Islami në rrethin Tropojë
Islami në rrethin Tropojë ... Allahu Krijuesi ynë,na krijoi në fromën më të bukur,dhe na bëri popuj,fise e umete të njihemi mes veti.Siç thot në Kuran : O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. [Huxhurat ajeti 13] Vend për tu njohur është edhe rrethi Tropojës ,në veri të Shqipërisë një vend mjaft mikpritës,ku mikpritja është dhunti e burrave te mëdhenj siç ishin pejgamberët dhe sahabët. Tropoja ka qytet Bajramcurrin dhe dy qyteza Tropojën e vjetër dhe Fierzën,si dhe mbi 70 fshatra,fshati bujan-dojan është një ndër fshtatrat që ka më shum shpi dhe afërsi me qytetin. Qyteti Bajramcurrit ka një Xhami,e cila u ndërtua në fillim të viteve 90-të pas rënies së komunizmit në Shqipëri,xhamia e qytetit është funksionale dhe ka një xhemat të rregullt Ehli-Suni. Fshati Pac poashtu ka një xhami si dhe Tropoja e Vjetër,dhe fshati degë një xhami e cila u ndërtua nga Instituti për qytetrim dhe islam. Fshati margegaj i gëzohet një xhamie të re poashtu ndërtuar me nismën e vllezërve musliman nga Prizreni.Fshati Bujan shum shpejtë do i gezohet një xhamie të re,poashtu fshatrat Gri dhe markaj,ku me lejen e Allahu do bëhem sebep. Islami në Tropojë përfaqësohet nga një grup i të rinjëve rrallë ndonjë ka moshë të vjetër,andaj disa të rinjë kanë ende nevojë të piqen me islamin dhe të kenë njohuri graduale në islam,dhe jo të nxitohen. Fshtatrat kan nevojë për kuadro të rinjë, medreseja Alaudin dhe Fakulteti islam Prishtinë janë qendra që ka shkolluar dhe po shkollon kuadro të rinjë për të ushtruar detyrën e shenjtë të thirrjes islame dhe imamllëkut në Tropojë. Disa të rinjë kan diplomuar në medresen Alaudin ne Prishtine dhe Fakultetin islam në Prishtinë për arsye se Prishtina ka 2 orë e 10 minuta ,rruga është e asfaltuar dhe lidhja jonë me Kosovën është më e madhe se me Tiranën zyrtare që duhen pes orë udhëtim dhe ti bihet nëpër Gjakovë e Prizren për të kapur linjën me shku në Tiranë. Kuadro të njohur në rrethin e Tropojës që i kan shërbyer në të kaluarën dinit-islam,vlen të përmenden Hoxh.Dusha-Dushaj-Fierzë,Hoxh Dollapi-Koçanaj,dhe shumë të tjerë emra eminent që në mënyr të fshehur kan predikuar islamin edhe pse komunizmi e luftonte në mënyr mizore,ku shkaterroi 27 xhami. Nëna ime e nderuar thot se në fëmijrin e sajë mban mend xhami madhështore në fshatin babin të Tropojës e cila nuk ekziston më, dhe prindrit e sajë nga ballbani i Tropojës falnin pes kohët namaz fshehurazi, që të mos hetoheshin nga rregjimi enverist anti-islam.Shum xhami u rrënuan me temel,disa u kthyen magazina drithi dhe stalla bagëtish dhe zyre e partis enveriste. Në vend të islamit servirej,marksi,engelsi dhe gota e rakisë dhe thuhej lavdi partisë,një rregjim që shpalli Shqipërinë si vend të pafe botërisht. Por Allahu besimtarëve pas vështirsisë u bjen lehtësimin sepse kështu thot në Kuran : Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.[ Inshirah 5] Sot Tropoja ka shum të rinjë vital,që posedojnë njohuri dhe janë hoxhallarë të arsimuar me arsim të mesëm e të lartë fetar-islam,feja-islame çdo vit po rritet në rrethin Tropojë,shkëmbimet mes hoxhallarëve dhe lidhjet e botës teknologjike po bëjnë të mundur të hapin hapsira ndër komunikuese të thirrjes islame. Qyteza e fierzës shum shpejtë do ketë xhamin e sajë,nismëtarë i kësaj ishte vet deputeti Besnik Dusha që rrjedh nga një familje hoxhallarësh.Ne kasaj te Tropojës nga një vëlla musliman avokat janë hedhur temelet për një xhami të re si dhe në dragobi do ketë një xhami sipas disa burimeve,sepse është shumë e domosdoshme për fshtatin dhe qindra turistë musliman që vizitojnë valbonën e dragobinë ku ata falen në livadhe të hapura në mungesë të xhamisë. Rrethi Tropojës ka 98 përqind musliman,perqindja e vogël janë të krishterët në cernicë dhe lekbibaj fshatra krishtere. Shum të rinjë në shkolla kan nevojë për më shumë integrim në islam dhe në të ardhmen të kenë dhe ata një medrese apo qendër arsimore islame në Tropojë që të mësonin fenë e tyre. Bajramcurri-Tropoja ka shum besimtarë të edukuar dhe disiplinuar për islam,të diplomuar në fakultete islame si në Medine,Jordan,Prishtinë,që po tu ofrohej mundësia do bënin një qendër të madhe islame që do e merrte shembull tër veriu i Shqipërisë.Qyteti më i afërt me Tropojën është Gjakova në Kosovë 40 minuta me veturë rruga e asfaltuar. Tropoja është vendlindja e kryeministrit Shqiptare Sali Berisha dhe shum intelektualëve si Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Byberaj. Tropoja është vendlindja e Haxhi Mulla Zekës burr që ka lind malsia, musliman,hoxhë e haxhi,lindur në fshatin shoshan Tropojë më 1832 dhe formues i lidhjes së Pejës më 1899 Besa-Besë duke u nisur nga parimi i besës që ka muslimani me qënë besnik ndaj dinit e vatanit. Tropoja është një ndër qytetet e para që e nisi revulucionin kundër diktaturës 50 vjeçare të Enver Hoxhës që shkatërroi xhamitë dhe lirinë e veprimit të çdo qytetari,ishin pikërisht Azem hajdari dhe Sali Berisha dy Tropojan që me studenta mes Tiranës rrëzuan shtatoren e atestit enver hoxha. Rrethi i Tropojës ka 16,257 banorë (sipas 2009), një sipërfaqe prej 1,043 km² dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri. Historikisht, treva njihet me emrin Malësia e Gjakovës dhe siç e tham është vend i lindjes së shumë patriotëve,hoxhallarëve dhe burrave muslimanë, me të cilët mburret Shqipëria dhe Kosova një ndër ta edhe dëshmori vëllai ynë që falte pes kohët namaz dhe ishte hoxhë i formuar me dije të gjër Fatmir Hasandoçi i cili luftoi dhe ra në smolic të Gjakovës për lirinë e Kosovës,ku për të cilin pak është shkruar. Allahu na bëft prej të mirëve,të shkruaj për vendin tim fjalët janë të pakta por me aq sa mundëm u munduam të flisnim diçka.Allahu na shtoftë Ilmin-Dijen e hajrin e dobitë e shumta se vetëm Allahu sjell dëm e dobi dhe askush tjetër veç Tij. Imam.H.Arbër Berisha www.arber-berisha.it.gg 26.03.2012

Il Suo indirizzo e-mail:
Il Suo nome:
Titolo:
Il Suo messaggio:
www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127839 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente