Agjërimi në trojet shqiptare…!!

Agjërimi në trojet shqiptare…!!

Ditët po ecin dal-ngadalë dhe koha po fluturon shumë shpejtë jemi në ditën e njëmbëdhjetë të ramazanit dhe jemi ne temën e njëmbëdhjetë me rradhë.Falemderimi takon Allahun që na mundësoi të takohemi dhe kësaj rradhe me ju lexues i nderuar.Agjërimi i ramazanit në trojet shqiptare është me valë të ndryshme varësisht në krahina apo regjione,qytete apo fshatra,diku më shumë diku më pak e diku mjerisht ndoshta aspak.Agjërimi është obligim dhe kusht prej kushteve të islamit andaj si na urdhëron Allahu duhet ti përmbahemi ajetit : O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.(El-Bekare 183).

Marrim tre qendra kryesore të shqiptarëve si,Tirana,Prishtina,Shkupi,si përjetohet agjërimi gjatë këtyre ditëve të gjata të korrikut,sa e rerspektojnë shqiptarët këtë muaj të begatë,sa prej tyre agjërojnë sa prej tyre nderojnë këtë muaj dhe sa ja japin hakun këtij ibadeti të çmuar.

Në raportet e fundit p.sh në faqen zyrtare të komunitetit musliman shqiptarë.Komuniteti Mysliman i Shqipërisë,raporton se në bashkëpunim me Medresenë e Tiranës shtruan mbrëmjen e 17-korrikut  një iftar për mbi 500 veta në sheshin përpara medresesë.Me qindra të rij e të reja në Tiranë kryeqytetin shqiptarë agjërojnë muajin e ramazanit me dhjetra miq që kam nga Tirana  më lajmërojnë që çdo vit numri agjëruesve po rritet.Duhet kuptuar se rregjimi mbi 40-vjecare shkaktoi problem të mëdha dhe la gjurmë të thella ku njerzit i fusnin me zor sic tregonte gjyshi im i fusnin me zor të pijnë ujë e të hanë bukë,ata që nuk bindeshin ose internoheshin ose futeshin në burgje e rreheshin deri në vdekje feja ishte dnaluar tashmë më 1967-i vetmi shtet që ishte Shqipëria si e pa fe,mjerim i madh ky.

Xhamitë e Tiranës mbushen gjatë muajit ramazan me shumë agjërues dhe namazli,ka aktivitete të shumta sidomos e njohur xhamia Dine-Hoxha me imamin e njohur Ahmed Kalaja,një imam i palodhur dhe aktivist i njohur në thirrjen islame.Në zonën e veriut dhe jugut të shqipërisë si dhe në shqipërinë e mesme ka lëvizje të imamëve në terren të cilët bëjnë aksione të shumta të thirrjes islame dhe sensibilizimit të masës me vlërën që ka agjërimi i këti muaji.Poashtu dhe Shkodra me Myftiun Muahmet Sytari të cilin pata rastin ta takoj para disa ditësh ,më tregoi për një gjallëri të madhe aktivitetetesh islame në rrethin e qytetit të Shkodrës,dhe numrin e xhamive me rrethinë ku kishte afro 52 xhami,kurse qyteti afro 12 xhami,të cilat në muajin e begatë ramazanit do kenë një mori aktivitetesh,Shkodra ku u rritën shumë dijetarë islamë.Vendlindja ime ka poashtu një lëvizje pozitive ku un si imam shpesh bëj takime të shumta me njerzit dhe në anketimet e shumta del se ka më shumë agjërues krahasuar me vitet 1990 ku vështirë gjëje një agjërues,tashmë tropoja cdo ditë e më shumë ka më shumë agjërues dhe namazli.Prishtina dhe agjërimi ramazanit,Prishtina ka një shoqëri të mirë islame,Kosova sidomos Prizreni,Prishtina,e qytetet tjera kanë agjërues ku ndodhë që komplet personeli i një spitali janë agjerueshëm,si dhe kemi shtim të agjeruesve dhe frekuentim të madh të xhamive,xhamitë stërmbushen këtyre ditve të ramazanit gjë të cilën e shoh me sytë e mij thuaja çdo ditë. Ligjërues të ndryshëm imamllarë,si Shefqet Krasniqi,Husamedin Abazi,Enis Rama,Irfan Salihu,nuk ndalen së ligjëruari dhe me aktivitetet e tyre në format nga më të ndryshmet,duke shtrirë rrjetin e tyre kudo në Kosovë e mërgatë.Turqia ka shtruar si zakonisht në Ramiz-Sadik iftare për qindra agjërues në tenda të mëdha për të ngrënë falas ku tendat dhe tavolinat stërmbushen me agjërues kjo tregon se agjërimi në qytetet dhe katundet e Kosovës ka përparuar dukshëm dhe po përparon dita-ditës.Shkupi është një lloj medineje e dytë dhe vend ku islami dhe agjërimi lulëzon me të madhe. Nga faqja zyrtare e forumit rinor islam raportohet se u kthye tradita e kahmotshme e Forumit Rinor Islam - Dega Shkup, këtë vit i cili në bashkëpunim me komunën e Çairit organizon  iftare në nënqiell të hapur për qindra qytetarë ku me 17 korrik 2013, me një numër të madh të musafirëve, me ushqim modest e shoqëri të këndshme u gjallërua pjesa më e re e sheshit në Çarshinë e vjetër të Shkupit.Shum imamallarë nuk ndalen me aktivitete e tyre i njohur imami Bekir Halimi i cili hijeshon këtë muaj nga ligjeratat që i mban në Xhaminë e Hatunxhukut – Shkup.Vlen të përmendet dhe xhamia Jahja Pashës e cila stërmbushet me xhematë dhe agjërues si dhe ligjëratat nuk ndalen bashk me aktivitete e ndryshme që aty organizohen.

Nga raportet e vëllezërve besimtarë që më vijnë nga gjitha qytete e maqedonisë,si Tetova,Gostivari,Struga,Kumanova etj shihet një gjallëri e madhe e agjëruesve dhe hapave të mbarë në të mirë të përhapjes islame.Poashtu vlen të përmendet Ulqini dhe puna e vëllezërve besimtarë atje,nga imami Senad Maku shoh një punë të palodhur me shkrime dhe aktivitete në xhaminë ku ai vepron,pash dhe një emision në televizioni Teuta,poashtu me faqen e ti bibla dhe kurani,i cili është një aktivist i palodhur.Kam pas rastin të kem shumë shokë në studimet e mia në medrese në vitet 2001-2005 që mësonin imamllekun,ishin nga Ulqini,Tuzi,Kraja,poashtu raportohej se dhe Plava e Gucia kanë xhamitë e tyre dhe ramazani po përjetohet shumë mirë.Poashtu Kosova lindore,Presheva,Medvegja,Bujanovci,shumë imamw si Ulvi Fejzullahu dhe faqja sinqeriteti kontribuojnë në promovimin e vlerave të agjërimit dhe sa agjërimi manifestohet,dhe në ato vise shqiptare islame ka shumë agjërues dhe musliman të dedikuar,ka m pasur dhe në studimet e mia shumë imamë dhe shokë të dedikuar në thirrjen islame të cilët kanë qënë nga Presheva dhe Bujanovci.

Ka shumë vllezër dhe nga Çamëria që janë agjërues dhe aktivistë islamë me të cilët  bisedojmë dhe na tregojnë punën e tyre të palodhur në thirrjen islame.Poashtu diaspora shqiptare Evropa në tërsi dhe Amerika dhe kudo ku ka shqiptarë më vijnë lajme se ka më shumë agjwrues dhe aktivist të palodhur në thirrjen islame,falemderimi i takon Allahut.

Por në fund ne nuk duhet të kënaqemi me këto lëvizje,kur dihet se islami para një shekulli ka qënë shumë më mirë në trojet shqiptare,po të lexoni librin tim “Toleranca Osmane dhe Shqiptaret” do e shikoni dhe të dokumentuar se islami ka qënë në kulmin e lulëzimit vetëm nësë kthehemi në trojet shqiptare një shekull pas në kohë. Dihet se shqiptarët kur agjëruan shpëtuan,kur islamin praktikuan,fituan.Po të mos ishte islami do ishim sllavizuar e shkinizuar,andaj sduhet harruar se islami na ruajti identitetin tonë dhe na ruajti nga asimilimi në grek apo serb.Xhami të reja po ndërtohen dhe rinovohen,kuadro të rinjë po shkollohen,shkrime dhe libra të ri islam po botohen,agjërues të ri po shtohen falemderimi takon Zotit,dhe vërtet krenaria i takon umetit islam dhe shqiptarëve të cilët e pranuan islamin sinqerisht dhe po qëse e veprojnë sinqerisht.Allahu nuk ja humbë mundimin robërve të tijë:  Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.(Kuran-Inshirah-6).Andaj ai që agjëroj do shpërblehet pa pikën e dyshimit në bazë të devoshtmërisë dhe sinqeritetit me ibabdetin e tijë,pra ihlasin-sinqeritetin: E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij…(Kuran-Bejine ajeti 5).

Trojet shqiptare sot kanë më shumë nevojë se kurrë për islam të sinqertë dhe praktikim të kuranit dhe sunetit,ne nuk duhet të kënaqemi,por të lutemi për miqtë dhe armiqtë,që Allahu ti drejtojë në udhën e drejtë dhe ta pranojnë islamin në tërsin e ti,ta praktikojnë e tja mësojnë vetes dhe të tjerëve.

Agjërimi në trojet tona paraqitet :

1.Paraqitet në disa vende me shumë agjërues

2.Paraqitet ne disa vende me pak agjërues

3.Paraqitet në disa vende me aspak agjërues

Përmirsimi:

1.Ata shumë agjërues të punojnë ku ska aspak agjërues që të ketë agjërues

2.Ata pak agjërues të kërkojnë ndihmesën reciproke tek shumë agjëruesit

3.Të promovojmë vlera dhe të edukojmë veten dhe të tjerët me rëndësinë e agjërimit

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 11 – 11 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 59331 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=