Islami dhe dijetarët

Islami dhe dijetarët

Allahu i madhëruar ,dërgoi pejgamber dhe i zgjodhi ata në mesin tonë i dërgoi çdo populli mësues.Vërtet referenca jonë kur diçka nuk mundemi ta sqarojmë i duhet drejtuar atyre që të gjëjm sqarimin Allahu thot në kuran :

Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.[Enbija ajeti 7]

Vërtet Allahu pas përmbylljes së pejgamberllëkut me Muhamedin a.s që është vulë e pejgamberëve dhe s’do ketë pejgamber tjetër pas ti. Ai la ambasadorë të islamit si trashgimtarë të pejgamberëve të cilët janë dijetarë,apo siç i quan Allahu të Zotët e mendjes apo ata që kan intelekt. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Vertet dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve; pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirheme, por ata kanë lënë për trashëgimi dijen, prandaj kush e merr, ka marrë hisen më të bollshme." 

Allahu nuk len vend pa dijetarë dhe njerëz të pendës,çdo shekull Zoti fuqiplotë e sjell nga një dijetarë me lejen e ti që të përçoj mesazhet e kuranit dhe sunetit.

All-llahu, xh.sh,thotë "All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni." [Muxhadele: 11]. 

Vërtet edhe ne si popull shqipfolës duhet të krenohemi me shum dijetarë tanë që kontribuan për islam dhe po kontribuojnë,vlenë të përmenden,Shejh Muhamed Nasirudin El-Albani në botën arabe si dhe Shejh Abdul Kadër Arnauti dhe Shejh Shuajb Arnauti. E shum diejtarë tjerë Zoti i pastë mëshriuar ata që kan vdekur dhe Allahu ua lehtësoftë kontributin për dije atyre që janë gjallë.Pejgamberi a.s ka thënë : Penda e dijetarit është më e vlefshme se gjaku i shehidit. Andaj dijetarët janë prijatar të umetit islam dhe duhet të ken kujdes me amanetin që mbartin mbi supet e tyre. Dijetarët musliman i mbështeten Allahut Krijuesit dhe punojnë në ngritjen e vlerave të njerzimit siç thoshte Hafiz Ali Korça Mos u mbeshtet në mure se muri shembet edhe të zë. Mos u mbeshtet tek njeriu se vdes edhe të le. Mbështetu tek Allahu se Ai nuk të le." Dijetari i njohur Ibën Tejmie thoshte : Kur kam biseduar me të dijshmit kam fituar në debatim,kurse kur kam biseduar me të padijshmit e kam humbur debatin,sepse i padijshmi e humb vlerën e debatimit dhe arsyes. Shum dijetar islam ka njohur historia islame si : Ibën Abasi,Ibën Kethiri,Ibën kajimi,Ibën Rexhepi,Ibën haxher el-askalani,ebu hanife,shafiu,maliku,ahmed ibën hanbeli,etj Të cilët kan shkruar,komentuar dhe lënë pas nxënës e dijetarë e themeluar shkolla e universitete që ende sot mësohet metodologjia e të nxënurit dhe mësuarit të diturisë islame.

Allahu i Madhërishëm në Kur`an thotë: ”Po, Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij vetëmdijetarët.”[Fatir 28],dijetarët që e dinë të vërteten e kan obligim ta shpërndajnë atë qoft ajo edhe kundër sistemeve që i kundërvihen dhe e fshehin këtë të vërtetë.

Ndërsa Omer r.a thotë :O ju njerëz, e keni për borxh të kërkoni diturinë, ngase për Allahun është kostum i dashurisë. Ai që kërkon një derë të diturisë, Allahu do ta mbulojë me atë kostum të Tij.” Dijetarët e vërtetë janë njerëz që punojnë me dijen dhe kanë këto cilësi si mëposhtë :

1.Dijetarët kanë frikë Allahun

2.Dijetarët punojnë me mësimet e kuranit dhe sunetit

3.Dijetarë veprojnë në praktikë dhe teori

4.Dijetarët kan edeb-moral-etikë dhe virtyte të larta

5.Dijetarët  janë Serioz dhe këmbëngulës në arritjen e diturisë.

6.Dijetarët shpresojnë,duan,binden ndaj Allahut një.

7.Dijetarët luftojnë në përhapjen e islamit dhe luftimin e shirkut dhe padrejtësisë

8.Dijetarët janë modestë,nuk janë arrogantë dhe mendjemëdhenj por kanë urtësi dhe butësi

9.Dijetarët rrespektojnë-mëshirojnë më të vegjlit nderojnë të mëdhenjtë

10.Dijetarët nuk nxitohen,shkruajn dhe arsyetohen dhe janë afër me njerëzit,nuk mbrojnë interesat e zullumqarëve as të tiranëve e pushtetarëve,por mbrojnë drejtësinë sheriatin ligjet e Allahut.

Këto dhe shum të tjera tregojnë cilsitë e njerzve të dijes që punojnë për ngritjen e islamit Allahu na bëft prej tyre,dhe na bëftë që të ndjekim ata dhe veprimet e tyre të mira AMIN

Imam.H.Arber Berisha / 28.03.2012 / www.arber-berisha.it.gg

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128851 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente