Edukimi me agjerim..!!

Edukimi me agjerim..!!

Edukata ëshët gjë madhore tek një musliman moshrritur dhe i aftë psiqikisht dhe fizikisht që ta ahdurojë Allahun me namaz e agjërim.Imam Buhariu pikërisht në lidhje me këtë çështje shkroi një vepër “El-Edebul-Mufred”,e cila vepër shqyrton çeshtjet e etikes morale ne islam,duke treguar sesi sillej gjenerata e parë dhe vet pejgamberi Muhamed a.s. Resuli a.s thote : “Jam derguar qe ti permbushi vlerat e moralit”Ai gjithashtu ka thënë :”Më afër meje në ditën e Gjykimit do të jetë ai që ka moral më të mirë”Agjërimi e edukon njeriun si të sillet dhe me ushqimin e ti,duke mos e tepruar dhe ngrënë tepër ku dihet se Allahu nuk i do ata që e teprojnë: …hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” [El-A`raf,31].Edukimi me maturi në ushqim dhe mendimi për njerzit që jan në borë,ftoftë apo kulmin e nxetsisë dhe skan shpi janë nëpër male në varfëri ekstreme apo nëpër shkretëtira si endacakë.Agjërimi na bënë të jemi të butë në lidhje më butësinë pejgamberi a.s thotë : Kush ka butësi,ai ka bukuri dhe kush nuk e ka butësinë,ai është shëmtuar.”Agjërimi na futë të mendojmë për kojshiun se a ka ai syfyr apo iftarë për të ngrënë,Pejgamberi a.s thotë : Nuk është besimtarë i mirë ai njeri i cili e ka mbushur barkun e tij përderisa fqinji i tij është i uritur.” Aliu r.a  thotë:“ Lutuni shumë gjatë muajit të Ramazanit, pendohuni. Kështu që përshkak të lutjeve tuaja u hiqen belatë, kurse me anë të pendimit tuaj u falen mëkatet.

Agjërimi na bënë më edukativ,zbut epshet tona,egon,na bën të ndjehemi më human,na afron më shumë kah Kurani,na afron kah takimet vizitat iftaret e shumta dhe na e shton durimin,ku pa durim ska agjërim ska besim.

Allahu na mëson përmes Kuranit famlartë se qëllimi i agjërimit është devotshmëria,pa devotshmëri ska edukatë ska bamirsi,dashuri,solidaritet,edukim e sinqeritet.

Ky muaj i ramazanit na edukon me disa gjëra si vijon:

1)Agjërimi na edukon me lexim të Kuranit

2)Lexim të vetvetes dhe zbutjen e egos

3)Shtim i namazeve,teravi,nate,vullnetare etj

4).Shtimi dhikrit dhe harmonia vellaznore

5)Kalitja fizike dhe metafizike vlen shum dhe eshte educate e brendesise dhe anes se jashtme

6)Edukon neve me oraret fikse te ushqyerit si syfyri dhe iftari

7)Uria nuk duhet të jetë uri por urti apo urtësi

8)Kete muaj na shtohet durimi dhe edukimi

9)Agjerimi nap astron dhe na fut te mendojme gabimet ti evitojme edukaten ta praktikojme

10)Historiku agjerimit dhe ndodhite ne kete muaj na edukojne me mesazhet e agjerimit qe ai mbart ne vete.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, r.a., se Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s, kishte thënë: “Stomaku-lukthi është shtrat i organizmit nga ushqehen venat, dhe nëse stomaku është i shëndoshë, edhe venat do të jenë të shëndosha e nëse sëmuren, edhe venat do të sëmuren.”

ResuluLlahi a.s e ka shpjeguar se çfarë sasie e ushqimit i nevojitet,birit të ademit: Biri i Ademit kurrë nuk do të mbush një enë më të shëmtuar se stomakun-lukthin e vet, vërtetë birit të Ademit i mjaftojnë kafshatat që ta mbajnë në jetë, e nëse vërtetë dëshiron, atëherë një e treta e stomakut le të jetë ushqim, një e treat ujë ndërsa një e treta le të mbetet boshe, që të mund të marr frymë.”

Njeriu duhet që një të tretën e stomakut ta lë për ushqim, një të tretën për ujë ndërsa një të tretën e fundit ta lë të zbrazët, që të mund të marr frymë. Qëllimi i të ushqyerit është që njeriut të mbahet në jetë, ta kompensoj atë që e humb organizmi për ta ruajtur temperaturën normale trupore dhe të zhvillohet normalisht. Shikoni që Pejgamberi në hadith nxitë që ushqimi të merret në sasi të vogla, mjaftueshëm sa për t`u mbajtur në jetë, ashtu që të mos jetë as i urritur as i dobët.Njeriu duhet të konsumoj ushqim përmes së cilit do ta ndërtoj organizmin e tij.

Muhamedi a.s e ka thënë : “Ne jemi popull që nuk ha derisa nuk e merr uria, e kur hamë, nuk ngopemi.”Agjerimi e edukon muslimanin ne tër muajin e ramazanit duke ja ndritur fytyren besimtarit dhe duke e amortizuar ate pë tër vitin,që të jetë i gatshëm ti ballafaqohet sfidave të përditshme në jetën e tijë,Pejgamberi a.s ka pasur virtyte të larta dhe kur agjëronte hapte iftarin me hurma ose ujë.Allahu i lartë tregon për Muhamedin a.s se ai është lartë me edukatë e moral.: ''Vertet, ti je ne nje shkalle te larte te moralit!'' (Kalem, 5) .Në këto ditë të nxeta agjëruesi turpërohet kur sheh njerëz që hanë në ambjente publike edhe pse shumica popullatës muslimane në përqindje.

Pejgamberi i Allahut ka thënë:”Turpi nuk sjell asgjë tjetër,vetëm se të mira.”Bushejr bin Kabi ka thënë :”Nëpër librat e urtësisë shkruhet:”Turpi sjell denjësi.Turpi sjell qetësi.Imrani ka thënë: Unë ju transmetoj nga pejgamberi i Allahut,kurse ju transmetoni nga librat tuaja.”.

Edukata dhe agjerimi :

1)Janë lidhje që të dërgojnë tek veprat e mira

2)Pritshmëria me dinjitet dhe vigjilencë

3)Mendimi për të tjerët dhe solidariteti me ta

4)Ndihmesa reciproke

5)Largimi nga të këqiat në përgjithsi

6)Dashuria dhe gëzimi edukatë e qëndrimit për iftarë dhe syfyr

7)Marrja e shpërblimit me lejen e Allahut duke agjëruar me edukatë dhe maturi

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 18 – 18 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 61233 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=