Bajrami erdhi..!!

Bajrami erdhi..!!

Sot pas një agjërimi dhe edukimi freskimi e adhurimi,u përmbush misioni ynë erdhi Bajrami,kudo në çdo shtëpi ndjehet jehona festive ndjehemi krenar se jemi musliman e besojmë Zotin taman. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë. Transmetohet nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medine dhe gjeti njerëzit duke festuar dy ditë të caktuara. Ai pyeti: “Çfarë janë këto dy ditë”? Ata u përgjigjën: Në periudhën e injorancës, këto ditë ishin festa për ne. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “All-llahu ua zëvendësoi me dy ditë më të mira, me Kurban Bajramin dhe Fitër Bajramit.” (Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi ). All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’anin Famëlartë thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (A’la: 14-15).Në fytyrat e muslimanëve shfaqet kënaqësia shpirtënore,shfaqet lehtësimi që ata i bënë vetes duke u pastruar nga mëkatet gjat tër këtij muaji të bereqetshëm. Transmeton ibn Abbasi radijall-llahu anhu, se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem Ditën e Bajramit ka veshur xhybe me vija të kuqe (më të mirën që e ka pasur). (Transmeton Taberaniu). Para shkuarjes në namazin e Bajramit hahen disa hurma (numër tek). Muslimani duhet të shkojë në namazin e Bajramit dhe të dëgjojë hutben. Është e pëlqyeshme që edhe femrat të jenë të pranishme në faljen e namazit të Bajramit. Në namazin e Bajramit të shkojmë duke ecur (nëse ka mundësi), duke i shqiptuar tekbiret prej daljes nga shtëpia e deri në namazin e Bajramit. Gjatë rrugës për në xhami në Fitër Bajramit merr tekbirë: “Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-la llah, Allahu ekber, Allahu ekber ve lil-lahil-hamd”. Gjatë kthimit ta ndërrojme rrugën për në shtëpi. Xhabiri radijall-llahu anhu thotë se në Ditën e Bajramit Pejgamberi alejhi selam e  ndërronte drejtimin e rrugës gjatë kthimit në shtëpi. (Transmeton Buhariu).

Nga gjërat elementare parapërgatitore para fitër bajramit janë :

1.     Larja e trupit.

2.     Veshja me rrobe të bukura dhe parfumosja.

3.     Ngrënia e hurmave-tek para daljes për të falur namazin e Bajramit.

4.     Shkuarja herët në musal-la për të falur namazin e Bajramit.

5.     Shkuarja në musal-la këmbas pra sevap më shumë në këmbë me shku

6.     Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthim nga musal-la duke demostru atmosferën festive

7.     Përshëndetja me selam dhe tekbiret e shpeshta

8.     Buzqeshja dhe harmonia shpirtnore

9.     Qëndrimi drejt dhe qetë në xhami

10. Qetsia dhe ibadeti adhurmi Allahut me kënaqësi

Ummu Atijje thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit”. (Buhariu,Muslimi).Pra ëshët  mirë që dhe gratë të vijnë ku është hymja e veçantë për to,dhe ato ta ndjejn atmosferën festive sepse gat janë edukatore të brezit,dhe ato i edukojnë fëmijën me islam dhe i mësojnë ata qysh fëmijë më udhëzime të hajrit.Vërtet në këtë ditë feston i madh e i vogël shtohen vizitat pas falljes së bajramit,bashkohen muslimanët e festojnë Bajramin : Pejgamberi a.s ka thënë : Muslimani ka dy festa Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e Kurbanit.Pastërtia shpirtënore dhe pastërtia e rrobave të bukura vërehet kudo në gjitha xhamitë e globit falet bajram bëhen tekbire u fitua shpërblimi u mor sevapin me lejen e Allahut agjëruam me lejen e tij e perfunduam e me bajram u gëzuam. Besimtarët muslimanë pas një muaji agjërimi dhe ibadeti festojnë Fitër Bajramin, ndërsa melekët e Zotit në këtë ditë shpërndajnë shpërblimet për besimtarët që kanë agjëruar dhe adhuruar Krijuesin e tyre gjatë muajit të Ramazanit. I dërguari i Zotit thotë: “Kur vjen nata e Fitër Bajramit, Zoti Fuqiplotë i ndan dhuratat për agjëruesit e Ramazanit”. Pas rënies së shiut të mëshirës mbi kokat e njerëzve tani erdhi një stinë madhështore dhe erdhi dita kur i përgjigjen lutjeve të besimtarëve. Muaji i bekuar i Ramazanit kaloi me gjithë madhështinë dhe atmosferën e këndshme të tij. Muslimanët me agjërimin dhe leximin e Kur’anit në këtë muaj i qetësuan dhe lartësuan shpirtrat e tyre dhe u afruan më afër Zotit. Lutjet e veçanta të Bajramit dhe falënderimi dhe madhërimi i Zotit, festën e Fitër Bajramit e bëjnë edhe më tërheqëse. Ky Bajram është pasqyrim i dëshirës dhe vullnetit për një fillim tjetër.Sot është dita e Fitër Bajramit. Festa e lutjeve të sinqerta dhe ceremonia festive e fitores së njeriut ndaj epshit të tij. Sot është dita e gëzimit dhe lumturisë për ata persona të cilët gjatë tridhjetë ditëve të Ramazanit arritën në dritën e njohjes. Apo mund të themi se besimtari mbetet sikur një filiz i cili pas një muaji kujdesi fillon të lulëzojë në tokë. Në këtë ditë të bukur me plot mirsi dhe hare.Dita e Fitër Bajramit është dita e përkujtimit, madhërimit dhe përmendjes të Zotit. Namazi i Bajramit është ceremonia kryesore e kësaj feste. Me një shprehje tjetër, ceremonia më e bukur e cila e dyfishon madhështinë e Bajramit është falja e namazit të Bajramit. Madhështia e Tekbireve të njëpasnjëshëm gjatë hyrjes nëpër vendet e namazeve formon një ndryshim rrënjësor në shpirtrat e njerëzve dhe gjithashtu formohet një atmosphere e mirë e me hajër. Individët që falin namazin duke qëndruar përkrahë njëri tjetrit nëpër rreshtat e namazit, përballë Zotit qëndrojnë të përulur dhe besnikë dhe falënderojnë All-llahun për të gjitha të mirat që ua dha: ..edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.(Ibrahim 34). Të gjithë janë të gëzuar dhe optimist në mëshirën dhe faljen e Zotit Fuqiplotë.I dërguari  i Zotit në lidhje me këtë thotë: “Kur besimtarët dalin nga shtëpitë e tyre për të shkuar në namaz, Zoti atyre i drejtohet me këto fjalë: O robërit e Mi, për Mua keni agjëruar dhe për Mua keni falur namazin, atëherë kthehuni në shtëpitë tuaja sepse jeni të falur dhe mëshiruar”. Namazi i Bajramit është sunet dhe edhe nëse nuk e falë atë nuk ke mëkat: Shumë prej njerëzve kanë dëgjuar se falja e namazit të Bajramit është sunet, dhe nëse nuk e falë atë nuk ka mëkat, dhe duke u bazuar në këtë mendim i sheh disa prej tyre e falin namazin e sabahut, e pastaj flejnë në namaz të Bajramit, e kjo është gabim. Ngase e vërteta është se namazi i Bajramit është obligim vaxhib, dhe mëkaton ai që nuk e falë atë përveç nëse e len me arsye.Bajrami ka dy rekate dhe është prej namazeve që e gëzon çdo musliman e muslimane andaj duhet falur kolektiv dhe dëgjuar hytbeja e imamit dhe pas hytbes duhet uruar gjith besimtarëëve këtë festë të muslimanëve.Allahu na pranoftë agjërimin tonë dhe ibadetet tona na bëftë prej banorve të xhenetit dhe na ruajt nga zjarri xhehenemit Amin dhe kështu erdhëm në përfundim të projketit tonë tridhjet ditorë,të rubrikës përjetime në ramazan duke shkruar tridhjet tema islame Elahmdulilah-Të falemderojmë o Allah ti je një dhe i pa të meta ska të adhuruar tjetër veç teje.

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha /Fundi i Rubrikës : Përjetime nga ramadani/Kronika 30– 30 1)-Sheval 1434/Gusht 2013 Miladi/  www.arber-berisha.it.gg/

 

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128107 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente