Islami për Malet

Islami për Malet

Lavdërim i bëjnë Allahut,Zotit të gjithsisë  malet e larta dhe kodrat që jan ngritur si shtylla nga të cilat Allahu sjell shembuj për njerzit që mendojnë. Allahu fuqiplotë thotë :  A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë), Ndërsa kodrat shtylla? [ Kuran Sure Nebe 6-7]

Vërtet malet apo vargmalet,fshehin pas tyre shum mistere,sepse dihet Allahu i ka krijuar ato për të mirën e njerzimit,dhe nuk mund ta quajmë ide apo projet njerzorë ndërtimin e një peme apo mali që qëndron statik pa u përkulur apo rrëzuar sikur të ishte me hekur dhe çimentim të klasit të parë.  Shkenca moderne ka vërtetuar se malet kanë rrënjë të thella që mund të arrijnë nën sipërfaqen e tokës në thellësi disa herë më të madhe se sa pjesa e ngritur mbi sipërfaqe. Malet luajnë një rol shum të rëndësishëm në stabilizimin e kores së tokës, duke penguar lëkundjet e mundshme të saj. Zoti thotë në Kuran: “Dhe Ai vuri male të patundura në tokë, në mënyrë që ajo të mos lëkundet me ju …” [Kuran, Nahl  ajeti 15] Malet jan stabilizatori kryesorë që pengon termetet dhe mban token në harmoni me koren e sajë dhe arktektoninë e sajë. Malet kan veti të prodhojnë edhe ujin e pastërt dhe kulluar nga trungjet e tyre,si fjala vjen në vendlindjen time mali që ka gështenja në mesin e ti ka dalur një burim që me qindra shtëpi furnizohen me uj të pijshëm,ai nuk është rastësisht aty ashtu siç ne nuk jemi krijuar rastësisht. Shpesh në male më ka rënë të shoh hoje bletësh shtëpi të tyre ku gjyshi i merrte i zbuste dhe i vendoste në kutit prej druri dhe kujdesej për to dhe ato na dhuronin mjaltin si  ushqim dhe ilaçë.Sot gjeologjia si shkencë e studimit të tokave dhe llojit të tokës që posedojnë malet,ka vërtetuar ajetet kuranore  pjesërisht,por ne u themi atyre gjeologëve ta studjojnë edhe më shum kuranin kur flet për malet,sepse ata do arrijnë rezultate të shkëlqyera zbulimore duke trajtuar kuranin me perpjekjen shkencore atëher ata do gjëjnë realitetin dhe funksionin që ato kanë,pse jo dhe të arrijnë të eksplorojnë gjëra qe deri tani ende jan prapa me zhvillim në të mir të njerzve. Libri me titull “Toka” është një referencë bazë në shumë universitete të botës. Njëri prej dy bashkautorëve të tij është prof. Frank Press. Ai ka qenë këshilltar shkencor i presidentit amerikan Xhimi Karter dhe për 12 vjet ka mbajtur postin e presidentit të Akademisë Kombëtare të Shkencës, Washington D.C. Libri i tij thotë se malet kanë rrënjë nëntokësore(1), të cilat janë të ngulura thellë në tokë. Për këtë arsye malet kanë formën e një kunji të ngulur në tokë. Kurani përmend se malet kanë strukturë si "shtylla" dhe se ato janë ngulitur në tokëpër ta stabilizuar atë, një koncept i njohur në gjeologji si izostasi.Allahu thotë : Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.[ Kurani Sure El-Enbija ajeti 31]

Malet kan një veti që ajrin e ndotur apo dioksidin e karbonit ta kthejnë në oksigjen pra në të mir të mjedist.Sot shumë ambjentalistë,ekologë,merren me pylltarizmin dhe ta quajmë malizimin,mbjelljen e pemëve dhe drunjëve që pasurojnë ambjentin.

Allahu na meson se nga kodrat,malet kemi shum dobi jo vetëm se ato mbajn statikën si dhëmbët gojën e njeriut që e përpunon ushqimin,por edhe si shërbyese të ajrit,ambjentit që na rrethon dhe si frytdhënëse për ne. vlen të përmenden edhe malet shkëmbore,të cilat njeriu i shfrytëzon për kromin dhe metalet që ato posedojnë si dhe për disa lloje që shërbejnë për gurë që të ndërtojnë dhe punojnë ndërtesa me bazament të fortë nga guri.malet simbolizojnë edhe imain e forte apo sabrin e forte të një besimtar të forcuar dhe pajisur për në frontin e thirrjes islame,ato kan dhe heshtje dhe heshtja tyre flet pë krijim e tyre të rrallë arkitektonik që Allahu u ka bërë.Ato shfrytëzohen dhe për barinjtë që kopet e tyre të ushqehen dhe nga ato të hajmë mishin dhe pijmë qumshtin,poashtu malet tona kan dhe çajin e malit shërues dhe mjekues pë sëmundjen e gripit. Por gjitha këto mirsi që marim nga malet nuk mund ti numrojmë dhe duhet ditur se nimetet e Allahut janë të panumërta siç thotë Allahu në Kuran. Nimet dhe mirsi nga Allahu jan dhe malet e larta nga të cilat kemi dobi të shumta,andaj ne duhet të jemi falemderues ndaj Allahu fuqiplotë dhe jot ë bëhemi sikurse ata që Allahu thot për ta : E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.[Kuran Er-Rrahman ajeti 18] Allahu na bëftë prej ,adhuruesve dhe falemderuesve të tij për çdo gjë që na dha qoft për malet dhe kodrat qoft dhe për fizionominë dhe trupat tanë dhe gjithçka që është e Ti,sepse dhe vet kthimi jonë është tek Ai Zoti i vetmi sundues potent.Amin..

 

Përgatiti: Imam.H.Arbër Berisha

01.04.2012

www.arber-berisha.it.gg

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128896 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente