe cikle jetësore periudhash, me përjashtim të librit hyjnor të fundit, pra Kur'anit i cili është valid edhe për kohën tonë sepse i takon periudhës së fundit të përmbylljes së kapitullit njerëzor ashtu siç ishte profeti Muhamed a.s si përmbyllës i pejgamberëve dhe vulë e tyre. Kur'ani në dallim prej librave të mëhershëm nuk u ndryshua, u ruajt nga Krijuesi sepse si i tillë ishte dhe është destinuar të përmbledhë gjithë vëllezërit e tij dhe vet si i fundit të na udhëheq gjer në fundin e kësaj bote.  

     Leximi logjik i gjithë librave të mëhershëm dallon dhe vëren kundërthënie të mëdha, si në Tevratin e ndryshuar apo Torën ashtu dhe në Inxhilin e ndryshuar apo Biblën ku edhe emrin e merr nga Byblosi i Fenikasve në rajonin e Libanit të sotëm ku panteon apo kryezot i zotrave ishte Hyu Baal, Kur'ani e permend në kohën e hz. Iljasit a.s.. Sa i takon Tevratit apo Torës i cili manifeston dhunën dhe terrorin e ekstremistëve hebrenjë ku e shprehin qartaz se “ata që nuk janë në lidhje gjaku hebrenjë duhet të vriten si derra e edhe më keq”. Rrënjët sekulariste edhe pse nocioni është modern ku dhe vetë fjala modernizëm u përdor nga priftrinjtë për ti dalluar shkrimet e tyre të vjetra nga ato të rejat. Shekullarizmi apo ndryshe siç njihet në fjalorin e sociologjisë “lëvizja kundër feve apo fesë” është paraqitur në kohëra dhe më të hershme se ajo e shek. të XX-të.

     Nga të gjitha religjionet e mëdha të botës, vetëm krishterizmi selinë e vet nga Jerusalemi e vendosi në Romë, duke simbolizuar kështu Perëndimizimin e krishtërimit dhe përfshirjen shkallë-shkallë dhe suksesive të elementeve të Perëndimit, të cilët në histori kanë prodhuar dhe përshpejtuar momentum të shekullarizmit.


 

II. Ku lindin pasojat?

     Perëndimizimi dhe ngjallja e ideve pagane artistike apo illuminative përmes artit vizuel me shtatoret dhe idetë monstruoze të shoqërive solli pasoja ndikuese të mëdha. Popujt filluan të mos i adhurojnë idetë burimore dhe të sakta por ato të ndikuara nga filozofia laike, mitike, sekulariste e përzier në traumat e shoqërive injorante e të padijshme duke vrapuar pas këtyre ideve siç vraponin barbarët dhe sllavët pas pasurive dhe plaçkës duke djegur dhe rrënuar kulturat me vlera tejet të çmueshme.

     Shprehja “jepni Cezarit atë që i takon dhe jepni Jezuit atë që i takon” është një sllogan apo parullë që sekularistët e përdorin si kinse ndarje e fesë nga shteti kjo shprehje është kokë e këmbë politeizëm filozofik i indoktrinuar dhe i injektuar tek masat e gjëra duke e krijuar vendin e vet si temë absolute dhe e padiskutueshme. Ne jemi dëshmitarë se njeriun i madhi Allah e mësoi të shkruaj dhe mësoj, dhe e krijoi në formën më të bukur, t'a mënjanosh këtë dhe t'a ndashë një të vërtetë që përmban gjitha të vërtetat në dy, pra atë “Laike dhe Fetare” ku bile bile ka filluar e para të mbizotëroj shumë tek shtetet dhe masat e gjëra globale.

     Vetvetiu krijohet një idol e ai është adhurimi i simboleve sekulariste-laiciste apo siç e quan Bibla “Cezareske publike“ dhe lihet pasdore ajo e shenjta dhe mbi të gjitha ajo që e udhëheq sistemin e gjithë kësaj krijimtarie që ka një Krijues dhe Rregullator. Atdheu apo flamuri ide e rrënjosur tek masa theksohet tepër duke u adhuruar dhe duke harruar konceptin hyjnor dhe tek disa fe kyçe, idetë e saja i dirigjon si të dojë pushteti laik .

 

III. Islami - e Vërteta dhe shekullarizmi - e pavërteta e arritur

 

     E vetmja fe e cila nuk ka ndryshime dhe i vetmi libër i cili u ka rezistuar kohërave është Kur'ani. Allahu xh.sh thotë: “Ne me Madhërinë Tonë e zbritëm Kur'anin dhe Ne jemi mbrojtës të tij.“ Shekullarizmi u shfaq në periudha të ndryshme ndërsa kulmin e arriti në kohërat moderne dhe bashkëkohore duke luftuar politikisht dhe në mënyrë diplomatike t'a ndajë pushtetin nga feja, gjë të cilën e arriti t'a bëjë.

     Origjina e tij rrjedhë nga hyjnitë pagane dhe mendimet e lashta të popujve Beni Izraelit që luftuan të vërtetën, i rrahën, i keqtrajtuan, i vranë dhe masakruan profetët, ishin të pabindur ndaj urdhërave të Zotit shpallur pejgamberëve, ishin mosbesues, mohuan dhe morrën hidhërimin e të madhit Allah xh.sh pasiqë e tepruan me mohimin, abuzimin, mospërmbajtjen dhe teprimin e tyre kundër rregullave hyjnore gjatë ecejakjeve kohore që nga gjeneza e njerëzimit të pabindur plotësisht.



Tropojë/Shqipëri 2011




Miti, komunizmi dhe historia

 

     Kur debatoja me profesorët dhe me disa studentë të katedrës së Historisë, gjithmonë ata mendonin se nuk do të kenë pengesa në disa tema që trajtonin, mirëpo ata nuk e dinin se kultura,  leximi dhe studimi që mund të bëjë një njeri i thjeshtë mund të ngre teori aq të forta sa të hedhë poshtë tërësisht idetë bindëse verbale që mund të jenë formuar nga miti ose komunizmi të paraqitura në në këndin historik.

     Historia e mentaliteteve si fjala vjen studimi i figurës së: Skënderbeut, Hitlerit, Stalinit, Mahatma Gandit, Enver Hoxhës etj., na paraqet para nesh disa figura që janë hiperbolizuar nga masa tejmase duke u mitizuar aq shumë sa të arrijnë gradën e lartë të kultit, duke u bërë hyjnorë, nganjëherë duke thyer edhe këtë doktrinë duke dalë mbi hyjnizim apo shkurt e shqip duke i shpallur luftë Hyjnisë dhe Profanes, tek komunizmi kjo dukuri katastrofike për kulturën dhe qytetërimet.

     Njeriu i parë në rruzullin tokësor u ballafaqua me shumë gjëra si fjala vjen me: krimin, vrasjen, shiun, borën, erërat, tërmetet, dukuritë evolutive natyrore, hyjnore, fizike dhe metafizike.
Por njeriu nga ideologjitë e dështuara u kthye në një temë tabu duke anatemuar të vërtetën reale shpeshherë duke e falsifikuar atë me të madhe.


Koha dhe njerëzimi ndahet në këta sektorë: 

 

1. Kur njeriu u informua për shumë gjëra dhe njihte një Zot.

2. Kur njeriu e humbi rrugën e vërtetësisë duke ndërtuar zota gjigandtesk nga vet dora e tij.

3. Kur njeriu filloi të mendoj dhe konceptoj veten se ai vet është zoti.

4. Kur njeriu filloi ti adhuroj kafshët, bimët, shpezët etj.

5. Kur njeriu filloi të analizoj dhe mendoj duke krijuar idetë materialiste duke ndjerë dhe nuhatur vetëm anët e prekshme.

6. Kur njeriu filloi të shikoj industrinë, anën ekonomike më vonë edhe teknologjike, dixhitale, kompjuterike etj..

 

     Sipas mendimit të Melkos, që e përmend Huntingtoni, ekzistojnë së paku dymbëdhjetë qytetërime kryesore, shtatë prej të cilave nuk jetojnë më: (i Mesopotamisë, Egjipti, Kretës, ai Klasik, Bizantin, Mezoamerikan dhe i Andeve) dhe pesë që vijojnë të jetojnë (Kinez, Japonez, Indian, Islam dhe Perëndimor). Këtyre pesë qytetërimeve do të ishte e dobishme t'u shtoheshin në botën bashkëkohore:qytetërimi Ortodoks, Latino-amerikan dhe ndoshta qytetërimi Afrikan. Ndër qytetërimet kryesore të sotme, sipas Huntingtonit janë :

 

1. Sinik, 

2. Japonez,

3. Hindu,

4. Islam,

5. Ortodoks,

6. Perëndimor,

7. Latino-amerikan,

8. Afrikan (i mundshëm).


     Duke u ballafaquar me këto sfida, disa civilizime mbetën të prapambetura duke u trashëguar nga një shoqëri meskine diletantësh, duke i përtërirë ato në shoqërinë e integruar njerzore.
Ide të tilla ishin si fjala vjen: Obskurantizmi (doktrina kishtare që i kundërvihet me çdo gjë shkencës dhe avancimit njerëzor) apo teoria e evolucionit duke sjellur mostra dhe ekzemplarë të falsifikuar, duke e krahasuar njeriun me majmunin, duke nxjerrë në skenë idenë e rracave superiore dhe inferiore.

     Komunizmi e ka gjenezën më heret se komuna e Parisit, sepse shumë e mendojn këtë, edhepse ky u theksua nga: Marksi, Lenini, Bolshevikët etj.. Problemi duhet parë thellë pa konspiracione, kur përmendëm civilizimet dhe qytetërimet e hershme duhet theksuar se disa qytetërime në vakuum e sipër janë zhdukur mirëpo disa i kanë rezistuar kohës dhe faktorit ambient apo natyrë siç i thonë natyralistët, ata që i shpëtuan apokalipsit mbajtën ego të fortë se janë më superiorë se ata tranzitët që kishin jetë nomade apo endacake por në mesin e tyre nuk mund të themi se nuk kishte të mire që i shërbyen njerëzimit me shkrime, ide dhe të mira të përgjithshme.

     Idetë e popujve apo grupacioneve të egra, të frymëzuara me idenë e plaçkës si fjala vjen: popujt sllavë, dhe ata grabitës siç ishin: hebrejtë, që vraponin pas luginave dhe vendeve me pasuri e minerale të çmueshme, u materializuan dhe filluan t'a shikojnë botën me syrin e monetës apo anës fizike çka është e prekshme nga dora, ku më vonë mesjeta e quan prodhim manifakturist, e më vonë modernizmi, industrializmi, kapitalizmi etj..

     Miti i sistemit një partiak u zhvillua shumë në vendet që mendonin botën e egërsisë dhe dhunës cenzuruese nga qendra, si p.sh.: Faraoni, Perandori, Mbreti, Monarku Absolut, dihet ku u shfaqë kjo ide me të madhe në vendet sllave, aziatike, duke ardhur edhe në disa vende të Evropës fatkeqësisht. Gjeneza e historisë së njerzimit kaloi trajektore të ndryshme por njeriu i arsyeshëm arriti t'a kuptoj se ku ishte marrëzia dhe rënia e tij, duke qenë koshient me veten filloi të mendojë më shumë duke i thënë stop mitit dhe komunizmit i cili i solli miliona viktima njerëzimit.


                                                                                                                                     Prishtinë 2011


Çfarë duan  Shqiptarët ?

 

     Origjina jonë shpesh herë paraqitet në suaza interesante. Nganjëherë mendohet thellë se gjeneza jonë fillon nga pellazgët tek ilirët, mandej arbërit e deri tek shqiptarët. Herodoti e tregon qartë paganizmin e shthurur të pellazgëve që e rrethuan Dodonën dhe në lapidarët e tyre famëmëdhaja bënin dhurata për perënditë e Olimpit. 

     Lindja dhe perëndimi shpeshherë paraqiten si një dritë-hije apo një strumbullarë i gjenezës së të menduarit njerëzor. Lufta e pandarë e ndjeku dhe po e ndjekë njerëzimin në ballafaqimin e dy rrymave të kundërta, asaj monoteiste me atë politeiste. Shpeshherë monoteizmi triumfon, por ka epoka që gjendet në minorancë, sepse ka raste që politeizmi bëhet modë, varësisht nga rrethanat e kaosit logjik të të menduarit arsyetueshëm nga njerëzit. 

     Pellazgët ashtu si etrurët në vakuum e sipër zbritën nga lindja dhe e përfshinë perëndimin. 
Ideja e tyre politeiste filloi të ndërtojë zota dhe shtatore duke ua ndrruar emrat si fjala vjen, tek romakët Jupiteri, e tek grekët Zeusi. Shqiptarët si përfaqësues të denjë të popullit arbëro-ilirë, kishin një periudhë tranzite grupacionesh fisnore-klanore, dukuri e tillë e theksuar edhe në ditët e sotme që shoqëritë moderne janë të integruara në botën e teknikës. 

     Politika e perandorisë bizantine i quajti shqipëtarët-arbëror, romej, në shenjë mospërfillje dhe inferioriteti ndaj tyre, politikë e cila do të zgjasë me idetë e saja të rigjeneruara deri në kohën moderne e bashkëkohore. Këtë e dëshmon qartë ringjallja e Naçertanijas dhe Megalidesë më 1844, e para serbe dhe e dyta greke, kurse të dyja projektohen në të njejtin vit dhe janë një brumë me origjinë bizantine, por me një synim, ngrënien e presë ballkanike në mënyrë specifike, atë shqiptare, duke penguar autonominë dhe pavarësinë shqiptare. 

     Perandoria Osmane e keq-interpretuar nga pseudo-shkenctarët komunistë dhe pan-sllavistë në historiografi është falsifikuar dhe i është mveshur një imazh tepër i keq për shqiptarët. Nuk mund të lë pa përmendur: Mimar (Arkitekt) Sinanin, Halil Patronën, Sami Frashërin e shumë figura të tjera të njohura, disa prej tyre të përmendura në veprën e Samiut: “ Kamus el-A’lam ”. 

Çka kërkojnë shqipëtarët? Bashkimin Evropian, i cili po ua rrjep lëkurën e po u thotë integrohuni, se ne nuk qenkemi të integruar dhe të kulturuar e paqësorë më shumë sesa serbët. Se çfarë bënë serbët, ka shumë të flasësh por dy gjëra do të përmend : 


1. Masakrën dhe gjenocidin ndaj myslimanëve të Srebrenicës në Bosnjë, dhe 

2. Masakrën dhe gjenocidin ndaj myslimanëve të Reçakut në Kosovë. 

 

     Pra, kjo është Evropa, e cila në vitin 1913 e ndau Shqipërinë, duke i dhënë sllavëve të ardhur tokat shqiptare dhe duke i ndarë vilajetet që Perandoria Osmane ua kishte lënë shqipëtarëve si prona, që t’i udhëheqnin dhe menaxhonin për të mirën e tyre. Sipërfaqja gjeografike e shqipëtarëve dokumentohet qartë përmes këtyre dy të dhënave statistikore: 


1. Gjatë Perandorisë Osmane, Shqipëria etnike me 1912 i kishte 52.000 km² dhe 1.550.000 banorë, nga këta ishin 1.330.000 ose 83% shqiptarë. 

2. Shqipëria e pavarur pas 1912 i kishte 28.000 km² dhe 740.000 banorë, nga këta 96% shqipëtarë. 

 

     Pra këtu vërehet se kush na ndau dhe kush na mbajti unik me njëri-tjetrin. E ardhmja nuk është Bashkimi Evropian ku në emër të tij, droga, prostitucioni, alkooli, vetëvrasja, korrupcioni, dhuna e shumë e shumë dukuri të fëlliqura që manifestohen si shkak i humbjes së logjikës dhe kulturës etike njerëzore morale e fetare. 


                                                                                                                                   
Prishtinë  2010


Islami dhe civilizimi perëndimor

 

     Lindja dhe perëndimi e ka gjenezën shumë të hershme sa vetë ekzistenca e njeriut që filloi të kapë gjërat e padijshme në rrethin apo ambientin që e rrethonte. E pushtuar me ngjyra dhe kultura atraktive lindja ashtu dhe perëndimi kishin hyrje dhe dalje që nga parahistoria duke vazhduar në antikitet me ngritje në mesjetë në linjë të vazhdueshme me epokën moderne dhe bashkëkohore në kohë dhe hapsirë. Fjala “Islam” ka derivuar nga rrënja e fjalës “SLM” që në gjuhën arabe,veç të tjerash, do të thotë “paqe, pastërti, nënshtrim dhe bindje.”

     Ndërkaq, në kuptimin fetar “Islam” do të thotë: “Nënshtrim ndaj Zotit dhe bindje ndaj ligjeve të Tij”. Lidhja ndërmjet kuptimit gjuhësor dhe fetar të kësaj fjale është e qartë dhe e fuqishme, e cila ka zënë vend në lindje dhe perëndim gjatë çdo kohe që ka frymuar njeriu.

I. Pasiviteti lindor dhe gjallëria perëndimore

     Edhe pse kulturat dhe qytetërimet e hershme fillojnë dhe vijnë nga lindja si nga qytet-shtete e para “Mesopotamia, Egjipti, Babilonia, Fenikia etj.. Ne jemi dëshmitarë të një tranzicioni dhe vakuumi të madh kulturash që barten nga lindja në perëndim. Grekët fjala vjen marrin alfabetin nga fenikasit, etrurët të shpërngulur nga zia e bukës nga Azia, sipas Karl Grimbergut, e ndërtojnë Italinë, pellazgët e krijojnë mitin edhe këta të ardhur nga lindja. Kultura e Kretës dhe Troja e famshme e Homerit e kanë zanafillën dhe pikën orientuese në lindje edhe pse perëndimorët bënë revolucion modern me këto ide duke i artikuluar dhe praktikuar në të mirë të tyre.

II. Koncepti Islamo-perëndimor

     Historiani anglez Xhemberi shkruan: “Vërtetë lapsi nuk është në gjendje ti shkruaj tërë kontributin e muslimanëve për kulturën, civilizimin dhe lumturinë e jetës së njerëzve“.  Ata ishin që kultivuan evropianët dhe promovuan progresin e tyre.

Kurse Zhan Bertrand, profesor në Universitetin Kembrixh shkruan: “Kur Evropa po mbytej në pikëllim, mjerim, varfëri materiale dhe shpirtërore, muslimanët e Spanjës ndërtuan një civilizim të madh, me një sistem të jashtëzakonshëm ekonomik. Spanja muslimane ka luajtur rol të rëndësishëm në shfaqjen dhe zhvillimin e industrisë, shkencës, filozofisë dhe poezisë. Në shek. XIII-të Islami kishte bërë ndikim tek mendimtarët më të shquar të Evropës, siç janë:Dante dhe Toma Akuini. Prandaj, Spanjën duhet emërtuar si fanar të civilizimit evropian”.

     Islami dhe civilizimi perëndimor janë lidhur ngusht së bashku që nga gjeneza e ekzistimit të popujve semitik dhe indoeuropian duke imituar kulturat e palëve ndërmjetëse dhe duke nxjerrur në pah doke, zakone, kostume, shprehi, ngjyra tradicionale të reja jetësore në shoqërinë ndërkontinentale.


                                                                                                                                     Prishtinë 2010

 

                                                                                                  

 

 

 

 

 Islami dhe shekulli 21

 Në këtë temën islami dhe shekulli XXI që e jetojmë  po e ndërlidh me fjalën islam që ka kuptim “Paqe,nënshtrim,harmoni,bindje”. Shekulli 21 apo ky të cilin po e përjetojmë ne brezat e rinjë duket shum interesant për kohën.Pse duket interesant sepse i përshtatet çdo sistemi dhe kohe.Sot njerëzimi dhe bota lindore dhe perëndimore ka nevojë shumë për Islam.Me mijra,gjerman,anglez,italian,francez kthehen në islam çdo vit,kjo duket se njerëzit janë të zhgënjyer nga bestytnit dhe idolet boshe te cilat shpesh her duken absurde për një evropian me logjik të pastërt.Përkundër shpifjeve dhe sulmeve të anti-islamëve ndaj këtij religjioni të pastër,Zoti i plotfuqishëm u drejtohet me këto fjalë në Kuranin famlartë pabesimtarëve : 

 "Ata dëshirojnë me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut,e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë!" (et-Tevbe, 32)

Më ra rasti të shoh një fenomen ekstremisht interesant,një ushtar i K-forit po kthehej tek familja e tij në amerikë , i cili kishte urrejteje ndaj islamit dhe muslimanëve dhe luftonte në Irak,me tu kthyer në shtëpi nuk arriti dot tu besonte syve të ti,gruaja i ishte mbuluar dhe vajzat poashtu kurse djali falte pes vaktet namaz.I pikuan lotët në sy dhe pas kësaj e kuptoi realitetin , se Islami nuk është ashtu siç ai e ka menduar pasi shfletoi dhe kuptoi mir librin e Allahut të plotfuqishëm,vet fjalën e tijë  Kuranin famlartë dhe të qartë.Feja islame në Europë eshte bërë një nga ceshtjet më të debatueshme në qarqet mediatike dhe akademike përsa i takon rolit dhe pozicionit që kanë muslimanet ne shoqerite perendimore, apo identitetit te tyre. Ideja e nje shkrimi te tille me lindi nga nje artikull qe lexova ne gazeten "Telegraph" sipas së cilës Islami është feja më e praktikuar ne ishullin britanik.  Gazeta i referohet nje studimi te bere nga nje organizate e quajtur "E ardhmja e kishes" e cila parashikon qe ne vitin 2040 numri i muslimaneve qe marrin pjese ne faljen e dites se premte do te jete dyfish me i madh sesa numri i te krishetreve qe marrin pjese ne sherbimet e dites se diel. Sipas raporteve te paraqitura nga qeveria britanike dhe burimeve akademike, statistikat e vitit 2004 tregojne qe rreth 930000 muslimane shkuan ne xhami të pakten një herë në javë, krahasuar me 916000 ndjekës të kishës së Anglisë.Sipas studimeve të bëra nga organizata tepër prestigjoze, Islami eshte tashme feja me rritjen me te shpejte ne Europe. Me teper se 53 milion muslimane jetojne ne Europe, 14 prej te cileve ne BE. Franca ka numrin me te madh me 5.5 milione, ndjekur nga Gjermania me 3.2 milione dhe pastaj Mbreteria e Bashkuar me 1.8 milione, Italia me 1 milion. Hyrja e  Shqipëris në BE është një plus i madh për lëvizjen e lirë të muslimanëve në tokat perëndimore ku ata do të munden ta përhapin islamin jo vetëm Brenda territorit te tyre gjeografik por edhe ne diaspor tek bashkvendasit e tyre si dhe tek te huajt duke njohur gjuhet evropiane kjo është një indikator tregues për të mirën e popujve jo islam që të përqafojnë islamin dhe të hyjn në rradhën e muslimanëve që i ndihmojnë të tjerët.Tani me kujtohet thenia e mendimtarit dhe poetit nobelist mendimtari me i njohur i klasikes gjermane Gete. Ne janar te vitit 1814 ai mori pjese ne nje falje kongrecionale te se premtes bashke me muslimanet e ushtrise ruse te car Aleksandrit ne gjimnazin protestant te Vajmarit. Në letrën për Treban me 5.1.1814 ai shkruan: "Kur bëj fjalë për shpaljje  me duhet te verej se ne kohen tone po ndodhin gjera per te cilat asnje pejgamber nuk do ta kishin lejuar te fliste. Kush do lejohej perpara disa vitesh qe te bente te ditur se ne auditorin e gjimnazit tone protestant do te mbahej sherbese hyjnore muhamedane dhe se suret e Kuranit do te murmuriteshin në të, por ja që kjo po ndodh, dhe ne morëm pjesë në shërbesen bashkire, pamë mullain e tyre dhe u uruam mireseardhjen princërve të tyre në teater. Mu be nje nderim i veçantë duke mu dhuruar një hark dhe shigjetë, të cilat në kujtim të përjetshëm do ti var mbi oxhakun tim sapo Zoti tu kete dhuruar këtyre mysafireve te dashur nje kthim të mbarë." Bernard Shaw, nje gjigand i letërsisë Botërore për islamin shprehet kështu: “Gjithnjë e kam çmuar lartë besimin e Muhammedit, thjesht përshkak të vitalitetit të tij të jashtëzakonshëm. Mendimi im është se, Islami është besimi i vetëm i aftë, që të drejtojë me sukses ndryshimet e shumta të jetës. Unë parashikoj që Evropa, më në  fund, do të pranojë fenë islame."Gjë e cila po ndodh me të madhe në shekullin që po e jetojmë dhe ne gjenerata e re dhe mesatare e umetit Muhamed a.s

Prishtinë 09.03.2011

Idea e islamit tek ilirët

 

Shpesh historia, manipulohet,instrumentalizohet,korruptohet. Korruptuesit më të mëdhenjë janë ata që kanë në dorë frenat e shtetit,në mënyrë që ta bëjnë historinë interes,klientelë që ti servirin çfarë t’ua do qefi.

Ilirët shtriheshin nga Istri në Ambraki,ishin popull i stërlashtë që la pas shumë gjurmë të kulturës,materiale,shpirtërore,fizike,ideore,civilizuese,historike.

Problemi më i madh është se mbishkrim ilir ende nuk kemi gjetur,vetëm disa fjalë aty-këtu që mendohet të jenë ilire,të gjetura në mbishkrimet romake,pra në ato të pushtuesit,që kan marrur ndonjë puntorë ilir pranë t’ju shërbejë dhe ai ka lënë ndonjë fjalë aty-këtu të gdhendur në pllakate guri e mermeri.

Të hyjmë në temë direkt,ku do paraqes disa dëshmi.çdo njeri paraqet teori të paqendrueshme,si ajo e darvinit që ishte gafë apo dështim i perjudhës,industrialiste.

 Ilirët janë popull që mendohet të kenë ardhur nga pellazgët,disa historianë pajtohen,kurse kemi disa që nuk pajtohen.

Pëllazgët vijnë nga lindja këtë e paraqet kultura,materiale,shpirtërore e kulturore.

Në lindje,lindën të gjitha fetë e pastra që adhuronin një Krijues Allahun apo Elohun dhe kishin pejgamber të ndryshëm,zbritë librat dhe fletushkat që orjentonin njerzit kah e vërteta besimi monotesit në një Zot Allahun suprem.

Librat si Zeburi,Tevrati,Inxhili e Kurani libri i fundit udhëzues për mbar njerzimin.Duhet ditur se çdo pupull ka pasur pejgamber mësues të dërguar mëkëmbës të Allahu në tokë.Allahu thotë : "Çdo popull ka pasur Pejgamber." (Junus: 47) 

"Ne, çdo populli i kemi dërguar nga një Pejgamber. (Ata u thonin atyre): "Adhurone All-llahun e shmanguni idhujve!" (En-Nahël: 36) 

Në shumicën e qeramikës të gjetur në perëndim,ose është kultur lindore ose imitim i sajë.

Disa historianë fatalisht duke mos e kuptuar nocionin “islam” e pikasin atë vetëm në shekullin VII-të se islami dhe muslimanët vijnë nga kjo perjudhë.

Literatura komuniste e quante muhamedanizëm,kurse antarët e kësaj feje muhamedanë. Ngatërrimi lind këtu tek moskuptimi,lingusitik i fjalës islam që përkon me çdo kohë dhe ideologji të çdo libri monotesit dhe ide të çdo pejgamberi që ka parashtruar në çdo kohë apo hapsirë.

Islami ka ekzistuar me njeriun e parë,sepse është ide e mësimit të njeriut të besoj një krijues Zot të vetëm të adhurohet .

Një Zot kishte Ademi a.s apo Adami,një Zot kishte Nuhu apo Noa,një kishte Ibrahimi apo Abrahami,Musa apo Moisiu,Isa apo Jezusi,dhe Muhamedi a.s si vul e pejgamberëve.

Gruaja dardano-ilire në Kllokot e gjetur, si dhe shumë tjera murale gurore të gdhendura paraqesin në kokë shaminë dhe rreth ballit mbështjellsin,si dhe tunikën e trupit. Ajo daton rreth shek III p.e.s.

Në të gjitha librat e mëhershme,dhe popujt e civilizimet turpi ka qënë pjesë e shoqërisë,poashtu dhe asaj ilire.Atëherë kur turpi apo morali ka rënë shoqëritë janë degraduar.

Element tjetër tek ilirët është edhe “tunika” mëngë-gjatë,e njohur ajo Dalmatine,e cila mbulon komplet trupin,si dhe fustanella mëngë gjatë dhe e gjërë.

Në çdo shoqëri sikurse sot,kan jetuar paganistët apo politeistët,por krahas këtyre ka jetuar shoqëria e pastërt me besim në një krijues Zot.

Ilirët ishin të njohur për peshkim.dhe njiheshin si kultivues të bujqësisë dhe blegtorisë.

Nekropolet apo tumat,dëshmojnë shumë gjurmë se ilirët kan besuar në botën e përtejme dhe ringjalljen. Ata kan qënë popull modest dhe jo kryelartë si perandorët romakë që kalin deshtën ta bënin senatorë ne senatin romak,i njohuri diktatori Kaligula,apo si Neroni qe djeg qytetin dhe kulturën.Niveli i ulët nga të mirat e tepërta,pranonte çdo lloj besimi siç Konstandini her ishte pagan e her krishter. Mirëpo Shën Lauri dhe Shën Flori vdiqë në tempull bazilikë jo kish me kryq,ishin besimtarë besun vetëm një Zot dhe Isain si pejgamber të tij ,shtu siç besuan Ashabul Kehfi që u larguan me besim të pastërt

monotesit nga paria romake dhe shoqeria e dështuar e kohës  dhe  u mbyllën në shpellë,e Allahu i mori në mbrojtjen e Tij.Ilirët ishin më ndryshe,luftuan për nderin dhe

 pasurin e tyre çka dhe përkon me fenë dhe besimin  e pastërt, e jo si romakët që hanin në kurriz të tjerve dhe zhvillimin e kulturën e çdo gjë e morën nga Etruskët të cilët erdhën nga lindja,sipas Karl Grimbergut të cilët një zi e bukës i kishte sjellur në gadishullin Apenin sot Italia. Falë kulturës etruske lindore u ngrit dhe perandoria romake dhe e tërë

Italia. Ilirët mbetën gjithmonë një popull që mbrojtën vendin e tyre nga pushtuesit,besimi i lartë i tyre monoteist bëri që ata të gjëjnë sërisht natyrshmërin e tyre edhe pse me dhunë u shtypën nga bizantinët ortodoksë,ata ende ruajtën besimin.

Në Perandorin Osmane por sipas disa të dhënave edhe në shekullin VII nga tregtarët arabë e forcuan bindjen e tyre dhe teuhidin,por me të madhe e përqafuan islamin në shekullin XVII ku shumica e gjeten veten aty sepse ishte natyrshmeria e tyre.

Pse nuk u ben musliman Bullgarët,Rumunët edhe pse perandoria aty sundoi me 500 e 600 vjet, a nuk kishte mundësi ajo ta hupte faren e krishterit.Por populli Shqiptarë gjegjësisht ilir gjeti islamin apo fen monotesite në linjën gjenetike,natyrale e njerzore,udhëzimi nuk i jepet gjithkujt por është dhurat prej Allahut që ja jep cilit popull apo individ që Krijuesi don,andaj Allahu na deshti sepse ishim të drejtë dhe mbrojtëm kufijtë tanë edhe pse të tjerët na i morën padrejtsisht.Si romakët Mesapinë,si grekët Janinë e Çamërinë,si malazezët Ulqin e Kraj e Tuz,e dej vonë sllavët ortodoksë që me dhunë morën Nishin vranë shum besimtarë ilir e shumicën i sllavizuan me dhunë,pse Kosova me besmitarë muslimanë sepse dhe dardanët besuan një Zot dhe ishin popull liridashës dhe jetuan me dashuri e fisnikëri me plot pasuri si tokat e Trepçes në Mitrovicë,që ende sot sllavët duan ti mbajnë me dhunë.

 

Prishtinë 14.09.2011

 

 

Blerim Latifi dhe teoria e islamit të shkretëtirës

 

Sot ka njerëz që vuajn ende nga kriza e sistemeve diktatoriale, staliniste, maoceduniste, leniniste, enveriste etj.

Një pseudo filozof qeveritar e besa këshilltar, po na tregon se islami qenka dy llojesh, politik 

e tradicional. Këtij i pëlqeka ai tradicional që kan pasur stërgjyshrit tanë para kohës enveriste, që në fakt ai islam ka qënë në kulmin e lulzimit moralo-kuranor. Grat me nikab burrat me mjekra dhe xhamit e mbushura ne çdo fshat e qytet e mahall. Fotografitë e kohës flasin për një islam të bollshëm dhe të vërtetë mbi baza fundamentale islame.

Filozofia është reflektim për jetën kurse islami mësim dhe rregullim i jetës. Blerim Latifi me idetë e tia monstruoze arkaike te mbetura dhe transportuara qe nga koha e diktatures burbone apo që nga kalorsit templarë akuzon dhe etiketon islamin me terrorizëm. Injoranca e tij nuk njeh kufi saqë duket aq qesharak sa mer rolin edhe të një teologu thuase ka studiuar Kuranin dhe islamin, duke mos pasur lidhje dhe njohuri rreth fesë islame. Islamizmi politik thot ai është antiamerikanizëm por më mir me i thënë ati antimasonizëm. Ne nuk urrejm asnjë komb e asnjë popull sepse gjith jemi bijt e ademit a.s. i nderuar Blerim nese lexon shkrimin tim dua te tregoj ne disa pika islamin e shkretetirës dhe Kuranin qe ti e perbuz me ironi si diçka arkaike 1400 vjeçare.

Ja pikat blerim dhe uroj qe zemra jote te blerohet me islam e jo marksizëm opiumizëm, ateizëm.

1. Kurani është libër fetarë

2. Kurani është libër shkencorë

3. Kurani është ligj i Krijuesit për krijesat

4. Islami i shkretëtirës ngriti Universitetin e parë më 840 në spanjën e sotme

5. Islami i shkretëtirës ngriti Universitetin tjetër në Egjipt Al-Azharin viti 950 kur evropa ishte në baltë dhe antiamerikanizmi yt nuk ishte zbuluar ende.

6. 800 vjet muslimanet e ngriten ne Spanjen e sotme shkencën me Kuranin 1400 vjeçarë, matematikën, mjeksinë, astronominë, historinë, filozofinë dhe gjitha shkencat.

7. Al Idrisi musliman ne siçilin italiane  ne 1057 kurse Piri Reisi 1513 ky i fundit shqiptarë musliman ndertuan  hartat e para me te tregu ty ku ke shpin si musliman se e pash ne emision qe te kish hup rruga ne oborr.

8. I nderuar blerim  500 vjet muslimanet Osmanli ndertuan boten me harmoni fetare dhe arkitektonike duke pasqyruar kultura arti ne rrugë, hamame, ura, e çesme, xhami e medrese, me qytetrim e lulezim e jo shkretëtirë.

9. I nderuar blerim nobelisti Bernard Show thot se dhe nje dekade islami ne angli do jete feja kryesore e cila do perfshijë perëndimin tend.

11. I nderuar Blerim nobelisti Gete thot: "Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që atë dritë t`a përhapte në botë, por bota u ngrit kundër tij. Detyrohet të bëj kompromis, gjersa të vinte çasti që të influenconte tek ata. Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta te Pejgamberi Muhamed a.s.

10. I nderuar blerim islami eshte dritë, lule, udhezim, ilaç sherim, edukim, jo drog, terbim, jo prostitucion e korrupsion, islami eshte udhezim, mjekim, drejtim, rregullim. Dhe me nje ajet paralajmerim per ty mesim Allahu Zoti yt dhe i joni te thot ty dhe mua dhe gjithve:

... sa mohues i forte është ai (njeriu)! Prej çka e krijoi Allahu atë? Atë e krijoi prej një pikë uji dhe e përcaktoi" (Abese 17,18)

11. I nderuar blerim per islamin bej pak shfletim dhe merr mësim e jo veç me akuzim e paragjykim.

 

Prishtinë Korrik 2011

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Realitete Historike

Sot një mëngjes i ri me mbrëmjen perëndoi, dhe historia shënoi një dit plot me dinamik momentumesh e ngjarjesh reflektuese në shoqërinë njerzore.

Personalitetet u vunë në faqen e parë të shtypit ditorë, ishin në qëndër të vëmendjes kurse populli i thjeshtë lexonte ballinat e punëve ditore të politik-bërsve që bëjnë historinë dhe mbesin në arkivat e kohës.Thomas Carlyle historian skocez thot se historia është histori personalitetesh, gjë e cila manifestohet në realitetin ditorë. Kohët e fundit japonia u trondit ashtu si në vitin 1945 nga bomba atomike, tsunami e tërmeti përfshiu komplet Japoninë u dridh Kryeministri në pallatin e tij Naoto Kan ndërsa policët e truprojet mbuluan trupin e tij ta shpëtonin nga Kaosi.

Realiteti historik dallon nga mitet ajo ka foton me kolorit të theksuar për të nuk flasin vetem kujtimet e njerzve që kan përjetuar kohën por dhe dokumentet zyrtare të dorës së parë sepse kujtimet munden të kenë edhe ndikime politike apo ideologjike apo ngarkesa të njëanshme dhe jo shum dimensjonale.

Shekulli që jetojmë dhe sapo kemi hyrë në të njeh situatë shumë dinamike me procese metamorfoze momentale dhe shum të shpejta. Lindja po ballafaqohet me ndryshime popullore pamë, Egjiptin, Libin, Jemenin etj.

Kurse evropa po ballafaqohet me probleme të mëdha ekonomike dhe krizë politike, -p.sh partitë politike në Belgjikë, Luksemburg dhe Hollandë, që janë edhe vendet në zemër të projektit original evropian janë të bllokuara dhe të ngërthyera në beteja të pafund me njëra-tjetrën, në kriza qeveritare dhe zënka provinciale;

Në Evropën lindore – Hungaria dhe Slovakia, për shembull – po përballen me partitë nacionaliste të cilat po ndezin zjarrin e urrejtjes dhe inatit në vendet përkatëse;

Në Greqi, qeveria aktuale është duke luftuar për të mbuijetuar pas trashëgimisë shkatërrimtare që trashëgoi nga qeveria paraardhëse. Për dhjetëvjeçarë me rradhë vendi është drejtuar nga tre familje të vetme që kanë shkëmbyer pushtetin me njëra-tjetrën. Klani i kryeministrit aktual Papandreu është një prej këtyre familjeve. Dhe grekët në mënyrë passive, apo aktive janë adoptuar me këtë sistem.Poashtu në Shqipëri politika është e palakmueshme këtë situate po e krijon vet Edi Rama lideri i opozitës  i cili synon karriken me çdo kusht qoft puna edhe me revolucion por siduket nuk po i funksionojnë eksperimentet. Ambasadori amerikan në Tirane, John Withers deklaroi se ne Shqipëri nuk ka krizë politike por krizë të qeverisjes!

Situata nuk është aspak më e ndyshme në Itali: një nga themeluesit numër një të Bashkimit Evropian ka qenë në një situatë jo të mirë politike prej vitesh. Italianët janë fiksuar pas ekraneve të kanaleve private të manjatit të medias Berluskoni që është edhe kryeministri i tyre. Bota sot ka probleme ajo ka nevojë për paqe. Planeti është i rrezikuar nga garat që po bëjnë kolonistët amerikanë për toka nafte, si dhe nga irani radikal që krijon bomba berthamore dhe sisteme antiraketore, nga fobia se mos kolonizatorët do uzurpojnë tokën e tyre. Njeriu i bardhë me të ziun i kërcenohet një rreziku lufta e rracave dhe lufta globale si dhe dëmtimi i ekosistemit nga djegjet e shumta. Shpërthimet e reaktorëve berthamorë, dëmtimi i Ozonosferës dhe ndryshimi i botës duke  përdorur shumë artificialen në vend të kemi ushqimin natyral planeti ësht në rrezik. Ky është një realitet historik i shekullit 21. Duhet ndryshim për të mirën e humanizmit, njerzimit dhe paqes botërore, ndryshe do kemi shum viktima dhe pasoja globale të tepërta të cilat do na shpiejn në një kaos të ardhshëm botrorë.

Prishtinë 15.03.2011

 

 

Faraonët me krevata

 

Një ditë e bukur kaloi dhe populli i mjerë ende e vuan mjerimin dhe papunsinë, mirqenie sociale ska, pun ska, padrejtsi ka, dhe zullum boll besa.Hakun punëtorit të shkret shpirtin ja nxorrën faraonët me krevata që nuk din vetemse të krekosen e të flasin.Hosni mubaraku iku nga egjipti por mjerisht kemi dhe shum te till qe duhet ti largojme ndryshe do vuajme mekatet e tyre.

Allahu xh.sh thot :

"O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni."(KUR'AN,5:8)

Faraonet kan qënë edhe më perpara por nuk do te thot se nuk ka dhe tani te cilet veshen me petkun e deles por zemren e kan dhelper apo ujk.

Profeti Muhamed s.a.v.s. ka thene: "Njerez, ruhuni nga padrejtesia, ngasepadrejtesia do të jetë errësirë ne Ditën e Gjykimit.

Çka kuptojm me kete qe ne duhet te rrespektojm te tjeret tua japim hakun e punes dhe te mos abuzojm me te tjeret,çdo punedhenes duhet te ket kujdes me nenpunesin e tij most a ofendoj e kritikoj pa pasur nje arsye dhe pa ja dhe hakun qe meriton.

Kritika fillon nga vetvetja dhe nuk mund te krahasohet deveja me bubrrecin se deveja eshte shum e madhe e bubrreci shum I vogel pozitat I kan te ndryshme.

Flasim per toleranc per drejtesi por drejtesi nuk ka mjer populli dhe nenpunesit qyqar qe vuajn pasojat e faraoneve me krevata qe nuk njohin se ka varferi apo ka njerz qe nuk kan çati mbi koke dhe shpesh her mebsin pa buken e gojes.

 

Prishtinë 22.02.2011

 

 

Studimi i fenomeneve në histori 

Duket nganjëher se bota nuk ka kuptim atëherë kur njerzit me vështirsi nuk arrijnë ta kuptojnë të kaluarën dhe të arrijnë ta ndërtojnë me të, të tashmen dhe të ardhmen.

Fenomenet historike ndodhin në çdo moment si fjala vjen çdo minutë histori, apo ngjarje kemi te cilat definohen ne kohë dhe hapsirë. Mjeshtri i historisë moderne Ranke thoshte: Pa dokumente ska histori, por mjeshtria e historjanit thoshte Bloch është mençuri duke ju  paraprirë pasojave. Jemi dëshmitarë okular të shum problemeve, vendet tona ku flitet gjuha shqipe historia Orale apo gojore ka qënë inekzistente dhe na ka munguar një Aleksandër Portelli që të grumbullojmë fakte përmes dëshmirve nga dëshmitar Okular të ngjarjeve apo fenomeneve. Sot flitet për Everyday History (çdo ditë histori) kjo vërtet që në shikim të parë duket komlekse por dhe aq e frikshme por realisht shum reale dhe në trend shum aktuale për kohën.

Lexoja veprën e filozofit Edmund Hyserli “Fenomenologjia”,sot ne në ballkan përballemi me fenomene ku vërtet qeveria si duket i ka lënë pasdore fenomenet dhe shkenctarët e talentuar .Por ka njerëz që lënë gjurmë në memorjen e njerzimit njerëz që bëjnë epokë  nga më të thjeshtit, p.sh studentë që arrijnë të zbulojnë formula matematikore që sfidon shkencën ndërkombëtare apo dhe njerëz që e kan shkruar historinë me gjak e me dhunë ose prej atyre që jan simbol i paqes.

Një pjesë të rendësishme luan sot edhe historia e ideologjisë studim i ka bërë Collingwoodi,  e cila edhe pse në kohën e komunizmit ka pasur ndikim me të madh.

Në periudhat e qytetrimeve të mëdha të hershme,flasim mijëra vjet para epokës sonë në civilizimet e lashta si Egjipti, Mesopotamia,Sumerët e lashtë, Babilonasit etj, edhe ata kanë pasur zhvillimet e tyre historike nganjëherë hynore dhe mitike por shpeshherë me tendenca realiste historike.

Njerzimi që nga origjina ka njohur hyjnitë e disa popuj më të integruar dhe realistë kanë njohur monoteizmin kur u jan bindur shkrimeve të lashta hyjnore, vlen të përmendet Upnashada 1400 p.e.s.Sa i takon antikitetit kemi perpjekjet e Grekëve dhe Romakëve të cilët e akumuluan diturinë dhe kulturën nga lindja si fjala vjen Etruskët të cilët erdhën nga lindja si shkak i zisë së bukës dhe thatsirës por ndërtuan Romën këtë e gjëjmë tek autori Karl Grimberg, apo Fenikasët të cilët i mësuan shkrimin Grekëve. Burimet e autorëve antik si Herodoti ndryshe babai i historisë apo hesiodi i cili i jep ngjyra religjioze historisë, kurse Tukididi fillon përmes narracionit (Rrëfimit) te luftrave të Peleponezit ti largoj pak mitet dhe të bëhet më realist për fenomenet historike të kohës. Mesjeta është një grumbull historie e kamuflluar me monarki, perandori, si dhe përplasje qytetrimesh dhe ngritje të ideve religjioze.

Krishterimi me Jezusin apo Islami me Muhamedin,epoka e artë Andaluziane (Spanja Islame) e cila nuk ka gjetur vend të duhur në kapitujt e historisë për meritat e sajë që dha për renesansën evropiane. Shum rryma dhe pikpamje, shum koncepte dhe ide, u shfaqën në mesjetë (nga rënja e Romës (476) deri tek themelimi i Bizantit(324) nga rënja e Bizantit (1453) deri tek themelimi i Perandoris Osmane (1299) mbi rrënojat e Konstandinopojës 1453 dhe marrja e sajë nga Sulltan Mehmet Fatihu II. Lufta e papatit konsilet,dhe monarkitë që lidheshin me papatin,ndarja e dy kishave me 1054 lindja e ortodoksissë si ndarje nga polarizimet krishtere, apo inkuizicjoni i krishterë fatalist i cili i shpalli luftë shkencës me Obskurantizmin e sajë duke djegur në turren e druve Galileo Galileun, ky gabim filloi të zgjerohet derisa kisha filloi të abuzonte me pasuritë e popullit dhe skamja shihej kudo jasht oborrev te kishës .Kjo gjë solli Reformacionin nga Martin Luteri 1516 edhe pse mëheret kemi Lëvizjen e Jan Husit në Çeki (1420-1431).

Libër i njohur rreth studimeve të fenomeneve në histori ësht ai i autorit Edward Hallett Carr What is History? (Çfarë është Historia?) studim i vitit 1960 e në vazhdimsi libër i njohur nga ky historiograf. Ai diskuton rreth historisë, fakteve, paragjykimeve të historianëve, shkencës, moralit, individëve dhe shoqërisë, si dhe gjykimet e morale në histori. Analizat historike dhe opcionet e studimit të saj tregojnë për të kaluarën e cila shpreh nuanca kuptimore dhe sinjifikative për të tashmen dhe i paraprin të ardhmes. Përshembull historia jonë shqiptare njeh armiqtë tanë tradicional të cilët na shkelën na vranë e masakruan, historia përsëritet ata sot mundohen me armë të ftohta duke përdorur vegla perëndimore, të na bëjn operacion edhe me imtësira që shpesh din të bëhen si kancer i ngadalshëm dhe shkatërrues i vlerave njerzore-shoqërore.

Sot ne jetojmë me ngjarjen por ngjarjet lënë gjurmë tek ne dhe memorja jonë andaj lapsi shënon dhe jeton me aktualitetin e një intelektuali dhe shkenctari mendjemprehtë që ka dëshir tu tregoj popujve se dhe ne kemi historinë apo ndodhitë tona që duhet tua tregojmë të tjerëve ndryshe ato do na zënë frymën dhe do vdesim me to pa u çliruar dhe me ndërgjegjej dhe shpirt të ngarkuar. Dhe në fund historia e popujve të lirë ka treguar se ata kanë ditur të jenë vetvetja andaj ne duhet të çlirohemi nga frika dhe të jetojmë me realitetin, të tregojm historinë reale, aktuale pa deformime politike apo ideologjike apo lokale, nacionaliste, dogmatike.

Prishtinë 2011

 

Teoria e Perandorive

 Nismëtarë i parë që diskutoi për shtetin ishte filozofi i hershëm grek si  Platoni në veprat e ti “Politia” dhe “Nomi” (Shteti dhe ligjet) apo siç flet ai vet mbi idet dhe vendosmërin e tij ku dhe në dyert e Akademisë së vet shkroi këto fjalë : “Le të mos hyjë askush që nuk di gjeometrinë” sikur i paraprin asaj se gjërat pa u matur mire nuk duhen ndërmarrë.

Sot shtetet e integruara me proçese të implementimit bashkohorë i mbasin gjërat gjeometrikisht ndryshe prognoza e tyre do ketë pasoja ekonomike siç kishte fjala vjen kriza e Opekut e naftës  e vitit 1973 ku u tregoi vendeve të zhvilluara se sa i rëndësishëm është ky burim i energjisë për ekonominë botërore. Ngritja e befasishme dhe e shpejtë e çmimeve të naftës shkaktoi rrëmujë dhe recesion global dhe kriza të ngjashme u përjetuan në vitet që pasuan këtë ngjarje në tër botën ashtu dhe në SHBA.

 Ernest renan studiues  madh i kombeve dhe nacionalizmave thot: qëllimi i botës është të mbretërojë arsyeja,mirpo kur aferat korruptive shfaqen në instancat shtetërore vetvetiu shteti do degradojë dhe sdo jetë i aftë të bashkojë as tregjet dhe bashkpunimin mes popujve tjerë.

Bashkimi Europian i cili është një bashkim i disa shteteve Evropiane i themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave.Ku dhe shqipëria tashmë e antarsuar por me shumë punë para vetes për rregullim dhe strukturim.Kurse sa i takon kosovës ajo duhet të punoj shumë që të kapë këtë projekt integrues edhe pse rrota e kohës së pushtuesit serb e mbajti peng Kosovën dukurit diplomatike dhe liberlaiteti me vendet e evropës si dhe bashkpunimi i madh me SHBA-të të cilat e shpëtuan nga gremina dhe spastrimi etnik duke e shpëtuar nga planet e fundit katastrofike të sllobos me shokët çetnik që historikisht u bënë gjëmën shqiptarëve.

Perandorit ranë me luftrat ballkanike 1912-1913 por idetë nuk bien kurrë e as startegjitë politike apo gjeo-politike.

Ish perandoritë e mëdha u shkrinë por vendet që kishin prirë denjësisht u paraprijnë këtyre segementeve kohore.

Tre fakte dhe një analizë : Bashkimi Evropian në kuadër të të cilit shtrihen vendet evropiane duke bashkuar tregun,ekonominë,liberalizimin e vizave apo lëvizjen e lire është një indikator se një supërgjigand imperator është formuar dhe ka para vetes disa interesa por dhe ide për arritje të qëllimeve dhe synimeve evropeiste dhe atyre që i prijnë këtij flamuri dhe kësaj makinerie promovuese të ideve dhe objektivave që ajo synon.

Turqia edhe pse e antarsuar në Nato,me teorinë e sajë që e shfaqi nga vet diplomati dhe ministri jashtëm turk ahmet davutoglu i cili e paraqet qartë sistemin Osman dhe teorinë e shtrirjes dhe bashkpunimit me popujt tjerë këtë e vërejmë edhe tek ekonomia, pothuajse e paprekur nga recesioni global, u rrit me 11.7% në tremujorin e parë të këtij viti dhe 10.3 përqind në të dytin. Si një perandori osmane e rilindur, Turqia ka mbështetur krijimin e një zone pa viza me Sirinë, Jordaninë dhe Libanin, dhe po shkon drejt krijimit të një zone të tregtisë së lirë. Dhe Turqia është një forcë jo vetëm në fqinjësinë e vet, por edhe në botë.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara, SHBA-ja ose Amerika, anglishtUnited States of America) janë republikë federative kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzetetetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve.Kjo e fundit ka bërë hapa të fuqishëm me kohën duke u integruar dhe hyrë në çdo shtëpi në botën ku frymon njeriu në planetin tokë ,bile edhe në Rusinë e cila i bën rivalitet të lartë dita ditës dhe është në garë me këtë imperator të kohës siç është  SHBA.

Nuk mund të lë pa përmendur vendet e largëta të Azisë si Kina,Japonia por këto do i kemi mjet diskutimi në një sintezë tjetër të rradhës.

Analiza është kjo bota dhe njerzit duan më të fortin apo atë i cili u jep qetsinë shpirtërore dhe mirqënjen sociale si dhe linjat e humanizmit a thua vallë cila nga perandoritë e mësipërme eshtë më adekuate për botën. Përgjigjen ua lëmë globalistëve dhe shkenctarëve teoricientë dhe gjithsesi një rezultat i përpashkët do na dalë ne kemi nevojë për dikënd dhe dikush ka nevoj për ne.

Prishtinë 05.10.2010

 

 

Piramida Shqiptare

 

 

Që nga gjeneza e njerzimit bota graviton në planin hapsirë dhe kohë,ashtu dhe shoqëria shqiptare funksionon si piramida.Ta mar shembull piramidën duket diçka serioze për një biolog kur ka parasysh atë të rënditjes dhe klasifikimit të kafshëve apo për një historian që i kujton piramidat egjiptiane.

Hosni Mubaraku i mori plaçkat u largua ashtu siç vdiq Enver Hoxha bashk me sistemin e tij totalitarist,antifetarist,monist.

Në idenë e një ekonomisti piramida nga Bruto në Neto apo sistemi piramidal në Shqipëri më 1997 që ishin sit ë prekurit nga djalli apo diskutimi i ditëve të sotme për rrëzimin e piramidës në Tiranë,piramid e cila e ruan hijen dhe krenarin e medaljonit Komunist.

Apo kohët e fundit ku Tirana digjej nga turma huliganësh që digjnin,makina e thyenin dyqane,kurse disa qëndronin si spektatorë përmbi piramidë.

Bunkerë me beton e hekur shqipëria enveriane,që la ende mbeturina marksiste hegjemoniste,të cilat vërehen në tunele pafund e depo si “Gëdeci” që ishte tragjedi pas shpërthimit.Piramida nuk di si do na dale por po shoh se me të vërtetë dhe populli shqiptarë ka hyrë në një labirint aq të rrezikshëm që ka shum dyer dhe kode si piramidat që po u deshifruan do shpëtojm nga ndonjë Kaos i mundshëm politik.

Disa janë faraonë që synojnë karriken,kurse disa tjerë shtangen si mumje duke vuajtur pasojën e mëkatit e disa tjerë flejnë gjumë në Sarkofagë të mëdhenjë prej granite e mermeri jo si ai i Prishtinës me radioaktivitet,por në brendi të tyre ka përplot stolira.

Dhe si përfundim populli i mjerë është skllav apo rob i punës së palodhur për të ndërtuar piramidën dhe kështu shoqëria jonë ndërtohet dhe në fund Viktor Hygo thoshte :

“ Të këqinjt kan një lumturi të zezë”

Prishtinë 16.02.2011

 

 

 

 

Islami dhe idea e  diplomacisë së sotme

 

Sot në shekullin 21,diplomacia është një mjet i cili shërben ose për të mirën e njerëzimit ose për ngatërrimin e tij në ndonjë rrugë pa drejtim.

Allahu Xh.Sh e krijoi njeriun dhe e  pajisi atë me mendje të logjikojë dhe veprojë drejtë.

Allahu thotë : Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.  . Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.  [Suretu et Tin 4,5]

Njeriu është krijesë e Allahu gabimtare,por ai duhet të mundohet ti minimizojë gabimet,në mënyrë që ta kaplojë mëshira e Allahut dhe të fitojë premtimin e dhënë besimtarve nga ana e  Krijuesit fuqiplotë vet Xhenetin.

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se pejgamberi(salallahu alejhi ue selam) kur dërgoi Muadh bin Xhebelin në Jemen i tha: "Ti do të shkosh në një popull nga banorët e librit, le të jetë e para gjë në të cilën do t’i ftosh ata, Adhurimi i Allahut... Ndërsa në transmetime të tjera të po këtij hadithi thuhet: “Le të jetë e para gjë në të cilën do t’i ftosh ata,  njësimi i Allahut".Pra kjo ishte një diplomaci e kulluar apo metodë taktike që resulullahi s.a.s përdorte për ambasadorët kur ata i dërgonte si rasti i muadhit,të cilin e informoi për situatën në vend dhe e mësoi se si të vepronte. Resulullahi s.a.s para se ai të nisej i tha o muadh un të dua shumë,sepse Allahu vendos dashuri të madhe në zemrat e besimtarëve.

Islami njohi diplomat të mëdhenj nga krijimi njerzimit e deri në ditët e sotme.

Dua të përmend disa diplomat apo emra të tyre të cilët bën epokë,disa njihen botërisht e disa jan fshehur nga inati se ishin besimtarë të vyer.

Duhet përmendur Hidri njeriu të cilit Allahu i kishte dhënë një dije speciale të veçantë i cili,në udhëtim me pejgamberin musa a.s i dha ca leksione që vërtet kishin kuptim të madh të cilat i gjëni në Kuran në suren El-Kehf. Apo pejgamberi Dhulkarnejn a.s që bëri pengesën mes jexhuxhëve dhe mëxhuxhëve ku me diplomaci e mjeshtri kërkoi nga populli ndihmesë vullnetare.

Ibrahimi a.s i njohur si i dashur i Zotit pejgamber me besim të pastërt monoteist,

i cili theu idhujt  e mëdhenj të kohës që ishin statuja e la vetëm më të madhin dhe u tha pyeteni atë  kush i theu ata që kishte rrotull,por ai nuk përgjigjej,sepse vdeksia e mendjeve të pa zhvilluara nuk mund ta kuptonte zhdërvjelltësinë dhe mençurin e pejgamberit ibrahim a.s.

Muhamedi a.s vula e pejgamberve i cili i ftoi tre perandorit e kohës me letra të shpallura,ejani në islam,i cili komplet gadishullin arabik e nxori nga paganizmi dhe ideologjit tradicionale politeiste.

 Sot nga taktika e tij të cilat veti ia kishte dhënë Zoti fuqiplotë, islami është feja më e përhapur në botë,ndërsa figura e Muhamedit a.s më njohura globalisht.

Ibn Batuta njeri gjenial diplomat,udhëpërshkrues,historian,i cili njihej për diplomaci botërore.Tregtarët arab ishin diplomat të mëdhenjë ata bënin tregti por krahas tregtisë përhapnin islamin dhe idenë e paqes islamo-globale.

 Andaluzianët dhe Osmanët kur ecën në konturet bazat islame,ata zhvilluan veten dhe ditën të bëjnë diplomaci me të tjerët duke u shtrirë në një gamë të gjërë veprimi kontinentale dhe ndërkontinentale.

Sot islami ka hyrë në çdo shtëpi,edhe pse ngjarjet në botën arabe po trondisin çdo njeri.

Raportet flasin se në perëndim mijra njerëz pëlqejnë diplomacin reale islame dhe pranojnë islamin me dëshirë.Bota po ballafaqohet me probleme të ndryshme si,korrupsioni,krimi,vetvrasja,narkomania,prostitucioni,çrregullimi i ekosistemit si dhe gjeosistemit.

 Diplomacia islamo,paqsore,është zgjidhja si ilaç i sëmundjeve të ndryshme,që vijnë nga mediapatia apo telopatia,sociopatia,disekuilibri,disharmonia,çrregullimi në ushqim si p.sh hyrja e derrit dhe alkolit thuajse në çdo produkt ushqimor,apo veshja e shthurur rinore patalogjike,epshërore.

Sëmundjet e ndryshme në sistemin e sotëm jetësorë,mund të shërohen vetëm me diplomacin islame.

Diplomacia politike,është kur politika bëhet drejtë edhe pse në poltikën e politikanëve të sotëm mund të quhet Utopi si tek vepra e Thomas Morit “Utopia”.

Por diplomacia islame di dhe ti shmanget pushtetit laik dhe të jetojë më vete si një ishull i artë,siç ashabul kehfi u larguan nga pushteti tirano-romak,duke ruajtur besimin e pastërt në një Zot.Apo siç pejgamberi Muhamed u largua nga meka në medine por me diplomaci duke rritur numrin e besimtarëve fal ndihmës së Zotit fuqiplotë,çliroi meken dhe hyri triumfalisht e paqësisht me fitore pa derdhur gjak njeriu.

Sot diplomacia ka krijuar grupe,organizata,institucione,publike,private,sekrete.

Çdo diplomaci e cila ka për objektiv mirqënjen e rracës njerzore pa dallim gjuhe ngjyre a nacionaliteti ,është diplomaci e mirfilltë dhe pozitive e ajo është diplomacia reale islame.

Sot diplomacin e luajnë fuqit e mëdha,fuqi të mëdha që kanë arsenal të madh ushtarak,militar,kan pasuri,si ari,nafta,gazet,pastaj vijnë pasurit tjera me rradhë.

   Sa i takon diplomacisë së ftoftë është diplomacia e kokave apo elitave të cilët jan rritur e shkolluar në shkollat më prestigjioze të kohës,si harvardi,oksfordi,sorbona,bolonja etj.Universitete e para prestigjioze botërore dikur moti muslimanët i themeluan si Ezheri,Kordova ku aty u gatuan diplomatët e mëdhenjë të kohës.

Por dhe sot muslimanët po ripërtrihen edhe në aspektin diplomatiko-shkencorë kudo nga-Pakistani,Indonezia,Turqia,Azia,Afrika,Evropa,Ballkani, si dhe nga Amerika pata rastin të lexoj librin e një Amerikani i cili ishte dijetarë dhe diplomat botrorë musliman,i cili kishte mbajtur për një muaj 28 tribuna islamo-shkencore brenda një muaji në 28 shtete të ndryshme të botës.

Diplomacia sot,është një vegël e cila luan rol shum të madh për shoqëritë,shtetet,qytetet,lagjet.Diplomacia islame ka hyrë e ka goditur edhe manipuluesit e islamit të cilët me dezinformatat e tyre kan hedhur në treg nocionin islamofobi

(Frika nga islami apo terrorizmi islamik)  me mashtrimet e tyre dhe skemat e tyre diplomatike.

 

Përgatiti : Arbër Berisha

Prishtinë, Tetor 2011

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127839 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente