Teku dhe dhjetëditshi i fundit në ramazan..!!

Teku dhe dhjetëditshi i fundit në ramazan..!!

Koha kaloi shumë shpejtë,jemi në dhjetë ditët e fundit të muajit të bekuar të ramazanit,muaj i Kuranit,muaj i shumë ngjarjeve që përjetuan muslimanët dhe mbarë rruzulli tokësore.Besimtarë i dërguari a.s ka thënë :  Ai  Allahu është tek dhe e don tekun". (Buhariu dhe Muslim).

Besimtarët kërkojnë një natë të madhe në këto dhjetë ditë të fundit të muajit ramazan,ata shtojnë forcën e mendjes,forcën e zemrës dhe bindjes se do e zënë atë natë të cilën Allahu u pranon lutjen sepse ai pranon lutjet shumë : E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.(Bekare 186).Në këtë muaj është një diamand që lum ai njeri që zën atë diamand duke u lutur Allahun ai diamand asht një nat e madhe e vlefshme më shumë se diamandet,fjala është për natën e kadrit. Nata e kadrit është në dhjetëshin e fundit të muajit ramazan, siç na ka lajmëruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ku thotë:"Kërkone natën e kadrin në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan". [Mutteffekun alejh] Disa dijetar si Ibën Haxheri, Imam Neveviu dhe të tjerët prej dijetarëve kanë thënë se Nata e Kadrit kërkohet në dhjet netët e fundit tek dhe se nuk mundemi me përcaktu natën e kadrit me një natë të veçantë duke e përcaktuar, por ajo natë siç ka ardhë edhe në hadithë se ajo natë është në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan.Këto dhjetë netë,besimtarët i dedikohen dhikrit e lutjeve shumë, si dhe namazeve vullnetare,namazit të natës,teravive,por sigurisht dhe saktësisë në faljet e namazeve farz në kohën e caktuar. Ebu Dheri, radijallahu anhu, transmeton: “Ne agjëruam me të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, në Ramazan. Ai nuk na udhëhoqi në falje aspak deri kur kur kishin mbetur shtatë netë të Ramazanit. Atëhere ai u ngrit me ne (për tu falur) derisa një e treta e natës kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne në ditën e gjashtë. Në natën e pestë, ai u fal me ne derisa gjysma e natës kaloi. Kështu ne i thamë:”O i dërguar i Allahut!A po falesh me ne tërë natën?” Ai u përgjigj: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit me Imamin derisa (imami) ta përfundojë faljen, është e regjistruar për të që ai është falur tërë natën...”(Transmetuar nga Ibën Ebi Shejbe, Ebu Davud, El-Tirmidhi)

Ebu Hurejre, radijallahu-anhu, ka transmetuar që i dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit (dhe nëse i bëhet e mundshme atij) nga besimi i tij dhe shpresa (për shpërblimin e Allahut) do t’i falen të gjitha gjynahet e mëparshme”.[El-Buhari dhe Muslimi, me shtesë “dhe nëse i bëhet e mundshme atij” është e regjistruar nga Ahmedi nga një transmetim i Ubade Bin es-samit, nënkupton që është e lejuar për të qënë midis adhuruesve të sinqertë gjatë kësaj nate të bekuar].

Ditët kalojnë muskujt forcohen,zemrat zbuten,shpirtat pastrohen,ne kërkojmë shpërblimin,dhe Allahu nuk ja humbë krijesës së vet kurrë shpërblimin dhe mundin dhe çdo gjë që e bën për Allahun fuqiplotë.Netët me ibadet dhe me ngritje të duarve duke kërkuar nga Allahu,mirsi,dashuri,afërsi,përmirsim dhe largim nga zjarri afrim drejt xheneteve të tia. Kujtoje vdekjen,kujtoje se ramazani tjeter ndoshta nuk mund të takoj ty sepse ti më nuk mund të jesh në mesin tonë.Bëj këto dhjet ditë epokë të ndryshimit,bëj ato fitore për ty,fitore për ata që të rrethojnë,fitore për mbar komunitetin. Mendoje se nuk je i përhershmë në këtë botë shijoje ëmbëlsinë e imanit,besimit në Krijuesin tënd,zgjate dorën e mirsisë jep shumë këto dhjet ditë aty ku duhet se Allahu e don më shumë atë që jep se atë që merr ose lyp. Këto dhjet ditë botën përshkoje me fjalën e mirë duke përhapë atë duke biseduar për të,duke e studjuar atë duke synuar dhe praktikuar atë. Bëhu ndryshimi dhe jo bllokimi,zgjohu nga gjumi dhe ndryshoje veten dhe rrethin që të rrethon zgjohu-ngritu ashtu siç i dërguari u zgjua u ngrit : O ti i mbuluar!, Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd!(Mudethir 1-3)

Bëji këto dhjetë ditë garë vrapimi të zësh finish i pari,garo si sportist,atlet,të fitosh sa më shumë shpërblime.Vrapo dhe mos rri,nuk është momenti të rrish,nxito kah e mira,thirr kah e mira,prediko të mirën,ke amanet mbi supet e tua duhet ta dërgosh shpiesh deri në cakun e duhur. Mbaje ballin ne sexhde,mbushe syrin me lot mos e vrajë kohën kot,do merresh në llogari shpejto o njeri dhjet-dishti sdihet më a do vij.

Allahu është një dëshmoje me gjuhë më gjymtyrë me zemër dhe shpirtë e vepra,nuk ka kohë më dhjet ditë janë dhjetë minutat e tua,fitoje xhenetin në këto dhjetë minuta ose nuk do jesh në korsin-kanalin e duhur dhe do tundohesh dhe më shpirtë asnjëher sdo rehatohesh.

Teku dhe dhjetë këshilla për dhjet ditë :

1)Nxito për takimin me atë që është i Lartë dhe një

2)Numëro nga njëshi deri në dhjetë bëj dhikër pa ndal dua e ibadetë

3)Sinqeriteti të jetë çdo ditë në ibadete,me dua Allahut duke ju mbështetë

4)Kërkoni do ta gjeni ,dhe padyshim natën e kadrit me dua e dhikër ke me gjetë

5)Armatosu me dituri,të zë nata me lexim e studim me kuran e me dua

6)Shijoje çdo moment çdo pjesë të kohës me adhurim

7)Falu,jep zekatë,jep sadaka,ndërto përmirso gjendjen rrotull teje zhvillo

8)Gjuha jote bashk me shpirtin e trupin të shkrihen me ashk-dashuri për Allah

9)Pesimizmi nuk ekziston tek ti,je optimist bëhu tik-taku i orës çdo tik-tak vepro mirë

10)Edhe nata e errët e ka fundin e sajë të ndritur,ndriçoje çdo natë të këtyre dhjet netëve më vepra e veprime të ndritura.

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 20– 20 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128919 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente