Islami një religjion i keqkuptuar

Islami një religjion i keqkuptuar

Vërtet të dijsh vetëm një fe do të thotë që nuk din asnjë thoshte mileri studjuesi i njohur i feve ,andaj vet islami shpjegon edhe librat e mëhershëm të zbritur pejgamberëve dhe umeteve të kaluara ku për ne kjo konsiston edhe si kusht prej kushteve të imanit pra besimit në librat e shenjtë.

Allahu xh.sh thotë : O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). [Sure El-Bekare ajeti 21]

Krijuesi Suprem këtu u drejtohet gjith njerëzve pa përjashtim,qofshin ata të një ngjyre,rrace apo bindje tjetër.Kjo thirrje apel për mbar njerëzimin ta adhurojnë Zotin një pa ortak,duke u treguar se edhe gjatë historisë ka pasuar pasues të denjë në adhurim ndaj një Zoti dhe ndjekës të mësimeve pejgamberike ku vet pejgamberët njerëz të thjeshtë janë inspiruar nga Zoti duke u bërë mësues të njerëzve në tokë.

Proçeset pse islami keqkuptohet kan ekzistuar gjithmonë që nga kohrat e lashta e deri sot,ne e dijmë rastin e Nuhut a.s i cili quhet njeri i çmendur nga popullata që nuk ju bind thirrjes së ti ata e keqkuptuan dhe e anatemuan e akuzuan si një i krisur duke qeshur pse ai po ndërtonte anije në një vend ku gjasat për uj ishin zero,mirpo uji erdhi ata u permbyten kurse nuhu a.s shpetoi me ata që e pasuan në anijen e ti. Normalisht që të kuptosh diçka duhet ta studiosh dhe jo me syrin kritik-perjashtues por me syrin studimorë dhe rrepektues,pra ta lexosh me dy sy dhe jo me një sy apo me dy sy të verbuar apo siç thot Allahu në Kuran Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor." [El Haxh, 46].

Shum shkrimtarë apo publicist mendojnë që përmes sharjes së islamit të arrijnë çmime në letërsi apo shkencë,por përmes sharjes nuk ka fitore por humbje dhe humbja më e madhe është xhehenemi. Shum krishter,jehud,e keqkuptojnë fen islame duke u munduar ta paraqesin si fe e terroizmit,por nuk kujtojnë rastin e muhamedit a.s kur ai në një letër e dërguar në adresë të  adresuar murgjve të Manastirit të Shën Katerinës ku mban datën e vitit 628. 
"Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Krishterimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata. Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërinë nga manastiret e tyre. Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e myslimanëve. Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurt kundër çdo gjëje që ata urrejnë. Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t'i obligojnë për luftë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Në qoftë se një femër krishtere martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t'u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre. Asnjë njeri nga ymmeti (bashkësia myslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kiametit (fundit të botës)." Poashtu një rast që vlen të përmendet është kur muhamedi a.s mer vesh se kojshiu i ti  i afërt jehudi ishte pa ushqim,mori gjysmën e ushqimit që kishte  dhe ja dërgoi ati edhe pse ai kishte pikpamje tjera. Patrisia Hatixha Del Monte, një myslimane nga Italia në një intervistë për media ka thënë se feja islame është fe e keqkuptuar dhe keqinterpretuar në Evropë.Zonja Del Monte, e cila është edhe bashkëpunëtore e sajtit 'Islam Online' në përgjigje të pyetjes në lidhje me librin e botuar kohëve të fundit në Itali 'Rroftë Izraeli' ka thënë se autori i këtij libri Mukdi Al'lam posedon një qëndrim negativ ndaj fesë së pastër islame dhe se kjo libër aspak nuk është serioze dhe nuk mund të pasyqrojë realitetin për të cilin ka nevojë sot bota. Patrisia Hatixha Del Monte duke iu përgjigjur pyetjes rreth një deklarate të liderit të partisë italiane 'Bashkimi Kombëtar', Xhan Franko Fratini, i cili kishte thënë se hytbet nëpër xhamitë e Italisë duhen të lexohen në gjuhën italiane, është shprehur se kjo deklaratë e Fratinit mund të shkaktojë urrejtje të myslimanët dhe funksionarët italianë duhet të tregojnë kujdes të madh kur flasin për fenë islame.Për të gjith ata që kekuptojnë islamin duhet ta dijnë se islami është fe :

1.Fe e cila siguron individin dhe shoqërinë

2.Fe që rrespekton gjitha fetë tjera

3.Fe e cila njeh barazinë dhe nuk cënon lirin e tjetrit

4.Fe e cila e ka lënë njeriun e lirë të zgjedhë pa imponuar.

Këto dhe shum pika të tjera të bazuara në Kuran e sunet,flasin shumë,për ata të cilët e shohin fenë islame me syrin e mediave,gazetave,televizioneve,radiove,revistave,gazetave, të manipuluara nga anti-islamistët që duan ta paraqesin isalmin si fe e dhunës ndërsa Allahu thot në Kuran : Allahu thotë: “Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët, e i beson All- llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All- llahu është dëgjues i dijshëm.” [Sure Bekare: 256]

Dhe tagutët janë ata të cilët e kekuptojnë islamin dhe mundohet të manipulojnë masën duke shpërfillur vlerat islame dhe duke ndjekur dhe vrarë dijetarët islam. E lusim Allahun të na mbroj nga e keqja e njerzve prej shejtanve dhe xhinve si dhe nga vet shejtani mallkuar,i cili mundohet ta huton njeriun e ta shpie në humbje,sa humbës i madh është ai AMIN

Imam.H.Arber Berisha

02.03.2012

www.arber-berisha.it.gg

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 60559 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=