Fuqia e agjërimit…!!

Fuqia e agjërimit…!!

Si do i rikthehet fuqia këtij umeti islam, padyshim me agjërues të devotshmë dhe produktiv e jo me njerëz që nuk agjërojnë dhe nuk adhurojnë Allahun.Apo si do i rikthehet fuqia këtij umeti islam ku agjërimi për shumë agjërues është bër uri-monotoni dhe ankesë?.Agjërimi forcon mendjen,trupin dhe shpirtin,nëse e keni vënë re,kur jemi agjërueshëm vrapojmë më lehtë për arsye se trupi nuk është i ngarkuar me ushqim siç është zakon të ngarkohet e aty vijnë dhe lëndët toksike të cilat shpesh mund ta dëmtojnë organizmin,me lloj-lloj helmesh që pëmbanë ushqimi që ne konsumojmë,andaj argjërimi është forcë dhe përgatitje sulmuese kundër helmeve duke bërë pastrimin organik të trupit. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë.(Enfal 60.Ky ajet na tregon diçka nga ngjarja para përgatitore e Bedrit si përgatiteshin me forcë besimtarët dhe si urdhëroheshin me Kuran të jenë të fortë e të qëndrueshëm në udhën e drejtë.Sa jemi ne si agjërues të forte, ky muaj i shenjtë gati përfundoi,sa kemi vrapuar për të mirën e islamit sa kemi luftuar me pendë dhe me teknologji dhe ushqim në përhapjen e islamit.Allahu do i forcojë agjëruesit ashtu siç i forcoi në Bedër ata besimtarë edhe pse grupi ishte i vogël në numër ata triumufuan pra e  vërteta gjithmon fiton dhe e pavërteta i ka këmbët e shkurta humbet shpejtë. Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.(Enfal-8

Më kujtohet nga gjyshi i cili më tregonte se në perjudhën e komunizmit apo totalitarizmit,në Shqipëri ata që ishin agjërues futeshin me zor të pinin ujë disa prej tyre që me forcë nuk pranonin ta pinin ujin dëboheshin,burgoseshin,keqtrajtoheshin apo pushkatoheshin mizorisht.Kriminelët i urrenin agjëruesit i shpallnin përsona të padëshiruar në shoqëri,ata përndieshin,pse sepse besonin një Zot që mban këtë univers dhe krioji njeriun sa mizor është njeriu pabesimtarë ndja vetvetes.Vërtet burrat e mëdhenj nuk njihen veçse në fushat e betejës thoshte Muhamed El-Gazali,por ne duhet kto beteja ti kthejmë në suksese dhe tao suksese arrihen kur qëllimi I agjërimit tonë të jetë fitimi i shpërblimit nga Allahu Fuqiplotë.Të bindemi se Allahu e dëshiron bindjen tonë dhe se Ai e urren poshtërsinë dhe Ai i mbështetë ata që i mbështeten Atij.Agjërues sa ti ju ke mbështetur Allahut,agjërues sa ti je larguar nga fjalët e këqia dhe mendimet e këqia.Fuqia e jote si agjërues sat u ka shtuar,a ka ndonjë ndryshim-përmirsim.Pejgamberi a.s ka thënë : Lutja është arma e besimtarit,shtylla e fesë dhe drita e qiejve dhe e tokës.(Hakimi).Andaj agjërues lutu dhe medito forcohu dhe mos ngurro rrugën drejt të vërtetës drejt drejtëisisë vazhdo e mos ndalo.Kurani tërheq vërejtjen dhe thotë :

 “Përkujtoji robërit tanë Ibrahimin,Is’hakun,Jakubin,që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm,me përkujtim ndaj botës tjetër.Ska dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.(Sad 45-47).Agjërimi ishte obligim edhe për pejgamberët e tjerë para Muhamedit a.s, e ata pejgamber dhe besimtarë të thjeshtë e agjëruan me përkushtim me forcë e fuqi dedikuese duke e dashtur adhurimin e ibadetin si dritat e syve.Pejgamberi Muhamed a.s na tregon për pejgamberin Davud a,s :  ''Namazi me i dashur te Allahu eshte namazi i Davudit alejhi selam, agjerimi me i dashur te Allahu eshte agjerimi i Davudit alejhi selam. Ai flente gjysem nate, nje te treten e kalonte ne namaz, pastaj prape flente nje te gjashten. Ai nje dite agjeronte, e nje dite hante.'' (Buhariu dhe Muslimi).Ata ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në islam!Zotërues të fuqisë së dalluar dhe largpamës të pastër.Ku jemi ne sa ky agjërim na jep fuqi fizike dhe intelektuale të shpërthejmë si vullkan dhe të lëmë gjurme të mira në përmirsimin e rrethit dhe ambjentit që jetojmë e frymojmë,sa jemi te fortë sa agjërojmë dhe sa ftojmë të tjerët në besim të një Zoti dhe në zbatimin e kushteve të islamit siç është dhe agjërimi.Agjërimi është ngritje fuqi për umetin islam ai që e kupton ja din vlerën,agjëerimi nxit në pun të mëdha në ndryshim produktiv e pozitiv të shoqrisë ku ne jetojmë duek ndërtuar një shoqëri vlerash.Ky muaj ka dhe atë natë që quhet ndryshe kunora e gjitha veprimeve ajo natë e cila e fuqizon besimtarin I jep dritë në fytyrë ja ndriçon me iman dhe nur të leximit të Kuranit.Ajo ëshët nata e “Kadrit” natë më shum vlera ashtu si besimtari që duhet të ketë shum vlera dhe duhet të jetë i fortë: ga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, nga pejgamberi, a.s:"Besimtari i fortë është më i dashur për Allahun, sesa besimtari i dobët, ndërsa në të dy ka mirësi. Ki kujdes ndaj asaj që të bën dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u jep pas gjërave që s'kanë dobi. Fuqia e cila shpie në lumturi është ibadeti i sinqertë,agjërimi i përkushtuar për Allah.Fuqia e cila të shpie në ligësi është egoja dhe humbja në kotësira duke u mashtruar nga i mallkuari.Të kuptuarit e gjërave vie vetëm atëher kur jemi në rrugë ne duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur,fuqia vjen nga Allahu.Ai Allahu e ngritë kënd të dojë dhe e ulë kënd të dojë,Ati i takon sundimi,ne jemi krijesat e ti,Ai na krijoi dhe përsosi në formën më të bukur.Nuk ka ka forc as fuqi më të madhe se Ai,Ai është i Plotfuqishëm i Gjithdijshëm.Shumica e njerzve mendjeshkurtë mendojnë se agjërimi gjatë tër ditës së gjatë dobëson,por realiteti ëshët ndryshe ai forcon imanin besimin në Allahun,pastron trupin nga helmet,forcon shpirtin dhe trupin të jetë i përgatitur në çdo sfidë të jetës. Trupi i njeriut, është si një makinë me motor, e cila duhet të jetë në shërbim me intervale të rregullta. Duke ndryshuar kandelat elektrike, pikat, kondensimin,, vajin, filterat, etj dhe pastaj në"akordim"  me motorin, makina punon mirë dhe me efikasitet.Ngjajshëm, trupi i njeriut ka nevojë të jetë në shërbim të Islamit dhe kështu  arrin servisimin e trupit gjatë agjërimi të muajit të Ramazanit. Gjatë agjërimi, një numër i organeve trupore (veçanërisht organet e tretjes) ​​janë të çlodhura gjatë kësaj kohe dhe kështu  ky shërbim apo servisim rikthen shëndetin e njeriut dhe rrit te njeriu jetëgjatësinë. Një ndryshim i përkohshëm nga e përditshmëria apo rutina ciklike lëshon energji dinamike në trup ngaqë ka pushuar ashtu si pushojnë pajisjet elektronike kur ato nxehen shumë duke qënë në punë aktive,kështu agjërimi freskon mendjen, duke rivendosur fuqinë dhe vitalitetin në trup e cila mund të jetë  lodhur e mbërthyer në një rutinë të përditshme gjatë 11-muajve ngrënjë dhe pirje vazhdimisht.

Mobilizimi i fuqisë fizike dhe metafizike që i jep krijesës agjërimi ky ibadet dhe kusht prej kushteve të islamit,e bën atë të jetë mendjendritur,dhe shum zhvillimorë dhe i aftë të menaxhojë e punojë pa u lodhur për qëllimë madhorë të mira qofshin ato të arritura personale apo kolektive,pra do japë ndimesë për kolektivin por dhe për veten dhe familjen.Andaj ne si umet islam agjërojmë të jemi të shëndetshëm dhe të suksesshëm me forcë dhe dije të sinqertë përpara në zhvillim të mirsisë dhe bamirsisë dhe në të mirë të vetes dhe njerzisë.

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 26– 26 Ramadan 1434/Gusht 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128901 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente