Blerim Latifi dhe teoria e islamit të shkretëtirës

Blerim Latifi dhe teoria e islamit të shkretëtirës

 

Sot ka njerëz që vuajn ende nga kriza e sistemeve diktatoriale, staliniste, maoceduniste, leniniste, enveriste etj.

Një pseudo filozof qeveritar e besa këshilltar, po na tregon se islami qenka dy llojesh, politik 

e tradicional. Këtij i pëlqeka ai tradicional që kan pasur stërgjyshrit tanë para kohës enveriste, që në fakt ai islam ka qënë në kulmin e lulzimit moralo-kuranor. Grat me nikab burrat me mjekra dhe xhamit e mbushura ne çdo fshat e qytet e mahall. Fotografitë e kohës flasin për një islam të bollshëm dhe të vërtetë mbi baza fundamentale islame.

Filozofia është reflektim për jetën kurse islami mësim dhe rregullim i jetës. Blerim Latifi me idetë e tia monstruoze arkaike te mbetura dhe transportuara qe nga koha e diktatures burbone apo që nga kalorsit templarë akuzon dhe etiketon islamin me terrorizëm. Injoranca e tij nuk njeh kufi saqë duket aq qesharak sa mer rolin edhe të një teologu thuase ka studiuar Kuranin dhe islamin, duke mos pasur lidhje dhe njohuri rreth fesë islame. Islamizmi politik thot ai është antiamerikanizëm por më mir me i thënë ati antimasonizëm. Ne nuk urrejm asnjë komb e asnjë popull sepse gjith jemi bijt e ademit a.s. i nderuar Blerim nese lexon shkrimin tim dua te tregoj ne disa pika islamin e shkretetirës dhe Kuranin qe ti e perbuz me ironi si diçka arkaike 1400 vjeçare.

Ja pikat blerim dhe uroj qe zemra jote te blerohet me islam e jo marksizëm opiumizëm, ateizëm.

1. Kurani është libër fetarë

2. Kurani është libër shkencorë

3. Kurani është ligj i Krijuesit për krijesat

4. Islami i shkretëtirës ngriti Universitetin e parë më 840 në spanjën e sotme

5. Islami i shkretëtirës ngriti Universitetin tjetër në Egjipt Al-Azharin viti 950 kur evropa ishte në baltë dhe antiamerikanizmi yt nuk ishte zbuluar ende.

6. 800 vjet muslimanet e ngriten ne Spanjen e sotme shkencën me Kuranin 1400 vjeçarë, matematikën, mjeksinë, astronominë, historinë, filozofinë dhe gjitha shkencat.

7. Al Idrisi musliman ne siçilin italiane  ne 1057 kurse Piri Reisi 1513 ky i fundit shqiptarë musliman ndertuan  hartat e para me te tregu ty ku ke shpin si musliman se e pash ne emision qe te kish hup rruga ne oborr.

8. I nderuar blerim  500 vjet muslimanet Osmanli ndertuan boten me harmoni fetare dhe arkitektonike duke pasqyruar kultura arti ne rrugë, hamame, ura, e çesme, xhami e medrese, me qytetrim e lulezim e jo shkretëtirë.

9. I nderuar blerim nobelisti Bernard Show thot se dhe nje dekade islami ne angli do jete feja kryesore e cila do perfshijë perëndimin tend.

11. I nderuar Blerim nobelisti Gete thot: "Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që atë dritë t`a përhapte në botë, por bota u ngrit kundër tij. Detyrohet të bëj kompromis, gjersa të vinte çasti që të influenconte tek ata. Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta te Pejgamberi Muhamed a.s.

10. I nderuar blerim islami eshte dritë, lule, udhezim, ilaç sherim, edukim, jo drog, terbim, jo prostitucion e korrupsion, islami eshte udhezim, mjekim, drejtim, rregullim. Dhe me nje ajet paralajmerim per ty mesim Allahu Zoti yt dhe i joni te thot ty dhe mua dhe gjithve:

... sa mohues i forte është ai (njeriu)! Prej çka e krijoi Allahu atë? Atë e krijoi prej një pikë uji dhe e përcaktoi" (Abese 17,18)

11. I nderuar blerim per islamin bej pak shfletim dhe merr mësim e jo veç me akuzim e paragjykim.

 

Pergatiti: Imam.H.Arber Berisha 

Prishtinë Korrik 2011

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128930 visitatoriqui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente