Islami dhe mjeksia-medicina

Islami dhe mjeksia-medicina

 Vërtet të shërosh plagë dhe sëmundje ka mënyra të ndryshme,ashtu siç sëmundjet janë lloje-lloje,si sëmundje akute-e përkohëshme dhe kronike- e vazhdueshme apo letale-vdekjeprurëse.Të gjith sëmundjeve Allahu,Zoti gjithsisë u ka gjetur shërimin,edhe vetë vdekjes,ndoshta çuditeni pse dhe vdekjes,sepse edhe pas vdekjes na ka sqaruar sistemin dhe katalogun se çka do pasojë pas saj dhe si ti përgatitemi asaj si proçes normal i njerëzimit.Në botën greke antike hipokrati njihet si babai i mjeksisë,kurse muslimani Ibën Sina dha një kontribut aq të madh pë mjeksinë saqë e tër evropa dhe bota mësoi nga mësimet e ti dhe konsiderohet themeluesi dhe vënsi i gurëthemelit të mjeksisë,vlen të përmendet librit ti Kitabu-Shifaje-Libri mbi ilaçet dhe barnat shëruese.Një libër i arrirë për kohën e sotme e jo të flitet për shek X-të ku mjeksia ibën Sinës arriti kulmin. Mjeksia është shum e vjetër sa vet njeriu,ne e dijmë se mjeksia popullore ishte shumë efikase për kohrat e hershme,por edhe mjeksia nga mrekullit e pejgamberve ishte shërbim special që bëhej nga ata me lejen e Allahut.Shembulli i pejgamberit Isa a.s i cili shëronte të smurët nga lebroza-lëkura si dhe u kthente të verbërve shikimin.Të gjitha ilaçet dhe shërimet kan burim nga Kurani dhe suneti ashtu siç në të kaluarën umetet e librave të mëhershëm gjënin zgjidhjen ilaçin e jetës në ,Zebur,Tevrat apo Inxhil,ndërsa ne në Kuran e sunet.Një ndër emrat e Kuranit është shifa-shërues i cili shëron zemrat e plagosura dhe njollosura nga gjynahet duke i zbutur ato dhe shtuar imanin me dritë dhe hapur horizontin e kuptimit të realitetit të sotëm ku jetojmë duke qënë njëherit dhe furkan-dallues i së vërtetës nga e kota. Ibën kajim el-Xheuzie shkroi një libër : MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED a.s një vepër gjeniale e studiuar dhe mir-shkruar nga ky dijetarë islam,ku aty është një bot e tër spjegimesh rreth islamit dhe mjeksisë vlen të theksohet fara zezë ku i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) ka thënë: Përdoreni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për të gjitha sëmundjet, përveç vdekjes. Allahu fuqiplotë ka zbritur një sure,Sure En-Nahl,ku flet për bletën dhe thot : Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.[ Sure Nahl-69 ] . Mjeksia e Pejgamberit Muhammed, e cila është paraqitur në këtë libër, ka të bëjë me aspektet fizike dhe psikike të shëndetit të njeriut. Këtu janë përshkruar dy lloje themelore të sëmundjeve (të shpjeguara në Kur'an): sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e trupit.

Ibën Kajimi thot në shëndetin trupor ekzistojnë tre rregulla themelore: mjekësia parandaluese, heqja dorë nga gjërat e dëmshme, dhe pastrimi i trupit nga sekrecionet (tajitjet) e dëmshme. Vlen të përmenden disa hadithe të pejgamberit ku tregohet përkushtimi dhe dija e lartë e muslimanëve për mjeksinë :

1.      Sipas hadithit te imam Malikut, r.a., i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., në një rast ka thënë: Ai qe e ka krijuar sëmundjen, e ka krijuar gjithashtu edhe ilaçin.

2.      Transmeton Abdurrahman bin Auf, r.a.: që e kam dëgjuar Pejgamberin e All-llahut, s.a.u.s., duke thënë: Kur dëgjoni që në një vend është paraqitur murtaja, mos shkoni atje.

3.      I Dërguari i All-llahut , s.a.u.s., ka thënë: Barku është shtëpi e çdo sëmundjeje, ndërsa maturia (ndalimi) është kryet e çdo ilaçi, andaj përvetësojeni këtë traditë. (Buhariu)

4.      Muslimi e ka shënuar në Sahihun e vet hadithin që e ka treguar Xhabir bin Abdullahu , r.a., ku thuhet se i Dërguari i All-llahut , s.a.u.s., ka thënë: çdo sëmundje ka ilaç. Njohja e ilaçit të vërtetë do ta shërojë sëmundjen me lejen e Zoti

5.      Abdullah bin Omeri e transmeton hadithin që i Derguari i All-llahut , s.a.u.s., ka thënë: Fuqia e temperaturës është ajo që djeg fuqishëm sikur të jetë lëshuar nga zjarri përvëlues i xhehenemit, andaj duhet ta ftohni me ujë.

6.       I Dërguarit i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Çdo musliman, të cilin e godet ndonjë fatëkeqësi, qoftë sëmundje apo diç tjetër, All-llahu me të ia shlyen të këqiat e tij njiashtu siç largon druri gjethet e tij.” (Muslimi).

Mjeksia islame i dhuroi shum mjeksisë botërore,qoftë nga mjeksia shpirtërore,popullore dhe mjeksia e barnave dhe ilaçeve,muslimanët ishin të parët që i përpunuan msimet greke të pa formuluara duke i definuar dhe trasuar ato në themelet e tyre.Mjeku musliman duhet të jet dy her human,sepse ne e dijmë se parimi mjekut është humanizmi,kurse sot kur mjeket janë jasht islami e kan bërë mjeksinë komercializëm ,biznes duke harruar parimet humane,se kush bëhet sebep me shpëtu një njeri është si me shpëtu tër njerëzimin.Mjeku sot i cili nuk njeh islamin dhe humanen ai keqtrajton pacientin,nuk i jep rëndësi punës sepse ai nuk ka frik Zotin dhe Zoti i ti është bër materja Allahu na ruajt nga kjo,kurse muslimanët dhe islami na mëson të jemi të ndershëm në profesion dhe të bëjmë dhe punë humane,falas dhe vullnetare,Allahu na bëft prej të mirve.Amin!!! 

Imam.H.Arber Berisha

/23.03.2012/ 

www.arber-berisha.it.gg   

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128867 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente