Islami dhe dituria

Islami dhe dituria

Gjëja e parë të cilën Allahu e krijoi ishte lapsi dhe i tha shkruaj,kurse Allahu fuqiplotë ajetin e parë që ja zbriti muhamedit a.s dhe mbarë umetit të muhamedit a.s dhe neve si umet i ti ishte Ikra-Lexo. Allahu xh.sh  thot :  Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).[Kuran Alek .1.] Vërtet islami i ka dhënë prioritetin kryesorë diturisë dhe garimin për nxënjen e sajë Allahu thot se së pari duhe ta dijmë pastaj ta veprojmë pra ibadeti duhe të mësohet dhe pastaj praktikohet se pa e mësu dhe pa e ditur nuk din si ta veprosh e praktikosh : Dije se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut. [Muhammed, 19] Edhe pejgamberi tregonte se vlera diturisë është madhore saqë porosiste : Sehl ibn Muadhi transmeton nga Enesi, i cili transmeton nga babai i tij, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i mëson dikujt dituri, ai do të marrë shpërblimin e atij që punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpërblimi edhe atij që vepron sipas saj.” Poashtu Transmetohet nga Uthmani se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ia mëson të tjerëve.” Vërtet ka pasur prej burrave të mëdhenj që i kan përkushtuar tër jetën nxënjes së dijes dhe edukimit me librin, dhe pjesmarrjen në vend tubime dhe mexhlise ku merret dija,ka pasur në të kaluarën që për një hadith kanë udhëtuar nga Bagdati në Endelus-Kordov [Sot Spanja krishtere atëher Spanja islame me potencial dhe universitete islame dhe bibloteka e dijetarë islam] Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush e dëshiron këtë botë, atëherë le të merret me dituri, e kush e dëshiron botën tjetër, atëherë lë të merret me dituri.” Dhe gjithashtu tha: “Nuk ka diçka që të afron afër Allahut të Lartësuar pas obligimeve (farzeve) më shumë sesa kërkimi i diturisë.” Muslimanët kur lan përgojimin dhe përçarjet mes veti dhe egon,ata fituan dhe u angazhuan me dije saqë i dhanë shembull popujve për dituri dhe shkencë.

Muslimanët ishin të parët që me dije hapën universitetet e para të njohura botërisht nga përendimi në lindje. Kur ne u bashkuam në dije dhe adhurim të pastërt teuhid,korrëm sukses the triumfuam sepse siç thot Ibën Kajim El-Xheuzie, ky islam u përhap dhe do përhapet  kudo ku bjen dielli dhe ndërrohet dita e nata.  Nga Ebu Hurejra, Allahu e mëshiroftë, transmetohet: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, ka thënë: “Kur të vdesë njeriu, i ndërpritet veprimtaria e tij, përveç tri gjërave: sadakaja e vazhdueshme, dituria prej së cilës kanë të tjerët dobi ose ndonjë fëmijë i mirë që bënë lutje për të.”

Shum libra dhe vepra të dijetarëve që kan jetuar me mijëra vite mëparë po kanë lënë libra,dija e tyre ende na shërben,shum libra të dijetarit ibën Tejmie dhe Ibën Kajim El Xheuzie janë libra të pazëvendësueshëm edhe për ditët e sotme ku ne mësojmë nga to.

Dija nuk matet me tituj si,Magjistër a Doktor apo Akademik etj,po dija matet me dije e mësim e praktik shërbim në të mir tek të tjerët.Ka pasur njerëz në të kaluarën skan pasë tituj por kan shkruar dhe vepruar saqë ne do na duheshin dy jetë e më shum me arritë veprimtarinë e tyre.Pejgamberët skan pas magjisitratura as sahabët e tabi-inët,as ebu hanifja ska qën me  titull doktor po ka qënë dijetarë i përkushtuar që sot njerëzit kan themeluar akademi dhe institute e universitete me mësimet e ti . Islami i jep përparësi dijes dhe garimit në dituri,flet shum për dijetarët dhe ata që i shërbejnë dijes. Thotë Ibni Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Kjo aludon për vlerën e diturisë dhe mësimdhënies dhe nderin apo pozitën e tyre që e bëjnë atë, saqë mjafton edhe vetëm një person në botë të udhëzohet që të jetë më e vlefshme se a devetë e kuqe (këto deve janë më të mirat dhe më të vlefshme për një familje). E si është çështja e atij që behët shkak në udhëzimin e grupe njerëzish? Kurse : Muadh ibn Xhebeli, Allahu e mëshiroftë, tha: “Kërkoni dituri sepse kërkimi i diturisë për hir të Allahut shpie në frikë ndaj Tij, kurse kërkimi i diturisë është adhurim (ibadet), përhapja e saj është lavdërim i Allahut (tesbih), kurse hulumtimi i saj është xhihad, mësimi i diturisë atyre që nuk dinë është lëmoshë (sadaka), kurse shpenzimi i diturisë me familjen është afrim ndaj Allahut të Lartësuar.”Islami dhe dituria jan dy gjëra të pandashme,islami-është nënshtrim dhe robi xhahil i paditur nuk i nënshtrohet asaj që ska njohuri për të,krijesa i nënshtrohet Krijuesit kur e din se çka është islami,Kurani,Xheneti,Xhehenemi etj Njeriu sa më shum posedon dhe nxën dije aq më shum njeh realitetin rreth ti dhe i hapet zemra me adhuru Allahun fuqiplotë. Në përfundim lusim Allahun të na shtoj dijen e dobishme dhe të na lehtësojë rrugën për xhenet Amin.

 Imam.H.Arber Berisha

/ 29.0 3.2012 /

www.arber-berisha.it

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 127839 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente