Syfyri dhe iftari…!!

Syfyri dhe iftari…!!

Në akademin tonë të mësimeve të rradhës ne rubrikën përjetime nga ramazani,do të flasim për dy gjëra të cilat janë të pa shmangëshme për agjëruesin.Fjala është për syfyrin dhe iftarin,sëpari do flasim për syfyrin. Enesi r.a thote se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë.." Çohuni në Syfyr sepse vertete në Syfyr ka begati-bereqet ." (Muttefekun Alejh).Syfyri ngritja e robit për ibadet dhe agjërim me njet të sinqertë vetëm për Allahun,është një ngritje prej ushtaraku që kryen urdhërat që i jep eprori.Ngritja për syfyr është ngritje në urtësi dhe edukim me agjërim dhe dashuri,kjo dashuri për punën e mirë e krijesat më të dashura të Allahut janë ato që bëjnë punë të mira,të gjithë ne duam të jemi krijesa të dashura për krijuesin.ushqimi i syfyrit duhet të jetë një ushqim i lehtë,sepse njëriu nuk jeton thjesht  nga buka dhe ngrënia me tërbim,njeriu jeton dhe me frymë dhe dashuri shpirtërore,ndryshe do ishim më keq se kafshët dhe do shtyheshim cili do hajë më shumë ushqim organik,sikur të shtyheshim cili do bëjë më shumë vepra të mira në këtë ramazan,kur dihet se sahabet garonin në punë të mira.Zot ruana ca njerëz që i ka mashtruar shejtani mallkuar garojnë për të bërë punë të këqia,dhe fatkeqësisht mburren me të keqen që kan bërë,mburren me imoralitet,me pa ndershmëri,mburren me paudhësi,dhe nuke dinë se ajo është padrejtësi që i bëjnë vetes së tyre. Zejd Ibnu Thabiti r.a thote.." Ne çoheshim në Syfyr sëbashku me të Derguarin e Allahut , dhe pastaj ngriheshim të falnim Namazin ." Njëri prej të pranishmëve pyeti .." Sa ishte intervali në mes Syfyrit dhe Sabahut?" Zejdi u pergjigj.." Sa pesdhjetë Ajete !" (Muttefekun Alejh) Ndërsa në një rivajet tjetër : Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s i kishte dy Muezinë.. Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi s.a.v.s kishte thënë .." Vërtetë Bilali e thirr Ezanin gjat natës , hani dhe pini deri sa ta thërras Ezanin Ibnu Ummi Mektumi". Transmetuesi thotë.." Intervali në mes tyre ishte sa njëri zbriste e tjetri hipte në vendin ku thirrej Ezani."(Muttefekun Alejh)Syfyri ka të mira të shumta dhe lum ai njeri që i vjel të mirat e syfyrit e kërkon falje. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Dharijat, 18).Në kohën e syfyrit duat pranohen shumë,është kohë e begatshme andaj sduhet që një musliman tja hup vlerën por duhet ngritur e stërvitur me këtë gjë pa përtaci,dijeni vëllezër se foleja e shejtanit të mallkuar dhe i të gjitha sëmundjeve është përtacia-dembelia. Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë: Ajo që e dallon agjërimin tonë nga agjërimi i ithtarëve te librit është ngrënia e syfyrit…”Mëshira e Allahut dhe mirsit e tia janë mbi atë njeri që han syfyrin,dhe ngrihet robi nga gjumi për hir të të madhit Allah prish gjumin e ti të haj syfyrin vërtet kjo sakrificë për fitimin e veprave të mira do shpërblehet pa pik dyshimi. E kush punoi ndonjë të mirë, qe peshon sa grimca, ate do ta gjeje.Dhe kush punoi ndonje te keqe, qe peshon sa grimca, ate do ta gjeje. ( Ez-Zelzele,7-8 ).Dhe sigurisht që i miri do ketë të mirën dhe i keqi të keqen ajo është çka kan mbjellur do hanë.Oscar Wild thoshte :“Në këtë kohë, njerëzit dijnë çmimin e gjithçkaje, por vlerën e asgjëje.” Andaj ne duhet tja dimë vlerën syfyrit dhe jo thjesht çmimin që mund ta paguaj si shkak i mosngrënies së syfyrit dhe vështirsinë që mund ta kemi si pasojë e mosngrënies së syfyrit.Pra sigurisht ne duhe tja dimë vlerën dhe ta vlersojmë këtë bereqet të Allahut me emrin syfyr.Po iftari ky një gëzim i madh për agjëruesit për punën e kryer me sukses : “Thuaj: Me mirësinë dhe mëshirën e Allahut, vetëm me këto le të gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë”.(Junus 58). Arritja e dy kënaqësive të premtuara pa dyshim do të vjen ,ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi we selem:"Agjëruesi i ka dy gëzime,Kur të agjërojë gëzohet me agjërimin e tij,dhe kur ta takojë Allahun gëzohet me agjërimin e tij".Iftari ka përjetime të veçanta është një moment i pa përshkrueshëm moment i fitores,shpërblimit,durimit,moment i lidhjes me Allahun përmes duave,dhikrit të shpeshtë dhe gjatë tër ngrënjes pas duas së iftarit, tër ushqimi që hajmë është ibadet dhe shpërblim për ne.

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-lla¬hu i Madhëruar ka thënë: “Robërit e mi më të dashur janë ata që nxitojnë në iftar.”

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen).

Sigurisht ju ka rënë rasti të shihni besimtarë të  çilët bashkohen në iftare dhe bisedojnë tema të ndryshme pas ngrënjes së iftarit mirpo ato shumica mbeten ëndrra sirtaresh sepse duhen shkruardhe aplikuar dhe jo thjesht folur,bisedohet për projekte të medha e organizime në thirrjen islame dhe nuk realizohen as të voglat siç thoshte shkrimtari Sheakspear : “Shumë zhurmë për asgjë”,Allahu na faltë nga gabimet andaj këto organizime iftaresh duhet të finalizohen me projekte dhe jo me qeshje fallso dhe duke ngrënë dhe pirë ne restorante luksoze,kur dihet se nga fshatrat që un vijë ka njerëz që skan buken e gojes dhe ka njerez që skan për iftarë as bukën thatë.Shum njerëz grumbullojnë pasurinë dhe nuk japin as gjënë më të vogël,nuk japin asgjë për rrugën e Allahut,vdes dhe kthehet tek Allahu dhe pasuria do i përplaset për fytyre,tha pejgamberi a.s : Do të pyetet robi pasurin e ti ku e shpenzoi-(investoi).

Andaj ky muaj është muaj i investimit jo vetëm në shtrimin e iftareve por dhe në ndërtimin e projekteve që jetojnë në shekuj,fjala vjen,xhami, çesme-krua,ura,puse,me mbjell ndoni pemë,me ndërtu ndonjë shtëpi për besimtarët pa strehë,me shtyp fletushka islame,cd-disqe me ligjerata islame,me shtyp libra islam që mësojnë rinia dhe njerzit në shekuj,me ndërtu ndoni biblotekë,me promovu vlera përmes radiove-emisioneve,me ngrit eliten intelektuale islame,me ndihmu studentet ne rugen e diturise dhe thirrjes islame-davetit.Përpara ka pas prej burrave musliman kalife që kan shku fshehurazi nëpër shtëpit e besimtarëve dhe kan dërgu ushqim që dhe ata që skan buk për iftarë ta kenë bukën e iftarit dhe syfyrit.Kur vjen vakti iftarit shumfishohen sevapet-shpërblimet,andaj largohu nga ndalesat,bëhu prej robëve të mirë laj gjynahet e tua pastroje veten nga mëkatet,dhe Allahu do të bëj prej robëve të drejtë dhe do jesh nga të privilegjuarit në këtë tokë.

Mesazhe që marrim nga syfyri dhe iftari:

1.Fillimi i mbar dhe përfundimi i mbarë me syfyr dhe iftarë

2.Ngrënia e syfyrit sjell bereqet

3.Ngrënia e iftarit merr shpërblim pa masë dhe gëzim

4.Syfyri dhe iftari janë dy ibadete dy shpërbilme të mëdha e më shumë

5.Shija e ushqimit të iftarit dhe syfyrit ndjehet bashk me shijen e adhurimit që robi i bën Allahut

6.Ushqeje veten shpirtërisht jo vetëm organikisht

7.Njeriu jeton për të adhuruar Alahun jo vetëm për të ngrënë

8.Kërko,falje,ofro dashuri,medito dhe ndjeje syfyrin dhe iftarin duke bër dhe dua

9.Ushqe jetimin,fukaranë,shmangju iftareve luksoze,dhe mendo për dikë që ska bukën e gojës.

10.Solidarizohu dhe mbreteroje shpirtin me paqe dhe afërsi me njerzit duke u komunkikuar fjalë të mira dhe mbreslënëse.



Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

Rubrika : Përjetime nga ramadani

Kronika 7 – 7 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi

www.arber-berisha.it.gg

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128898 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente