Na fal o Zot…!!

Na fal o Zot…!!

Pejgamberi a.s ka thënë : ç‘do birë i Ademit është gabimtarë por më i miri prej tyre është ai që pendohet.Filluam me këto fjalë të arta,vërtet shumë domethënëse,sepse ky muaj i begatë i ramadanit është muaj në të cilin robi duhet të vetmohet me Krijuesin dhe ti thotë Ati më fal o Zot un jam gabimtarë,unë kam të meta ti je i pa të meta,ti je një e i pa shok,i lart je Ti  nga çka njerzit e padijshëm të shoqërojnë.Njerzit sot janë zhytur në pellgun e mëkateve dhe paditurisë duke u mashtruar pas kësaj bote e cila kalon si një ëndërr e shkurtër apo si një lojë e jeta e përhershme ajo është e vërteta: Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.(Ankebut 64).Njëher isa a.s pejgamber i Zotit u kishte thënë benu israelitëve “ju po mashtroheni pas bukës së përkohshme të kësaj bote dhe nuk po jepeni pas asaj bukës që jeton përgjithmonë në të përtejmen”Vërtet njeriu zhytet në gjynahe dhe mbytet në to,por Allahu i mëshirshmë e falë dhe prap e falë sa falës i Madh është Allahu fuqiplotë.  "Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te Allahu, Ai e gjen Allahun falës e mëshirues.” (En Nisa: 110). Muaji i ramazanit është muaj i solidaritetit dhe faljes,duat që bijtë e ademit bëjnë mësë shpeshti janë “na fal o Zot” na i fal mëkatet tona se na është rënduar pesha e mëkatit,dhe jemi turbulluar në këtë botë mekanike,kemi filluar të harrojmë ku jetojmë,pse jetojmë.Na fal o Zot kemi nevojë për ty na fal përpara se vdekja të na zër neve.

Në akademin e ramazanit, namazi natës është i preferuar,por dhe duatë e shumta në namazin e sabahut dhe dhikri i shpeshtë si dhe veprat humane. O njeri a tu kanë mbushur sytë me lot ndonjëherë duke thënë më fal o Zot,un jam i padijshëm ti je i Gjithdijshëm.O njeri pastroje nefsin dhe dil nga mënxyra e materjes,pastroje shpirtin dhe zemrën me istigfar-kërko falje sa nuk është bërë vonë.Kërko falje se ndoshta ramazanin tjetër më nuk do jeshë në këtë mes nuk do mundesh ta zësh më këtë kohë,këto minuta në këtë dunja që janë provimi yt për botën tjetër.

O ti shpirt mëkatarë,bjeri me forcë krahërorit dhe kuptoje se duhet të pastrohesh sepse : Ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.(Shems 9),pastrohu fizikisht dhe shpirtërisht,veprat e tua të mira që bën të jenë për Allahun,mbjelle pemën në këtë botë ti hash  frytet e sajë në ahiret.

Ali ibn Talibi ka thënë: Njerëzit janë të përgjumur,kur ata vdesin,zgjohen prej kësaj përgjumje.Zgjohu vëlla,motër,zgjohu njeri zgjohu miku im dhe kërko falje sa nuk të ka ikur treni yt,treni i jetës tënde i punës tënde i veprave që ti ke kultivuar gjatë kësaj bote kërko falje të falesh.Pendohu sinqerisht dhe kuptoje se je i përkohshëm,kërko falje në këto dit të bekuara në këtë muaj të kuranit.Kurani të flet ty dhe mua : O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send".(Tahrim:8).Pejgamberi a.s ka thënë në një hadith:”i penduari nga gjynahu,është si ai që kurrë nuk ka bërë gjynah”.

Na fal o Zot,jemi gabimtarë na fal kur ne harrojmë dhe kur pa vetëdije dhe padituri veprojmë,o Allah na mundëso të shohim nurin tend, të shohim ty në xhenet si hënën e plotë,na fal gabimet në këtë botë të rrejshme.Na mundëso të përmendim ty dhe bëje gabimin tonë të pendohet bëje këtë botë për ne arenë ibadetesh,bëje gjuhën tonë të agjërojë,trupin tonë të agjërojë dhe të bëj dhikër pa ja nda. "Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre.”(Ali Imran: 135)  Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Kush e shpeshton istigfarin Allahu i Lartësuar do të ia lehtësojë brengat dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”. Poashtu ai tha :: "Unë kërkoj falje te Allahu i Lartësuar dhe pendohem shtatëdhjetë herë në ditë”. Këtë e ka vepruar i Dërguari i Allahut të cilit Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet,po ne ku jemi me këtë gjë.

Pejagmberi i Zotit Hudi a.s u bëntë shpesh thirrje popullit të vet të kërkojnë falje për mëkatet e tyre,dhe vetë kërkonte falje ai i thoshte popullit : O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!"(Hud 52)

 Pejgamberi a.s ka thënë : “Allahu i Madhëruar gëzohet më shumë me pendimin e robit të tij besimtarë,sesa njeriu i cili ka zbritur në një shkretëtirë.Bashkë me të ndodhej kafsha me ushqimet e ujin.Ai u shtri për të fjetur një sy gjumë,dhe kur u zgjua,nuk e gjeti kafshën me ushqime.Ai e kërkoi derisa vapa dhe etja u shtua.Ai tha me vete: Unë po kthehem në vendin ku isha,e do të shtrihem të flejë derisa të vdes.Ai e vendosi kokën mbi dorën e tijë ishte kthyer përsëri.Allahu i Madhëruar gëzohet më shumë me pendimin e robit të tij besimtar,se sa gëzimi i këtij njeriu i cili gjeti kafshën e tij me ushqime e ujin.

Kërkimi falje është i ligjëruar në cdo kohë, por ai është i obliguar në rastet e bërjes së ndonjë mëkati, gjithashtu është e pëlqyer të bëhet pas veprimit të ndonjë pune të mirë, si kërkimi falje tri herë pas namazit, kërkimi falje  pas haxhit e të tjera. 

Kërkimi i faljes është i pëlqyer dhe në kohën e syfyrit, sepse Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar ata të cilët bëjnë istigfar në këtë kohë. Thotë: "… dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.” (Ali Imran: 17).O bir i ademit kërko falje.se siç thoshte Aliu r.a fati i çdo njërit prej jush në këtë tokë,për së gjati dhe për së gjëri,është vetëm një pjesë e dheut e cila i përgjigjet trupit të tij dhe madhësisë ku do të shtrihet me fytyrën mbuluar me dhe.

Mendoje orën e vdekjes tënde dhe pendohu para se të vjen shpirti në gropë të fytit dhe para se të lindë dielli në perëndim,pendohu se nuk ke garanci a do zgjohesh nesër, andaj kërko falje me modesti dhe përulje ndaj madhështisë së të Madhërishmit Allah që të krijoi e përsosi.Përmes faljes tënde madhëroje Krijuesin tënd,nënshtroju Ati i qofshim falë dhe lëre krijesën mëkatare e mos ju mbështet asajë se ajo do të braktisë dhe do mbetesh vetëm ti e Krijuesi jot dhe vepra jote që ke mbjellur në jetën e kësaj bote.

 

Zoti ynë na fal:

1.Fale robin tënd mëkatarë

2.O krijesë arrogante mendoje dheun dhe falu

3.Bëje këtë ramazan kthim madhështorë në pendim

4.Pendohu e freskohu me agjerim dhe pendim

5.Falju ati që falë dhe është falës e Mëshirues i Madh

6.Qetsoje trupin dhe shpirtin tënd me ibadet se ku ka ibadet me sinqeritet ka dhe shëndet dhe selamet.

7.Falu sa nuk të është falur xhenazja

8.Na fal o Zot të qofshim falë se mëkati ynë nuk njeh kufi

9.Na fal o Zot jemi gabimtarë saqë dhe mekati turpërohet nga mëkatet tona

10.Na fal o Zot dhe na ruaj nga Zjarri dhe bëna prej xhenetlive amin.

 

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

Rubrika : Përjetime nga ramadani

Kronika 4 – 4 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi

www.arber-berisha.it.gg

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128734 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente