Vlera e dhikrit në ramazan..!!

Vlera  e dhikrit në ramazan..!!

Vërtet Allahun e përmendë çdo gjë që është në qiej e në tokë,e falemderojnë,i përulen Madhështisë së tij i cili krijoi në formën më të bukur gjitha gjallesat.Të lagurit e gjuhës dhe zemrës dhe përjetimi shpirtnorë i dhikrit,përmendjes së Allahut shtohet sidomos në këtë muaj të begatë të ramazanit gjatë agjërimit,mirpo dhikri duhet të shtohet jo vetëm këtë muaj por çdo muaj që ka fal Allahu të bëjmë dhikër të shpeshtë. Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.(Bekare 152) Një herë gjatë kohës së haxhit disa njerëz të mirë ishin mbledhur në Mekë dhe po kuvendonin. Më i riu nga ta ishte Xhunejd Bagdadi (r.a.). Temë e bisedës ishte “Dashuria ndaj Allahut të Madhërishëm” dhe se kush ishte ai që vërtet e do Allahun e Madhërishëm. Shumë nga ta i paraqitën opinionet e veta, ndërsa Xhunejdi (r.a.) rrinte pa bërë zë, vetëm kujtohej, pa thënë gjë.Shokët e detyruan që të thoshte diçka, të hapte zemrën edhe ai e të shprehte mendimin e vet. Me kokën ulur dhe me lotë ndër sy ai tha:“Ai që e do Allahun e Madhërishëm është ai që e harron vetveten; ai gjithmonë eshtë i zënë me të përkujtuarit e Allahut xh.sh dhe duke i pasur parasysh e çuar në vend të gjithë urdhërat e Tij; ai e sheh Allahun e Lartmadhërishëm me sytë e tij të zemrës, e cila përvelohet nga nxehtësia e frikës ndaj Tij; përkujtimi i Allahut xh.sh. e pushton, e deh; ai i flet fjalët e Allahut të Madhërishëm  sikurse Ai të fliste përmes gojës së tij; nëse ai leviz, këtë e bën sipas urdhërit të Allahut xh.sh; ai përfiton paqe në mendjen e tij vetëm përmes nënshtrimit ndaj Tij; dhe kur ky nivel arrihet, ai ha, pi, fle, zgjohet, shkurtimisht, të gjitha veprimet e tija janë për kënaqësinë e Allahut të Lartmadhërishëm; ai as që i merr parasysh gjërat e kësaj bote, e as që i kushton ndonjë rëndësi kritikave jo miqësore të njerëzve.Agjëruesi e madhëron Allahun,e falemderon në syfyr e iftarë,me dedikim e zell të përkushtuar: …të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.(Bekare 185).Ky është njëri prej qëllimeve të këtij obligimi,ta kuptojnë ata të cilët e besojnë vlerën e udhëzimit të cilën ua ka lehtësuar Allahu,ta kuptojnë këtë në shpirt gjatë kohës së agjërimit më shumë se në çdo kohë tjetër.Në zemër nuk u hyn mëkati.Organet e tyre nuk bëjnë mëkate,ata e kuptojnë udhëzimin sikur e prekin në mënyrë që ta madhërojnë Allahun për hir të këtij udhëzimi,në mënyrë që të jenë mirënjohës për këtë mirësi,në mënyrë që zemra tu mbushet me këtë bindje,siç u është thënë në hyrje të shqyrtimit për këtë argjërim: ..dhe që të falenderoni..(Bekare 185).

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Shembulli i atijë që e bën dhikër Zotin e tij dhe i atij qe nuk bën dhikër Zotin e tij, është sikurse shembulli i të gjallit dhe i të vdekurit. Ramazani për besimtarin është stacioni i analizës së tij multidimensionale e cila i mundëson afrimin drejt qëllimit të ekzistencës. Me këtë inventar bëhet edhe pajisja me aftësinë për të ndërtuar raportet e natyrshme me Allahun, pra me udhëzimin apo metodën e Tij hyjnore e në të njëjtën kohë me aftësinë për të reflektuar sipas kësaj metode. Përvetësimit të kësaj gatishmërie apo aftësie, në këtë muaj të bekuar, i shërbehet përmes adhurimeve intensive që kryhen duke filluar nga agjërimi e më pas namazi, itikafi, sadakaja e fitrit, dhikri dhe të gjitha punët e tjera të mira.Kuptohet se vet agjërimi është një lloj dhikri apo përkujtimi që çdo vit ne kur agjërojmë kujtojmë ndodhitë e atyre moteve ngjarjet,përkujtojmë kohën e zbritjes së Kuranit dhe përkujtojmë Betejën e Bedrit,çlirimin e Mekes,si dhe shumë ngjarje të cilat duhet të reflektojnë dhe të na ngrisin imanin besimin tek Allahu fuqiplotë. “Dhe përkujto, sepse përkujtimi bën dobi.” [Edh Dharijat: 55].Vërtet në këto netë të begata të fundit të ramazanit,gjuhët tona sduhet të pushojnë së përmenduri Allahun i cili na zgjodhi prej krijesave duke na dalluar me mendje dhe aftësi të  cilat duhet ti përdorim në shërbim të komunitetit në të mirë të mirsisë dhe paqes në tokë.e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes"(Ali Imran 41).Ky është urdhëri i Allahut,andaj ky ramazan na ka focuar apo na ka dobësuar ?? sa kemi përmendur Allahun dhe sa namaze vullnetare i kemi falur këtë ramazan.Gjuha jote ka bërë dhikër përmendje të Allahut apo është merrë me thashetheme dhe përgojime Allahu na ruajt. Transmetohet se i dërguari i Allahut, Jusufi (a.s.) agjëronte shpesh pavarësisht se ishte administrator i hambarëve të tokës. Kur u pyet pse e bënte këtë, ai tha: “Kam frikë se nëse ngopem harroj urinë e të varfrit dhe të vobektit.”.Por ushqimi ynë duhe të jetë dhe përmendja e Zotit sepse njeriu kur ecë në parimet që Allahu e urdhëron ai gjithmon triumfon. Agjërim, do të thotë ruajtja e veshëve, syve, gjuhës, duarve dhe këmbëve si dhe gjithë pjesëve të tjera, larg prej mëkatit, po cila armë na shërben ta kemi agjërimin e shëndoshë ajo armë është përmendja e Allahut,sepse ai njeri që përmend Allahun vazhdimisht nuk ka kohë të dëgjojë haram,të shikojë haram,të flasë haram,të punojë haram,sepse përmendja e Allahut e fut atë në punë hallall në shikim-dëgjim hallall pra gjitha janë tek ai hallall sepse Allahu e urdhëron në atë drejtim besimtarin e sinqertë që është shumë përmendës i Allahut.Allahu na mëson : Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes.(Araf 205).

Vlera e dhikrit në ramazan :

1).Freskon mendjen-trupin dhe shpirtin

2)Dhikri i ramazanit dhe lutjet në ramazan kan kosto të lartë shpërblyese

3)Përmendja e Allahut rrit vlerën e agjërimit

4)Afrohesh më shumë në dashuri me Allahun dhe pastaj dhe krijesat do të duan

5)Namazi është dhikër,agjërimi është dhikër gjitha janë ibadete

6)Dhikri duhet të jetë me shpirtë e përjetim jo vetëm gjuhë dhe kumbim

7)Përmendja e Allahut shton rriskun

8)Afron njerzit në punë të mira

9)Mëshira dhe mbrojtja e Allahut është më krijesën që bën dhikër

10)Dhikri lehtëson agjërimin shton shpërblimin

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 27– 27 Ramadan 1434/Gusht 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/
www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128630 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente