Udha e vërtetë..!!

Udha e vërtetë..!!

Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do tju bëjë të lirë tha isai a.s,mëshira e Allahut qoft mbi ty besimtarë që ndjek udhën e vërtetë dhe largohesh nga trillimet dhe shpikjet në fe.Vërtet ne lutemi çdo namaz : Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!(Kuran El-Fatiha 6).

Pejgamberi a.s : Vizatoi një vijë të drejtë dhe disa vijza të shkurta anash vijës së gjatë dhe të drejtë,dhe tha o besimtarë udha e vërtetë është kjo rrugë e drejtë që të shpie në xhenet,kurse këto anash janë devijime dhe dëshira të shkurta që të shpien në gremina.Andaj mos u mashtro o njeri në këtë botë kalimtare dhe të shkurtër,e ta humbasësh atë të gjatën të përhershmen ahiretin,xhenetin e Allahut që e ka përgatitur për besimtarin.Qëllimi thelbësor të krijimit të njeriut, është adhurimi i Allahut, Allahu në Kuran thotë: "Unë nuk krijova xhinët dhe njerzit për tjetër ,pos që të më adhurojnë". (Kuran,Edh-Dharijatë 56) "Adhurim" në këtë varg, ka kuptimin e bindjes së plotë ndaj urdhrave të Allahut. Në Kuran fjala "Adhurim" është "Ibadeti". Cdo gjë që ne e bëjmë, arrihet me "Ibadet" nëse ate e bëjmë për hir të Allahut,edhe agjërimi i muajit ramazan në të cilin gjindemi dhe përjetohet njëher në vit. Islami ka pesë detyrime themelore, që quhen "Pes shtyllat e Islamit" ,të cilat duhen zbatuar nga gjithë muslimanët.Transmetohet nga Umer ibn Hattabi r.a. të ketë thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nuk hetohej ndonjë shenjë udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njohu. U ul pranë Pejgamberit s.a.v.s. duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka’ben, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm: “Po e pyet dhe po ia vërteton.” Ai tha: “Më trego, ç’është imani?” (Pejgamberi) Tha: “Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij të së mirës dhe të së keqes.” Tha: “Të vërtetën e the.” Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhu-rosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.” Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet.” Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pejgam-beri) Tha: “Kur robëresha t’i lindë vetes zotriune sajë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha.” Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetë-si?” Thashë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë.” Tha: “Vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.”Pra kjo është rruga e vërtetë,e kosntruktuar në një hadith në tre hallka,islam,iman,ihsan.Allahu i madhëruar na bëri musliman na zgjodhi dhe dha dhuratën më të madhe udhëzimin në udhën e drejtë islame. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. (Kuran-El Maide 3).Por dhe paralajmëron se nëse kërkoni diç tjëtër do të dështoni: E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.(Ali imran ajeti 85).Udha e vërtetë u jepet atyre që kan frikë Allahun,janë besnikë dhe mbajnë amanetin. Ibën Abasi na tregon se shumica e miqësive tek njerëzit janë ngritur mbi interesat e kësaj bote, dhe se kjo gjë nuk ka vlerë dhe nuk sjell ndonjë mirësi.Vërtet lidhja kur ka qënë më sinqeritet pastërt dhe me qëllimin e arritjes së objektivit ajo ndihma ka ardhu me lejen e Allahut  dhe krijesat e Allahut kan triumfuar.Udha e vërtetë u ndoq në brezat të cilët e pranuan islamin tërsisht siç Allahu na mëson : O ju që besuat, hyni në islamin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.(Kuran El-Bekare 208) Si mendoni një njeri që selamin refuzon,dhe kurr nuk agjëron dhe ballin në sexhde për Zotin se pranon,kjo sot më ndodhi më refuzun selamin siç më ndodhi sot me një laik injorant,pra “ma refuzuan selamin se nuk ishte me pare siç thoshte poeti njohur Fuzuli”.Si mendoni vëllezrit e mi që ai njëri që 24 orë mohon atë që e krijoi,si mendoni a jan të barabartë ata që adhurojnë Zotin çdo cast me ata që e mohojnë në çdo cast: A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?(Kuran Kalem,35-36)

Udha e vërtet nuk është më para e as tarafe e as me veshje kështu i kishte thënë imami i nderur Idriz Gjilani komunistit dyftyrç Fadil Hoxha :  Djalo "Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe".Veshja nuk të shpie në udhën e vërtetë por puna dhe sinqeriteti në rrugën e Allahut Krijuesit i cili na krijoi në formën më të bukur dhe na dalloi nga gjitha krijesat me mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë.

Udha e vërtetë kërkon :

1.Burra të besës,bukdhënësa,trima aty ku duhet trimëria

2.Besimtarë të sinqertë

3.Praktikues dhe jo vetëm teoricientë

4.Dituri të hajrit dhe mësim tjerëve

5.Ibadet dhe përmendje të Allahut me të gjitha gjymtyrët

6.Batini brendësia e dhahiri dhe e jashtmja që të dyja të jenë kompletuar

7.Fjala e dhënë dhe e mbajtur

8.Besimi dhe akideja e fortë

9.Kuptimi dhe hyrja në islam plotësisht

10.Spjegimin të tjerëve atë që ti din me modesti dhe dashuri.

 
   

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 10 – 10 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128803 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente