Ramazani muaji i ndryshimit..!!


Agjërimi si obligim është përcaktuar më 10 Shaban të vitit të dytë pas hixhretit, gjegjësisht në vitin 624, me këtë ajet që i është shpallur Pejgamberit a. s.: „O ju besimtarë, u është bërë obligim (farz) agjërimi (i muajit të Ramazanit) ashtu siç e kishin obligim edhe ata që ishin para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm” (El-Bekara:183).

Agjerimi vjen nga fjala “Saum” që do të thot ndalim nga ushqimi,uji,marrdhëniet intime dhe fjalët e këqia dhe nga çdo veti e shëmtuar,nga lindja deri në perëndim të diellit.Ramazani është një muaj i plotë ku muslimani shton ibadetet-adhurimet,kalitet dhe stervitet shpirtërisht dhe fizikisht.Lidhja e krijesës me Krijuesin Allahun,Zotin e  gjithsisë i Cili është i pari që ska fillim dhe I fundit që ska mbarim.Prej ajeteve që obligojnë me agjërim është ajeti më lartë si dhe ajetet : (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.(El-Bekare-184,185).Allahu liron udhëtarin dhe të sëmurin nga ky obligim që tua lehtësojë në mënyrë që ato ditë që mbesin ti zëvendësojnë në ditët kur janë shëndosh dhe që nuk janë udhtarë.

Islami ndërtohet mbi pesë shtylla:

1.Shehadeti:[Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe Muhamedi i dërguar i tij

2.Falja e namazit:[Pes kohë,Sabahu,Dreka,Ikindia-Pasditja,Akshami,Jacia]

3.Zekati;[Dhënia e pasurisë 2.5% nga ata që jan musliman të pasur për zhdukjen e varfërisë dhe paditurisë]

4.Agjërimi i Ramazanit[Ndalimi nga ushqimet dhe uji e mardheniet nga lindja diellit deri perëndim]

5.Haxhi apo vizita e vendit të shenjtë Mekes-Qabes duke adhuruar Allahun Zotin e gjithsisë

a)Agjerimi është shtyll e islamit që obligohet çdo moshrritur i aftë fizikisht dhe psiqikisht.

b)Agjërimi e edukon njeriun që të jet më afër Zotit dhe krijesave të tijë.

c)Agjërimi përmirson shëndetin pastron organizmin nga helmet ushqimore.

d)Agjërimi forcon durimin,ngrit moralin,rrit besimin dhe e bën njeriun më human-njerzorë.

Agjërimi ka syfyrin dhe iftarin,syfyri është kohë para faljes së sabahut pra dije që koha e namazit të sabahut, me të cilin përfundon syfyri dhe  fillon agjërimi është agimi i cili quhet agimi i dytë. Allahu, subhanehu ue teala thotë: “Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” (El Bekare, 187).Iftari është me perëndimin e diellit.

Pejgamberi a.s thot : ” Ai i cili e agjëron muajin e ramazanit me besim dhe shpresë tek shpërblimi i Allahut do ti fallen mëkatet e kaluara.” Pra ky është muaji i zbritjes së mëshirave, muaji i faljes, thjesht thënë muaji i shanseve të mëdha me pak mund dhe sakrificë. Agjërim nuk do të thotë abstenim nga ngrënia, pirja dhe marëdhëniet intime,  mirëpo është vepra më të cilën kënaqen të devotshmit, muaji i cili nxit pastrimin e përgjithshëm të robërve besimtarë nga çdo gjë e keqe dhe jo e mirë , si në aspektin shëndetësorë, shpirtërorë po edhe të moral dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm për të kënaqur Allahun, pasi që në islam siç dihet çdo vepër sa do e vogël qoftë ajo është e lidhur me Të, pra çdo herë duke shpresuar shpërblimin nga ana e Tij. Prandaj vëlla i dashur pyete veten se për kë e ke lënë ushqimin, pirjen dhe epshin tënd? Thotë Allahu në hadithin kudsi:” Çdo vepër e birit të Ademit është për të përpos agjërimit, ai është i imi.” Medito vëlla se kush të ka urdhëruar të agjërosh dhe mendo se kjo qenka diçka e veçantë nga adhurimet tjera pasi që i Lartmadhëruari shpërblen për të në mënyrë speciale, e kjo pa dyshim se ky shpërblim duhet të jetë diçka shumë më i veçantë se shpërblimet e veprave tjera.

    Kush të ndalon të hash kur je i vetmuar, askush nuk të sheh! Por këtë besimtari këtë e bën nga frikërespekti ndaj Allahut, nga ndenja e mbikqyerjes së vazhdueshme nga ana e Allahut, prandaj dhe në hadith ka ardhur:”…përveç agjërimit, Ai është i imi e Unë për të shpërblej.” pra ashtu sikurse robi edhe në fshehtësi ruhet dhe nuk e tradhëton agjërimin , ashtu edhe shpërblimi për të është sekret midis Allahut dhe robit të Tij. A mund ta di agjëruesi se çfarë shpërblimi ka pregatitur Allahu për të? Kur të hyn besimtarët në xhenet, agjëruesit prej tyre do të kenë të hapur edhe një derë më shumë , pra një hyrje të veçantë e cila quhet Rejan. E siç dihet nga kjo derë nuk mund të hy kush pos asgjëruesve, pasi që ata duruan në vape, të etur e të uritur e përbajtën veten nga epshet e këtë vetëm pse Allahu ua kishte obliguar, e shpërblimi i atyre që hyn në këtë derë pa dyshim se është i veçantë, thotë Allahu për durimtarët:” Me të vërtetë durimtarët shpërblehen pa llogari.”(Zumer:10)   Gjatë muajit të Ramazanit ka zbritur Kurani nga Lehfi-Mahfudh (libër në të cilin është shkruar çdo gjë që do të ndodh prej krimijit të parë që ka krijuar Allahu e deri në ditën e gjykimit) në qiellin e kësaj bote, e më pas ka zbritur në tokë për 23 vite radhazi sipas nevojës, pra gjatë periudhës kur i Dërgauri i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte pejgamber, thotë Allahu në Kuran:” Muaji i ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, udhëzues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë nga e kota.”(Bekare:185).Na vizitoni: www.zgjimi-islam.com

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127842 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente