Islami dhe demokracia

Islami dhe demokracia

 Fjala “ Demos” dhe “kracia” që ndahet në dy fjalë “Popull” dhe “sundim” ka gjenezën nga Greqia antike por në opinionin tim argumentues edhe mëheret.

Në këndin islam popujt janë udhëhequr nga pejgambertë,evlijatë,njerzit e dijshëm,të urtë e të moralshëm.

Ndërsa sot termi demokraci,është zëvendësur me elektokraci,pra ata që zgjidhen sundojnë,korruptojnë,manipulojnë masën e gjër.

Pejgamberi a.s ishte njeriu më democrat në rruzullin toksor.Thoni ju pse ?,sepse ai rrespektonte dhe përkrahte,të gjitha shtresat,të gjitha rracat,të gjith popujt.

Allahu në Kuranin famlartë zbritur Muhamedit a.s thotë : All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli , përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. (Sure Rrad ajeti 11)

Sot demokracia manipulohet dhe nuk është reale,ajo në emër të popullit shkatërron popullin,ajo është zëvendësuar në anarki.

Sipas Linkolnit, demokracia është qeveri «që i përket popullit, del nga populli dhe i shërben atij.

Ndërsa krijuesi ynë Allahu i plotfuqishëm ka treguar se si duhet të jet një popull i formuar dhe demokrat dhe çfar parimesh duhet të ketë.Allahu thot :

 Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun.(Ali imran 110)

Pra populli mirë urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja kështu është një demokrat i vërtetë. Allahu Fuqiplotë është Krijuesi i të gjitha krijesave, Ai e dinë së çfarë iu duhet dhe nevojitet atyre dhe çfarë nuk iu duhet dhe nevojitet atyre prej ligjeve dhe dispozitave, kurse njerëzit dallojnë në mençurin e tyre, në moral dhe tradita, njerëzit janë të paditur çfarë iu nevojitet atyre me gjithë respektin e tyre që kanë nga dituria për përmirësimin e të tjerëve dhe për këtë arsye shoqëritë të cilat kanë zgjedhur gjykimin e demokracisë dhe neneve nuk iu është parë asnjëherë e mirë por vetëm shkatërrim, shthurje të moralit dhe shoqëri të prishura. Shumë njerëzi mendojnë se fjala ’’Demokraci: d.m.th. - Liri e të shprehurit! ky mendim është i prishur edhe pse kjo është një nga frazat e demokracisë.’’ Me lirin e të shprehurit në demokraci kuptojmë: Liria e besimit, liria e shthurjes së moralit, liria e shprehjes së mendimit, të gjitha këto kanë dëme në shoqërinë islame derisa arriti çështja në sharjen e Pejgamberit - salAllahu alejhi ve selem- dhe mohimin e shpalljes së tij, sharja e Kur`anit dhe Sahabeve duke thënë se kjo është ’’liri e të shprehurit’’ me këtë demokraci u lejua: Lakuriqësia, udhëtimet e kota, përhapja e fotove dhe filmave të fëlliqur me argument se kjo është ’’liri e të shprehurit’’ dhe kështu gjatë një periudhe të gjatë e cila e tëra ishte në shkatërrimin e Ummetit islam nga ana e moralit dhe fesë së tyre.

Në emër të demokracisë,jan përhapur shum gjëra negative për shoqërinë ku e kan fundosur njerzimin në një gremin të pafundme.

Solucioni i demokracisë së drejtë do të ishte gjykimi me ligjet e Allahut dhe veprimi me demokraci reale islame,sepse Allahu gjykon drejtë dhe është krijuesi ynë.

Populli don gjykime të drejta dhe të balancuara me ekuilibër dhe jo ekstreme qoft në të djathtë apo të majtë,gjykimi i takon Allahut.  Qeverisja e së drejtës në Islam është një atribut teje i rëndësishëm i udhëheqjes së pushtetit shtetëror Islam. Ligjësia Islame “Sheriati“ është sistem ligjor i cili duhet të respektohet maksimalisht dhe duhet ta ketë fuqinë më të madhe ligjore. Sheriatin mund ta konsideroj edhe si akt më të lartë juridik nga se në përputhshmëri me te nxirren aktet konkrete juridike. Ai konsiston ne respektimin e ligjit, dhe konsideron të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë përball ligjit. Shikuar nga këndi i drejtës kushtetuese Sheriati është rend juridik i cili bënë pjesë në akte juridike të forta , ngase ai nuk ndryshohet. Islami e konsideron atë si të pa ndryshueshëm dhe panevojshmëri e plotësimit të tij sepse është ligj hyjnor, plotësisht i kompletuar.Për fund e lusim Allahun fuqiplotë që të na bëjë prej të drejtëve dhe atyre që luftojnë me mund që popujt e mire që qeverisin mirë të udhëheqin këtë tokë,dhe vërtet këtë botë e udhëheqin dhe do ta udhëheqin të drejtit dhe të mirët.

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

23.10.2011

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 59331 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=