Islami dhe drejtësia

Islami dhe drejtësia

Allahu fuqiplotë çdo gjë e krijoi me drejtësi,harmoni e rregull,por krijesat e pa përkryera e çrregulluan këtë ekuilibër.Por që përqindja jonë si krijesa të mangëta të shkojë me drejtësi më shumë, që peshorja jonë të anojë nga drejtësia,duhet të ndjekim mësimet kuranore dhe pejgamberike që Allahu i solli shembull për ne.

Allahu nuk i bën padrejtë askujt,nuhu a.s ishte i drejtë me popullin e tij që i bënin padrejtësi vetvetes poashtu dhe ibrahimi,sulejmani,musa,isa,muhamedi a.s dhe gjithë pejgamberët ishin të drejtë sepse punuan me ligjet e të drejtit Allahut fuqiplotë.

Kur tek një popull humbet drejtësia dhe shfaqet padrejtësia ata janë të dalur jasht udhës së vërtetë jashta mësimeve që Zoti ua sjell përmes kuranit,pejgamberëve dhe njerëzve të cilët janë të nënshtruar ndaj Allahut.

Ne e dijmë sa i drejtë ishte Muhamedi a.s i cili u quajt besnik sepse vendosi ekuilibrat mes fiseve arabe ku përçarja kishte qënë ekstremisht e gabuar për çështje shumë të vogla. Në lidhje me drejtësinë Allahu thotë në kuranin famlartë : All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.[Sure Nahl 90]

Këto jan ligjet e Zotit që urdhërojnë në drejtësi,bamirsi,rregull,në bazë të kësaj të gjitha ligjet e njerëzve të mangëta duhet tu binden ligjeve të Allahut që janë të plota.

Një perandori,një shtet,një qytet një fshat një lagje pa drejtësi dhe islam është e destinuar të zhduket,shfaroset,sepse aty ska rregulla ska ligje dhe njerëzit veprojnë duke mos qënë të informuar dhe urdhëruar për asgjë,gjë që sjell krimin,vrasjen,padrejtësinë,daljen jasht sistemit jetësor dhe organizimit të ti.Marrim shembull kompjuterin i cili ka nje rregull manual pune,pa të cilin ai do bllokohej nga viruset apo do digjej nga rryma si dhe mos vendosja në vend të duhur do i shkaktonte ndonjë dëmtim nga lagështia dhe ndonjë ujë që do prishte elementet e brendshme. Merrni shembull një njeri në këtë dimër të acartë ta linit gjith natën pa rroba në mëngjes si do ngrysej i ngrirë dhe varet nga imuniteti i ti por gjasat për jetë do ishin për të zero.

Allahu fuqiplotë tregon se mision i të gjith pejgamberëve ka qenë drejtësia e Allahut në tokë : Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. [Sure El-Hadid 25]

Sot shum njerëz në emër të islamit duke mbajtur pozita islame kyçe janë njerzit më të padrejtë në shoqërin islame,e cila bie ndesh me parimet e islamit dhe urdhëresat kuranore.

Shum dijetarë u vranë e u burgosën kur kritikuan mbretin apo sundimtarin kur ai vepronte padrejtësisht,kemi rastin e sejid iben xhubejrit apo rastin e ebu hanifes Allahu i mëshiroftë.Duke studiuar kuranin kuptojmë se drejtësia është elementi primar për të qënë në rrugën e Krijuesit të Madhërishëm,ne si besimtarë në çdo namaz kërkojmë udhëzim dhe përforcim në rrugën e drejtë nga Allahu fuqiplotë : Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! [Sure El-Fatiha 6 ]

Abdull-llah ibn Amr ibn Asi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Të drejtët te All-llahu do të kenë kolltuqe-fotele nga drita, të ulur në të djathtën e të Mëshirshmit, kurse që të dyja duart i ka të djathta. Ata që janë të drejtë në gjykimin e tyre ndaj familjes dhe atyreve që i kanë nën pushtet të tyre”. (Muslimi).

Nga kjo arrijmë të kuptojmë se dretësia e krijesave të drejta në rrugën e drejtë islame,manifestohet kudo në familje në pozitat e kësaj bote që kan në punët e ndryshme qofshin shefa,kryetarë,drejtora,presidenta,kryeministra,imam,kryeimama,muftia-etj,atëher do kenë shpërblimin e pa masë në xhenet për shkak të drejtësisë dhe korrektësisë.

Ku duhet te perdoret drejtësia në disa vende: 1.Drejtësia me fenë islame 2.Drejtësia me familjen 3.Drejtësia me farefisin 4.Drejtësia me kojshiun 5.Drejtësia me nënpunësin 6.Drejtësia me shoqërin dhe njerëzit 7.Drejtësia me vetveten duke mos i bërë padrejtësi vetes duke mos e mbytur veten me gjëra të ndalueshme dhe kryesorja duke mos humbur veten duke i bërë shirk Allahut duke besuar dhe adhuruar e betuar tjetër kënd veç Zotit të vetëm fuqiplotë. 8.Drejtësia me jetimin 9.Drejtësia me fukarenjtë të varfërit 10.Drejtësia me njerëzit në udhëtim që janë musafir,dhe drejtësia të jetë kudo me ne,në rrug,në shkolla-universitete,spitale,shtëpia,tok,det,ajër kudo, sepse Allahu i do të drejtit.Allahu na bëfte të jetojmë me drejtësi dhe punojmë me drejtësi Amin!!

 Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

www.arber-berisha.it.gg

08.02.2012 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 129044 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente