Studimi i fenomeneve në histori
Studimi i fenomeneve në histori Duket nganjëher se bota nuk ka kuptim atëherë kur njerzit me vështirsi nuk arrijnë ta kuptojnë të kaluarën dhe të arrijnë ta ndërtojnë me të,të tashmen dhe të ardhmen. Fenomenet historike ndodhin në çdo moment si fjala vjen çdo minutë histori, apo ngjarje kemi te cilat definohen ne kohë dhe hapsirë. Mjeshtri i historisë moderne Ranke thoshte: Pa dokumente ska histori,por mjeshtria e historjanit thoshte Bloch është mençuri duke ju paraprirë pasojave. Jemi dëshmitarë okular të shum problemeve, vendet tona ku flitet gjuha shqipe historia Orale apo gojore ka qënë inekzistente dhe na ka munguar një Aleksandër Portelli që të grumbullojmë fakte përmes dëshmirve nga dëshmitar Okular të ngjarjeve apo fenomeneve. Sot flitet për Everyday History (çdo ditë histori) kjo vërtet që në shikim të parë duket komlekse por dhe aq e frikshme por realisht shum reale dhe në trend shum aktuale për kohën. Lexoja veprën e filozofit Edmund Hyserli “Fenomenologjia”,sot ne në ballkan përballemi me fenomene ku vërtet qeveria si duket i ka lënë pasdore fenomenet dhe shkenctarët e talentuar .Por ka njerëz që lënë gjurmë në memorjen e njerzimit njerëz që bëjnë epokë nga më të thjeshtit, p.sh studentë që arrijnë të zbulojnë formula matematikore që sfidon shkencën ndërkombëtare apo dhe njerëz që e kan shkruar historinë me gjak e me dhunë ose prej atyre që jan simbol i paqes. Një pjesë të rendësishme luan sot edhe historia e ideologjisë studim i ka bërë Collingwoodi, e cila edhe pse në kohën e komunizmit ka pasur ndikim me të madh. Në periudhat e qytetrimeve të mëdha të hershme,flasim mijëra vjet para epokës sonë në civilizimet e lashta si Egjipti,Mesopotamia,Sumerët e lashtë,Babilonasit etj,edhe ata kanë pasur zhvillimet e tyre historike nganjëherë hynore dhe mitike por shpeshherë me tendenca realiste historike. Njerzimi që nga origjina ka njohur hyjnitë e disa popuj më të integruar dhe realistë kanë njohur monoteizmin kur u jan bindur shkrimeve të lashta hyjnore,vlen të përmendet Upnashada 1400 p.e.s. Sa i takon antikitetit kemi perpjekjet e Grekëve dhe Romakëve të cilët e akumuluan diturinë dhe kulturën nga lindja si fjala vjen Etruskët të cilët erdhën nga lindja si shkak i zisë së bukës dhe thatsirës por ndërtuan Romën këtë e gjëjmë tek autori Karl Grimberg,apo Fenikasët të cilët i mësuan shkrimin Grekëve. Burimet e autorëve antik si Herodoti ndryshe babai i historisë apo hesiodi i cili i jep ngjyra religjioze historisë,kurse Tukididi fillon përmes narracionit (Rrëfimit) te luftrave të Peleponezit ti largoj pak mitet dhe të bëhet më realist për fenomenet historike të kohës.Mesjeta është një grumbull historie e kamuflluar me monarki,perandori,si dhe përplasje qytetrimesh dhe ngritje të ideve religjioze. Krishterimi me Jezusin apo Islami me Muhamedin,epoka e artë Andaluziane (Spanja Islame) e cila nuk ka gjetur vend të duhur në kapitujt e historisë për meritat e sajë që dha për renesansën evropiane.Shum rryma dhe pikpamje, shum koncepte dhe ide, u shfaqën në mesjetë ( nga rënja e Romës (476) deri tek themelimi i Bizantit(324) nga rënja e Bizantit (1453) deri tek themelimi i Perandoris Osmane (1299) mbi rrënojat e Konstandinopojës 1453 dhe marrja e sajë nga Sulltan Mehmet Fatihu II.Lufta e papatit konsilet,dhe monarkitë që lidheshin me papatin,ndarja e dy kishave me 1054 lindja e ortodoksissë si ndarje nga polarizimet krishtere,apo inkuizicjoni i krishterë fatalist i cili i shpalli luftë shkencës me Obskurantizmin e sajë duke djegur në turren e druve Galileo Galileun, ky gabim filloi të zgjerohet derisa kisha filloi të abuzonte me pasuritë e popullit dhe skamja shihej kudo jasht oborrev te kishës . Kjo gjë solli Reformacionin nga Martin Luteri 1516 edhe pse mëheret kemi Lëvizjen e Jan Husit në Çeki (1420-1431). Libër i njohur rreth studimeve të fenomeneve në histori ësht ai i autorit Edward Hallett Carr What is History? (Çfarë është Historia?) studim i vitit 1960 e në vazhdimsi libër i njohur nga ky historiograf. Ai diskuton rreth historisë, fakteve, paragjykimeve të historianëve, shkencës, moralit, individëve dhe shoqërisë, si dhe gjykimet e morale në histori. Analizat historike dhe opcionet e studimit të saj tregojnë për të kaluarën e cila shpreh nuanca kuptimore dhe sinjifikative për të tashmen dhe i paraprin të ardhmes. Përshembull historia jonë shqiptare njeh armiqtë tanë tradicional të cilët na shkelën na vranë e masakruan, historia përsëritet ata sot mundohen me armë të ftohta duke përdorur vegla perëndimore, të na bëjn operacion edhe me imtësira që shpesh din të bëhen si kancer i ngadalshëm dhe shkatërrues i vlerave njerzore-shoqërore. Sot ne jetojmë me ngjarjen por ngjarjet lënë gjurmë tek ne dhe memorja jonë andaj lapsi shënon dhe jeton me aktualitetin e një intelektuali dhe shkenctari mendjemprehtë që ka dëshir tu tregoj popujve se dhe ne kemi historinë apo ndodhitë tona që duhet tua tregojmë të tjerëve ndryshe ato do na zënë frymën dhe do vdesim me to pa u çliruar dhe me ndërgjegjej dhe shpirt të ngarkuar. Dhe në fund historia e popujve të lirë ka treguar se ata kanë ditur të jenë vetvetja andaj ne duhet të çlirohemi nga frika dhe të jetojmë me realitetin,të tregojm historinë reale, aktuale pa deformime politike apo ideologjike apo lokale,nacionaliste,dogmatike. Përgatiti : Arbër Berisha / Autori vijon Studimet Pasdiplomike Master Histori Koha e Re Universiteti Prishtinës/
www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127841 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente