Idetë ateiste dhe islami

Idetë ateiste dhe islami

 Allahu i plotfuqishëm,i dha mendjen njeriut me të cilën ai të logjikoj,arsyetojë dhe nga teoria ti hedh gjërat në praktik. Tek njeriu Zoti suprem vendosi rregulla jetsore,kur ato shkelen njeriu humbet qellimin e ardhjes së tij në këtë botë. Atezimi si një doktrinë a-fetare solli pasoja letale,vdekjeprurëse për njerzimin.Historia e dëshmoi pasojën e kësaj ideologjie verbale dhe antihumane.Miljona njerëz të pafajshëm vdiqën nga luftrat botrore dhe idetë fashisto-komuniste,vdiqën për ide dhe teori të gabuara vdiqën pa e ditur errsirën e petkut që fsheh kjo ideologji me emrin ateizëm.Shumica e tyre e mohonin ringjalljen dhe i shpallën luftë feve,cënuan dhe përndoqën kulturën,fenë dhe harruan se jan njerëz dhe jan të vdekshëm dhe do ringjallen dhe do japin përgjegjsi për çdo send.

Allahu atyre u trego se : Kush i ngjall eshtrat duke qënë ata pluhur (Të kalbur)? Thuaj (O Muhamed ): I ngjall Ai që i krijoi për here të pare,e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim’’ (Jasin,78-79)

Ky ajet u përgjigjet ateistëve që thonin a do të ngjallemi pasi të vdesim e të bëhemi pluhur? Ata shtronin lloj-lloj pyetjesh dhe nuk mendonin fare rreth krijimit të tyre,duke besuar vetëm atë që shihnin. Pyetja jonë që i shtrohet ateistit është edhe rrymën që furnizon tër qytetin me drita nuk e beson sepse ti nuk e sheh atë,apo ta marrim një qeremide të godasim në kokë sespe ti ndjenjën apo dhimjen nuk e sheh.

Ateizmi është ide e cila promovon mosekzistimin e Zotit,pra është kulmi i marrëzis dhe mosarsyetimi më i madh i njeriut që ka mend në kokë.

Feja islame ka një qëllim që ateistit ti mësoj pjesën e dyt të dëshmisë,pra ateisti pranon “nuk ka Zot” kurse e jona si musliman është që atë ta bindim se “ Nuk ka Zot veç Allahut që meriton të adhurohet si njëri dhe i vetmi krijues i këtij universi” .

Idet ateiste janë shpërndar kudo në planetin tokë,sidomos me të madhe në shekujt XVIII-XIX dhe XX,shtrohet pyetja përse,sepse ishin pikërisht disa figura që e instaluan këtë ide me të madhe në mesin e tyre spikatë “ Karl Marksi “ me veprën e tij “ Kapitali” por nuk duhet harruar dhe Nikolo Makiaveli i cili qysh në mesjetë me veprën e tij  “Princi dhe Sundimtari” lansoi dikataturën si ide dhe kishte moton “ Qëllimi justifikon mjetin” pra duhet të shkatrrosh qoft puna çdo send edhe vet njerzit të arrrish fam,karrike,pushtet etj.

Ndërsa Muhamedit a.s i ofruan të gjitha idhujtarët e mekes dhe ai i refuzoi sepse Zoti u premton njerzve në botën e përtejme shum të mira të mëdha në krahasim me këto kalimtare të kësaj bote afatshkurtër.Njeriu i mençur mendon jet të gjat dhe të lumtur në këtë bot dhe tjetrën  duke pasur qëllim lumturin në botën e përtejme,ku nuk ka sëmundje,vuajtje,uri,padrejtësi një vend i pastërt dhe i mire,i përgatitur për të pastërtit dhe të mirët ata që këtë botë e kuptuan se është kalimtare dhe sprov për njerzimin.

Allahu thot : A menduan ata,të cilët vepruan në të këqia,se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do ti bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi tyre!”?(El-Xhathijeh,21)

Pra gjërat janë të qarta,për ata që përdorin intelektin,dhe mendojnë rreth asaj që Kurani i porositë,e jo si njerz naive ateistë që pa lexuar Kuranin japin analiza monstruoze antiislame dhe antinjerzore,duke fyer një komunitet të tërë.

Ringjallja është një realitet ashtu siç është realitet kur një mashkull hedh farën te vezoret e femrës dhe ajo ngel shtatzën ku nga asgjëja sjell me lejen e Allahut një gjë e cila krahas materies ka dhe shpirtin.

Islami rrespekton dhe ngrit njeriun,mëshiron më të voglin ka tolerancën ndaj tjetrit,thrret në paqe-selam si dhe në nënshtrim ndaj Zotit Krijuesit të universit i cili e krijoi atë me urtësi dhe kjo urtësi na jep model neve se në ligjet e Zotit ka jet.

Ateizmi shtyp të voglin paraqet inferioritetin ndaj rracave,toleranca nuk ekziston ndaj komunitetit idealist apo fetarë,mohon Krijuesin e gjithsisë dhe është vet armiku i njeriut.

Idetë ateiste sollën luftra,islami solli paqe kultur dhe zhvillim,ateizmi solli miljona viktima,vëllavrasje,krime,islami solli qytetrimin në gadishullin Arabik,në Spanjë,në Siçili,në perandorin Osmane që shtrihej në tre kontinente,si dhe përhapi iden e paqes dhe faljes në mëse 7 miljard e mëtepër njerz që ka planeti tokë. Sot propagandat mediatike si Al-Jazira,CNN,BBC,dhe shum kanale mediatike tjera  mundohen ta njollosin islamin me nacionalizëm,komunizëm,ateizëm,sekularizëm,laicizëm etj

Jemi në një shekull me trazicion,ku propaganda sekulare-ateisto-sioniste e paraqet islamin si fe e terrorit dhe dhunës,si fe e dikaturës dhe fe e prapambeturisë gjëra të cilat nuk kan të bëjnë me islamin dhe as nuk marrin er fare nga feja islame.

Historia e dëshmo dhe do ta dëshmon se feja islame është zhvillim,integrim,për ata njerz të cilët e lexojnë Kuranin dhe mendojnë sepse dhe Kurani i përmend ata të cilët mendojnë dhe na shtyn të mendojmë ku shpesh gjat leximit hasim këto shprehje,a nuk po mendoni?a nuk po e shikoni? dhe këto gjëra i kuptojnë vetë ata të zotët e mendjes!pra ata që kan mendje të shëndosh,jo ata të cilve u është bërë lavazh-shpërlarje truri nga sistemet politike nga hierarkia mediatike qot ajo e  shkruara apo audio-vizuele.

E lusim Allahun që të na ruaj nga kjo humbje e madhe AMIN!!!

 Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

10.11.2011

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128665 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente