Islami dhe nacionalizmi

Islami dhe nacionalizmi

 Nacionalizmi e ndau botën në kanale duke i bër njerëzit të kenë ego të lartë,për vendin e tyre dhe duke mospasur dinjitet dhe partneritet solid me vendet e tjera.

Nacionalizmi është një rrymë që ngre lartë vlerat e një komuniteti apo etnie,ku logjikisht fyen nacionalitetin apo origjinën e palës tjetër,që jeton në atë komunitet.

Herbert Luthy thotë: "Nacionalizmi është një besim që mbështetet në një grusht dogmash, të cilat nuk mund të shpjegohen nga pikëpamja shkencore dhe intelektuale, ndërsa autenticitetin e vet e mbështet në mendjen e ithtarëve të tij". 

Nocioni nacionalizëm, i cili nënkupton shprehjen komb, rrjedh nga fjala latine “natio” dhe “nitus” që kanë kuptimin e vendlindjes. Shkencëtarët që merren me këtë çështje dhe që studiojnë politikën e nacionalizmit, e kanë përkufizuar në mënyra të ndryshme. Sipas këtij përcaktimi, organizimi i përbashkët politik dhe uniteti kulturor janë faktorët kryesorë për formimin e kombit.Në përjudhen e artë islame në të gjall të pejgamberit Muhamed a.s u lidh gërsheta e akides midis muhaxhirëve (emigruesve nga Mekka) dhe ensarëve (nikoqirëve nga Medina). Ata u bënë familje dhe vëllezër. Aty u lidh gërsheta ndërmjet muslimanëve arabë dhe vëllezërve të tyre, Suhejb Er-Rumi (romak), Bilal El-Habeshiu (abisinian) dhe Selman El-Farisiu (persian), po ashtu u tret fanatizmi i fisit, racës dhe vendit. Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u tha atyre: "Braktiseni (fanatizmin), se ai është kundërmues.

" Po ashtu u tha: "Nuk është prej nesh kush thërret në fanatizëm, nuk
është prej nesh kush lufton për fanatizëm dhe nuk është prej nesh kush vdes për fanatizëm."
 Kështu përfundoi çështja e këtij kundërmimi, kundërmimit të fanatizmit të prejardhjes. Vdiq edhe çështja e mburrjes arrogante, mburrjes me racë. Po ashtu u mënjanua njolla e kombit dhe njerëzit filluan të thithin aromën e pozitave të larta, larg nga kundërmimi i mishit dhe gjakut dhe zhytjeve të dheut e tokës. Që nga ajo ditë vatani i muslimanit nuk mbeti toka, por mbeti Shtëpia e Islamit. Në shtëpinë te e cila dominon akideja e tij dhe në të cilën gjykon vetëm sheriati i All-llahut.Islami nuk veçon një etni nga tjetra por është fe globale,fe e të gjitha etnive apo kombeve.Nacionalizmi është një iluzion i formsuar nga idea e kombit e forcuar nga revolucioni borgjez francez 1789 i cili ishte shkatërrues për perandoritë e kohës.Ekziston vetëm një e vërtetë, ajo nuk përpjesëtohet, çdo gjë pas saj është iluzion.Allahu i Lartmadhërishëm thot :

"Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)? "(Junus, 32)’’

Nacionalizmi e shkatërroi perandorin osmane e cila deri vonë ecte në konturet e pastërta islame,duke futur egon e kombit dhe nacionalizmit,në emër të reformave.

Perandoria Osmane së bashku me shqiptarët po gëlltiste nacionalizmin e tejskajshëm i cili vinte si pasojë e lënies së dijes Islame dhe pasimit të bestytnive nacionaliste me frymë të marksit, engelsit dhe leninit si dhe darvinit me teoritë e tij të dështuara. Andaj pasojat po afroheshin dita ditës, derisa pjella masone i solli në vatër argatët e saj. Shqiptarët e ndanë këtë trazirë dhe boshllëk me aleatët e tyre të natyrshëm dhe vëllezërit e tyre në fe, osmanlinjtë, ku ¾ po ti pyesje: çfarë jeni ju?, do të përgjigjëshin: myslimanë, elhamdulilah! (shyqyr Zotit), sipas Eqrem Bej Vlorës në librin e studiueses së madhe, Nathalie Clayer.

Nacionalizmi futi përçarje në mesin e popullit arab dhe berber,i ndau në grupe muslimanët në spanjë,ku disa fryheshin se ishin spanjoll gjak i paster mbretëror,disa se ishin berber dhe kan çliruar vendin,disa se ishin arab dhe feja islame ka ngritur shkencën,kështu muslimanë harruan ajetin e Allahut: Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtone nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. (Ali Imran 103) .

Nacionalizmi solli pranverën arabe,ku Tunizia dhe Egjipti pati mijra të vdekur,si dhe rasti Libisë dhe eksodi i madh ku mijra musliman do vriten pa ndalë,dhe si përfundim do vritet diktatori Gadafi nga grupi rrebel,që feston me çokollatat amerikane Kit-Kat.

Po si do vëj fati i këtyre muslimanëve që kërkojnë demokraci,kësaj pune  i vëjm një pikpyetje të madhe.Nacionalizmi solli luftra,gjaqe,eksode,ku edhe sot serbët radikalë ballafaqohen ta mbajnë peng gjysmën e Mitrovicës.Pansllavizmi i egër sllav forcoi nacionalizmin që ishte i lidhur me kishën ortodokse nga konjukturat mitike,masone,sllave,ku në emër të kombit u rrënuan me gjenerata të  tëra.

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

22.10.2011

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128913 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente