MESDHEU I HARRESËS

MESDHEU I HARRESËS

 

Udhëtim titanësh

Shtigje muslimanësh

Tokë e bekuar

Njerëz të nderuar.

 

Kordinatat e flotave Andalusiane

U lanë rrugën atyre Osmane

Gadishull  i harresës

Vite të kthesës.

 

Pëlhura e bardhë

Një mjekërkuq e një flokëbardhë

Usta, mjeshtër, dijetar

I mprehtë në kandar...

 

Anije e bukur me qilima të ndezur

Detarë muslimanë të regjur

Moral dhe disiplinë

Në rreshta bukur rrijnë.

 

Spiranca u hodh

I tërë deti u drodh

Mesdheu para syve u doli

Frikë të këqinjve në zemra u mbolli.

 

Tokën këmba e të diturit e preki

Përgjithmonë në histori mbeti

Mesdheu i harresës

Në thellësi të kujtesës...

...............

 Imam.H.Arber Berisha

www.arber-berisha.it.gg 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128742 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente