Islami dhe njeriu

Islami dhe njeriu

 Islami e ngriti njeriun ,duke e veçuar nga të gjitha krijesat,e veçoi duke i dhënë mendjen dhe shum dhunti dallueshëm nga krijesat tjera.

Allahu thot : Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. (Sure Tin 4-6)

Allahu i tregon në këto ajete dy palët e njerzve ata që i krijoi e i ngriti dhe e falenderuan e janë besimtarë dhe vepërmirë që shpërblimi për ta është i pandalshëm,si dhe për atë pale që e uli veten duke mrauho Zotin duke mos qënë falemderues nga mirësit që Allahu i ka dhënë të  cilat janë të panumërta.

Njeriu apo “ Insani” sipas kuranit, ka qënë studim gjithmon në të gjitha shkencat,nga ato humane,shoqërore,ekzakte-shkencore,pedagogjiko-fetare.Njeriu i parë ishte ademi a.s babi jonë dhe mbarë rracës njerzore, ai gaboi dhe ne jemi gabmitarë,dijetari Iben Kajim el-Xheuzi thot: pot ë mos gabonte ademi a.s do humbiste nga mendjemadhësia,pra gabimi ishte sprov për babain tonë dhe është për mbarë njerzimin deri në fund të kësaj bote.

Njeriu ka këto etapa jetësore,1)Lindja 2)RRitja 3)Vdekja 4)Jeta në varreza 5)Ringjallja dhe gjykimi 6)Bota e fundit dhe pragu përfundimtar i përhershëm xheneti-për besimtarin , xhehenemi për jobesimtarin. Njeriu në këtë botë përballet me sprova të shumta si,sëmundje,varfëri,pasuri,vetmi,familje,fëmijë,gra,etj.

Njeriu ka vese të shumta negative po arri të lirohet nga ato do bëhej rob i Krijuesit fuqiplotë Allahut e jo rob i krijesave të paplota dhe të mangëta. Çlirimin nga veset negative njeriu e arrin vetëmse duke iu referuar Kuranit dhe sunetit duke marr mësimet nga aty jo formalisht,por ato mësime të jetsohen në përditshmërinë e ti. 

Njeriu i krijuar nga dheu prej anës së Allahut duhet gjat jetës at kuptoj se ka ardhur për një mission,i cili mision është pikërisht në ajetin kuranor ku Allahu thotë : Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. (Sure Dharijat 56)

Njeriu si krijesë e Allahut duhet nënshtruar vetëm Allahut askujt tjetër,qoftë ai sistem,ideologji,subjekt apo objekt,sepse vet fjala “Islam” është nënshtrim paqësor ndaj Allahut, Krijuesit të gjithsisë.

Islami e urdheron njeriun ti bindet e nënshtrohet Allahut e jo OKB-së,NATOS-ë,BES-ë,e as ndonjë grupi apo partie politike apo apolitike.

   Islami e ktheu njeriun në origjinën e tij, që është njeriu human që vjen nga terminologjia latine “Humanus”, pasi Zoti (xh.sh) e di më së miri se për çfarë ka nevojë njeriu, pasi Ai është Krijuesi i tij nga një pikë e vogël uji që s' shikohet me sy të lirë, e cila kur bashkohet me vezoren, formohet njeriu.

Pikërisht këtë fragment të mrekullueshëm që para pak kohësh e zbuloi edhe vetë shkenca, Kur'ani e tregonte para 14 shekujsh, ku Allahu thotë: “Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë

(Kuran  El- Insan: 2.)

Islami e kthen terminologjin latine dogmatike filozofike,nga homo-homini lupus-njeriu për njeriun është ujk,në “homo est homo per homini-njeriu është njeri për njerzit.

Pra besimtari rregullon mirqënjen në planetin tokë,eviton konfliktet dhe pason rrugën e pejgamberve,sepse këtë botë do ta udhëheqin njerzit e mirë ata të cilët besojnë Allahun.

  Allahu na bëftë prej krijesave të bindura ndaj Tij dhe falenderues e adhurues  ndaj Tij Amin..!!!

                                                                                                                                 

Imam.H.Arbër Berisha

29.Nëntor 2011

                                                                                                               

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128116 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente