Një natë një mijë muaj vlerë..!!

Një natë një mijë muaj vlerë..!!

Të fitosh për një natë sevape sa njëmij muaj,vërtet është madhështore dhe brilante,andaj kjo na shtynë që dhe për sekonda të kujdesemi si ato ti menaxhojmë dhe kthejmë në ibadete dhe lutje,sidomos këto dhjetë ditë të fundit të ramazanit.Puntori pret rrogën nga punëdhënësi atë që ka stabile,po sikur ti thotë puno më shumë dhjet ditët e  muajit të fundit të këtij muaji unë do të japë njëmij herë më shumë se rrogën stabile cfar do bënte puntori imagjinoni,a do rrinte duarlidhur,sigurisht që jo.Në këtë natë zbriti Kurani fjala e Allahut e cila është platformë dhe zgjidhje për mbarë njerzimin: ..Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.(Nahl 89).Nata e Kadrit apo përcaktimit është natë e paqes,është natë e duave,është natë e faljes,është natë që na sjell një mesazh se ajo natë ka shum ndodhi dhe është mrekulli nëse e nxëmë shpërblimin e kësaj nate.Në kuran është një sure me emrin “Kadr” që flet për vlerat e sajë: Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.(Kadr 1-5).Në këto ajete që nxisin për studimin e kësaj nate dhe rëndësinë e sajë që ka ajo,dihet se në Kuran shum ajete fillojnë me si lloj pyetje pastaj jepet përgjigja,kjo është për të na zhvilluar neve aftësinë që të mendojmë dhe më shumë rreth ajeteve Kuranore,por dhe një lloj sqarimi për disa dyshues apo përsona që pyesin shum duke u dhënë atyre përgjigjen dhe duke u shuar kureshtjen.Në atë natë melaiket zbresin për secilën cështje pra ajo natë është natë paqes dhe harmonisë ku duat pranohen shumë deri mëngjes ajo natë është e paqe,mirsi. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e kalon me namaz Natën e Kadrit me besim tek premtimi i Allahut dhe shpresë tek Ai, i falen mëkatet që ka bërë më parë.” ( Buhariu),Pejgamberi a.s ne nje transmetim tjeter thotë :  “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.” Buhariu. Aishja, bashkëshortja e Muhamedit, alejhi selam, ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?-  Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afu an-ni (Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua! ”  (Tirmidhiu)

Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm. një prej vlerave të kësaj nate është se zbresin melekët së bashku me Xhibrilin dhe zbret caktimi i Allahut për atë vit. Poashtu është një natë e begatshme : Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam t’ju tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar. (E zbritem) Nga mëshira e Zotit tënd, në të vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe i Dijshmi. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur, Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë” (Ed-Duhane 3 - .

I Madhërishmi Allah xh.sh në këtë natë e zbriti Kur'anin Famëlarte nga LEUHI MAHFUDHI (Pllaka e ruajtur mirë tek i Madhi Zot) për në BEJTUL IZEH, që është në qiellin e dunjasë. Kur’ani më pas iu zbrit Muhamedit, alejhi selam, për rreth njëzet e tre vite me radhë sipas nevojave njerëzore që dilnin. Për këtë shkak Nata e Kadrit paraqet ngjarjen më të rëndësishme dhe më madhështore në historinë e njerëzimit dhe si e tillë e ndryshojë rrjedhën e saj, sepse Shpallja e Kur'anit në këtë natë madhështore “lidhi” qiellin me tokën, njeriun me Krijuesin e vet dhe kështu hyri përsëri në analet e  historisë, në të cilën ai nuk mbeti vetëm objekt pa përmbajtje dhe kuptim, përkundrazi i dha zgjidhje njerëzisë dhe u bë fjalë e gjallë dhe ligji rregull i jetës , sipas të cilit zhvillohet jeta dhe sistemi jetsorë.Nata e Kadrit përveç rëndësisë së madhe si ngjarje historike, në të njëjtën kohë paraqet natën mjaft të dobishme për çdo kënd që dëshiron t’i kthehet Allahut dhe ta  pastrojë shpirtin e tij nga mëkatet.  

Çfarë duhet të bëjmë këto ditë që nëse na nxën kjo natë të na nxën me sevape :

1.Kujdesi me gjuhën ajo duhet të bëj vetëm dhikër-përmendje të Allahut

2.Kohën mos e vrajë kot së koti

3.Shtoje leximin e Kuranit dhe librave islam

4.Mos përqesh mos nëncmo mos përgojo mos abuzo,mos injoro,

5.Duaje xhaminë dhe nderoje xhematin dhe imamin e xhamisë dhe njerzit jasht xhamisë kudo në lagje-mahallë

6.Jepja hakun xhamisë,jepja hakun udhës,jepja hakun adhurimeve me saktësi.

7.Shpërndaj dhe bëhu bamirës Allahu i do bamirit që japin në udhën e drejtë ndimojnë nevojtarët,studentët në udhën e diturisë,ata që jan jetima,skamnorët,etj

8.Vizto familjarët,fisin,kojshiun,shoqrinë dhe folu atyre fjal të mira dhe ndimoni mes veti në të mira dhe bahskpunimi të hajrit.

9.Bëj dua shumë shtoj namazet vullnetare nafile

10.Jepu fukarnjve iftare

11.Buzqesh sepse pejagmberi a.s tha : Buzqeshja ndaj vellait eshte sadaka.

12.Mbaje veten me urtësi dhe kujdes nga të folurit e tepërt

13.Mësoju njerzve atë cka din nga islami

14.Medito rreth sures “Kadr” dhe ajeteve Kuranore

15.Mos e ngrit shum zërin dhe mos ulërit në ligjërime

16.Mbështetju Allahut ruaju shirkut dhe hutimeve ditore

17.Ruaje epshin,shikimin,dëgjimin,ecjen bëj të gjitha në hallall

18.Shijoje cdo moment duke lexua-studiuarr e mësuar për islam elhamdulilah

19.Koha most ë humbet në television tër ditën dhe mos flej tër ditën dhe mas sabahu

20.Agjërimi yt është i saktë lute Allahu që kjo natë e Kadrit të zën duke bërë dua shum

Musafiri të erdhi tek dera,ftoje e jepi ushqim,ky musafir mund të jetë i fundit për ty nderoje,mos ke garanci se do jetosh përgjithmonë.Kur uji rrapëllitet në lulishte dhe derdhet tokës e ti bën sabër duke agjëruar dhe duke ju lutur Allahut të Madhëruar për të nxënë shpërblimin e kësaj nate të bekuar

Kjo natë është natë:

a)Natë e Kuranit

b)Natë për falje gjynahesh

c)Natë që të përkujton xhenetin

d)Natë e cila të rrit imanin besimin

e)Natë e bashkimit dhe unitetit vëllaznorë

f)Natë e paqes,diturisë dhe bujarisë

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 23– 23 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 59331 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=