Fletushk Projekt islam

http://breziiri.com/wp-content/uploads/2012/01/Islam.png

 

       www.arber-berisha.it.gg

                  Youtube/MultiMuslims

    Prezentim i shkurtër i islamit

        Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

          Email : arber64@hotmail.com

 

    Ç’ka ësht islami ?

Pejgamberi a.s ka thënë islami ndërtohet mbi pes shtylla :

1.Dëshmia (shehadeti)-Se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet vetëmse Allahu njëri dhe i vetmi Zot i gjithsisë.Dhe se Muhamedi është njeri-krijes dhe i dërguar pejgamber i Ti.
2. Falja (namazi)-
Pesë Kohët të cilat janë : A)Sabahu falja para se të lind dielli B)Dreka C)Ikindia –Masditja D) Akashami. E)Jacia-Darka
3. Zekati-
Dhënia e pasurisë për atë që ka mundësi njerëzve që janë nevojtarë dhe skan mundësi.
4. Agjërimi-
Sidomos i muajit të ramazanit 30 dit.Lehtësim për ata që janë udhëtim dhe të sëmurë.
5. Haxhxhi-
Vizita e Qabes-Mekes vendit të shenjtë që ndodhet në Gadishullin Arabik,për ata që kan mundësi sëpaku njëher në jetë.

Ç’ësht Imani ?

Imani - besimi është shkallë e fesë kur njeriu më fillon ta ndiejë kënaqësinë e asaj që i është nënshtruar - Ligjit të përsosur të Zotit,dhe ndahet në këto shtylla : 1.Besimi në Zotin- Allahun i cili është një ska shok-si fjala vjen (Stop-tyrbe-varr-njeri kinse i mir është e ndaluar ortakëria ndaj Zotit të gjithsisë dënohet me zjarr-ndëshkim)
2. Besimi në melekët (engjujt)-
Krijesa të  krijuara nga drita të pagabueshme nën urdhrat e Zotit.3. Besimi në librat e shpallura-Zeburi[Davudit a.s],Tevrati [Musait a.s],Inxhili [Isa a.s]

4. Besimi në të dërguarit-
Njerëz të dërguar si mësues dhe sqarues të islamit,vulë e pejgamberve dhe pejgamberi ynë i fundit ësht Muhamedi a.s

5. Besimi në ditën e Gjykimit-
Gjith njerzit do gjykohen për punët që kan bër në këtë bot,nga Zoti Suprem i cili gjykon drejtë.

6. Besimi në përcaktimin e Zotit-
Çdo e mirë dhe e keqe vjen nga Zoti,për të provuar ne.

Ç’ësht Ihsani ?

Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.

Ihsani është kulminacioni i fesë. Kjo është gjendja kur njeriu më është bindur palëkundëshëm në ekzistencën e Zotit të vet, dhe e adhuron Atë ashtu siç është i urdhëruar, me ç’rast fitohet kënaqësia dyanëshe dhe harmonia mes krijesës dhe Krijuesit të vet. 

Cili është qëllimi krijimit tonë ?  

Në lidhje me qëllimin e krijimit tonë Allahu thot : Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos  të më adhurojnë Mua. (Kurani Sure Dharijat ajeti 56)

Ç’ësht shirku ?

Shirku është ti bësh shok Allahut,vepër e cila nuk falet,si përshembull,të shkosh ta adhurosh dhe ti lutesh-vorrit,fotografisë,statujave e gjërave të vdekura. Të gjith pejgamberët e kan luftuar shirkun Allahu thot në Kuran : -

-(Përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"

[Llukman ajeti 13]

Ç’ësht Teuhidi ?

Teuhidi është e kundërta e shirkut-Njëshmëria e Allahut në adhurim.

Vetëm Allahu meriton të adhurohet,atij i duhet nënshtruar,tek Ai shpresojmë,i mbështetemi e adhurojmë,i friksohemi,i bindemi,e duam.

Teuhdi ndahet në tre lloje :

1.Teuhdi Rrububije: Nga fjala Rrab-Zot,këtë e kan dhe jobesuesit që thojn ka Zot por sjan askund me adhurime veprime që Zoti i urdhëron.

2.Teuhidi Uluhije- Ç’do adhurim t'ia dedikosh vetëm Allahut, si lutja, zotimi, kurbani, shpresa, frika, mbështetja, pendimi.

3.Teuhidi Esmau-Ue Sifat- Emrat dhe cilësitë e Allahut. Ka thënë Allahu i Madhëruar : “Thuaj : Allahu është Një. Allahu është Es-samed (tek i cili drejtohen të gjitha krijesat). Nuk ka lindër kënd dhe nuk është i lindur nga askush dhe askush nuk është i barabartë me Të”. [Kurani-Sure El Ihlas 1-4].

Fund!!

Esselamu Alejkum!!

Paqja dhe mëshira Zotit qoftë me ju.!!!

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127839 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente