Bedri përkujtim dhe mësim..!!

Bedri përkujtim dhe mësim..!!

Shpesh herë të mungojnë fjalët të flasësh për këtë ngjarje madhore në historinë e njerzimit,nuk dua të them historinë islame,por kjo ngjarje ndikoi dhe për mbarë njerzimin sepse aty u dallua e vërteta nga e kota.Vërtet ata ishin besimtarë jo kuantitet por vërtet stabil dhe kaulitet,të qëndrueshëm deri në vdekje për të vdekur njëher dhe për të jetuar përgjithmonë. Në muajin e begatë të Ramazanit, përveç shumë ngjarjeve të rëndësishme, ka ndodhur edhe Beteja e Bedrit, që është beteja e parë dhe më e rëndësishme në historinë e njerzimit dhe muslimanëve. Ne për çdo vit e përkujtojmë ngjarjen e Bedrit (me 16 Ramazanit të vitit 624 (viti i dytë hixhri). Në atë betejë mori pjesë edhe vetë Pejgamberi Muhamed paqja dhe mëshira e Allaht qoft mbi të. Ngjarja është zhvilluar në vendin e quajtur Bedër në jugperëndim të Medinës, në largësi rreth 150 km².Allahu i Madhëruar në librin e Tij e emërton këtë betejë, si dita e Furkanit (e ndarjes mes të kotës dhe të vërtetës), duke thënë “Dhe në atë që i kemi shpallur robit Tonë ditën e Furkanit (luftën e Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Enfal;41).

Arsyet që çuan në ndodhinë e kësaj beteje ishin se i Dërguari i Allahut a.s përgjonte lajmet e kurejshëve dhe u qëndronte në pritë. Më parë ata e paten lënduar ResuluLlahin a.s, duke e nxjerrë atë dhe shokët e tij prej shtëpive, duke ua zaptuar pasuritë dhe duke i burgosur e torturuar disa të tjerë.Në këta pak rreshta nuk do tregojmë histori por ngjarje përjetim ndodhi,sesi shpirti i besimtarit që ka lidhë zemren e ti me Allahun lufton me laps dhe me armë që të triumfojë e vërteta,e të dali në shesh idhujtaria,pabesia,tradhëtia. Edhe sot në ditët e sotme të shekullit njëzet e një ,ajo e pavërtetë gjindet mes nesh që ka emrin idhujtari e ajo moderne dhe shum in që fshehet pas kulturës dhe ideve të gënjeshtërta,andaj lufta jonë dhe betejat e pandalura kundër sajë nuk duhen ndaluar kurrë. Rreth betejës së Bedrit kanë zbritur disa ajete: “Njëri prej tyre është fjala e Allahut të Madhëruar, që thotë: “Zoti yt të nxori nga shtëpia (për të luftuar) për të Vërtetën, edhe pse kjo  nuk i pëlqeu një grupi prej besimtarëve. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën (liftën), e cila u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt. Allahu u premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte i juaji. Ju dëshironit  që grupi i paarmatosur të ishte i juaji, ndërsa Allahu dëshironte  të përmbushte premtimin e Tij dhe t`ua zhdukte rrënjët e mohuesve , për ta bërë të Vërtetën (Islamin) ngadhënjyese dhe për ta zhdukur të pavërtetën, edhe pse keqbërësit e pafe  e urrejnë këtë. Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai u përgjigj: “Unë do t`ju ndihmoj me njëmijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit” Allahu e bëri këtë fitore si lajm të mire, që zemrat tuaja të qetësohen me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë, si shenjë sigure nga ana e Tij dhe lëshoi shi nga qielli për t`ju pastruar nëpërmjet tij, për të larguar nga ju ndytësinë e djallit dhe për t`i forcuar zemrat dhe këmbët tuaja. (Kujto, o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi egjëjt: “Unë jam me ju, pra forcojini ata që besojnë. Unë do të shti frikë në zemrat e mohuesve, prandaj goditni në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër: (Ne u thamë atyre): “Ku është  ndëshkimi, provojeni atë. Mohuesit i pret dënimi Zjarrit.” O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve  në betejë, mos ua ktheni shpinën! Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri, ose për t`u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky! Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por Allahu i vrau! Kur gjuaje nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t`u bënte besimtarë një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë. Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve. Nëse ju (jobesimtarët mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja. Por nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe luftat kundër të Dërguarit). Kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t`ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.” [Enfal; 5-19]

Në një vend tjetër, duke treguar ngjarjet e kësaj beteje Allahu i Lartësuar thotë: “Ta dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefist të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngele në rrugë). Kjo nëse besoni në Allahun dhe në atë që i kemi shpallur robit Tonë ditën e fitores (luftën e Bedirt), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtetë Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës e ata ndodheshin në bregun e largët, ndërsa karvani poshtë jush. Edhe sikur t`i kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte caktuar, me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta, edhe kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta . Vërtet Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. (Kujto) Kur Allahu të tregoi në endërr se ata janë pak. Sikur të të tregonte se ishin shumë, ju do të humbsnit guximin dhe do të ngrindeshit për arë çeshtje, por Allahu u shpëtoi. Ai e di se çfarë keni në zemrat tuaja.Kur u përballët (me armikun) Ai u shfaqi ata në sytë tuaj sikur ishin pak, ndërsa juve u bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, për të përmbushur atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Enfal; 41-44].

Vërtet veç melaikeve që Allahu i ndihmoi dhe me një grup nga melaiket,ushtria e muslimanëve është mesazhi i një ushtri me disiplinë dhe edukatë të lartë duke rrespektuar urdhërat e komandës dhe urdhërat e vet të dërguarit Muhamed a.s. Muslimanët i përmbaheshin udhëzimeve të Muhammedit a.s. Shpatat shndrisnin, shigjetat thyheshin, dëgjohej hingëllima e kuajve dhe deveve, gjëmimi për të plagosurit dhe të vdekurit në njërën anë, kurse në anën tjetër qëndronin kushërirët më të afërm. Musab bin Umer e kishte vëllaun- Azisin në anën e mushrikëve, i biri i Ebu Bekrit, gjithashtu ishte në anën e armikut.

Si erëra të vrullshme vërsuleshin luftëtarët musliman në drejtim të armikut. Luftonin me taktikë e trimëri sikur të kishin krahë, një fuqi e papërmbajtur i shtynte ata. Sulmi i muxhahidinëve ishte i papërmbajtur. Thyenin çdo gjë përpara vetes, hapnin rrugën e mposhtin. Armiqtë bienin dhe po humbisnin sit ë humbur në errësirë përpara shpatave të muslimanëve, kurse flamuri në duart e Musab bin Umerit në mesin e atij zjarri valëvitej duke paralajmëruar fitoren e shpejtë të teuhidit.

Ebu Xhehli babai i injorancës me djemtë e tij në deve shpejton nga vendi ku ishte i dërguari i All-llahut. Me të hyn në luftë Afv bin Abdurrahman dhe e plagos atë. Aty qëllon edhe Sad bin Muadhi i cili sulet mbi Ebu Xhehlin, mirëpo ai e qëllon me shpatë aq fort sa që Sadit ia pret njërën dorë. I vëllai i shkon në ndihmë Sadit. Sadi me shpatën në dorën e majtë vazhdonte luftën. Në një moment shkathtësish i afrohet Ebu Xhehlit dhe ia fut shpatën në zemër. Armiku i madh i të dërguarit të All-llahut bie i vdekur përdhe. Si furtunë u përhap lajmi midis dy ushtrive. Muslimanët vërsuleshin edhe më fort, më fuqishëm, saqë asgjë e kësaj bote s’mund ti ndalte. 
Mushrikët i hidhnin armët dhe iknin tërë frikë e panik. Thirrjet me zë të lartë: “Zoti është më Madhi”ia futnin frikën në zemër armiqve, gjaku u ishte ngrirë  në damar. 

Ukash bin Miksan, as’hab i denjë, luftonte pa ndalim. I luftonte armiqtë nga të gjitha anët, duke depërtuar radhët e mushrikëve. Në luftim e sipër i këputet shpata. Ai shkon te Muhammedi a.s. i gjakosur, me gjakun e mushrikëve dhe të tij, dhe ia tregon shpatën e thyer. I dërguari i All-llahut i jep shkopin për të luftuar. Ukashi i patrembur, vazhdon me atë shkop të luftojë armikun. Edhe më vonë, në shumë beteja e merrte atë, duke mbjellë vdekje dhe duke e hapur rrugën e fitores vazhdimisht deri sa ra shehid në një betejë. 

Në rrëmujën e luftës, Abdullah bin Mesudi e gjen trupin e Ebu Xhehlit. Kur Muhammedi a.s. e  i pa trupin e vdekur të Ebu Xhehlit, me gjak e pluhur, atij dushmani të madh, i tronditur nga pamja tha: “Falënderuar qoftë All-llahu! Ky njeri ishte mallkim i popullit tim!” 

Mushrikët u thyen dhe humbën cdo segment të betejës dhe triumfi erdhi nga imani i lartë dhe bindja ndaj Allahut fuqiplotë. 

Në fushën e betejës ranë 14 shehidë,ranë për të ngritur të vërteten e Allahut në tokë të cilën ne ta mësojmë e praktikojmë dhe sot.


Emrat e shehidëve janë: 


1) Ubejd bin El Harith 


2) Umejr bin Ebi Vekas 


3) Dhul-Shimalejn bin Abdu Amr 


4) Akil bin El Bukejr 


5) Mihxha, skllav i liruar i Umerit 


6) Safvan bin Bejda Vehb 


7) Sad bin Hajthem 


8) Mubeshir bin Abdul Mundhir 


9) Jezid bin Harith 


10) Umejr bin El Human 


11) Rafi bin El Mualla 


12) Harith bin Suraka 


13) Afv bin El Harith 


14) Muavidh bin El Harith 


Dy të fundit janë bijtë e El Harith bin Rifajit. Mëshira e All-llahut qoftë mbi shpirtin e këtyre trimave shehidë islamë. All-llahu le ti shpërblejë me xhennete. Për ta në Kur’anin fisnik është thënë: 
“Kurrsesi mos i llogarit të vdekur ata, që janë vrarë në rrugën e All-llahut! Jo, ata janë të gjallë te Zoti i tyre dhe të furnizuar. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).(Bekare 154).

Nga beteja e Bedrit marrim shumë mësime :

1.Muslimani duhet të jetë guximatrë

2.Muslimani duhet të jetë i mençur të përdorë strategji

3.Muslimani duhet të ketë bindje,frikën,shpresën,dashurinë,mbështetjen te Allahu xh.sh

4.Muslimani duhet të jetë i durueshëm

5.Përgatitja jo vetëm fizike por dhe ajo shpirtërore

6.Bashkpunimi dhe bashkimi në një betejë luftë të përbashkët kundër shirkut duhet të jetë gjithmonë dhe të mos ndalojë.

7.Rrespekti i eprorit dhe udhëheqësit duke mbajtur vijat e kufinjtë që jan caktuar nga ai.

8.Ndalja e shirkut me inteligjencë dhe me forcë luftarake

9.Sakrifica dhe mundi bashk me kontributin për ngritjen e fjalës së Allahut

10.Muslimani duhe ta dijë se sot lufta më e madhe duhet të jetë me laps

11.Rrespektimi dhe bindja e urdhërave të Allahut dhe të dërguarit të tij

Kjo betej ishte betejë e suksesit të pakthyeshëm,e cila bëri epokë,kjo epokë u ngrit dhe formoi një perandori,perandorin e vërtetë,atë që thrret në besimin e pastërt,në njëshmërinë e Allahut në adhurim.

Kjo betejë sduhet harruar sidomos kur vjen ramazani,të mbahen ligjërata,seminare,aktivitete të cilat stimulojnë dhe analizojnë këtë betejë.Jeta e muslimanit sot është në një betejë dhe sfidë shumë të madhe me rrethin ambjentin,shoqerinë,si të përhap islamin si të jetë aktivist i mirë dhe predikues i mirëi islamit.

Beteja duhet të na shpie në fitimin e luftës ndaj armikut i cili na ka shpallur luftë ne e ai është i hapur dhe ne do e mundim nëse ecim me paltformën Kuranore dhe mësimet e Muhamedit a.s.do mundim idhujtarët dhe do ndërtojmë qytetin e besimit monoteist besimit në një Zot Allahun xh.sh duke flakur tutje besimet paganore-moderne,duke larguar statujat siç i largoi pejgamberi ynë Muhamedi a.s kur u çlirua Meka.Allahu e bëftë këtë ditë meditim për muslimanët dhe reflektim që ta shohin gjëndjen e tyre se ku ata sot janë me atë shoqëri të artë a jemi afër apo larg sajë,Allahu na bëftë si ata.

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 16 – 16 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

 

 

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128125 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente