Çlirimi i Mekes..!!

Çlirimi i Mekes..!!

Ishte viti 8-hixhri i kalendarit islam me 20-ramazan viti 630 diellorë,kur shkëlqeu një dritë,shpërtheu një lule që pushtoi me aromë tër Meken dhe Gadishullin Arabik,por dhe tër planetin,tokë.Pas shum vuajtjesh Muhmedi a.s me shoket e ti dhe familje e fise të tëra,pas kalimit të shum sprovave dhe largimit nga toka e tyre ,vatani i tyre ata u rikthyen si fitues dhe triumfues ndaj të pavërtetës sfiduan dhe larguan shirkun nga Meka toka të cilën Allahu e ngriti Qaben,tokë ku pejgamberi Ibrahim a.s me bijtë e tijë Ismailin dhe Is-hakun benin ibadet dhe u mesonin njerzve teuhidin besimin e pastërt në një Zot.Resulullahi s.a.s shfaqi  shumë kujdes, që hyrja në Meke të bëhej paqësor dhe të mos ndodhin gjakderdhje e probleme. Para se të hynte në Meke ai e ndau ushtrinë në katër pjesë, me qëllim që të hynin në katër anët e Mekes dhe të demostronin forcën, t`i pengonin njerëzit dhe t`i dorëzoheshin këtij realiteti me paqe.

Me të hyrë në Meke i dërguari a.s ua bëri me dije, se kush hyn në shtëpinë e Ebu Sufjanit është i sigurtë, kush e mbyll derën e shtëpisë së tij është i sigurtë dhe ai që hyn në xhami është i sigurtë. Me këtë ai dha të gjitha mundësitë e sigurisë për njerëzit që e duan atë,pra muslimani nuk dëmton dhe abuzon,siguria është nga muslimani nga ai nuk pritet pasiguri dhe tradhëti.

I Dërguari i Allahut hyri me paqe e dashuri në Meke dhe flamuri i tij u vendos në Huxhun.. Hyrja e të dërguarit a.s në Meke ishte modeste. Ai kishte ulur kokën me përulje  nga respekti ndaj Allahut të Madhëruar e lexonte suren Fet`h ku pikat ajeti Kuranorë: Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.(Fet’h-1)

Më pas u drejtua kah Qabja, bëri tavaf shtatë here dhe më pas tha: “Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut, Një i Vetëm dhe i Pashok. Ai e përmbushi premtimin, e ndihmoi robin e Vet dhe shpartalloi i vetëm të gjitha aleancat intrigante. Vini re: çdo gjak dhe hakmarrje qëndron poshtë këmbëve të mia, përveç mbulimit të Qabes dhe dhënies ujë hoxhallarëve.”

Më pas tha: “O kurejsh! Çfarë mendoni se do të bëj me ju.” Ata i thanë: “Të mira, o vëlla fisnik, i biri vëllait fisnik,” Ai tha fjalën e tij të njohur: Shkoni jeni të lirë.” liria u pa kudo,edhe pse ata u keqtrajtuan dhe u përzunë nga shtëpitë e tyre të keqen e kthyen me të mirë: ” Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” (Fussilet, 34).Pra në islam nuk lejohet hakmarrja dhe dhuna,ata hynë me selam-paqe dhe dashuri në Meke duke mos shkelur as shkatërruar as dhunuar por u tha jeni te falur edhe pse te keqiat e tyre ndaj muslimaneve kishin mbushur kupën,por dihet se burri i vërtetë fale e i ligu dënon po i erdhi rasti.

Pas kësaj thirri atë që posedonte çelësat e Qabes, i mori çelësat dhe hapi derën e sajë. Aty gjeti disa statuja-piktura, të cilat urdhëroi t`i prishnin. Më pas filloi të ecte drejt idhujve, numri i të cilëve ishte rreth treqind e gjashtëdhjetë që adhuroheshin në kohën e injorancës arabe.

Ua bënte me shenjë dhe lexonte fjalën e Allahut: “Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht e pavërteta është e paracaktuar të zhduket.” (Isra: 81). Ai i rrëzoi perandorinë e kufrit duke hedhur të gjithë idhujt poshtë dhe urdhëroi që të shkatërroheshin.

Pas kësaj tek Pejgamberi a.s erdhën burra që kishin pranuar Islamin për t`i dhënë besën dhe pas tyre erdhën gratë, për të cilat kishte kushte të veçanta.


Kur hyri koha e namazit të drekës, Bilali thirri zërin e së vërtetës mbi taracën e Qabes hypi sipër u ndal shikoi turmën dhe filloi të thërrasë ezanin duke thënë: “Allahu ekber (Allahu është më i Madhi). Eshhedu en la ilahe ila Allah (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut), eshhedu ene muhameden resulullah (dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut).” Disa që sapo kishin hyrë në Islam nuk u pëlqeu të dëgjonin këtë por pasi Islami ishte forcuar në zemrat e tyre u penduan për çfarë kishin thënë.

Në këtë mënyrë Qabja u pastrua nga shirku e paganizmi, nga adhurimi që u bëhej zotave të tjerë në vend të Allahut. Aty mbaroi fuqia armiqësore ndaj Islamit dhe muslimanëve, duke e kthyer Meken në qytetin më të rëndësishëm të Islamit, sepse aty Muhamedi a.s vendosi rregull dhe la udhëheqës Uitab bin Usejdin.


I Dërguari i Allahut u mundua që t`u mësonte banorëve të Mekes Islamin, prandaj qëndroi me ta nëntëmbëdhjetë ditë. Ai u largua për t`u ballafaquar me fiset Thekif dhe Havazin, të cilët ishin gati të sulmonin Muhamedi a.s, pasi kishte çliruar Meken. Çlirimi i Mekes ishte një arsye e fortë, që zbuti armiqësinë e arabëve ndaj islamit. Pas këtij çlirimi njerëzit filluan të hyjnë në fenë e Allahut grupe-grupe turma-turma. Kjo ndodhi me hyrjen e kurejshëve në Islam dhe me rënien e forc
ës më të madhe armiqësore ndaj Islamit.Kjo përshkruhet bukur në Kuran suren Nasr : Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut. i, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.(Nasr 1-3)

Vërtet Allahu është me besimtarët,e pavërteta u thye e humbi në humnerë,doli në shesh e vërteta,andaj kjo ngjarje ngrit imanin e besimtarit agjeruesit dhe ati që ka lidhë ,lidhjen e ti të sigurtë me Kuran e sunet.

Disa mësime që marrim nga çlirimi i Mekës :

1)      Çlirimi i Mekës është çlirim nga ërrësira

2)      Muslimanët fituan pas sprovave të mëdha

3)      Idhujt u shembën që dhe sot ti shembim  

4)      Historia e çlirimit të Mekës të reflektohet që dhe sot ta çlirojmë vendin tonë nga idhujtaria,paganizmi modern,bashkohorë i shekullit 21.

5)      Ezani u thirr por dhe sot duhet thirrur në çdo anë të planetit tokë dhe të themelojmë qendra të thirrjes në islam me akide të pastërt.

6)      Ata ishin të pamposhtur shoqëri e artë,ktheje imazhin e tyre o musliman mos u trupëro po krenohu që je musliman.

7)      Mesazhi: saherë të kujtohet kjo ndodhi mendo që këtë ta bësh dhe ti në qytetin tënd ose fshatin tënd o musliman,pra çliroje dhe ti vendin tënd nga shirku.

8)      Mos paragjyko njerzit thirri të gjithë me urtësi dhe butësi

9)      Mbështetju Allahut suksesi është në dorën e ti e jo të njerzve

10)  Ec me idenë e fituesit dhe jo të humbësit

11)  Bëj durim dhe shtoje vullnetin, bëhu ndryshues i gjenndjes tënde dhe shoqërisë që të rrethon.

12)  Mos ke frikë, bëhu guximtarë duhet të guxosh në islam më butësi të tjerët ti ftosh.

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 19– 19 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128704 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente