Islami dhe ekonomia

Islami dhe ekonomia

 

Të shkruash për këtë temë,do duheshin libra me vëllime për tu bërë.Ekonomia në ditët e sotme është bërë komanduese e njeriut dhe jo e kundërta,sepse kur ne nuk i kthehemi ligjeve të Allahut për ekonominë atëher taguti(i mallkuari shejtan) do na i verboj syt pas dunjasë,ku do humbasim dhe ahiretin bashk me dunjan. Ekonomia në optikën islame ka dy trungje të mëdha. Ekonomia e lejuar në baz të rregullave dhe normave të kuranit dhe sunetit.Ekonomia e ndaluar,e cila sot po pushton botën me korrupsion,kamatë dhe shitblerje e haramit dhe shejtanit të mallkuar.

Gjithmon besimtari e shikon jetën në këndin islam dhe e analizon me dy-sy me syrin e jashtëm dhe të brendshëm dhe jo vetëm me një sy sepse ai do sillte pasoja të rënda për individin. Tani do ju referohemi disa ajeteve kuranore për ekonominë.

“E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.

Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, ka argument.për një popull që beson,

Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.

Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t'i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).

All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.

Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).

(Sure E-Rum ajetet 36-41)”

Sot ekonomia kinse moderne është e bazuar në interes,andaj tagutet e kan bërë të pamundur imagjinimin e një ekonomie apo aktiviteti ekonomik,pa pasur interes,indirekt apo direkt qoftë ai interes. Në fillimet e islamit në kohën e gjeneratave të arta, kur ekonomia bazohej në ligjet e Krijuesit të gjithsisë ather suksei nuk dinte kolaps,dhe shtet islame dhe te gjitha shtresat ishin në rahati dhe siguri ekuilibruese ,ekonomike ,sepse institucioni i zekatit e mundësonte këtë.

Sot ari dhe gjërat e shtrejta jan zëvendësuar me ato të pa shtrenjta,me letra të pavlera,këtë gjë e bënë sionistët ,bankierët jehud e të pafe,ku ata sollën kamatën si shkatërrim për njerëzimin dhe ngritje për vetveten dhe rendin e ri botror që ata duan të formojnë.Familjet si rothshildët,rokfelerët dhe avangardat e bankierëve që në fillimet e historisë së njerzimit,stabilizuan familjet e tyre me pasuri duke shitur bursa falso dhe duke futur letrën e pavlerë dhe kamatën e cila është harami dhe tradhëtia më e madhe që i është bërë njerëzimit ndonjëher.Allahu në lidhje me këtë ka paralajmëruar rrezikun vdekjeprurës për shoqërin njerzore në rast se ajo konsumohet.

"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe largojuni asaj që ka ngelur prej ribasë (kamatës) nëse jeni besimtarë! Nëse nuk e bëni këtë, atëherë përgatituni për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, e nëse pendoheni, atëherë merrni vetëm origjinën e të hollave tuaja! Kështu ju nuk i bëni padrejtësi askujt dhe nuk iu bëhet padrejtësi.".( Bekare:278-279.)

Ubadetu bin Samit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Ari me ar, argjëndi me argjënd, gruri me grurë, elbi me elb, hurma arabe me hurma arabe (temër) dhe kripa me kripë (shkëmbehen) në të njëjtën sasi, në të njëjtën peshë, dorë më dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje, atëherë shisni si të doni me kusht që të jetë dorë më dorë."

Nëse shitet një nga këto lloje me të njëjtin lloj, si p.sh. ar me ar, apo hurmë arabe me hurmë arabe, atëherë është e ndaluar shtesa e njërës anë dhe gjithashtu është i ndaluar edhe afati. Duhet patjetër që të jenë të njëjtë në peshë e masë pa marrë

parasysh cilësinë, si dhe duhet patjetër që të kryhet shkëmbimi i mallit dorë më dorë në vendin dhe çastin e aktit:

Ebu Seid el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Mos e shisni arin me ar, vetëm nëse janë të barabartë dhe mos shtoni në njërën anë …dhe mos i shisni ato një në dorë e një në mungesë!"

Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Ari me ar është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, gruri me grur është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, elbi me elb është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, hurma arabe me hurmën arabe është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë."

Ibën Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) na vinin hurma arabe të përzierë dhe shkëmbenim dy tasa me një. Kur e mori vesh i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) këtë gjë tha:

"Jo dy tasa hurme me një, as dy tasa grurë me një dhe as një dirhem me dy dirhem!"
Nëse shitet një nga këto gjashtë lloje me lloj tjetër jo prej të njëjtit lloj si p.sh. të shkëmbesh ar me argjend, ose grur me elb, atëherë lejohet dallimi në peshë apo masë me kusht që të bëhet shkëmbimi i mallit në vend, ashtu siç thuhet në hadithin e lartëpërmendur të Ubades “Nëse ndryshojnë këto lloje, atëherë shisni si të doni, me kusht që të jetë dorë më dorë."

Si dhe në hadithin e Ubades, i cili ndodhet tek Ebu Daudi e të tjerë, ku i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:

"Nuk ka asnjë problem nëse shkëmbehet ari me argjënd duke qenë se argjend ka më shumë, por dorë më dorë dhe jo për në një kohë të caktuar. Nuk ka asnjë problem nëse shkëmbehet gruri me elb duke qenë se elb ka më shumë, por dorë më dorë dhe jo për në një kohë të caktuar."

Nëse shkëmbehet një prej këtyre gjashtë llojeve me një lloj tjetër të ndryshëm nga ai, si p.sh: ar me grurë, ose argjend me kripë, atëherë lejohet dallimi në masë e peshë si dhe afati i dorëzimit.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se: "I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) bleu ushqim (grurë) prej një çifuti për t'ia paguar pas një afati të caktuar dhe i la peng mburojën e tij të luftës."
Emir Sanani thotë në librin "Subulus Selam":"Dije se dijetarët kanë rënë dakord në lejimin e shkëmbimit të një lloji në të cilin rrjedh kamata me një lloj tjetër në të cilin rrjedh kamata, por të cilët nuk janë të të njëjtit lloj. Ky shkëmbim lejohet me afatizim apo me dallim në masë e peshë, siç është shkëmbimi i arit me grurë, argjendit me elb, etj."

Nuk u lejohet shkëmbimi i hurmave të njoma me të thata, përveç se të varfërve që nuk zotërojnë pemë hurme. Atyre u lejohet që të blejnë hurma të njoma (rutab) të marra prej pemës, me hurma të thata.Abdullah bin Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shitja me kile e frutave që janë në pemën e hurmës me hurma të thata, si dhe nga shitja me kile e rrushit të njomë me rrush të thatë."

Zejd bin Thabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se:
"I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka lehtësuar për të varfërit që kanë hurma të thata, t'i shkëmbejnë ato me hurma të njoma, duke i përcaktuar me mendje ata që kanë përvojë."

Shkaku që i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shkëmbimi i hurmave të njoma me të thata është se të njomat nëse thahen, atëherë pakësohen:Seid bin ebi Uekkasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: U pyet i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) për shkëmbimin e hurmave të njoma me të thata dhe ai tha: "A pakësohen të njomat nëse thahen?" Thanë: Po”. Atëherë ndaloj nga kjo gjë."

Mjerisht pata rastin të jem imam musafir  i një xhemati që konsumonte me të madhe kamatën,çuditrisht atyre u ishte bër lavazh-shpërlarje truri,të falësh pes kohët namaz dhe të jesh i përkushtuar në islam,por në të njëjtën kohë ti shpallësh luft Allahut me kamatë vërtet është humbje madhe,si rasti atyre nejrzve qe do vinjnë me vepra të mira sa kodra e Uhudit dhe Allahu do ua shumzoj me zero ditën e gjykimit.

Sigurisht që puna e ndershme është ekonomia e qëlluar,poashtu dhe shitblerja me rregulla dhe drejtësi.Në lidhje me ekonominë islame do parshtrojmë disa hadithe që janë mësim për  ne dhe mbarë umetin që kanë  mendje të shëndoshë.

 Transmeton Mikdami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:"Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se ai i duarve të tij. Edhe i Dërguari i Allahut, Daudi (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) hante prej punës së duarve të tij."

Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"O njerëz! Kini frikë Allahun dhe kërkojeni rrizkun në të lejuar (hallall), sepse nuk do të vdesë ndonjë trup pa plotësuar rrizkun e tij edhe nëse ai i vonohet. Kini frikë Allahun dhe kërkojeni rrizkun mirë! Merrni atë që është e lejuar (hallall) dhe lini atë që është e ndaluar (haram)."

Hakim bin Hizam transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:"Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të ndahen. Nëse ata janë të sinqertë dhe të qartë (në tregtinë e tyre), atëherë tregtia e tyre ka begati; nëse i fshehin dhe mashtrojnë njëri-tjetrin, atëherë tregtia e tyre zhvishet nga begati."

Ukbetu bin Amir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:

"Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i lejohet muslimanit që t'i shesë vëllait të tij diçka që ka ndonjë të metë, vetëm nëse ia bën atë të qartë."

Kuptohet se ekonomia islame nuk funksionon pa pasur këto pika :

1.Drejtsinë

2.Zekatin

3.Sadakanë

4.Kontrata-Marrveshja

5.Bazuar në Kuran dhe sunet

6.Ecje në spejgimet e dijetarëve islam të njohur botërisht

7.Bamirsin dhe besimin

8.Mirkuptimin dhe vërtetimin

Dhe në fund e lusim Allahun fuqiplotë të na mbrojë nga e keqja jonë dhe e keqja e shejtanit qoft ai prej njerzve a xhinve,dhe të na bëj prej bamirsve të drejtve dhe jo nga ata që konsumojnë kamatën.Shpresoj të kemi rikujtuar ca segemente të ekonomisë  islame Allahu e di mësëmiri tek Ai kërkojmë rrisk,mbrojtje dhe strehë.

Përgaiti : Imam.H.Arbër Berisha

Nëntor 2011

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 58641 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=