Hurma e fundit

Hurma e fundit

Muaji i begatë i ramadanit jehoi kudo,por fatkeqësisht sapo dilja nga dera e shtëpisë apo e xhamisë shihja shum njerëz duke ngrënë e pirë,pse vallë këta njerëz veprojnë kështu?nuk jan infomuar apo nuk u është treguar për vlerat që ky muaj ka apo është në pyetje akideja besimi,që është deformuar në breza apo nuk është mbjellur si duhet.

Iftari i parë më kujtoi hadithin e pejgamberit a.s : Agjëruesi ka dy gëzime,një kur bën iftar dhe tjetri kur do ta takojë Allahun e Madhërishëm.(Buhariu&Muslimi).

Disa injorantë më cituan një barcoletë-fore se ramazani na paska 3-ditë se shurdhani se ka dëgjuar për 30-ditë një gojdhenë popullore që injorantët e duan sepse përtojnë të agjërojnë ose e nënvlersojnë këtë obligim hyjnorë.

Për tu mbyllur gojën u tregova ajetin Kuranorë : Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.(Kuran El-Bekare 185) Pra është një muaj i plotë jo tre ditë i thashë pse bën blasfemi dhe tallesh zotëri me fjalën e Krijuesin tënd dhe timin dhe të tër universit.

Pse hurma e fundit,a ke menduar vëlla,motër,i ri e re,njeri në përgjithsi se sot mund të jetë hurma e fundit dhe iftari i fundit për ty.Nëse agjërimi yt ska qënë i sinqertë për Allah por për të rënë në sy të njerzve,kur të ringjallesh ,gjymtyrët e tua do thonë agjëroi robi për Allahun,apo agjëroi për robin dhe gënjeu veten.

Ka thënë pejgamberi a.s: Ruane veten nga zjarri i xhehenemit(Ferrit),qoftë dhe me një kokërr hurme.Andaj sa prej jush keni dhënë iftar një studenti,një jetimi,një fukaraje,kojshiut apo farefisit.Dihet se hurma është sunet të hahet në iftarë,Ka thënë pejgamberi a.s : Kush ka hurme, le të bëjë iftar me to, ndërsa kush nuk ka, le të bëjë iftar me ujë. Vërtet uji është i pastër.Më kujtohet kur isha student bashk me ca studentë të tjerë të largët jetonim në kushte të vështira agjëronim pa u lodhur edhe pse shpesh ngelnim pa ushqimet elementare ishim në qendërt të qytetit dhe kishte plot musliman,dhe asnjëherë dikush nuk na solli një kokërr hurme e jo më të na jap një iftarë apo të na ftojë në iftarë,subhanallah kjo ngurtësi e zemrës dhe koprraci.

 Hajdeger thoshte : Sikur njeriu ta dinte që do vdiste nesër sdo linte copën e mishit që ka në frigorifer po do e hante.Kojshi i nderuar që jeton mes lluksit ushqe të varfërin ushqe jetimin ushqe taleben në udhën e diturisë thuaj largë koprracisë.

Andaj motër,vëlla,bëhu i mirë dhe bamirës se Allahu të don : "Ska dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve" (El-A,rafë : 56).Koprraci nuk do shef kurr ditën e tijë,Allahu nuk i don koprracët dorshtrënguar: “Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni”. (Ali Imran, 180)Në gjeneratat e mëhershme në viset tona kur varfëria ka qënë më e madhe njerzit ndanin bukën e misrit-kallamoqit dhe i jepnin gjysmën kojshiut,ashtu si veproi Muhamedi a.s me kojshiun e ti Jehud e ndau gjysmën e gjellës ia dërgoi se pa që oxhaku i shtëpis tij kishte kohë pa nxjerrur tym pa gatuar.Shikoni pra bujarinë e Resulullahit a.s me një të besimit tjëtër e most ë flasim të jetë musliman vëlla i yni në fen islame.Vëlla mendoje se ramazani nuk është thjeshtë të agjërosh por dhe për vëllanë tënd të mendosh,të kujtosh njerzit në luftra dhe uri,të mendosh që ka shtresa në skamje-varfëri.

U tmerrova në një rast kur vizitova një familje në zonat e thella malore që jetonte në një kuadrat stallë katër metër katrorë rreth tetë vetë në kushte të mjerueshme që nuk kishin as bukën e gojës,thash me vete unë musliman dhe spaskam ditur që kojshiu im i largët jeton pa buk,por varfëri e madhe është kur robit Allahu i jep pasuri por e len ti kalbet në banka dhe të bëhet armiku i tij më i madh ditën e gjykimit : Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës). Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!(Kuran Tekathur-1-3)

Pra gjith ajo pasuri e grumbulluar do shkrihet në bankat e masonëve,dhe do shkoj për aramatim diku larg kundër muslimanëve,ose për bizneset e kazinove,në vend se ato para të shkojnë për ndërtimin e një xhamia,hapjen e një shkolle të re për muslimanët,apo për shkollimin dhe edukimin e një studenti apo botimin e një vepre-libri islam që jeton në shekuj,sepse shkrimi mbete dhe jeton në shekuj si burim.Mu kujtua një musliman që sjellte në xhami hurma çdo iftarë ,kur vdiq nuk mori asgjë me vete por ndoshta ato hurma që ne i shijonim me ëndje do bëhen shkak ta shpëtojnë nga zjarri dhe të hyj në xhenet që ka ushqyer agjëruesit e xhamisë me hurma për hir të Allahut të madhërishëm. Është transmetuar nga Enes ibn Malik (radijallahu anhu), se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, bënte iftar para namazit (të akshamit) me disa hurma të freskëta, por nëse nuk kishte hurma të freskëta, ai merrte hurma të thata, e, nëse nuk kishte hurma të thata, i pinte disa gllënjka ujë. [Ebu Davudi, 13/2349]

Sahabiu Aliu r.a njëherë ishte përballë disa përsonave ata filluan të hanin hurma dhe ti hedhin kokrrat para ti duke qeshur e tallur,ata i thanë ha kokrrat,ai ja priti me inteligjencë e urtësi unë i ha hurmat pa kokrra kurse ju i hani me kokrra.Andaj hane hurmën e fundit pa kokërr por mos ja hidhni fajin ose mbeturinën tjerëve se dhe nga kokrra po u mboll në tokë ajo do bëhet pemë dhe në të ardhmen do nxjerrë frytet e sajë,kshtu puna e robit të mirë që lenë vepra e gjurmë të mira,andaj ta bëjmë humrën tone të fundit me bereqet dhe tu lëmë pas brezave tjerë fryte të hajrit.

   
   
   

Porosia e hurmës së fundit :

1.Hurma është frut me shum vitamina dhe sunet i preferuar për iftarë.

2.Ushqe me iftarë,jetimët,fukarenjtë,studentët,udhëtarin,musafirin,kojshiun etj

3.Mendoje se iftari yt do jetë hurma e fundit

4.Allahu i don bamirsit shpëtoje veten nga zjarri qoftë dhe me një kokër hurme

5.Hurma simbolizon sofrën e agjëruesit

6.Hurma e mbjellur hahet dhe nga brezat pas nesh dhe mbete sadaka rrjedhëse

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

Rubrika : Përjetime nga ramadani

Tema:Hurma e fundit

Kronika 2 – 2 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi

www.arber-berisha.it.gg

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 60559 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=