Shpirti u urtësua..!!

Shpirti  u urtësua..!!

Ngadal-ngadal po vijmë në ditët e fundit të ramazanit,e gjurmët tona po mbesin dhe po shënohen në historinë e kësaj gjenerate të shekullit 21.Etja,uria kaloi u mor shpërblimi meritatorë,duke u zbutur mendja,epshi,dëshira,pasioni,egoja,u thyen barrjerat e arrogancës fitoi bamirsia.Sigurisht që shpirti i urtë mendon synon dhe praktikon veprën e mirë : Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – pikërisht ata janë krijesat më të mira.”(Bejine, 7).Ky muaj u karakterizua dhe po karakterizohet me ibadete me përulësi ndaj Allahut,me bindje të mendjes dhe zemrës dhe me pastrim të shpirtit-nefsit.Vërtet ata që pastrohen do jenë prej të shpëtuarve : Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.(Shems-9).Muslimani nuk jeton për të ngrënë por han për të jetuar,ushqimi i ti shpirtërorë janë pes shtyllat e islamit,gjatshtë shtyllat e imanit dhe ihsanit.Agjërimi e freskon shpirtin ja heq ndryshkun e pastron dhe i nxjerr të këqiat fizike dhe metafizike,agjëruesi pastrohet çdo vit dhe mbushë amortizatorët me energji të fortë për tër vitin.Muslimani nuk është musliman apo muslimane e ramazanit që vetëm në ramazan ta kujtojë Allahun ta fal namazin dhe ti dedikohet islamit,muslimani i vërtet jeton në islam.A jeton ti në islam?? Sa e praktikon islamin pas ramazanit??Sa je i afërm me nënën babain,motrën dhe vëllain??.Mos të shëmtoj agjërimi yt duke qënë i padurueshëm dhe grindavec por bëj sabër mëshiroje gjuhën dhe shpirtin e të gjitha pjesët e trupit leri ato të flasin islam dhe vetëm islam.Mrekulli puna e besimtarit kur flet, flet mirë kur ecë ec mirë,kur mendon,mendon mirë,kur sprovohet duron,fol ku duhet dhe nuk fol ku nuk duhet,ngahjëher dhe heshtja është flori.Urtësia nuk është në maje të gjuhës por në maje të lapsit,ta mbrosh islamin me kimik-laps është më mirë se më armë dhe fjalë që nuk shënohen por harrohen shpejtë.U urtësua shpirti kur përmendi Allahun : Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.(Ali Imran 135-136) Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kur hyn drita në një zemër, ajo hapet dhe zgjerohet”. Të pranishmit pyetën: “Cila është shenja e këtij zgjerimi, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “T’i kushtohesh Vendbanimit të Përhershëm, të distancohesh nga Vendbanimi i Rremë dhe të përgatitesh për vdekjen para se të të bjerë”. Kështu, njeriut do t’i hapet gjoksi sipas pjesës së tij prej kësaj drite. Në fakt, e këtillë është edhe drita e dukshme, fizike, dhe errësira e dukshme: e para ta hap kraharorin dhe të jep qetësi, kurse e dyta ta shtrëngon.(Tirmidhiu). “Vërtet, të devotshmit do të jenë në lumturi” [Infitar, 13].E vërteta erdhi dritaret e shpirtit u hapën pranuan të vërtetën i than lamtumirë të pavërtetës. Tre personave nuk u kthehet bosh lutja: Agjëruesit në kohën e iftarit, një sovrani të drejtë dhe lutja e dikujt që i është bërë padrejtësi...” (Tirmidhij). Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë iftarit thoshte:“Shkoi etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi insha-all-llah”. (Hadithi është hasen, tra. Ebu Davudi.).Pra ky shpërblim u rregjistrua dhe lehtësoi e urtësoi shpirtin tonë,gjuhët u zbutën me dhikër si dhe zemrat u kënaqën me Kuran,fryma jonë agjëroi dhe çdo qelizë shpërblimin e mori.Mjer për atë njeri që u korit për tridhjet dit,nuk bani për Allah me u pastru shpirti tij nga çdo gjynah. Hafidh ibn Kajjimi [rahimehull-llah]- thotë: “Realiteti i takvallëkut është t’i zbatosh respektet ndaj All-llahut, me besim dhe shpresim, si urdhër dhe ndalesa, duke e zbatuar atë që ka urdhëruar All-llahu me besim në urdhër dhe bindje në premtimin e Tij dhe duke lërë atë që ka ndaluar All-llahu me besim në ndalesë dhe me frikë nga kërcënimi. Siç ka thënë Talk ibn Hubejbi: “Kur të bjer fitneja fikenie me takvallëk-devotshmëri”“… All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm”. (El-Xhathije: 19).

Trupi dhe çdo gjymtyrë ditën e gjykimit do dëshmojë se krijesa ka agjëruar me çdo pjesë të tijën ashtu siç shpirti ka agjëru dhe është urtësu Allahun duke lartësu.Andaj lum ai njeri që Allahu e don dhe lum ai njeri që për me fitu kënaqësinë e Alalhut punon. “…e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,…”. (Et-Talak: 2).Allahu na urtësoftë shpirtat tanë me fjalën e mirë e veprën e mirë na bëftë prej besimtarëve dhe bamirsve në këto dit të fundit të bekuara të ramazanit,muajit i cili forcon imanin dhe shton urtësinë e ibadetin ndaj Allahut.Mjer ai njeri që hyn dhe del nga ramazani pa përfitu asnjë shpërblim dhe pa urtësu dhe ndryshu gjendjen e ti shpirtnore dhe fizike ,me mirsi e dashuri në udhën e drejtë islame me Kuran dhe sunet . Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ka thene:,,Ju kam lene pas ju dy gjera,nuk do te lajthiteni nese veproni me to:Librin e Allahut dhe sunetin e Pejgamberit''.

Shpirti urtësohet kur dhe ku :

1)Shpirti urtësohet në vendet ku Allahu përmendet

2)Shpirti urtësohet kur ai Allahut i nënshtrohet

3)Fjala e mirë e urtëson shpirtin

4)Ku ka njerëz të mirë shpirti urtohet nga sjelljet e tyre 

5)Ku ka qetësi ka harmoni islam dhe dashuri

6)Shpirti nuk e don ulërimën-bërtimën, islami nuk është i zhurmshëm

7)Vizito dhe ushqe agjëruesit urtësohet shpirti

8)Ndero më të vjetrit të moshuarit urtësohet shpirti

9)Falu dhe lexo,studio e medito urtësohet shpirti

10)Mos fol shum urtësohet shpirti

11)Shkruaj urtësohet shpirti

12)Rrespekto-ndero urtësohet shpirti

13)Mëshiroj të vegjlit urtësohet shpirti

14)Morali dhe dituria urtesojnë shpirtin

15)Adhurmi ibadeti ndaj Alalhut sinqerisht urtëson shpirtin

16)Jep shumë,dhurata,sadaka,urtësohet shpirti

17)Friksoju,bindju,shpreso,duaje,mbështetju vetëm Allahut urtësohet shpirti

18)Agjëro me saktësie dhe përgjegjësi urtësohet shpirti

19)Mos përgojo urtësohet shpirti

20)Njihe Allahun,Njihe të dërguarin.Njihe islamin urtësohet shpirti.

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Rubrika : Përjetime nga ramadani/Kronika 25– 25 Ramadan 1434/Korrik 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128716 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente