Hegjemonia Dick Marty
Sot gazetat media e shkruar dhe elektronike shkruajnë për faktorin Marty i cili akuzon një popull i cili me perpjekje e sakrificë luftoi per liri e mëvetësi nga okupatori i egër sllav. Një raport 30 faqesh nga një avokat zvicerrian i cili mendon se disa ish luftëtarë të Uçksë janë të inkriminuar në krime lufte dhe skandale antinjerzore. Draft raporti 30-faqesh i zvicHegjemonia Dick Marty eranit të njohur për qëndrime antishqiptare, Dick Marty, thekson se “UÇK-ja qëndron pas trafikimit të organeve me njerëz, veçmas ndaj civilëve të mbajtur në burgjet sekrete në Shqipëri”.Ky diskutim ngjalli debate te medha ne mediat shqiptare verejta nje ne Klan ku ishin te ftuar figura te ndryshme nga politika ,publicistika,analist e komentator gazetar dhe intelektual te cilet mbanin ane te ndryshme mbi çeshtjen Marty por kjo çeshtje kuptohet se ka misteret e saj por perben nje rrezik per ne si shqipetarë që gjithmon e them se jemi mesuar me akuza dhe shtypje nga te tjeret shpesh her pa pasur të drejtë.Nje pyetje kam pse nuk del nje Dick Marty i dyt qe flet per mijra masakra qe i jan bere shqiptarëve dhe luftetareve te Uçk-së. “Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera thot Marty , të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX-i zbuloi rastin e klinikës Medicus në Prishtinë për trafikim organesh”, thekson raporti raporti. Më tej përmendet se “kjo çështje për herë të parë u përmend në librin autobiografik të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, e cila e përmend trafikimin e organëve të njerëzve në kampet e UÇK-së, veçmas në Burrel, në vendin e njohur si Shtëpia e Verdhë”. Po çlidhje ka kjo “Organizatat ndërkombëtare pas vendosjes në Kosovë, në përpjekje për të pasur qasje pragmatiste duke siguruar stabilitetin në vend e rajon, sakrifikuan disa parime të drejtësisë. Ushtarët dhe UÇK-ja u amnistuan për krimet kundër civilëve”, shkruan raporti hegjemonist i Martyt. Juristi Dick Marty pretendon se “pas luftës u zhdukën shumë dëshmi e dokumente, ndërsa dëshimtarët janë frikësuar. EULEX-i e gjeti situatën shumë të palakmueshme“ Po te kapim intencat historike do shohim se historia shpesh her din të përsëritet. Në përqasjen e europianëve rreth Ballkanit, sigurisht që nuk kishte pasur vetëm kritika, përçmim apo dhe sarkazëm ndaj atyre që mund të bëheshin shumë shpejt sivëllezërit e tyre pas largimit të otomanëve, por dhe simpati dhe ekzaltim të popullsive dhe etnive të veçanta veçanërisht të grekëve dhe sllavëve nën influencën e dy nga rrymave të mëdha të mendimit politik dhe kulturor europian, Filohelenizmit dhe Pansllavizmit. Më pak të privilegjuarit në këtë mes ishte popullsia shqiptare, që pozita gjeografike e vendit ku jetonin shikohej si një pengesë kryesore si për pansllavistët që dëshironin të kishin një dalje në detin Adriatik, por dhe për filohelenistët që pozitën dominuese të tyre në pashallëkun e Janinës e shikonin si një ofendim ndaj racës helene që aq shumë e adhuronin. Fitimi i pavarësisë nga Greqia dhe Serbia dhe kërkesa e tyre për ekspansion territorial veçanërisht në kurriz të territoreve të banuara me shqiptarë i dha udhë dhe krijimit të një literature përçmuese dhe raciste ndaj shqiptarëve nga pseudo akademikët e tyre, duke dashur të përligjin në këtë mënyrë sundimin dhe gllabërimin e këtyre territoreve nën petkun e qytetërimit që me gjasë do u ofronin këtyre territoreve. Për fat të keq, këto përqasje gjetën jehonë dhe në Europë, shtetet e së cilës po përgatisnin shkatërrimin e Koncertit Europian të rendit të krijuar në Kongresin e Vjenës më 1815, kështu që interesat e tyre në rajon i ndërtonin mbi bazën e aleancave të real politikës, domethënë dominimit të forcës ndaj më të dobëtëve.Një gjë duhet ditur se avoketet për para të majme arrijnë te marin edhe figuren e personazhit negativ ne kinematografi. Si perfundim te kemi kujdes ta ruaj vendin ton nga nejrez te till dhe çdo veprim ka një kunderveprim thoshte Njutoni andaj dhe ne ti vihemi ne kundërveprim atij qe na preke interesat e njerzve tanë të cilët punuan për shtetsinë dhe rregullshmërin. Arbër Berisha
www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
Pubblicitá
 
 
Oggi ci sono stati già 59331 visitatoriqui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=